2012-07-08

LETËRSIA DHE GJUHA




Letërsia, si art i fjalës shërbehet me fjalët (gjuhën) me çka diferencohet nga artet e tjera. Për dallim nga artet e tjera vepra letrare realizohet përmes gjuhës dhe mund të ekzistojë vetëm në gjuhë. Çdo gjë që ekziston në veprën letrare jo vetëm që është realizuar me anë të gjuhës, por edhe njihet me anë të gjuhës. Fjalët, fjalitë dhe lidhjet midis tyre (fjalive) ndërtojnë strukturën gjuhësore, por edhe realitetin e veprës, dmth. botën e brendshme të saj (personazhet, peizazhet, enterierët, ngjarjet, ndjenjat dhe idetë). Botën e brendshme të veprës e përjetojmë si një lloj të botës reale vetëm përmes përbërjes gjuhësore të veprës. Personazhet e një romani, p.sh. ndërtohen me anë të gjuhës me të cilën përshkruhen, nga një varg fjalësh dhe fjalish me të cilat shkrimtari flet për to ose me të cilat ai flet vetë për veten. Dhe vetëm përmes fjalëve dhe fjalive ata nga vepra depërtojnë në vetëdijen tonë dhe marrin karakterin e qenieve të cilat ekzitojnë personalisht. Bota e një vjershe, edhe më shumë sesa personazhet e një romani, ekziston vetëm në gjuhën e vjershës, në fjalët e saj. Vjershën mund ta përjetojmë vetëm nëse i lexojmë fjalët e saj, edhe atë nëse i lexojmë vetëm si i ndeshim në vjershë. Nëse i ndryshojmë, nëse e ndryshojmë rendin e tyre, nëse i lexojmë duke ndryshuar ritmin e tyre, do të ndryshojë edhe kuptimi i tyre, por edhe i gjithë kuptimi i saj i brendshëm do të zbehet menjëherë, dhe ndoshta edhe do të zhduket plotësisht. Nga kjo, vjersha, vepra letrare në përgjithësi, jo vetëm që është e shtruar plotësisht në gjuhë, por edhe plotësisht varet nga organizimi i saj.
Sikundër që mermeri, bronxi, druri ose argjili janë matriale me të cilat ndërtohet dhe ekziston vepra skulpturore, ashtu edhe gjuha është material me të cilin materializohet arti poetik dhe realizohet vepra poetike. Andaj raporti midis gjuhës dhe veprës letrare janë shumë më të ndërlikuara dhe të komplikuara sesa raportet midis gurit dhe skulpturës, p.sh. Sartri njëherë i ka quajtur poetët “njerëz të cilët mohojnë ta përdorin gjuhën”. Dhe poetët vërtet shpesh nuk pranojnë ta përdorin gjuhën në të njëjtën formë në të cilën e përdorim në për çdo ditë. Ata nganjëherë dëshirojnë të krijojnë njëfarë gjuhe të veten, të veçantë, gjuhë pa shablone dhe trivialitet, gjuhë maksimalisht të pastër, gjuhë të lirë dhe të përkryer. Ky nuk është synim që nuk i karakterizon vetëm poetët modernë, por më shumë se katër mijë vjet poeti i vjetër egjiptian, Hahepere-Sub, nga koha e dinastisë XII, e filloi “Vajtimin” e tij duke shprehur të njëjtin synim: “Do të dëshiroja të flas me fjalë të panjohur, të shprehem me gjuhën e re, e cila ende s’ka lulëzuar, dhe të mos e përsëris të njëjtën gjë, të mos e shpreh atë që tashmë është vjetëruar, atë që tashmë të parët tanë e kanë thënë”.[1] Kjo në esencë është i njëjti synim të cilin mijëra vjet më vonë poetët dadaistë u përpoqën ta realizojnë në mënyrën më konsekuente. Meqë gjuha ka një fjalor dhe sintaksë të qëndrueshme, ajo bëhet instrument i të menduarit dhe të shprehurit. Ajo, pra, gjuha, na ndihmon të kontaktojmë me njerëzit e tjerë, t’ua komunikojmë mendimet tona dhe si përgjigje e tyre t’i njohim mendimet dhe preokupimet e tyre. Nga këndej gjuha zë vend të rëndësishëm në studimin e letërsisë. Vepra letrare, si realizim gjuhësor, paraqet një kompleks të tërë të dukurive lerare. Me një fjalë, letërsia është një grumbull veprash, prandaj është e pamundur që me rastin e shqyrtimit të letërsisë të mos përfshihet gjuha. Nuk mund të ndërtohet teoria e letërsisë e të mos zhgjidhet çështja e vendit dhe e rolit të gjuhës në shfaqjen letrare, sepse shkrimtari qëndimin e tij dhe disa vlera ua transmeton të tjerëve në realizimin gjuhësor. Bota që paraqitet në letërsi është një botë ireale, e cila ekziston në shpirtin e autorit dhe e cila në shpirtin tonë përjetohet si botë reale, por pa reagimin real praktik tonin në të. Fjalët e gjuhës letrare janë fjalë të bukura, të zgjedhura me kujdes. Andaj edhe gjuha e veprës letrare është e ndryshme nga gjuha e të folurit të zakonshëm. Ajo, pra, gjuha e veprës letrare ka karakter të figurshëm. Ajo shërbehet me figura (fjalë) që shpjegojnë ndonjë dukuri nga jeta dhe cila ka kuptim më të gjërë. Gjuha letrare shpesh merr edhe ngjyrim emocional dhe shpesh kushtëzohet edhe nga karakteri (natyra) i gjinive dhe i llojeve (zhanreve) letrare. Nga këndej del se ndryshe krijohet një vjershë e shkurtër lirike, ndryshe tregimi, novela, romani, drama etj. Prandaj, pa e kuptuar mirë karakterin (natyrën) e gjuhës, nuk mund ta kuptojmë as karakterin (natyrën) e letërsisë. Vepra letrare para së gjithash është krijim gjuhësor si çdo vepër e tjetër gjuhësore. Mendimet, idetë dhe porositë e autorit përcillen në mënyrë artistike përmes tekstit (lat. textus – thurje, gëshetim, lidhje fjalësh), i cili paraqet tërësinë e veprës letrare. Që ta kuptojmë më mirë një vepër letrare varet nga konteksti i saj (lat.contextus nga contexere – bashkëthurje, gërshetim), i cili paraqet fragmentin e kryer të tekstit të shkruar, i cili saktësisht përcakton kuptimin e fjalëve ose frazave të veçanta të përfshira në të, rrethanat në të cilat është krijuar ai. Gjuha e tekstit është një lëmi e veçantë e tekstit. Vepra letrare në kuptimin e ngushtë të fjalës i quajmë ato realizime që kanë rëndësi të madhe për kulturën e tërësishme dmth. ato janë realizime të tilla që përfshijnë përvojën e popujve, bile edhe të njerëzimit. Vlera letrare e teksit mbështetet në mundësitë krijuese të vetë gjuhës, e cila nuk është thjeshtë mjet marrëveshjeje, por në vete bart mundësinë e realizimit (krijimit) të një kuptimi krejt tjetër, të ri, gjegjësisht, formësimin e një bote krejt të re, të menduar. Se sa do të jetë e realizuar një vepër letrare në aspektin artistik, ç’vlera do të ngërthejë në vete, e gjithë kjo varet nga aftësitë kreative të përdorimit të gjuhës artistike gjatë procesit krijues të secilit autor që merret me krijimtari shpirtërore. Vetë vepra letrare e shkruar (modeluar) paraqet një botë më vete, një realitet të ri. Nga kjo edhe gjuha e letërsisë artistike është një lloj i veçantë i ligjërimit. Gjuha e veprës artistike shquhet për funksionin e saj estetik, pra, te lexuesi ajo duhet të ndikojë estetikisht dhe të ngjallë ndjenjën e së bukurës, si synim kryesor i gjuhës. Pasuria gjuhësore, si tipar kryesor i veprës letrare, përfshin në vete fjalët dhe kuptimet e tyre, shprehjet dhe figurat e ndërtimit sintaksor, tipat e ligjërimit, stilet dhe gjithë trashëgiminë e krijimtarisë folklorike të taditës letrare. Gjuha e veprës letrare duhet të jetë gjuhë shprehëse (ekspresive) dhe emocionale. Ajo duhet të jetë gjuhë e figurshme. Ajo duhet të ketë karakter fytyrëzues, duke paraqitur pamje dhe dukuri, veprime etj., të cilat në përfytyrimin tonë duhet të dalin si pamje të gjalla. Pra, shkrimtarët e përdorin gjuhën në të gjitha aspektet duke filluar nga tingujt e deri te organizimi i saj kryesor, tipat e ligjërimit dhe stileve. Nga kjo vepra artistike nuk është vetëm si krijim artistik, por edhe si krijim gjuhësor.
Jo të gjitha veprat i përkasin letërsisë. Shumë vepra të tjera i përkasin shkencës, filozofisë, historisë apo fushave të tjera të aktivitetit njerëzor. Letërsia si fushë e krijimtarisë njerëzore dallon nga shkencat e tjera në shumë pikëpamje. Do të thotë se ekzistojnë dallime midis procesit krijues në letërsi dhe atij hulumtues. Letërsia dhe shkenca dallojnë midis tyre edhe për nga mënyra e përpunimit të objektit që kanë në shqyrtim. Shkenca e përpunon lëndën e vet me anë të koncepteve (nocioneve), jep të dhëna dhe i konstaton faktet, duke ndikuar kështu në njohjen dhe arsyen e njeriut. Në shkencë kemi hulumtimin, metodat hulumtuese dhe zbulimin, qëllim kryesor dhe i fundit i shkencës. Vetë nocioni letërsi artistike tregon dallimin midis veprave shkencore dhe atyre letrare në kuptimin e ngushtë të fjalës. Shkenca si dije mbi metodat dhe hulumtimet e argumentuara, kurse letërsia mbështetet mbi imagjinatën, invencionin, kreacionin. Ajo që i dallon veprat letrare dhe ato shkencore është gjuha specifike e njërës dhe e tjetrës. Vepra letrare, për dallim nga ajo shkencore, lëndën e saj e paraqet me figura, në lëvizje të vazhdueshme që shkakton iluzionin mbi jetën e cila zhvillohet para lexuesve dhe ata me tërë qenien e tyre marrin pjesë në të, me shpirtin dhe ndjenjat, ajo shkakton emocione, shqetësime dhe përcaktim aktiv ndaj ngjarjeve dhe synimeve të personazheve në vepër. Këtu qëndon epërsia e letërsisë mbi shkencën, në ndikimin e saj të dyfishtë mbi njeriun – në atë njohës dhe emcional, sepse letërsia paraqet jetën, përpjekjet, vuajtjet dhe luftën e pandërprerë të popullit për të drejtat e tij, ajo e njeh lexuesin me të kaluarën, zakonet e mënyrën e jetës, me njerëzit dhe karakteret, me format e luftës dhe fazat nëpër të cilat ka kaluar populli. Lexuesi nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj asaj që ndodh në vepër sikuse ndaj konstatimeve shkencore, por reagon aktivisht ndaj ngjarjeve dhe njerëzve të cilët i paraqet shkrimtari. Derisa qëllimi i letërsisë është krijimi i veprës letrare që është në funksion të së vërtetës, vepra shkencore synon të vërtetën shkencore. Veprat letrare artistike, për dallim nga shkenca apo filozofia që synojnë të krijojnë një pamje të sistemuar të njëmendësisë, nuk përmbajnë vetëm njohuri specifike të njëmendësisë, por e modelojnë dhe e formësojnë këtë njëmendësi.
Veprat letrare shprehin edhe qëndrimin e tyre specifik kreativ ndaj së ardhmes, andaj ato jetojnë gjatë dhe nuk vjetërohen ashtu siç vjetërohen veprat e mëdha shkencore. Këtë e dëshmojnë edhe veprat e letërsisë antike siç janë “Iliada” dhe “Odisea”.
Veprat shkencore shquhen për racionalitetin e tyre, ato i drejtohen intelektit, arsyes, kurse veprat letrare u drejtohen ndjenjave njerëzore. Ato dallojnë edhe për nga ligjërimi. Në letërsi kemi ligjërimin artistik, kurse në shkencë kemi shkrimin joartistik. Kënaqësinë që ndjejmë kur lexojmë një vepër letrare, nuk e ndjejmë në veprat shkencore. Veprat letrare i shquan emocionaliteti, të cilin nuk e ndeshim në veprat e fushave të tjera shkencore. Gjuha e artit është gjuhë simbolike, gjuhë emocionuese; gjuha e shkencës është gjuhë precize dhe joemocionuese; gjuha e letërsisë është gjuhë e figurshme, kurse gjuha shkencore është gjuhë e argumentuar dhe precize; gjuha e shkencës shpreh një mendim objektiv, kurse gjuha e letërsisë ka kuptim figurativ dhe fjalët marrin ngjyrime kuptimore, ajo është e gjallë, e pasur dhe e larmishme etj.           


[1] Leonard Woolley, “Počeci civilizacije”, “Historija čovječanstva”, svezak prvi, II, “Naprijed”, Zagreb, 1966, str. 567

LETËRSIA DHE ARTET E TJERA




            Raportet midis degëve të ndryshme të artit gjatë zhvillimit të tyre historik gjithnjë kanë ndryshuar. Letërsia, si veprimtari krijuese, me anë të së cilës krijohet (formësohet) vepra letrare si burim kënaqësie dhe e njohjes së veçantë, që në kohët e lashta është lidhur me disa arte si, me muzikën, pikturën etj. Midis këtyre arteve ekzistojnë raporte marrëse dhe dhënëse. Ajo që e dallon letërsinë nga këto arte është gjuha të cilën artet e tjera s’e kanë. Ajo që e dallon letërsinë nga këto arte është përjetimi estetik dhe përshtypja artistike, veprimtari përmes të cilave njeriu realizon aftësitë krijuese. Ndikimet e ndërsjella midis arteve i shohim që në lashtësi. Kështu, p.sh. në lashtësi muzika e shoqëronte lirikën, kurse me rastin e recitimit, përcillej me muzikë edhe kënga epike; edhe disa vepra muzikore nuk janë krejt të pavarura nga teksti gjuhësor letrar (opera etj.). Po kështu raportet e letërsisë me artet e tjera shihen edhe në aspektin e trajtimit të një objekti. Kjo ndodh kur një vepër pikturale ose muzikore mund të jetë objekt frymëzimi i një vepre letrare. Ky raport midis letërsisë dhe muzikës ose pikturës shihet edhe në disa periudha të zhvillimit të letërsisë në përgjithësi e të poezisë në veçanti. Kjo vërehet më së miri në poezinë e simbolistëve, të cilët kujdes të veçantë i kanë kushtuar elementit muzikor në poezinë e tyre. Insistimi i simbolostëve në elementet dhe efektet muzikore në poezi qenësisht e ka ndryshuar vetë natyrën e poezisë, e cila, duke u shërbyer me fjalët, muzikën dhe ngjyrat, dëshiron të jetë e afërt me të gjith shqisat. Ndenja e unitetit dhe lidhjet e ngushta midis arteve i kanë ndriçuar shumë poetikat dhe teoritë e shumë epokave në zhvillimin e arteve. Megjithatë, fjala, gjuha, mbeten fusha kryesore e letërsië.

LETËRSIA, ART I FJALËS


Kur flasim për letërsinë si art, para nesh shtrohen disa pyetje që kërkojnë përgjigje, si, ç’është letërsia, cilit lloj të artit i përket ajo, ç’vend zë ajo në mesin e arteve të tjera dhe ç’raport ka ajo me shkencën etj. Të gjitha artet në përgjithësi, kanë për objekt njeriun, jetën e tij. Për t’i shprehur pikëpamjet e ndryshme mbi jetën dhe botën artet përdorin mjete dhe forma të ndryshme, të veçanta. Edhe letërsia, si krijimtari shpirtërore, është një nga veprimtaritë e lashta njerëzore përmes së cilës njeriu ka shprehur përvojën e tij gjatë kohës duke ndikuar me këtë rast mbi ndjenjat e njerëzve të tjerë. Nga kjo, letërsia si art i fjalës, dmth. si art që shërbehet me fjalën (gjuhën), dallon nga artet e tjera.
            Termi “letërsi” në gjuhën shqipe përdoret në kuptime të ndryshme. Në teorinë e letërsisë me këtë term kuptojmë një lloj të veçantë të artit – letërsinë artistike dhe veprat e shkruara në këtë lloj të artit dmth. letërsinë si art i fjalës.
            Termi letërsi vjen nga fjala latine “litteratura”, “littera”, term me të cilin shërbehemi edhe ne, e përdorin thuajse të gjitha gjuhët evropiane për emërtimin “letërsi”, që do të thotë shkronjë, shkrim, pra, me të është kuptuar çdo gjë që është shkruar në libra. Por, çdo gjë që është shkruar në libra dhe shkruhet, nuk mund të quhet letërsi. Krahas letërsisë së shkruar ekziston edhe letërsia popullore, e cila është krijuar nga populli dhe është përhapur gojë pas goje në kohën kur nuk ekzistonte shkrimi. Kjo e fundit ndryshon nga ajo e shkruara dhe është më e vjetër se ajo e shkruara. Letërsinë gojore e kanë krijuar këngëtarët e talentuar popullorë, ndërsa atë të shkruarën e krijuan njerëzit e shkolluar. Pra, ajo është krijuar nga krijues anonimë, kurse letërsia e shkruar nga shkrimtarë të njohur. Letësia popullore përfshin në vete krijimet dhe prodhimet materiale dhe shpirtërore të popullit. Në krijimet popullore gjejmë fuqinë krijuese të gjeniut popullor, i cili ka kënduar për atë që ka ditur, për atë që ka parë, për atë që ka ndier dhe për atë që është e njohur nga masat e gjëra popullore. Mësuesi i këngëtarit popullor ka qenë vetë jeta dhe problemet jetësore me të cilat është ballafaquar vetë populli. Në krijimet popullore, poezi, tregime etj., sepse kjo nuk ka romane dhe drama siç i ka letërsia e shkruar, e cila përkundrazi nuk ka ninulla, këngë rituale, mitologjike etj., është shfaqur dashuria e popullit për një jetë më të mirë e më të lumtur dhe dëshira për të ngadhnjyer mbi forcat e natyrës dhe të shoqërisë. Meqë letërsia gojore është kultura shpirtërore më e vjetër e popullit, ajo bëhet bazë dhe pikënisje e letërsisë artistike. Shumë shkrimtarë, duke filluar që nga antikiteti e këndej, krijimet e tyre i kanë mbështetur në folklor, do të thotë se letërsia gojore ka ushtruar një ndikim të madh në letërsinë artistike. Ndikim të tillë kanë pësuar edhe shkrimtarët më të mëdhenj botërorë, si: Dikensi, Shekspiri, Gogoli, Pushkini, Balzaku , Bokaço, Servantesi, Rable, Gëte, Tolstoj etj. Edhe shkrimtarët shqiptarë, sidomos romantikët, krijimtarinë e tyre e kanë mbështetur në folklor. Kështu ka vepruar De Rada, Gavril Dara i Riu, Çajupi, Mjeda dhe krijuesit e mëvonshëm, si, Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Mark Krasniqi, Anton Çeta, Rexhep Hoxha, Rifat Kukaj e tj. Kjo dëshmon për pasurinë e madhe të motiveve dhe të temave që ka krijuar populli.
            Jo të gjitha veprat i përkasin letërsisë , por ato u takojnë edhe fushave të tjera të dijes siç janë filozofia, historia, sociologjia etj. Kështu me fjalën literaturë sot shënojmë më shpesh atë që është shkruar mbi ndonjë objekt dmth. grumbull veprash që kanë të bëjnë me ndonjë fushë të dijes. Emërtimi letërsi artistike shënon dallimin midis veprave shkencore dhe veprave letrare në kuptimin e ngushtë të fjalës. Ndërkaq emërtimi letërsi e bukur është më pak i përshtatshëm për ta mbuluar tërë letërsinë, por vetëm një anë të saj. Kështu termi belertristikë (fr. belles lettres), shënon vetëm një pjesë të letërsisë (novelat dhe romanet) dhe jo letërsinë artistike në tërësi.   












RAPORTET MIDIS ARTEVE


RAPORTET MIDIS ARTEVE

Është vështirë të jepet një definicion (përkufizim) mbi artin, si dhe kur ka lindur akëcili art. Megjithatë, fillimi apo lindja e akëcilit art mund të kërkohet në kohën kur njeriu filloi t’i vështrojë gjërat dhe dukuritë që ndodhnin rreth tij dhe kur filloi ta shprehte atë që kishte dëgjuar, atë që kishte parë dhe atë që kishte ndjerë. Kështu, p.sh. njeriu parahistorik, njeriu i shpellës, vizatonte në pllakat dhe muret e shpellës gjërat (sendet) dhe kafshët të cilat e kanë tërhequr vëmendjen dhe kureshtjen e tij; ai vizatonte peshqit dhe egërsirat, sepse me të parët ushqehej, kurse nga të dytët frikësohej; ecte dhe kërcente ritmikisht, sepse i ndjenjte lëvizjet në natyrë dhe i dëgjonte zërat (tingujt) e shpendëve dhe kafshëve. Objekt i meditimeve dhe i ndiesive të tij ishte e gjithë natyra me dukuritë e saj: bubullima dhe vërshimet, tërmetet dhe zjarret, të ngrohtit dhe të ftohtit etj. Në lidhje me këto dukuri njeriu e shprehte botën e tij të brendshme dhe ndjenjat e tij i shprehte përmes formave të ndryshme, si, ritmit, vizatimit dhe më vonë edhe të fjalëve. Supozohet se nga reagimet e tilla të njeriut janë zhvilluar degët e ndryshme të artit, të cilat janë bërë objekt i kulturës shpirtërore të njeriut.
Fjala art vjen nga fjala latine ars, artis, që ka kuptimin e mjeshtërisë, aftësisë, shkathtësisë për të krijuar diçka. Ky është kuptimi më i ngushtë i fjalës art. Por arti përfshin një fushë më të gjërë të krijimtarisë njerëzore. Në lashtësi ai kishte karakter sinkretik (gr. synkrētimōs – bashkim) dhe në vete përfshinte: këngët, lojrat, ritet e ndryshme religjioze (fetare). Pra, në kuadër të tij përfshiheshin: poezia, muzika, vallja. Përmes lojës, valles dhe vizatimit njeriu i parë paraqiste fenomenet e ndryshme që i përjetonte shpirtërisht. Po përmes këtyre formave (lojës, valles, vizatimit), në procesin e punës, lindi edhe arti si një formë e botës shpirtërore të njeriut. Por, njeriu i parë, i paraqiste dukuritë e ndryshme pa e kuptuar atë që shihte dhe dëgjonte. Në aktivitetin e tij praktik dhe shpirtëror lindën dhe u krijuan llojet e ndryshme të artit.
Në lidhje me llojet e arteve janë shprehur mendime të ndryshme. Kështu, p.sh. që në antikitet shkrimtari i njohur grek Plutarku (Plutarchos) në lidhje me poezinë dhe pikturën shpreh mendimin se poezia është pikturë e cila flet, kurse piktura poezi pa fjalw; Përpjekje për klasifikimin e arteve janë bërë që në lashtësi. Kështu, sipas sofistëve, artet mund të ndahen në ato që krijohen për shkak të kënaqësisë së pastër dhe në ato të cilat krijohen për shkak të ndonjë dobie. Platoni është pëpjekur t’i klasifikojë artet në disa mënyrë. Sipas tij ekzistojnë arte të cilat lidhen me realitetin (gjuetia), të cilat krijojnë realitet (arkitektura) dhe arte të cilat e imitojnë realitetin (piktura dhe poezia). Piktura imiton me anë të ngjyrërave, loja me anë të lëvizjeve ritmike, muzika dhe poezia me anë të toneve dhe të fjalëve. Duke iu përmbajtur këtij parimi, Aristoteli përpunon tipologjinë e gjinive letrare; ato midis tyre dallojnë për nga mjetet të cilat i imitojnë, për nga objektet të cilat i imitojnë dhe për nga mënyra në të cilën imitojnë. P.sh. tragjedia, komedia dhe poezia epike kanë për objekt imitimin e veprimit njerëzor, por në dy të parat ndodh vetëm veprimi, ndërsa në ep, ai, kryesisht përshkruhet. Me ndarjen e arteve, ripunimin dhe sistemimin e tyre janë marrë edhe shumë autorë të tjerë, si, Ciceroni (Markus Tulius Cicero), gojëtar romak, filozofi grek Plotini (Plotinus), kurse gojëtari kartagjenas, Marcianus Kapela (Capella) në fillim të shekullit V, thekson shtatë shkathtësi të lira, të cilat do të vlejnë gjatë tërë mesjetës. Në mesin e këtyre shkathtësive ai përmend: gramatikën, retorikën, dialektikën, gjeometrinë, arithmetikën, muzikën dhe astronominë. Katër shkathtësitë e para janë përfshirë me emrin e njëjtë quadrivium, kurse tri të tjerat janë quajtur trivium, duke krijuar kështu ciklin e parë të studimeve letrare. Atë që sot e quajmë teori e letërsisë , në mesjetë është quajtur shkathësi e gojëtarisë. Deri në fillim të renesansës mbretëronte mendimi, i trashëguar nga mesjeta, se muzika dhe poezia janë arte të lira dhe se qëndrojnë me “lart” se piktura, e cila konsiderohej si lloj “më i ulët” i aktivitetit njerëzor. Kundër këtij vlerësimi çohet Leonardo da Vinçi duke i dhënë përparësi pikturës dhe thekson se ajo qëndron më lart se poezia në paraqitjen e formës, se ajo i shërben syrit, e cila është shqisa më e rëndësishme nga shqisa e të dëgjuarit, se i nxit ndjenjat më shpejt se poezia dhe se ajo, veç tjerash, kërkon përpjekjen dhe shkathtësinë e artistit. Merita e madhe e renesansës qëndron në atë se artet plastike i ndau nga mjeshtëritë, i bëri shkathësi të lira, të cilat lindin ide dhe i ngriti në shkallën e shkencës. Por, Leonardo da Vinçi e ngriti piktorin mbi shkencëtarin dhe poetin vetëm nëse vepra e tij është unike dhe e veçantë. Sipas tij, piktura është poezi e nemitur, kurse poezia është pikturë e verbër. Poezia është shkencë e cila në shkallën më të lartë ndikon te të verbërit, kurse piktura te të shurdhërit ( po aty, f. 50). Piktura ia kalon muzikës, ajo është mbi të, sepse nuk vdes menjëherë pas lindjes, siç ndodh rasti me muzikën e mjerë (po aty, f.52)... sepse poeti, duke përshkruar bukurinë dhe shëmtinë e ndonjë trupi, ta tregon atë pjesë-pjesë dhe në kohë të ndryshme, kurse piktori ta tregon të tërë dhe përnjëherë (po aty, f. 52). Në mesin e studiuesve të artit është edhe Lesingu (Gothold Lessinga), i cili në veprën e tij Laokoon (Kultura, Beograd, 1954)) i përcakton kufijtë e qartë dhe të fortë midis arteve, duke pohuar se artet e ndryshme dallojnë midis tyre nga mjetet e ndryshme të shprehjes. Lesingu konkludon se poezia është art më i gjërë dhe gjithëpërfshirës, arti piktural është më sipëror në paraqitjen e natyrës dhe të bukurisë trupore, por poeti është i vetmi në gjendje t’i përshkruajë ndikimet e asaj bukurie te njerëzit dhe në gjendjet e ndryshme emocionale të tyre. Thelbi i vështrimeve të Lesingut nuk qëndron vetëm në atë se piktura dhe poezia imitojnë natyrën në mënyra të ndryshme (piktura me trupat, kurse poezia me veprime) dhe se shërbehen me materiale të ndryshme, por para së gjithash, në pohimin e tij se mjetet e imitimit gjenden në lidhje të ngushtë me atë që shprehin, që shenja duhet të jetë në harmoni me atë që shënon. Në këtë mënyrë, artet ndahen në dy grupe krejt të veçanta, në arte hapësinore dhe në arte kohore. Në artet hapësinore do të mund të pëfshiheshin: piktura, skulptura dhe arkitektura, kurse në artet kohore: muzika, poezia, aktrimi. Të gjitha këto arte dallojnë midis tyre për nga mënyra dhe mjetet shprehëse. Kështu, muzika si mjet artistik përdor tingujt, piktura – pëlhurën, letrën, brushën, ngjyrat; skulptura – drurin, baltën, gurin, metalin, mermerin etj.; arkitektura – materialin ndërtimor; loja ose vallja – lëvizjet ritmike; letërsia – fjalën dhe të folurit. Si art i veçantë (art i shtatë) përmendet edhe filmi, i cili si mjet artistik përdor – figurat e gjalla lëvizëse. Filmi është një art ku sintetizohen të gjitha artet e tjera. Përveç filmit, kemi edhe artin teatror me të cilin ka ngjashmëri, sepse edhe filmi edhe teatri i paraqesin dukuritë jetësore në formë të shfaqjeve dramatike. Por edhe filmi edhe teatri dallojnë midis tyre. Kështu, p.sh. personazhet (aktorët) në teatër gjithnjë flasin, kurse personazhet në film flasin vetëm atëherë kur këtë e kërkon figura filmike që të thuan diçka (Andre Marlo). Nga këto dallime kryesore dalin edhe veçori të tjera të filmit dhe të teatrit. Këto dallime janë: në teatër fjala është kryesore; ajo që shihet në skenë është më pak e rëndësishme nga ajo që dëgjohet; në film ndodh e kundërta: më e rëndësishme është figura, kurse fjala dhe zëri kanë rol dytësor. Nga kjo vepra teatrore mund të shfaqet në skenë dhe radio, kurse vepra filmike në kinema dhe në televizor dmth. aty ku mund të shihet edhe figura etj.

Në mbështetje të këtyre elementeve vërejmë se objekt i të gjitha arteve është jeta njerëzore, vetë njeriu dhe se ato dallojnë mes tyre, në mënyrën e trajtimit të këtij objekti, nga mjetet shprehëse përmes të cilave realizohet ideja e një vepre letrare. Me anë të artit njeriu krijon vepra artistike në të cilat paraqitet përvoja jetësore e tij dhe e botës që e rrethon, duke krijuar kështu një realitet të ri, duke u dhënë dukurive jetësore kuptim njerëzor, duke hapur horizonte të reja të kuptimit të jetës dhe të botës, pa të cilin s’do të kishte kuptim jeta njerëzore. Andaj thuhet se jeta (e individit) është e shkurtër, kurse dija dhe arti janë jetëgjatë – ars longa, vita brevis.

Ndikimi i artit tek të sëmurët



Bukuria e artit dhe muzikës kënaq jo vetëm syrin dhe shpirtin, por ndikon pozitivisht edhe për shëndetin. Sipas një studimi bukuria “shëron”. Nëse në spitale ndodhen ambiente të këndshme dhe i kushtohet vëmendje pacientit, atëherë shërimi i tij do të jetë më i shpejtë dhe pacienti do të ndjehet më mirë.

Arti bën mirë për mendjen por edhe për fizikun. Studimi është realizuar me 192 pacientë të cilët janë pyetur nëse kanë qenë adhurues të pikturës, muzikës, apo teatrit.
Këto pyetje janë realizuar për të parë jetën e tyre, para dhe pas incidentit.

Rezultatet kanë qartësuar se adhuruesit e artit gëzonin shëndet më të mirë, ishin më shumë energjik dhe hasnin më pak vështirësi për të shërim sa më të shpejtë.

Për më tepër, ata ndjeheshin më të qetë, më pak depresiv, dhe kishin një kujtesë më të pasur dhe komunikonin më mirë në krahasim me personat që nuk ishin të interesuar për artin.

Gjithashtu, edhe dekorimi i ambienteve spitalore, vendosja e televizioneve, DVD për pacientët janë të gjithë elementë, që sipas studimit mund të kontribuojnë për përmirësimin e shëndetit të pacientëve të shtruar.

2012-07-06

Halil Haxhosaj: Liria në poezinë e sotme shqipe

Fjala poetike e shkrimtarit të mirënjohur Halil Haxhosaj shihet si një ‘identitet’ në radhë të parë i vlerave më të spikatura të zonës nga buron tingulli magjepës ... Poezia e tij e fuqizuar nga diskursi i përshkrimit natyrshëm luan një rol të madh në lëmin e pasur e të bukur të krijimtarisë poetike shqiptare. Duke parë këto vlera që mbart poezia e tij në një fushë të gjerë të këtij diskursi, natyrshëm meriton të thuhet se poezia e Haxhosajt duhet konsideruar si një normë e duhur e përfshirjes në pasurinë krijuese Kombëtare shqiptare. Poezia e Haxhosajt na dëshmon aspektin jetik që mbetet i tillë për gjithë jetën. Jetëgjatësia e saj e piketuar me formatin e njohur dhe me njhourinë e autorit na bën të përllogarisim atë si një poezi me vlera të arritura bashkëkohore.






NGA FLORI BRUQI




Halil Haxhosaj ka lindur me 16 .11.1946 ne nje familje te madhe ne Preklukaj te Vokshit.


Eshte autori dhjeta librave  me proze dhe poezi.Libri i tij i pare është "Damare te Ringjallur"1994 i cili është botuar nga Klubi Letrar "Gjon Nikolle Kazazi" te Gjakoves.


Ne "Kafaze me Pantera" do te titullohet libri i tij i dyte i botuar nga Rilindja e asaj kohe.Ne librine tij te trete qe është shkruar ne forme sonete e qe titullohet "Zera te Grisur" Haxhosaj iu shkruan figurave te ndritshme te kombit dhe te berave te tyre.Gjate viteve 2004 autori arrin qe te botohet për here te pare edhe ne gjuhen rumune.





Krijuesi  prof.Halil Haxhosaj gjate ketyre viteve arrin kulminacionin duke na befasuar edhe njehere me librin e tij te rradhes "Pastaj behu Relikt" botimin e se ciles e bene SHB "Rozafa" e Prishtines.


Libri "Pakohesia"  është botuar ne forme proze nga SHB "Gjon Buzuku" Prishtine 2005.

Krahas shkrimeve Halil Haxhosaj punon edhe si profesor i gjuhes shqipe ne shkollen e mesme te mjekesise "Hysni Zajmi" ne Gjakove gjersa ne opinion njihet si njeri nder te paret qe ringjalli klubin letrar "Gjon Nikolle Kazazi" te Gjakoves.


Eshte fitues i disa çmimeve Nacionale për leteresi.



Me shkrime letrare ka filluar të merret që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Me shkrimet e veta është fitues i disa shpërblimeve letrare. 

Në vitin 2006 ka fituar çmimin e tretë për kritikë letrare në konkursin e shpallur nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe gazeta “Drita” në 75 vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit, ndërsa sivjet, më 02-05 prill 2009, në Takimet “Muza poetike Pegasi” mbajtur në Gjirokastër ka fituar shpërblimin e dytë për poezi, shpërblim special për kritikë letrare dhe mirënjohje speciale nga Shoqata e shkrimtarëve të Greqisë.


 Po ashtu poezia e tij është e përkthyer në rumanisht, gjermanisht, anglisht, italisht, polonisht, serbisht si dhe në disa gjuhë të tjera.



Poezia e Halil Haxhosaj është e përfshirë në disa antologji të njohura, qoftë në gjuhën shqipe, por edhe polonishte, rumanishte, etj.


Halil Haxhosaj shkruan poezi për të rritur dhe për fëmijë, prozë, kritikë letrare, shkrime për teatër, romane, drama, skenar për film e televizion dhe shkrime publicistike. Deri tash ka botuar këto vepra:
1. “Damarë të ringjallur”, poezi, botoi Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 1992,
2. “Në kafaz me pantera”, poezi, Shtëpia Botuese “Rilindja”, Prishtinë, 1993.
3. “Këngë të ngrira”, poezi, botoi revista letrare “Jeta e re”, Prishtinë, 1996.
4. “Zëra të grisur”, poezi, Shtëpia Botuese “Rilindja”, Prishtinë, 1998.
5. “Hija e orëligës”, poezi, Shtëpia Botuese “Rilindja”, Prishtinë, 2000,
6. “Pastaj bëhu relikt”, poezi, Shtëpia Botuese “Rozafa”, Prishtinë, 2003,
7. “Umbra viselor – Hija e ëndrrave”, Bukuresht, 2004
8. “Pakohësi”, tregime, Shtëpia Botuese “Buzuku”, Prishtinë, 2005.
9. “Përimtime letrare”, kritika, botoi Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2006
10. “Fjalë e plagë”, poezi, botoi Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2007.
11. “Histori në natën e vranët”, roman, botoi “Ombra GVG”, Tiranë, 2008.
12. “ Puhizë zemre”, haiku, botoi “ Egnatia”, Elbasan, 2009,
13. “Përkushtime”, poezi për Din Mehmetin, botoi KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2009
14. “Proza romanore e Petrit Palushit, kritika, botoi OMBRA GVG, Tiranë, 2010,
15. “Puhizë shpirti”, haiku, botoi Ndërmarrja shërbyese “Jeta e re”, Prishtinë, 2010.
Etj.




Në fakt kur flasim për poezinë e Haxhosajt, nuk duhet të lëmë mënjanë formën e saj përshkruese që krijohet në mënyrë perfekte. Një formë që krijohet nga vetë diskursi poetik dhe poezia si art i fjalës. Në thelb këtu është një lidhje por edhe një element i diskursit përshkrues mes aspekteve jetike. Diskursi dhe poezia që lidhet me aspektet jetike, duket se i përkasin dy botëve autonome, por në fakt mesazhet respektive të tyre janë në "substancë" një iluzion i krijuar me anë të tyre (Hale, 2001:480). Kështu studimi i Chatman duke ardhur në ndihmë në këtë rast na jep mundësinë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një element të ‘diskursit përshkrues’. (Chatman, 1978:59). Sipas Seymour Chatman (Callen) ky diskurs në një poezi të tillë është një strukturë që përfaqëson "atë" si një poezi më vete, tipike e të veçantë që vjen me anë të gjuhës ‘karakteristike’, pra që është e strukturuar nga fjala e përzgjedhur dhe nga efekti i konvertimit të gjuhës në diskurs, dhe kur të tjerët elementë poetikë shërbejnë ekskluzivisht për "paraqitjen e fenomeneve që kanë ndodhur”. 


Më 10 maj 2012, në mesditë, në sallën e bibliotekës së qytetit në Gjakovë, në praninë e një numri të madh të dashamirëve të fjalës së shkruar, në mesin e të cilëve kishte edhe mysafirë nga klubet letrare të Pejës, Gjilanit, Therandës e nga vende të tjera, u bë përurimi i Monografisë së klubit letrar “Gj.N. Kazazi” nga Gjakova.
“Është ky klubi që e themeloi manifestimin më të rëndësishëm poetik kombëtar, Mitingun e Poezisë, por edhe që e jetësoi dhe e afirmoi atë tash e 48 vjet, duke e bërë kështu, në një mënyrë, edhe si ëmblemë të qytetit të poezisë, Gjakovës” u tha, mes tjerash, në këtë përurim.



“Autori është munduar që në këtë monografi, në një vend, të pasqyrojë veprimtarinë e pasur 50 vjeçare të klubit, gjë që nuk ka qenë aspak e lehtë, prandaj Haxhosaj meriton përgëzime”, ka thënë Muharrem Kurti, kryetar aktual i Klubit Letrar “GJ. N. Kazazi” në Gjakovë.
Autorin, prof. Halili Haxhosaj, e përgëzoi edhe Anton Shala, drejtor komunal i kulturës, duke thënë se kjo monografi paraqet një histori jo vetëm të këtij klubi por edhe të kulturës së kësaj treve e më gjerë, ndërsa vetë klubi mund të shërbej si shembull i mirë se si kolektivisht mund të punohet në mënyrë të suksesshme.
Poeti i njohur Agim Gjakova tha se me këtë monografi është bërë një punë shumë e mirë, pasi nuk është lejuar që shumë nga aktivitetet e këtij klubi të kalojnë në harresë.
“Kjo monografi dëshmon për një begati të aktivitetit të këtij klubi, por edhe të popullatës së kësaj treve. Në këtë libër, në mënyrë shumë besnike prezantohet jo vetëm aktiviteti i këtij klubi i cili ka dhënë shumë emra të njohur të poezisë shqipe, por i përshkruan edhe peripecitë dhe vështirësitë me të cilat është ballafaquar ky klub dhe anëtarët e tij”, ka thënë poeti Agim Gjakova.



Agim Gjakova, ka thënë ndër të tjera se “kjo vepër përbën një material të rëndësishëm historik për zhvillimin e kulturës në Gjakovë e më gjerë, veçanërisht asaj letrare”. “Tregon për frymën kombëtare, përmbajtjesore e demokratike. Ngacmon ndërgjegjen e lexuesit jo thjesht si njohje, por si trysni për vetëdije qytetare”.
Kurse, poeti, shkrimtari, prof. Muharrem Kurti, i cili prej disa vjetësh udhëheq klubin e letrarëve të Gjakovës,tha se kjo monografi e përmbledhur nga Haxhosaj “u bën nder edhe të gjithë atyre që për 50 vjet me radhë kanë defiluar dhe bashkëjetuar me klubin dhe mitingun e poezisë”.
Autorin e monografisë, Halil Haxhosaj, e përgëzuan, ndërsa vlerësime shumë pozitive për këtë monografi dhanë edhe Tahir Bezhani, Skënder Hoxha, Muhamet Rogova, Sabit Rrustemi, Gani Muhaxhiri, Kamber Kamberi, Sulejman Lokaj etj.



“Mitingu i Poezisë në Gjakovë, të cilin e ka themeluar ky klub, lirisht mund të thuhet se është ndër manifestimet e para ku filloi të jetësohet konkretisht ideja e bashkimit kombëtar, pasi aty merrnin pjesë poet nga të gjitha trojet kombëtare. Prandaj këtij libri vetëm sa i shtohet vlera kulturore”, është shprehur Mr. Muhamet Rogova.
Më në fund, Halil Haxhosaj, autor i kësaj monografie, tha se për këtë libër ka punuar gati një gjysmë shekulli.
“Me plotë sinqeritet e them se për këtë monografi kam punuan thuaja 50 vjet, prej kohës kur në Normalen e Gjakovës, kam qenë nxënës i poetit tonë të madh, Din Mehmetit”, ka thënë Haxhosaj.
Vetë autori, Haxhosaj, ka thënë se për të përmbledhur këtë monografi i është dashur mund e sakrificë. “Jam shumë i lumtur që kam pasur mundësi të jem pjesë e këtij klubi, pjesë e të gjitha mitingjeve të poezisë dhe tash që kam mundësi të shkruaj për të gjitha ecejaket gjatë këtyre viteve”, ka thënë ndër të tjera Halil Haxhosaj.
no preview

Halil Haxhosaj: Liria në poezinë e sotme shqipe

Nuk ka poet që nuk ka shkruar ndonjë varg për lirinë. Disa prej tyre kanë shkruar poezi, himne, ditirambe, poema, madje edhe vepra të tëra kushtuar lirisë.

Liria në poezi tonë, sidomos në atë të sotmen kalon nëpër disa rrathë, depërton nëpër disa sfera, apo, pse jo, edhe kapërcen nëpër disa kapërcalle kohore të gjysmës së fundit të shekullit të kaluar dhe deri sot.

Andaj vetvetiu lindin pyetjet:
A ka pasur liri nga poetët për ta shkruar poezinë?

A ka pasur dhe a ka gjithashtu liri në poezinë e sotme shqipe, gjegjësisht në vargjet e saj dhe sa ka liri në poezitë përkushtuese për betejat, luftën, dëshmorët e heronjtë e rënë në luftën për liri?

Për t’i shkoqitur sadopak këto situata, këta rrathë dhe këtë ekzistencë duhet hulumtuar nëpër poret e zhvillimit të poezisë sonë pas të ashtuquajturës Luftë e Dytë Botërore. Dhe këtu dalin dy rrugë, apo më mirë të shprehemi, dalin dy kahe të rrugëtimit të lirisë në poezinë e sotme shqipe:

1. Rruga e lirisë në poezinë e poetëve të Shqipërisë.
2. Rruga e lirisë në poezinë shqipe tek poetët e Kosovës.

Fati historik e deshi që shqiptarët e të dy anëve të kufirit, në Shqipëri dhe në Kosovë, të mbesin nën të njëjtin sistem shoqëror pas Luftës së Dytë Botërore, nën sistemin socialist. Dhe raportet e artit në përgjithësi dhe të poezisë në veçanti natyrisht që kërkojnë qasje të reja. Poetët duhej patjetër të ndërrojnë metodën letrare dhe të shkruajnë për luftën, betejat e saj, për partizanët e partizanet, për heronjtë e dëshmorët, për komunizmin e komunistët, pastaj për reformën agrare, kooperativizmin në Shqipëri, e deri për vëllazërim-bashkimin, të drejtën e femrës, shkollimin, luftën kundër analfabetizmit e të tjera në Kosovë.

Andaj, në vargjet e poezive përkushtuese për lirinë më shumë ndihet fryma e tillë se sa frymon liria në to. Liria ishte gjëja më e arrirë, ajo ishte grada më e lartë e arritur ndonjëherë dhe kurorëzohej me fitoren e komunizmit dhe socializmit. Vetëm poezitë kushtuar partisë, socializmit, kooperativizmit, tharjes së kënetave, aksioneve të rinisë në Shqipëri, luftës partizane, betejave të Sutjeskës, Neretvës, Dervarit, por edhe asaj të Carralevës, vëllazërim bashkimit, Boros e Ramizit, Landovicës, e pse jo edhe Titos, në Kosovë, konsideroheshin poezi me vargjet më të mira në të cilat frymonte liria. Dhe në pyetjen e parashtruar del vetvetiu përgjigjja. E tillë është liria në vargjet e poezive me tematikë, semantikë, motive dhe frymëzime të këtilla.

Në poezinë e krijuar në Shqipëri liria sa vjen e shtresohet nëpër të gjitha poret e jetës socialiste, kooperativizmit e deri te reformat në arte, kulturë, letërsi dhe në jetë. Andaj lindja e metodës së socrealizmit në letërsi shndërrohet në dogmë letrare. Ata që duan të bëhen poetë patjetër duhet të japin provimin pranues me tematikën ideologjike të kësaj metode letrare.

Kështu lindin poetë e shkrimtarë socrealistë të cilët janë kreatorë të poetikës socialiste në Shqipëri. Liria e poezisë së tyre frymon nëpër poret e luftës së klasave, ndërtimit të fshatit socialist, njeriut të ri të zhveshur nga besimet fetare, pronës shoqërore e shumë e shumë temave të tjera. Kurse, liria e shprehur ndryshe në vargjet e atyre pak poetëve të guximshëm nuk zgjat shumë, sepse ata burgosen bashkë me vargjet e veprat e tyre dhe dënohen me shumë vjet heqje lirie. Dhe lind e ashtuquajtura poezi disidente me poetë të tillë si Kasëm Trebeshina, Bilal Xhaferri, Frederik Rreshpja, Visar Zhiti, Havzi Nela, etj.

 Klasa e këtyre poetëve dënohet dhe persekutohet edhe në mënyra të tjera. Liria e shprehur në vargjet poetike të tyre, demaskohet edhe nga kolegët e tyre. Andaj nuk është e rastësishme thënia e Mitrush Kutelit në testamentin e vet se krijuesit të cilët shpreheshin të lirë në vargjet e tyre, jo vetëm që dënoheshin nga partia e shteti, por edhe nga vetë shkrimtarët. “Profesionalizmi në letërsi, në vendin tonë është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur, them, për atë që s’di marifete e hipokrizira.

 Terreni i letërsisë është një tokë tek gëlojnë gjarpërinjtë. Të vrasin shokët, se u bën hije. Dhe kur nuk u bën hije do të thotë se nuk je i zoti për letërsi”. Krijuesit e këtij terreni të letërsisë e gjenin rrugën më të mirë për të mënjanuar të tillët që i pengonin në realizimin e famës së tyre prej shkrimtarëve socrealistë në sistemin totalitar komunist..

Ndërkaq, në Kosovë, gjetja e lirisë në poezinë e viteve të 70 të shekullit të kaluar bëhej në një formë tjetër. Kjo formë pak nga pak kaloi në metodë e cila kishte një shtrirje bukur të madhe në këtë kohë. Mbase ajo ishte metoda e përdorimit të një figuracioni të dendur metaforik në poezi.

Prandaj është krejt e natyrshme që nisi të kultivohej kjo mënyrë e shprehjes poetike në poezinë shqipe të Kosovës sa që gradualisht nisi të shndërrohej në poetizim hermetik. Ky hermetizëm siç është vërejtë me kohë qe sa i mirë aq edhe i rrezikshëm.

Por, pas ngjarjeve të vitit 1981, pra pas demonstratave të studentëve, ndërroi shumëçka edhe në poezinë e poetëve të Kosovës. Ajo pak liri që frymonte në vargjet e saj tash nisi edhe më shumë jo vetëm të stërkeqet, por edhe të zhduket. Në faqet e disa gazetave dhe revistave letrare filloi një kontrollim që i kanosej lirisë së poezisë. Kështu, prapë nisi censurimi i vargjeve që shprehnin heroizmin dhe pranonin kërkesat historike të demonstruesve studentë dhe të demonstratave.

 Dhe shumë nga organizatorët u burgosën dhe u dënuan me burg. Ata nga qelitë e burgjeve serbosllave kërkonin liri. Lirinë më të shenjtë e gjenin në vargjet e tyre që i shkruanin më shumë në mendje se sa në letër. Dhe kështu lindi poezia e burgjeve në vargjet e të cilës shkruhej për lirinë. Këta poetë e krijues pas daljes nga burgjet i botuan veprat e tyre. Mbase kështu nuk ndodhi në burgjet e Shqipërisë së Enver Hoxhës sepse nga ato dolën me tonelata letër të letërsisë së shkruar nëpër burgjet enveriane.

Dhe liria në poezinë e sotme shqipe nisi të frymojë pas viteve të 90 të shekullit të kaluar edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri. Poetët u çliruan nga prangat e partishmërisë në art, u çliruan nga ideologjia, nga figuracioni bardh e zi. Tash nuk ekzistojnë shabllone që krijonin vlerën ideologjike dhe partiake të poezisë. Liria nisi të vërshojë në vargjet e poetëve. Ata nuk jepnin më llogari ideologjike për figuracionin e përdorur dhe për tematikën e shprehur në poezitë e tyre.

Por, për Kosovën kjo nuk zgjati shumë. UÇK-ja ia filloi luftës. Andaj poetët duhej t’i mobilizonin figurat e tyre në mbështetje të kësaj lufte. Ushtarët e kësaj ushtrie ishin kreatorët e një lirie të re, të cilën e sollën në Kosovë. Tash liria e vargjeve poetike frymon bashkë me këta luftëtarë, dëshmorë, martirë dhe heronj. Duke shkruar vargje për Adem Jasharin, Jusuf Gërvallën Xhevë e Fehmi Lladrovcin, Komandant Kumanovën, Luan e Shkëlzen Haradinajn, Agim Ramadanin e Sali Çekun, Prekazin, Gllogjanin, Izbicën, Reçakun, Kosharën, Pashtrikun, Shalën e Llapin, etj, bëhet një farë portretizimi a biografi e këtyre martirëve.

Dhe duhet theksuar se poezitë kushtuar këtyre ngjarjeve dhe personaliteteve, fatkeqësisht, nuk janë gjithherë në nivelin e duhur artistik, ngase janë shkruar pa u ndier shpirtërisht siç e kërkon frymëzimi i vërtetë për hartimin e krijimtarisë së mirëfilltë poetike. Sepse për të shkruar poezi për ngjarje të ashtuquajtura të mëdha dhe njerëz të dalluar nuk do të thotë se ke krijuar poezi të realizuara artistikisht. Kjo ndodh se poezia nuk është vetëm shprehje e mendimit, por mbi të gjitha është shpalosje e ndjenjave me mjete të zgjedhura artistike, me metafora dhe figura të tjera stilistike.

Si do që të jetë megjithatë ky ishte dhe është një këngëtim për një liri në poezinë tonë bashkëkohore, pavarësisht nga mungesat që mund të ketë ajo. Edhe poezia si edhe vetë liria frymon ndryshe, rrjedh ndryshe dhe kumbon ëmbël. Edhe kjo është liria e poezisë bashkëkohore shqipe.

Andaj, edhe njëherë në fund ia vlen të konstatohet se nuk ka poet që nuk ka shkruar ndonjë varg për lirinë. Disa prej tyre kanë shkruar, por edhe shkruajnë poezi, himne, ditirambe, poema, madje edhe vepra të tëra kushtuar lirisë.

Sami Frashëri ka thënë; ''Gjuha është gjëja e parë e përcaktimit të kombësisë''

I


Sami Frashëri ka thënë; ''Gjuha është gjëja e parë e përcaktimit të kombësisë''.


Lufta kundra gjuhës shqipe ka qenë e ashpër. Ky sulm ishte frontal dhe në të gjitha nivelet dhe drejtimet të ndryshme.

Fanatikë fetarë ortodoks dhe mysliman injoronin gjuhën shqipe, filluan të ndryshonin emrat e fshatrave ku banonin shqiptarët. Osmanët i quanin shqiptarët të ''pa fe'' dhe të ''paudhë'' priftërinjtë greke quanin gjuhën shqipe ''gjuhë barbare''.

Një ligj kundra gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar sulltani i Perandoris Osmane më 31-5-1779, Abdul Hamiti i 2-te, ku përcaktonte saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqëve kultura dhe gjuha greke, dhe duhet luftuar gjuha shqipe.

Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën ''Thesaloniki'' më 14-8-1999.

Krahas atij vargu të pafund kryengritjesh të përgjakëshme, zuri fill edhe një revolucion kulturor, i cili, ndonëse me pak i dhunës ishte gjithësesi më dramatik.


Kultura e një populli cilësohet si mënyra e përgjithshme e jetesës dhe e mendimit. Gjuhëtari i ndritur Sami Frashëri ka thënë; ''Gjuha është gjëja e parë e përcaktimit të kombësis''.

Dëshmia më e lashtë e ekzistencës së gjuhës shqipe nuk u shkrua mbi pergame, pra në letër prej kallami, por mbi gurë të pavdekshëm nga koha. Këtë na e vërteton Prof.Dhimitër Shuteriqi për gjetjen e një fjale të vetme, të gdhendur në një mozaik të Liknidit, sot Ohri i lashtë, që ka qenë kryeqyteti i fisit Ilir Dasheretëve. Është fjala ''GJON'' dhe është shkruar dhe shqiptuar njësoj vetëm nga shqiptarët, si në lashtësi dhe në kohën e sotme. Prof.Shuteriqi vure në dukje se fjala e lashtë ''GJON'' e zbuluar në Ohër, është shkruar me të gjitha normat e njohura drejtshkrimore shqipe.

Në vitin 879 pas Kr, ndeshet emri i qytetit të Krujës, në kështiellën franceze të Shantilisë. Studiuesit kanë gjetur një dorshkrim, i cili në faqen 153, përmban një tekst prej tetë rreshta me shkrim dore, është një poemë e vogël në gjuhën shqipe.
Në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën e qytetëruar, greqishtia dhe latinishtia u përdorën në të gjitha dokumentat e shkruara deri përpara pushtimit osmano turk.

Dëshmia më e herëshme për ekzistencën e letërsisë shqipe është një thënie e shkruar nga prifti dominikan francez Brohariti, arqipeshkvi i Tivarit, më 1332, ai do thoshte ''Ndonëse arbërit kanë nji gjuhë krejtësisht të ndryshme nga latinishtja, prapëseprap ata përdorin shkronja latine në të gjitha librat''.

Kjo tregon se gjuha shqipe përdorej gjerësisht dhe shkruhej me shkronja latine në fillim të shekullit 14.

Shumica e dokumentave në gjuhën shqipe vërtet humbën përgjithmon, por disa prej tyre arritën të mbijetojnë jashtë Shqipnis në arkivat dhe muzetë e botës. Kështu i në vitin 1915 studiuesi rumun, Nikola Jorga zbuloi në Bibliotekën Laurentine të Firencës një letër qarkore, të shkruar më 1462 nga Pal Engjëlli(1416-1470), Arqipeshkvi katolik i Durrësit. Teksi orgjinal thotë ''Unë të pagëzoj në emnin e Atit e t'birit të Shpirtit të Shenjtë''.

Libri më i vjetër është vepra e Gjon Buzukut, titulluat ''Meshari''. Ai përfundoi dhe u shtyp më 1555. Kopja e vetme ekzistuese u zbulua në vitin 1740 nga arqipeshkvi shqiptar i Shkupit Gjon Kazazi. Më vonë ''Meshari'' shkoi në Bibliotekën e Vadikamit, ku u rizbulua më 1909 nga arbëreshi Pal Skiroi. Libri ka pasur 220 faqe dhe sot mungojnë 32 faqet e para. Ky libër ishte shkruajtur me shkronja latine ku ishin shtuar dhe 5 të tjera.

Të tjerë dokumenta për gjuhën shqipe kemi nga shume shqiptarë që me të shumtit ishin njërës të fesë.

Frank Bardhi(1606-1643), shërbeu si ipeshkvi i Sapës. Bardhi hartoi fjalorin e parë në histori shqip-latinisht, që kishte 2544 fjalë shqipe dhe 5.000 fjalë latine, dhe u botua në Romë më 1625.

Pjetër Bogdani(1625-1689), lindi në Prizeren, dhe u emërua fillimisht ipeshkvi i Shkodrës dhe pastaj arqipeshkvi i Shkupit më 1667. Vepra e tij ''E vërteta e pagabueshme e besimit Katolik'' u botua disa herë në Padovë dhe Venedik. Vdiq i sëmurë në Prizeren dhe dëshira e tij e shprehur dikur u bë realitet. ''Ah, sikur të kisha një kandil të ndezur e të ndriçoja atë tokë të varfër të Shqipnisë dhe të Serbisë, një pjesë e madhe e secilës flet shqip''.

Këto zbulime dëshmojnë që gjuha shqipe është shkruar më herët se librat historik që janë gjetur më vonë.

Për shekuj me rradhë turqit osman qëllimisht dhe sistematikisht kishin përçarë popullsinë shqiptare në grupe rivalësh, armiqësive fetare dhe zëvëndësimin e gjuhës amtare shqipe me gjuhë të huaja. Ndonëse trashëgimia e panumër e poemave, baladave, përrallave dhe fjalëve të urta ishin përcjellë gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptësisht botimet në gjuhën shqipe. Kështu që shqiptarët shkolloheshin në shkollat fetare që ishin në gjuhën turke, greke, sllave, italiane, gjermane. Dhe ata që shkolloheshin nuk e dinin mirë gjuhën e mëmës, shqipen. Fëmijët mysliman duhet të shkonin në shkollën e Xhamis, ku mësonin turqisht, fëmijët të krishterë duhet të mësonin greqisht.

Kështu në ato pak shkolla fillore në Shqipëri asnjëra nuk përdorte gjuhën shqipe. Propagandistë të djallëzuar përpiqeshin të shkombëtarizonin brezat e ardhëshëm të rinisë shqiptare. Gjuha shqipe përdorej zakonisht në jetën e përditëshme, prandaj arriti të përcillej nga brezi në brez.

Shkolla e parë e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Veljet të Mirditës më 1632. Më pas në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan më 1639 dhe në qytetin e Shkodrës më 1698. Si mësues në to ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimitër Dhërmiu. Arsimi katolik morri vrull të madh në Shkodër më 1855, kur u hap shkolla ''Françeskane'' që më vonë do quhej ''Ilyrikum''.

Këto shkolla katolike në Shqipërinë e veriut mbaheshin kryesisht me fonde Austriake.
Qëndra Kulturore Voskopojare(Moskopojë) ka luajtur një rol të madh në kulturën shqiptare. Atje u themelua ''Akademia e Re'' më 1744, kjo pati një ndikim të fuqishëm në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe dhe ndërgjegjies kombëtare shqiptare.
Mbas një lufte të madhe për jetësën e gjuhës shqipe dolën atdhetarët e shquar shqiptar që shumë prej tyre u vranë nga armiqtë e gjuhës shqipe.

Teodhor Kavalioti(1718-1797) nga Voskopoja, në vitin 1770 botoi Fjalori i gjuhës sllave-greke-shqipe, si dhe një studim shkencor të veçantë të shqipes.

Ai ishte drejtor i ''Akademisë së Re''. Teodhor Kavalioti u vra nga të dërguarit e Fanarit, rrugës për të sjellë shkronjat latine shqipe të bëra prej plumbi, për shtypshkronjën ku do shtypeshin libra në gjuhën shqipe.(shih filmin ''Udha e shkronjave'')

Naum Veqilharxhi(1767-1846). Botoi në Bukurresht të Rumanisë më 1844 një abetare e quajtur ''EVETARI'' një libër me tetë faqe, që më 1845 u botua më i zgjeruar. Abetaret e Veqilharxhit u bënë qiriri i gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Por kjo abetare ngjalli frikë tek kleri ortodoksë grek, dhe me urdhër të Patriakut klerik të Stanbollit, e helmuan Naum Veqilharxhin.

Kostandin Kristoforidhi(1827-1895), i lindur në Elbasan, u bë një nga gjuhëtarët më të shquar të Shqipëris, duke fituar titullin ''Pishtar i gjuhës Shqipe''. Studimet e para i morri në Janinë, dhe më vonë në Kolegjin Protestant në Maltë. Në Janinë u ftua që t'i jepte mësim në shqip, Dr.Johan Fon Hanit, i cili, pas 40 vjet kërkimesh, do të bëhej albanologu më i shquar shkencor në botë.

Kristoforidhi dha mësim në Maltë, Tunizi, Tiranë dhe Elbasan. Në Stamboll më 1882, botoi dhe një abetare në shqip, të quajtut ''Alfavitar Shqip'' në gegërisht dhe toskërisht.

Me rëndësi shumë të madhe është fjalori i shqipes me rreth 40.000 mijë fjalë, të mbledhura dhe të klasifikuara për 20 vjet rresht.

Fjalori u botua në Athinë më 1904, pas vdekjes së Kostandin Kristoforidhit.
Për përhapjen e gjuhës shqipe, krerët bektashian shqiptar dolën më haptazi, dhe kjo për shkak të përleshjeve të tyre me turqit e sektit Suni.

Duke qenë se qeveria turke mbajti një qëndrim mjaftë armiqësor ndaj përhapjes së letërsisë në gjuhën shqipe, është e kuptueshme që angazhimi i pjestarëve të komunitetit musliman në këtë fushë ka qenë fare i vogël.

Interesi i njerëzve për gjuhën shqipe urrit shumë, dhe brenda pak vitesh u botuan katër gramatika të mira shqipe.

Njëra u botua në Firencë nga Jeronin De Rada. Tjetra ishte Gramatika e Gjuhës Shqipe në Greqisht, e botuar më 1882 nga Kostandin Kristoforidhi. E treta ishte gramatika e Sami Frashërit e botuar në Bukuresht më 1886, në shqip. Kurse më 1887, Pashko Vasa nga Shkodra botoi në Londër një gramatike shqipe në gjuhën frënge.

Vërshimi i letërsisë kombëtare shqipe në vend sigurisht që inatosi qeverinë turke dhe kishën ortodokse greke.

Patriarku ortodoks grek lëshoi një mallkim mbi letërsinë shqipe dhe kërcënoi me shkishërim të gjithë ata besimtarë që do të guxonin të mësonin dhe lexonin në gjuhën shqipe.

Sulltani urdhëroi të gjitha postat doganore që të mos lejohej asnjë libër në gjuhën shqipe të futej në Shqipni.

Dy armiqtë historik kundra njëri-tjetrit, tani po bashkëpunonin me zell për përndekjen dhe burgosjen e gjithkujt që kapej me libra të gjuhës shqipe.

Në lëvizjen për gjuhën dhe shkollën shqipe, që u zhvillua në dhjetorin e parë të shekullit 20, ndeshi në pengesa të vështira serjoze nga ana e qeveritarëve turq ashtu edhe nga kleri reaksionar i dy besimeve.

Qeveritarët turq me dhunë dhe prifti e hoxha me propagandë demagogjike, u përpoqën të përçanin popullin shqiptar dhe ta linin në errësirë.

Kështu kleri mysliman proturk në rrugë fetare, ndalonte besimtarët mysliman të ndiqnin shkollat shqipe bashkë me të krishterët, me pretekstin absurd se ''prishin besën''.

Nga ana tjetër priftër e dhespotë grekë thonin se vetëm greqishtja është gjuha e perëndisë, kurse shqipja është gjuhë ''shejtani'' dhe, në këtë mënyrë përpiqeshin të ndalonin përhapjen e gjuhës shqipe në shkolla, xhami, kisha e kudo. Por kundër këtyre forcave armike të gjuhës shqipe dhe interesave kombëtare, të turqëve dhe grekëve, u ngritën atdhetarët shqiptar. Ata u vunë në krye të masave popullore dhe i dhanë hov lëvizjes për gjuhën dhe shkollën shqipe.

Prijësit e Rilindjes Kombëtare e kishin kuptuar mirë se rruga drejtë pavarsis shkonte drejt arsimit dhe shkollës shqipe. Hartimi i librave dhe çelia e shkollës shqipe u bë problemi më i ngushëm. Qëllimi ishte me zgjuar ndërgjegjien kombëtare dhe për të rritur vullnetin për të luftuar për panvarsinë pastaj.

Vala antishqiptare ishte shtuar edhe më shumë rreth fqinjëve tanë mbas formimit dhe programit të ''Lidhjes së Prizerenit''. Lidhja kishte si qëllim kryesor çeljen e shkollës shqipe, por me shkatarrimin e Lidhjes, puna e pionierëve të parë të arsimit shqiptar u bë dhe më i vështirë.

Në Shkodër qytetarët mund të mësonin në shkollat e klerit katolik, të cilat në sy të qeveritarëve turq, paraqiteshin si shkolla fetare.

Kështu shkollat fillore fetare katolike u bënë çerdhja e diturisë arsimore shqipe, dhe Faik Konica pat mësuar në shkollën e jezuitëve të Shkodrës.

Mësuesit shqiptar u bënë pararoja e nacionalizmit shqiptar, atëhere qeveria turke morri frikë, dhe, pa u mbështetur në asnjë ligj, mori masa të, rrepta duke presekutuar arsimtarët shqiptar.

Në Shqipnin e jugut përhapja e arsimit shqiptar kombëtar u pengua edhe nga influenca shkataruese e propagandës greke. Pothuase të gjithë ata që çelën shkolla shqipe në jug, ishin të fesë ortodokse. Qeveria greke me anë të Patriakanës së Stambollit, ose ''Fanarit'' kishin siguruar të drejtën me çel shkolla për Kristianët. Për tu mësuar ortodoksëve të Shqipëris vetëm gjuhën greke.

Qeveria greke, me anën të shoqatave arsimore të ndryshme, çeli me qindra shkolla greke në Shqipërin Jugore, për të futur ndjenjën greke në brezat e padjallëzuar shqiptar.

Shqiptarët e krishterë që nuk u përulën politikës së Greqis, u mallkuan dhe u luftuan me çdo mjet.

Mbas shumë botimesh fjaloresh, të cilët, shkollat myslimane kur bënin mësim në shqip i shkruanin me shkronja arabe.

Shkolla ortodokse greke përdornin në shqip shkronja greke. Dhe atdhetarët klerik katolik dëshironin që gjuha shqipe të shkruhej me shkronja latine.

Gjatë zhvillimit të letërsisë shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stanboll.

Megjithatë, mendimi i përgjithshëm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak të pranueshme për prodhimin e letërsis shqipe dhe gjuhës kombëtare shqipe. Për këtë arsye, shoqëria aktive dhe idealiste ''Bashkimi'' në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.

Më 14, nëntor të 1908, në Manastir u mblodh ''Kongresi i Manastirit'' ose ''Kongresi i Alfabetit''.

Në këtë Kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerik etj.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Miht'ath Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mihtath Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave, që botoheshin në Selanik ''Liria'' dhe ''Dituria''. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë.

Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 antarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë, shqiptar te fese myslimane, katolike, ortodoksë, protestant, njerës të ditur, erdhën së bashku të bashkuar si vëllezër për një qëllim të madh kombëtar.

Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku të gjithë pjesmarrësit ''Sa një hoxhë, rendi ta përqafonte para të gjithëve''.

Kërkesa e nacionalistëve shqiptarë ishte, që gjuha jonë shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj turqëve, qoftë ndaj grekëve

Kongresi vendosi me votë unanime të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe që përdoret deri më ditët tona.

Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtëshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatiet e tyre, vendosmëria e delegatë vepër t'i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e panvarësis, që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleati i tyre sllavë.
Ndre Mjeda, një studiues jezuit, i thurri vargjet, ndoshta më të bukura gjuhës shqipe në atë kohë.

Përmbi za, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Përmbi erë, qi nep zymbyli,
pa da zemrën ma ngushëllon.
Gegë e toskë, malësi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundë e majë nji asht Shqipnia,
e nji gjuhë t'gjith na bashkon.

Në Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga një grup tregëtarësh atdhetar mysliman shqiptar. Shtypshkronja e Manastirit shpejtë u bë e njohur në të gjithë Shqipninë si shpërndarëse e librave dhe gazetave në gjuhën shqipe.


Në këtë punishte ishin të punësuar 17 vetë, të cilët punonin me një makinë të re elektrike, që vihej në lëvizje me dorë, për të shtypur gazetën e përjavëshme ''Bashkimi i Kombit'' si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.

Çështja e gjuhës shqipe shpesh bëhej shkas shpërthimin e dhunës së fanatikëve që sulmonin pa mëshirë përparimin e gjuhës shqipe.

Babë Dudë Karbunara(1842-1917) i lindur në Berat, bashkëpunonte ngushtë me Kostandin Kristoforidhin. Babë Karbunara shumë herë filloi gjatë kremtimit të meshës, të lexonte ungjullin në gjuhën shqipe, dhe kështu i filluan kërcënimet e para nga eprorët klerikë otodoksë dhe më 1895, fanatikët i dogjën të tërrë shtëpinë.

Papa Kristo Negovani, një prift ortodoks i cili punoi për përhapjen e gjuhës shqipe, por në moshën 30 vjeçare, më 12 shkurtë të 1909 u masakrua me sëpatë e thika nga të dërguarit e vetë peshkopit ortodoksë grek. Atë natë i vranë dhe të vëllanë, Theodhos Negovanin.

Poeti i asaj kohe, Loni Logri, shkruajti një vajtim për të.

Papa Kriston e vranë,
Dhe s'ra për të një këmbanë,
Por malet e Shqipnisë
Dhe shpellat e malësisë
Thërrisnin an e mbanë,
Papa Kriston e vranë!

Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani, vraponte me librat shqip në gji dhe me pushkën në krah fshat më fshat në Shqipërinë e Jugut për përhapjen e shkollës shqipe dhe kishën shqiptare.

Veprimtaria e At Stath Melanit ra në sy të autoriteteve turke, dhe Fanarit të Stambollit.

Tri herë turku ia dogji shtëpinë dhe librat shqip, por, At Melani nuk pyeti.

Më 24 dhjetor 1917, At Stathit i kishin zënë pritë banda e kusarëve të Josif Suropullos, e vranë, i prenë kokën At Stath Melanit dhe e çuan në Athinë tek paguesit e vrasjes.
Petro Nini Luarasi(1865-1911) është një nga atdhetarët e shquar që punoi për përhapjen e gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Qe drejtor i shkollës së djemëve në Korçë.

Petro Nini Luarasi shkonte fshati në fshat për përhapjen e gjuhës shqipe. Më 20 shtator 1892, peshkopi i Kosturit, Fillaterri, nxorri një lajmërim, me titull ''Mallkimi i shkronjave shqipe''.

Qëndrimi grek i kishës ortodokse ishte aq i vendosur, se kush guxonte të këndonte meshën në gjuhës shqipe, do të përfundonte me vdekje.

Më 1909, qeveria turke në bashkëpunim me kishën greke dhe sllavët, mbylli të gjitha shkollat shqipe, dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjutha librat, dokumentat dhe letërsia shqipe.

Gjendja politike në vend në atë kohë ishte kritike për të marrë flakë nga çasti në çast.


Për atdhetarët shqiptarë u bë më se nuk do t'i realizonin dot kurrë qëllimet e tyre të larta pa hapur më parë shkollat shqipe për formimin e rinisë. Deri në atë kohë rinia shqiptare kishte qenë objekt i propagandës së huaj në shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke, që të dyja kundërshtarë fanatikë të, gjuhës shqipe dhe të çdo ndjenjë atdhetare.

Megjithatë, gjatë punës për krijimin e sistemit të tyre shkollor, atdhetarët shqiptar u ndeshën me tri probleme të mëdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e të hollave dhe mungesa e mësuesve të kualifikuar.

Shuma të vogla por të dobishme të hollash ishin mbledhur aty-këtu brenda vendit, kurse ato më të mëdha kishin ardhur nga shoqëritë dhe klubet shqiptare në vendet e tjera. Mirëpo kishte fare pak mësues të kualifikuar të gjuhës shqipe.

Për të bërë ballë kësaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri një tjetër Kongres në Elbasan, në zemër të Shqipëris, nga data 20 deri 27 gushtë të 1909.

Në këtë Kongres tetëditore, që kishte synim zhvillimin e lëvizjes arsimore anembanë vendit, erdhën delegatë nga 28 shoqëri e klube shqiptare.

Në Kongres u vendos që të themelohet ''Shkolla Normale në Elbasan'' një shkollë gjashtëvjeçare për pregatitjen e mësuesve të rinjë. Njerës të mësuar në Universitetet e huaja Europjane u gjetën dhe u caktuan për të formuar stafin pedagogjik.

Klubi i Manastirit u caktua si qendra për krijimin e një Federate të Klubeve Shqiptare në Shqipëri dhe në kurbet. Qëllimi i Klubeve ishte pëhapja e gjuhës dhe arsimit shqip, pa u përzier me politik. Klubi korçar ''Përparimi'' u caktua si qëndra financiare, që do të adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave të ditës dhe të natës.

Përgjegjësia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollës Normale të Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti të gjithë shqiptarët të futnin gjuhën shqipe në shkollat e huaja, të përhapura anemban Shqipërisë.

Më 18 nëntor 1909 u bë thirrja haptazi, ''Përmbajtjen e Shkollës Normale të Elbasanit duhen, para, para e më shumë para''.

Nuk është e vështirë të përfytyrohet niveli i ulët i jetesës së njerëzve, që u bëhej një propozim i tillë! Mirëpo, me ose pa mjetet e përshtatëshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi të pregatiste pionierët e arsimit për Shqipërin që po rilindëte.
Drejtori i parë i Normales ishte, Luigj Gurakuqi që vite më vonë kjo shkollë u pagëzua me këtë emër.

Shkolla Normale u hap më dhjetor të 1909, me 143 nxënës.

Shpërthimi i shqiptarizmit i kaloi të gjitha parashikimet e armiqëve të gjuhës shqipe. Në atë kohë dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, që botoheshin në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare jashtë vendit.

Zhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashën, të friksuar nga ky shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër, duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip.

Në Vlonë atdhetarët e ndershëm arestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipëria, nga frika e vrasjes. Në Gjirokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit.

Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë, u internua në Selanik. Zhonturqit i kishin vënë detyrë vetes për të rrjepurr të gjallë të gjithë shqiptarët e ndershëm që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe. Gjërat po shkonin keq më keq.

Dalja në pah e gjuhës shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanët injorantë e konservatorë. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetëm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarëve shqiptarë për shkronja latine perendimore ishte një përçmim për fenë myslimane.

Njerës të paditur dhe injorantë formuan me mbështetjen edhe të Qeverisë së Zhonturqëve në Stamboll shoqërinë ''Mahfeli'' me synimin për përçarjen e shqiptarëve dhe frenimin e arsimit në shqip.

Në fundë të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja kombëtare, në të gjitha shkollat anemban vendit. Gjithashtu, nxorri një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe.

Shoqëria reaksionare ''Mahfeti'' me mbështetjen e qeverisë turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me gërma arabe. Për këtë arsye, në shkurt të 1910, u mbajt në Elbasan një miting proteste, ku 7.000 mijë njerës protestuan kundra përdorimit të shkronjave arabe për gjuhën shqipe. Kështu po atë muaj protestat vazhduan në Korçë, Berat, ku mbi 15.000 mijë vetë dogjën në qendër të qytetit abetaret shqiptare me gërma arabe, të dërguara nga Stambolli.

Telegrame të shumta nga shoqëritë, shqiptare të Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehën në mbrojtje të alfabetit shqip. Në Shkodër, një grup myslimanësh u bënë gati të organizonin një manifestim në përkrahje të shkronjave arabe.

Mirëpo ndërruan mëndje kur 60.000 mijë katolikë dhe mysliman të ndershëm shqiptar, nga Malësia e Madhe, organizuan ditë më parë një manifestim madhështor në përkrahje të shkronjave latine. Protesta të ngjashme u organizuan në Përmet, Kolonjë, Tepelenë, Frashër, Konicë etj. Por turqit nuk deshën t'ia dinin. Atëherë në mars të 1910 u thirr Kongresi i dytë i Manastirit. Aty u vendos që të vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar me shkronjua latine dhe protestat kundër vendimit të padrejt të Qeverisë Turke.

Gazeta atdhetare ''Shkreptina'' e Kajros botoi një momerandum të hartuar nga kryengritësit që luftonin në malet e Shqipëris.

Në të theksohej se qëllimi i tyre nuk ishte për plaçkitur apo për të vrarë, por për të luftuar për lirinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe me alfabetin kombëtar, lirinë për të hapur të gjitha shkollat shqipe të mbyllura nga qeveria turke dhe vënien në punë të shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave të ndaluara, lirimin e të burgosurve politikë. Dhe përfundonte me mesazhin.

''E gjithë bota e qytetëruar dhe veçanërisht qeveria e perandorisë Otomane le ta dijë mirë se të gjithë shqiptarët, gegë e toskë, kristjan dhe mysliman, nuk do ta pushojnë luftën për këto tri kërkesa, derisa qeveria të na i garantojë ato me siguri''.

Edhe në këtë luftë turke, greke dhe sllave, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mësues, por me dëshirën në shpirt për dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, sllave, greke dhe turke, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri në jug të Shqipërisë dhe pregatiti breza të rinjë atdhedashës.

Megjithëse ky revolucion kulturor ishte përfytyruar si një konfirmim jo i dhunshëm, shpejtë ai ishte kthyer në një zjarr të rrezikshëm. Që shqiptarët trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlona, do nxitonin hapat për të shpallur mëvetësin e Shqipëris më 28 nëntor të 1912 në Vlorë.

Mbas pak muajsh filloi Lufta Ballkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht të banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga serbët dhe kroatët.

Të gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjën dhe shumica e atdhetarëve shqiptar u therrën nga serbët, disa u burgosën. Popullata myslimane shqiptare u detyrua të braktiste qytetin e Shkupit dhe të Manastirit, ata familje ortodokse shqiptare që mbetën aty, me kalimin e viteve dhe me dhunë u asimiluan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.

Në përfundim të kësaj përmbledhje të shkurtër mbi ''Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triunfi i saj'' duhet të kujtojmë amanetin e atdhetarëve të ndershëm, që luftuan e punuan të bashkuar, gegë e toskë, të çdo feje, në Prishtinë, Shkup e Tiranë, në Ulqin e gjetkë, për mos zhdukjen e gjuhës tonë kombëtare.

Prandaj, kurrë të mos e braktisim gjuhën tonë amtare shqipe, mos ta lemë të vdesi sa t'kemi jetën, të punojmë dhe të merremi vesh të bashkuar, që sa më gjatë ta ruajmë gjuhën tonë , atdheun dhe zakonet tona të bukura të lashta që rrrjedhin nga pellazgjët tek shqiptarët,thotë studiusja Teuta Llalla.

II

Norma e gjuhës shqipe u vu në 1972

Norma letrare Kongresi u hap në Tiranë më 20 nëntor të vitit 1972. Aty morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria dhe nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë. Qëllimi i Kongresit ishte të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar. U aprovua nga Enver Hoxha dhe Thoma Deliana ministër i Arsimit dhe i Kulturës i RPSH.

Pati delegatë me pjesëmarje gjeografike të gjerë. Vendimet u morën nga prof, Androkli Kostallari drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë; Prof. Mahir Domi, Prof. Eqrem Çabej, Prof. Idriz Ajeti dekan i Fakultetit Filozofik, Prishtinë, Prof. Dhimitër Shuteriqi kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Tiranë, Prof. Aleks Buda historian në Institutin e Historisë të USHT, Tiranë, Dr.
Rexhep Qosja drejtor i Institutit Albanologjik, Prishtinë, Prof. Shaban Demiraj pedagog i gjuhës, Prof. Jup Kastrati,etj.


 Pas vendimeve të Konsultës shkencore të Prishtinës (1968), kjo gjuhë letrare e njësuar po përdoret pothuajse pa përjashtim edhe nga shqiptarët që jetojnë në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë - në Kosovë, në Maqedonie në Mal të Zi, etj. Përpjekje për të përdorur gjuhën letrare të përbashkët shqipe vihen re edhe tek arbëreshët e Italisë.

 Ky Kongres, analizoi e diskutoi gjerësisht parimet themelore të drejtshkrimit të shqipes, si edhe probleme të tjera teorike e praktike, që kanë të bëjnë me normën letrare në përgjithësi.

Meqenëse shkrimi pasqyron jo vetëm strukturën fonetike,por edhe veçoritë e strukturës gramatikore, leksikore e fjalëformuese të gjuhës, rregullat e drejtshkrimit u mbështeten edhe në parimin morfologjik, i cili kërkon që fjalët dhe pjesët e tyre përbërëse të sistemit trajtëformues e fjalëformues të shkruhen njësoj, pavarësisht nga ndryshimet tingullore që shkaktohen nga ligjet e gjalla fonetike që veprojnë në gjuhën tonë.


-Një komision ku janë përjashtuar akademikët më të njohur shqiptarë ka marrë vendime për ndryshime drastike në Drejtshkrimin e Shqipes, ndërsa kanë dhënë dorëheqjen akademikët dhe gjuhëtarët e njohur.

Komisioni nuk ka thirrur disa nga akademikët kompetentë si të Shqipërisë dhe të Kosovës. Një deklaratë për shtyp e kthyer mbrapsht, çon në gjurmët e këtij vendimi.

Deklarata për shtyp mbahej një ditë më parë në dorë nga kryetari i komisionit të drejtshkrimit.Jani Thomai, i cili ka bërë të gjitha përpjekjet që kjo deklaratë të mos binte në dorë të medias. Ndërsa tha se do ta niste se "po korrigjohet për disa gabime dhe pasaktësi, nuk tregoi as temën e saj.

Një rreth i gjerë gjuhëtarësh e akademikësh, nuk ishin as në dijeni të zhvillimeve të tri ditëve të kësaj mbledhjeje, që duket se është bërë në kushte hermetike. Çështja u duk të ishte akoma më misterioze, ku deri dje ende nuk erdhi deklarata e premtuar, që do të shkruante për rezultatin e kësaj mbledhjeje.

Kryetari Jani Thomai dje u përgjigj se: "këto janë punët tona, nuk ju duhen juve". Deklarata ende nuk ka dalë, por vendimet janë marrë për ndryshime në drejtshkrim. Nënkryetari i ASHSH, Myzafer Korkuti ka deklarur dje se "bëhet fjalë për ndryshimin e 50 fjalëve". Pohon se nuk do të ketë ndryshime të thella". Ndërkohë nuk ofron asnjë informacion tjetër, as deklaratën për shtyp.

Duke hulumtuar më tej mësohet se një komision ndërakademik po punon në mënyrë të fshehtë dhe klanore në marrjen e vendimeve se çfarë mund të ndryshohet në normat e gjuhës standarte. Iniciatorë për këto ndryshime janë akademik Kolec Topalli, drejtori i Qendrës Albanologjike, Ardian Marashi dhe mbështetësi kryesor është vetë Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

Ndryshimet kanë hasur në kundështime të atyre që kanë të drejtën, tagrin dhe përvojën për të zhvilluar dhe pasuruar gjuhën shqipe. Kjo ka sjellë përçarje mes akademikëve në Shqipëri dhe Kosovës.

Akademik Rami Memushi pohon se edhe në Kosovë e kanë braktisur komisionin, por kjo u ka dhënë dorë në vendimmarrje disa akademikëve krahinorë. A do të jetë ky një lloj standardi i ri, apo do të ketë dy standarde. Vendimi është marrë në kushte jo korrekte, sipas akademikut Emil Lafe, i cili ka dhënë dorëheqjen sepse këtu ka munguar ekspertiza dhe me çështjen e drejshtshkrimit janë marrë njerëz që nuk kanë njohuri për të. Përsa i përket ndryshimit të këtyre ka qenë i rezervuar edhe akademiku Mehmet Çeliku që ka qenë në atë komision, por ai megjithëse ka kundështuar ndryshimet nuk e ka dhënë dorëheqjen.

I pyetur nga gazeta për natyrën e vendimit, thotë se "është një këshill që është mbledhur, edhe unë kam qenë aty. Nuk është vendimmarrës. Janë diskutuar ca gjëra, por nuk bëhet fjalë për ndryshime të mëdha. Do të diskutohet prapë...". Sipas këtij vendimi do të të shkruajmë jo babait, por babs, jo nënës, por nans, etj.

III

 


Rami Memushaj: Është një vepër e shëmtuar


Duke qenë se ndryshimet ishin shumë të thella gjatë debateve në mbledhjen e Komisionin Mbarëkombëtar të Gjuhës, akademiku Rami Memushaj rrëfen pse gjuhëtarët shqiptarë dhe nga Kosova kanë refuzuar vendimin.
Ju keni qenë anëtarë në komisionin e drejtshkrimit, pse u ndërpre për 6 vjet puna e tij?

-Komisioni e ka ndërprerë punën në 2006-n, në një mbledhje të fundit kur gjuhëtarët iu përgjigjën propozimeve të ardhura nga Prishtina që ishin për ndryshime të thella drejtshkrimore.


Ndër ta profesor Emil Lafja shprehu idenë që të punohet me drejtshkrimin "me limë", të mos shkallmohet gjuha zyrtare për të ngritur diçka tjetër. 


Ky komision filloi përpjekjet për ndryshimin. Tani duke qenë se bëhet një punë hermetike dhe e mbyllur dhe po bëhet shpesh, kuptohet që këtu është implantuar modeli i politikës, që ka vijuar me përjashtime anëtarësh dhe mbledhje të mbyllura.


Si e tha dorëheqjen profesor Emil Lafe?

Ne kemi qenë në një komision atëherë. Kohët e fundit nuk janë thirrur më profesorë me emër. Unë që jam anëtar i komisionit nuk jam thirrur fare. Para disa kohësh Emil Lafja, që ishte kryetari i këtij komisioni të drejtshkrimit dha dorëheqjen. Komisioni është riformatuar së fundmi.

Megjithëse ka tri ditë që është bërë mbledhja dhe është marrë vendimi, akademia mban pezull një deklaratë për shtyp?!

-Për palën shqiptare, raportin kryesor e ka mbajtur Kolec Topalli, i cili si gjuhëtar ka merita, por me drejtshkrimin s' është marrë. Dhe për palën kosovare e ka mbajtur dikush tjetër konferencën andej. Janë pranuar propozimet e grupit të Prishtinës. 


Grupi i Prishtinës është një grup i krijuar me bazamilitare, krahinore. Duke votuar me numra ata kanë fituar,për shkak se shumica e anëtarëve kanë ikur. Ata nuk pranuan propozimet për ndryshimin e gjuhës.


Janë të thella ndryshimet?

-Ndryshimet janë të thella. Goditet zanorja ë, sepse nuk ka qenë një komision ekspertësh, që janë marrë me drejtshkrimin, por është komision i cili është future rishtas dhe janë të rinj.

 Propozimet e tyre dhe kontestimet e tyre për drejtshkrimin nisen rrallë nga faktorë që merren ne konsideratë për gjuhën e shkruar, siç është shqiptimi.

Sigurisht në të folmet veriut ë-ja është e reduktuar, por ë-ja ruan strukturën morfologjike të gjuhës. Jo vetëm se është më kumbuese si zanore, por ruan edhe strukturën e rrokjeve të shqipes.

Cilat janë?

Tani ata thonë që do të shkruajmë jo babait, por babs, jo nënës, por nans. Për shembull, kjo (ns) nuk ka ekzistuar në shqipe, po krijon grupe bashkëtingëlloresh të reja, pra prishet struktura.

Goditet edhe gramatika, morfologjia, goditet drejtshkrimi. Këta po prodhojnë një përçarje, unë e shoh si një gjë të keqe këtë.

Ju thatë se nuk e kanë tagrin këta të komisionit që po bëjnë ndryshimet?

-Janë akademikë dhe kanë në dorë si të thuash institucionin dhe autoritetin e akademikut, të cilët në fakt problemin e kanë diskutuar dhe e diskutojnë në pozita ideologjike. 


Po fusin politikën nëgjuhësi. Në të vërtetë standardi lindi në Kosovë, para se në Shqipëri ta bënim kongresin. Ata punonin me projekte e drejtshkrimit të 1967-s. Ata thanë që gjuha jonë letrare do të jetë gjuha zyrtare e trungut amë. Kjo që po bëhet është një vepër e shëmtuar.


Nënkryetari i Akademisë, tha që nuk bëhet fjalë për ndryshime të thella...

Nuk është e vërtetë. Thuhet që nuk do të shkruajnë këta, por kta; dëborë-dborë; dërrasëdrrasë; kombëtar-kombtar.

Do heqim ë-në e temës kur formojnë fjalë me prapashtesa ose me kompozime, të emrave në gjininë emërore, ku do të hiqet ë-ja. Duke i hequr zanore shqipes humbet tingëllimën e saj, do të bëhet një gjuhë gumëzhitëse.

Kush e instrumenton këtë ndërhyrje?

-Ministri i Arsimit. Ai ka disa vjet që ka kërkuar një kongres drejtshkrimi.

IV






Emil Lafe: Ja pse jap dorëheqjen nga komisioni


Shkaqet e dorëheqjes së akademik Emil Lafes zbulohen në faksimilen e dokumentit të dorëheqjes.

Ai ka thënë se diskutimet e anëtarëve të Këshillit për të gjitha çështjet e trajtuara duhet të përgatiten me shkrim dhe të botohen bashkë me procesverbalin e mbledhjes, “në mënyrë që opinioni publik dhe shkencor jashtë KNGJSH të dijë çfarë thotë njëri e tjetri dhe të marrë pjesë në diskutimet e mëtejshme të organizuara nga institucione kërkimore e universitare
.
Zëvendësimi i bashkëpëlqimit me votim hap rrugën për shpërdorimin e Këshillit. Në gjuhësinë tonë çështjet e normës letrare nuk janë zgjidhur ndonjëherë “me shumicë votash”. Bëhet fjalë për ndryshime të thella.

Goditet zanorja ë, sepse nuk ka qenë një komision ekspertësh, që janë marrë me drejtshkrimin, por është komision i cili është future rishtas.

Propozimet e tyre dhe kontestimet e tyre për drejtshkrimin nuk nisen nga faktorë që merren ne konsideratë për gjuhën e shkruar, siç është shqiptimi. Gjuhëtarët pohojnë se në të folmet veriut ë-ja është vërtetë e reduktuar, por ajo ruan strukturën morfologjike të gjuhës.

Përg.Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...