Me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë!
Nga RESHAT BADALLAJ
Zhuri është fshati më i madh dhe më përparimtar në Republikën e Kosovës. Shtrihet në kilometrin e dhjetë të rrugës Prizren-Kukës. Në të majtë shtrihet Koretniku, nderkaq, përballë e ka si nuse Pashtrikun,që ka qenë deshmitar i shumë ngjarjeve tragjike. Zhuri kohëve te fundit u rrit me hapa gjigant, ne perëndim u ngjit me Shkozën e Dobrushtin,nga lindja u bë komshi me Billushën dhe ka kohë qe është bashkuar me Vlashnjën dhe Kobanjën.
Vlen të theksohet se Zhuri serish pas shumë shekujsh u kthye në themelet e mëparshëm në "Gomën". Pas luftës Zhuri u shpallë qytet...
Historikisht ky fshat ka tradita të moçme atdhetare,përgjithësisht në rrafshin kombëtar. Pra, nuk ka luftë që është zhvilluar të mos është përgjakur Zhuri. Rol shumë të rëndësishëm,ky fshat heroik ka luajtur edhe si ndërmjetësues Kosovë-Shqipëri. Kështu qe burrat më të fortë të kombit, zhurianet, i kanë futur pa therë në këmbë; Hasan Prishtinën, njerëz te Mbretit, shumë të burgosur politikë, Mehë Ukën... e deri te Rifat Jashari,vëllai i Komandantit Legjendar, Adem Jasharit... Se vërtetë është kështu shfleto librin:"VËRRINI NËPËR LUFTËRA", faksimile origjinale te autorit te këtij shkrimi.
Mjerisht ka pasur si në çdo fshat tjetër te Kosovës, argatë të pushtuesit ta zemë si soji i Hysen Prushit e Dalip Zezës, ky i fundit ishte një langua serbian që futi ne kurthë Hasan Remnikun. Por, këtyre tradhtareve qentë po i´a pëshurrin varrin me lezet
Nuk do të futem thellë në historinë 700 vjeçare të Zhurit, sepse për këtë kam botuar librin e tretë. Mirëpo, me shqetësoi një gjë, nga shumë luftëra qe janë zhvilluar në këtë trevë të Lumës heroike, pikërisht në Zhur, asnjë shenje e as nishan nuk ndodhet në këtë fshat historik.
Trurin tim aspak nuk e le të qetë dhe çdo ditë qe e ngacmon është: të paktën perse nuk ngrihet një lapidar nga lufta e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pikërisht për komandant "Petrit Kodrën"- Remzi Ademajn.
-Çuditërisht, për këtë hero të kombit, janë ngritur lapidar vetëm në Prizren, ndërkaq, në ca fshatra që nuk i kanë as 50 shtëpi, kanë ngritur lapidare dhe pllaka.
Përse, Zhuri e harron këtë trim?!!!
Sa për të përkujtuar ca të mjere vetëm dy-tri fjale se kush ishte Remzi Ademaj. Burri i Zhurit, Remzi Ademaj, ishte krahu i djathte i Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës. Remziu, i fundit ishte qe u nda nga këta trima, qe u vranë nga dora gjakatare serbiane...
Burri i Zhurit, ishte i burgosur politike shumë vjeçar,qe u dergj nëpër kazamatet serbiane, me simbolin e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin. Remziu, ishte kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut...
Dhe në fund, burri i Zhurit, themeloi Shtabin e UÇK-së në trevën e Verrinit dhe ra heroikisht ballëpërballë me hordhitë çetniko-serbiane që me hanxhare e bajoneta i´u vërsulen si llava ujqërish...
Ndaj, sa nuk është vonë, të fillojë kjo nismë dhe të mos rrimë duarkryq, sepse ua kemi borxh, Komandant "Petritit" dhe dëshmoreve tjerë që dhanë jetën për ketë vend.
Dhe, krejt në fund, Zhuri ka më tepër kurbetçarë se çdo fshat tjetër, që do të thotë t´i hapin qeset ndonëse janë të pezmatuar në aksionin e fundit, që u futën ca hajna, te sojit te Pablo Eskobarit të cilët para luftës nuk kishin gomer në shtëpi e sa çil e mbyll sytë, u gëdhinë milionerë, tamam si në Kaliforni.
Në ketë hajni, u përfshinë familjarisht ca kopukë. Njerëz të pafytyrë dhe shfrytëzuan rastin dhe u vërsulën si ujqërit në mjegull!Shih për këtë, një zagar,dhëmbëkatarosh, ishte munduar te vërtetojë se vërtet Komandant Petriti, kishte dërguar për në fax.
Po kush je Ti more hajvan t´i lidhësh qetë me mua...?!!!Dhe, Ti more langua, ç´tu desh kjo punë?Për Beligrad! Ku ishit me parë, perse nuk mblodhët...? Apo nuk patët autoritet, Sa para dhatë për luftën, cila ishte pasuria juaj para luftës? Keni harruar se me një dhomë keni fjetur nga dhjete vetë në shpuzë. Dhe si u bëtë milionerë... Haram,-more edepzës!...
-Ka kohë që te kerkoj të dalësh në pazar dhe mos kërcesh degë më degë dhe ta kam hedhur dorashkën si burrat dhe si keni shëtitur me gomer nëpër skërkat e Vërrinit. Ju jeni ata qe e keni sprapsur popullatën. Ju do te mbani përgjegjësi deri ne varre dhe presim te kruaj kokën ai kush e ka mizën nen kapuç-kësulë...
Ne, kërkojmë që të formohet një komision i posaçëm, me njerëz të pastër dhe jo të përlyer me vjedhje deri në fyt. Do të ishte mirë aksioni te fillojë sa më parë qe me 28 Nëntor, me rastin e 100 vjetorit te Pavarësisë dhe shpalosen Përmendoret e Komandant "Petrit Kodrës"- Remzi Ademajt dhe Dëshmorëve tjerë të Kombit, me shikim nga Shqipëria dhe Molla e Kuqe...
Gjermani, fillimverë 2012.
Reshat BADALLAJ,nismëtar.