Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj
Presidenti i Republikës Prof.Dr. Bamir Topi vlerëson me çmime të veçanta 16 personalitete në
qytetin e Vlorës, i saposhpallur "Nderi i Kombit"
Dita e 27 Qershorit e vitit 2012, do të ngelet një ngjarje e rëndësishme dhe e paharruar për qytetarët e Vlorës. Me gjithë temperaturat e larta, në këtë ditë të nxehtë vere, Presidenti i Republikës Bamir Topi, zgjodhi Vlorën për t'i dhënë asaj, njerëzve që bënë historinë, apo atyre njerëzve të thjeshtë që dhanë vlerat e tyre intelektuale dhe profesionale në të gjitha fushat e jetës gjatë këtij shekulli pavarësi.
Asnjë qytetar, dëshmitar i kësaj dite historike, nuk ka për ta harruar këtë ditë, kur Prof. Dr. Bamir Topi, i dha qytetit të tyre titullin e lartë "Nder i Kombit"; Kryetarit të qerverisë së parë shqiptare, themeluesit të Pavarësisë, Ismail Bej Vlorën e dekoroi me “Urdhërin e Flamurit”; ndërsa firmëtarët e deklaratës së pavarësisë, i shpalli "Nderi i Kombit". Ndaj të gjithë vlonjatët që e duan historinë kulturën, që respektojnë njerëzit e vlerave, në piskun e vapës, në orën 12-oo, Presidentin e Republikës,Prof. Dr. Bamir Topi, e shoqëruan nga lagja "Pavarësia", ku ndodhet Muzeu i Pavarësisë, ku u bënë vlerësimet e mësipërme e deri në Teatrin "Petro Marko". Teatri i qytetit , i mbushur si kurrë ndonjëherë, madje mjaftë qytetarë qëndronin në këmbë mes rreshtave, në hollin e tij dhe në fasadën e teatrit, ku të gjithë dashamirësit dëgjonin Presidentin, kur deklaronte vlerat e vërteta intelektuale të qytetit të tyre.
Mes ovacionesh dhe duartrokitjesh pafund, Presidenti hyri në teatrin e qytetit "Petro Marko", i shoqëruar nga qytetari i parë i Vlorës, Kryebashkiaku Shpëtim Gjika, nga deputët Eltar Dede dhe Fatmir Toçi, nga Kryetari i Kontrollit të lartë të shtetit, biri i Vlorës, Bujar Leskaj, nga kabineti presidencial, si dhe nga shefi i Kabinetit të Presidentit, djali i doktorit më popullor në Vlorë, i të ndjerit Dr. Flloko, Aleksandër Flloko, që vlonjatët zakonisht e kanë thirrur dhe e thërrasin "Aco". Pas këngëve polifonike të jashtëzakonshme të grupeve të Labërisë, të gjithë pjesëmarrësit nderuan himnin e Flamurit.
Fjalën e hapjes së ceremonisë e mbajti Kryetari i Bashkisë, z. Shpëtim Gjika, i cili pasi i uroi mirëseardhjen e ftoi Presidentin e Shqipërisë në Tribunë. Në praninë e mediave kombëtare dhe lokale Presidenti Topi falenderoi Bashkinë, shoqëruesit e sipërpërmendur dhe qytetarët e Vlorës. Një falenderim të veçantë Prof.Dr. Bamir Topi bëri për Qytetin e vlerave historike, atdhetare, kulturore, qytetin e resurseve, qytetin e bukurive të rralla natyrore dhe pasurive të mëdha turistike, për vlerat e mëdha dhe të pamohueshme që mbart nga shekujt, për të cilat nuk mund të rreshtet kurrë për ta vlerësuar atë dhe qytetarët e tij të mrekullueshëm.
Me një lloj ndjese për mosrealizimet dhe mangësitë në adresë të këtij qyteti, gjatë këtij shekulli, Presidenti tha: "Për cilindo, që është në poste drejtuese, me apo pa politikë, ose që jep kontribut në çdo fushë të jetës, vjen një çast dhe ai zhvishet nga çdo lloj pushteti dhe karrige drejtuese, por për secilin qytetar ka rëndësi që të ngelet "Njeri". Suksesi i një kombi matet përmes vlerave intelektuale që bëhen faktorë në jetën politike, ekonomike, sociale, ushatarake, kulturore apo juridike të vendit gjatë gjithë jetës së tyre.
Të nderuar dhe respektuar qytetar të Vlorës, jam i nderuar dhe e quaj privilegj që m'u dha mundësia mua, si Kryetar Shteti, për të vlerësuar për herë të parë dhe të vetmin, qytetin historik të Vlorës me titullin dinjitoz "Nder i Kombit".
Gjithashtu pata nderin dhe kënaqësinë që me titullin "Nder i Kombit " të dekoroj gjithë grupin që firmosën deklaratën historike të Pavarësisë Kombëtare, të cilët shkrinë jetën dhe pasurinë për kombin. E quaj detyrë dhe nder për mua, që pata shansin të dekoroj me "Urdhërin e Flamurit" Plakun e urtë e të mençur, diplomatin mendjeartë Ismail Bej Vlora. Një vlerësim i tillë do të ishte privilegj për çdo udhëheqës tjetër shtetëror.
Me këtë rast më lejoni që të vlerësoj figurat më të spikatura intelektuale gjatë këtij shekulli në qytetin tuaj, të cilët kanë dhënë vlera të pamohueshme në dobi të qytetit dhe kombit.
Aleksandër Flloko me cilësinë e shefit të kabinetit Presidencial, tha: Me dekret të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Prof.Dr.Bamir Topi vlerëson me titujt, "Nderi i Kombit", "Medalja e Artë e Shqiponjës", "Mjeshtër i Madh" dhe "Naim Frashëri i Artë" këta qytetarë:
*Hamza Isa Isaraj me titullin "Nderi i Kombit", me motivacionin për vlëera të mëdha në fushën e arsimit dhe shkollës së parë shqipe më 1908, i cili vuri në shërbim edhe pasurinë.(pas vdekjes)
*Toto Hosi Bolena me "Medalja e Artë e Shqiponjës" me motivacionin për trimëri të rrallë në luftën e Vlorës.(pas vdekjes)
*Musa Jonuzi, me "Medalja e Artë e Shqiponjës" me motivacionin për aktivitet të shquar patriotik deri në dhënien e jetës për Atdheun.(pas vdekjes)
*Alem Mehmeti- Tragjasi ,me "Medalja e Artë e Shqiponjës" i shquar për trimëri në ngritjen e çetës së Ismail Qemalit në kryengritjet e viteve 1910-1912 për Pavarësi Kombëtare.(pas vdekjes)
*Ahmet Lepenica, me "Medalja e Artë e Shqiponjës" për trimëri e mprehtësi gjatë luftës çlirimtare si nacionalist .(pas vdekjes)
&
*Fatos Merro Rrapaj, merr titullin "Mjeshtër i Madh", për punën e tij studimore në fushën e folklorit sidomos në mbledhjen e këngëve të Shqipërisë Jugore dhe veçanërisht të trevës së Çamërisë. (pas vdekjes)
*Prof.Dr.Isuf Luzaj, (pas vdekjes) merr titullin "Mjeshtër i Madh", me motivacionin, luftëtar i paqes dhe i lirisë, antikomunist dhe për kontribut të shquar në fushën e letërsisë e të filozofisë.
*Vilhelme Vranari (Haxhiraj),merr titullin "Mjeshtër i Madh", me motivacionin për kontribut të çmuar në fushën e letërsisë artistike, duke spikatur për realizëm dhe vlera të larta artistike e kulturore."
*Bujar Asqeriu, merr titullin "Mjeshtër i Madh", me motivacionin, për kontribut në fushën e artit dramatik si aktor i skenës dhe ekranit.
*Agron Dine, merr titullin "Mjeshtër i Madh", me motivacionin,për kontribut në fushën e artit figurative duke pasqyruar bukuritë natyrore dhe realitetin shqiptar.
*Ago Nezha, merr titullin "Mjeshtër i Madh", me motivacionin,për kontribut në fushën e bujqësisë, duke sjellë metoda të reja frytdhënëse.
*Bardhosh Gaçe, merr titullin "Mjeshtër i Madh", me motivacionin,për kontribut në fushën e studimeve historike, traditës së trevës së Vlorës.*Prof.Dr.Isuf Luzaj, merr titullin "Mjeshtër i Madh", me motivacionin, luftëtar i paqes dhe i lirisë, antikomunist dhe për kontribut të shquar në fushën e letërsisë dhe sidomos filozofisë.
&
*Nestor Nepravishta , me çmimin "Naim Frashëri i Artë", me motivacion për aktivitet të shquar në fushën e përkthimeve.(pas vdekjes)
*Memisha Gjonzeneli me çmimin"Naim Frashëri i Artë" me motivacionin për përkrahje që ka dhënë në diasporë, të gjithë shqiptarëve që kanë emigruar në ShBA.
*Mustafa Dedenika, me çmimin"Naim Frashëri i Artë" me motivacionin për kultivimin e pyjeve dhe mbrojtjen e tyre nga dëmtuesit.
Të gjithë qytetarët e vlerësuar shprehën konsiderata dhe falenderime ndaj Presidentit, Bashkisë dhe shoqatave propozuese, për këtë vlerësim maksimal në një ditë të veçantë, kur u vlerësua qyteti i tyre, Ismail Qemali dhe ata burra që me veprën e tyre shkruajtën historinë tonë të larë në gjak.
PS: Titulli "Mjeshtër i Madh"për secilin ishte shoqërua me Medalje Ari.
Së fundmi pas falenderimit të Kryetarit të Bashkisë z.Shpëtim Gjika dhe urimeve të rastit,Presidenti i Republikës bëri një foto me të vlerësuarit prej tij. Axhendën e tij mjaftë e ngjeshur përfundoi me një bashkëbisedim jashtë kornizave zyrtare.
Presidenti me të gjithë personalitetet që e shoqëronin bashkë me fituesit e çmimve kaluan një drekë mes bisedash të këndshme në restaurant "Ideal".