2012-08-12

Romani : “Tulipani I Korese” i Kristaq Turtullit , do të jetë bukuria e bibliotekave tona

Nga Prof Fatmir Terziu, dhe Ligor Prifti



Romani : “Tulipani I Korese” do jete bukuria e bibliotekave tona

Romani : “Tulipani I Korese” i Kristaq Turtullit , do të jetë bukuria e bibliotekave tona





Jemi te informuar per vepren voluminoze te kolegut tone Kristaq Turtulli. . Me eshte dhene rasti dhe e kam lexuar doreshkrimin e ketij libri, i cili pritet te shenoje nje kulm jo vetem ne krijimtarine e ketij autorit. Ky liber eshte konceptuar si trilogji, pjesa e pare e te ciles eshte “Syri i Rites” Publiku ka dijeni per ‘te. Tani shkrimtari Kristaq Turtulli po na paraqit me pjesen e dyte te kesaj trilogjije:” Tulipani I Korese”. I uroj librit rruge te mbare tek lexuesi. Jam i sigurt qe ky roman do mirepritet. Do te jete nderi dhe bukuria e bibliotekave tona. Do te sjelle nje galeri te pasur personazhesh midis nesh e do te bashkebisedojme me ta.
“Tulipani i Korese” ngerthen nje teater shume te gjere veprimesh, nga Shqiperia e deri ne Kore pra, ne Euroazi nga pikpamja gjeografike, ne komunizem nga pikpamja e sistemit politik, ne varferi nga pikpamja e nivelit ekonomik, ne diktature nga pikpamja e qeverisjes, ne pesekutim nga pikpamja e lirive dhe e te drejtave te njeriut. Autori ka modeluar nje skeme te kombinuar linjash, mjedisesh, personazhesh, pkepamjesh filosofike per te zbuluar plaget e agravuara te shoqerise e popujve te ketyre dy vendeve, fatin tragjikisht te paracaktuar te personave vepronjes ne roman, i cili nuk ishte aspak me i mire nga populli punonjes, pa ekonomi e pa liri e te drejta. Eshte renqethes realiteti i projektuar e i realizuar ne keto vende simbas tezes sunduese te krijimit te njeriut te ri , i cili rezulton i gjymtuar, i shplare menderish, i sakatosur fizikisht, i denatyruar moralisht; ai eshte i koruptuar ne te gjithe treguesit humane. Mendoj se Kristaqit do t’i jete dashur te kerkoje, te lexoje e te mesoje shume per te siguruar nje material qe do te jete i mjaftueshem per te ndertuar gjithe ato skena, per te pershkruar gjithe ato mjedise aqe te larmishme e me kontraste te medha. Si nje tipologji aziatike, konfucizmi sikur komandon semaforet nga duhet te kalohet per te ngritur kete veper madhore. Si duket, do jene predispozitat jo vetem realiste por edhe romantike te penes se Kristaqit qe e kane bere te mundur linjen e idilit dashuror te Vironit me koreanken e bukur dhe pikerenen Maey Lee. Vironi, personazhi kryesor, vetem me dy njerez mund te komunikoje ne ate ambient te kallkanosur: me nje shok bashkekombas e me nje bashkestudent nga Kuba. Idili me Maey Lee funksionon nen nje persekutim te jashtezakonshem, nen terrorizimin e paimagjinueshem nga njeriu shume i afert i saj. Shtepia thuajse e braktisur e koreankes se bukur, e studentes se shkelqyer, e valltares artiste, gjyshja shume plake, motra e mitur, dy prinderit e izoluar ne Kine si shkencetare ne uzinat berthamore prej tete a nente vjetesh, behen gjerat dhe njerzit me te adhuruar te djaloshit shqiptar. Pervec ketyre studenti yne atje vuan fatin e mundimshem te shokut bashkekombas me te cilin bejne eksperimente ne spital. Pena e Shkrimtarit sikur e ka klonuar figuren e nje femre ne fakultet, sekretare e partise. Ne ate person nuk ka nerva, nuk ka ndijime, nuk di te qaje sepse as nuk qesh. Ajo eshte e ngrire por ben gjithshka te keqe. Ajo eshte e mpite por mund ti jape vlage cdo intrige. Ajo s’mer fryme por mund t’i mbyse te gjithe.
Ky liber sjell modele pershkrimesh, monologesh, sjell vargje sinonimesh dhe epitetesh per te pershkruar, vizatuar apo tipizuar skena, rrethana, dukuri, vecori, personazhe, mjedise si skena e pazarit me shitesin e peshkut, qei binin per toke e, pa u druar fare, i vinte rishtaz ne peshore. Pra, dua te theksoj ketu prirjen e autorit per te punuar shume me gjuhen, me fjalorin, me shprehjet frazeologjike, duke kerkuar cdo fjale te mundeshme per cdo detaj, fare te imet. Autori jo vetem i krijon, i vizaton personazhet por edhe mban qendrimet e veta emocionale ndaj tyre. Ai eshte shume i preokupuar, i pozicionuar qarte, me pikesynime per te krijuar tipa, prototipa, personazhe-heronj, tek mjaft prej tyre ngjiz personahet e te ardhmes.
Libri vazhdon me vellimin e trete, i cili ndoshta eshte ravijezuar dhe ky do na jape tablone e plote dhe fatin e personazheve por mos qofshin si fati i Maey Lee me internim ne orizore, ne situata cnjerezore.

Ligori Prifti redaktor i librit


***************


“Tulipani i Koresë” gërshetim i guximshëm kulturash


Trilogjia “Hidhësia e Puthjes”, të cilën shkrimtari Kristaq Turtulli e vendos në pjesën e dytë të prozës së tij nën këtë tematikë, ose më saktë romani “Tulipani i Koresë” është vazhda e gjatë kërkimore që ka bërë shkrimtari për të prurë për herë të parë në vëmendjen tonë ngjarje, të cilat janë dhe mbeten ende mister dhe utopi. E largëta e trajtuar në spektrin e utopisë fiktive në roman, mbetet një distancë, sa për vetë të largtën, aq edhe për vetë distancën që krijon në të hapësira, vendi dhe koha. Është një ‘largësi’ që më së shumti pikëtakon memorje të fragmentuara, por edhe detaje të superizoluara, për fakte, fate, frymëmarrje, apo edhe dihatje frymëmarësish nën diktaturë, se sa aspekte që lidhin e stërlidhin këto fate dhe fakte të pasqyrta në një kënd me të cilin Lakani do të na shpinte ndoshta më afër tek kumti i ‘pasqyrave’, pak më larg ndoshta ‘pasqyrave të Afërditës’, jo për të lexuar vetëm të pathënën, por për të lakonizuar të shkuarën për të sotmen, e për të kanonizuar atë për të ardhmen. Ky kanonizim ‘pasqyrues’ vjen mes një gjuhe tipike, mes asaj në fakt që vetë kjo gjuhë tipike prodhohet si metaforë në të gjitha gjuhët, si një kod me të cilin nuk komunikojnë vetëm fjalët por edhe tërë mimikëria e fytyrës dhe e trupit. Kështu ngjan në fakt në mjaft raste, por më e ndihshme është në këtë rast kjo gjuhë në komunikimin në vend tjetër. Shkrimtari këtë ‘pasqyrëzim’ e shfaq në gojën e heshtur të protagonistëve dhe dikton për lexuesin mirëkuptimin e thellë e të qetë të saj edhe kur ajo vjen nga e shara: “e shara ka një kod të vetëm, të njëjtë, paçka se thuhet në të gjitha gjuhët e botës.” Kjo ndodh edhe për vetë faktin që shkrimtari dikton në morinë e germave të gjuhës së tjetrit si një përmbushje të ardhur nga ‘zvaranikët e germave’. Mes kësaj asfiksie fiktive, pasqyrimi vjen mes të turbulltës si një kthjelltësi për të parashtruar vetë ‘pasqyrimin’ e gjërave që lidhen me fatin e njeriut në roman.
E turbullta si kthjelltësi në pasqyrim
Romani më i ri i shkrimtarit Kristaq Turtulli, “Tulipani i Koresë” na shpie në atë ‘pjesë të largët të botës’ për të cilën përfytyrimi ‘është i turbullt’. Në këtë udhëtim mes turbullsisë së kësaj bote që në fillim dialogu perceptues i emrave të tillë si Vironi Delishurdhi e Mirili, që gatuajnë herë monologun dhe herë dialogun për lexuesin, mbesin analogjia e një pranie jetike, ku zjarri është mjeti që intrigon tërë prezencën dhe gjendjen e njeriut për të cilin kjo ‘turbullsi’ është një grimë. Kjo ‘turbullsi’ është pikërisht ajo grimë mes së cilës kalon fati i studentit Vironi, përpos një arsyeje e përpos ‘drithmave’ që fitohen nga shfaqja e emrit në listën e studentëve që do të studionin jashtë shtetit, pikërisht aty ku zakonisht liheshin gjurmë në qelq. Dhe jo shumëkush e kishte në atë kohë fatin e këtij ‘qelqi’. Sidoqoftë, teksa ‘emrat në qelq’ ishin edhe përzgjedhje, edhe emocion, Turtulli ndjehet në kapjen e të ftohtës së këtij emocioni, që pikërisht e qelqta të difuzojë më tej turbullinë e shfaqur që në hyrje në bisedën prindërore me të birin. E qelqta e emrit të tij si fabulë shënohet pikërisht në atë listë, por edhe në fatin e tij për të studiuar në Korenë e Veriut. Por, kjo e qelqtë shfaqet akoma më e ndjeshme teksa prekja në shpatull e shokut të klasës së Vironit, Bardhi Spahiut, sqaron të ftohtën e saj. Ishte e ftohta që vinte nga skutëria e zyrave që varnin jo vetëm thjesht emra listash, por rivarnin fate njerëzish. E qelqta e ftohtësisë për Bardhi Spahiun ishte diku larg, por e ftohta dhe e acarta e saj vinte mes pëshpërtitjeve të pashuara për xhaxhain e tij të arratisur.
Sakaq romani na ka udhëtuar ndjeshëm në mizinskenën e tij. Na lidh më tej me emra të tjerë si Marina, që percepton për ‘shkollarët e shkollës së lartë’, na lidh dhe na zgjidh edhe ‘fatin’ e vetëvarjes së Bardhit, që mbeti një acar mbi acarët e një jete nën zaptimë. Por na çorodit edhe atë mori përhamendjesh rreth ikjes së Vironit në vendin e largët. Në këtë mes është nënë Vera ajo që perceptohet më dinamike. Kështu i biri i një këngëtari të një grupi që kishte emër dhe me këngë të pëlqyera nga mjaft të tjerë, ishte në një rrugë tashmë të hapur. Mes kësaj rruge të largët për Vironin, nis edhe alarmimi për dhimbjet e nënës, koncertin e Mirilit dhe më tej me tërë ato pritje për shëndetin e saj. Sakaq pas mjaft ditësh Vironi nuk ishte më ai punonjës i ofiçinës…, ai ishte në rrugën e tij me të cilën Turtulli e bën më të prekshme në thënien e Konfucit: “Nuk ka rëndësi se sa ngadalë shkoni, rëndësi ka të mos ndaloni...”. Dhe në këtë udhëtim drejt Koresë së Veriut është avioni një arsye në perceptimin e studentit, por është edhe ajo mori njerëzish që nga lartësia në zbritje e sipër i ngjajnë si kukulla. Ajo pamje pas udhëtimit dhe shfaqja e punonjëses së Ambasadës, me përshkrimin tipik dhe emri i saj Dorina Sulçe, kuadratohen në atë pakprekje të gishtave në takimin e parë. Ndoshta është edhe jolinearja e gjërave që ndërrojnë gjeografi, ajo pasqyrë e autorit për të rikthyer fate njerëzish si Nasi Xela që janë produkt i faktorëve ‘agjitacion e propagandë’ dhe i prangave të katilit Bëzi Kule. Më tej pjesa e romanit është vetë elementi prozaik që udhëton mes elementëve të shumtë për të dhënë fabulën e tij.
Dhuna, elementi mes ‘turbulltisë’ dhe ‘dëshpërimit’
Shfaqja e premisave tipike në roman, emërzimi i njerëzve protagonsitë në kulturën dhe identitetin e tjetrit, natyrshëm janë vetë kurreshtja që prodhojnë dhunë në memorjen e lexuesit. Emra të tillë si Xin Hua, që lidhen me fate të trysnuar nën lidhje anatemike të ‘përbindëshit’ Lymn Walsh dhe gruas ‘së marë në mbrojtje’ natyrshëm janë vetë agonia e citimit të Budës se “dhuna është fryt i dëshirës…”. Xin Hua, ajo femër e bukur, e përshkruar nga autori si një model në vëzhgimin e lexuesit, është vetë perceptimi i dhunës që krijohet si element mes ‘turbulltisë’ dhe ‘dëshpërimit’. Këto faktorë shfaqen në kornizën e leximit të mëtejshëm të Haeji Koo, por edhe në dialogun e krijuar mes studentëve për të saktësuar atë lidhje mes thënieve të Çurçillit për Leninin se “lindja e rusit Lenin ishte kobsjellëse, por vdekja e bolshevikut Lenin ishte shumë më tronditëse’. Këto lidhje që duken disi e turbullta e romanit, janë kapërcime mes dëshpërimit për të lexuar historinë në fragmentizëm mes vetë ‘dëshpërimit’.
Dëshpërimi në faqe të tëra të romanit pikëtakohet më pas nën kulme e kulminacione të rrënqethura fatesh, që përmblidhen mes dhjetra e dhjetra emrave të lëvizshëm. Kulmi është vetë thënia e Konfucit të cilën Turtulli e citon “përpara se të marrësh rrugën e hakmarrjes gërmo dy varre…”.
Dhe aty nga fundi është ‘përsëri pa titull’ ku Konfuci na vjen në ndihmë: “të shikosh çfarë është e drejtë dhe të mos e bësh atë, është mungesë guximi dhe parimesh…”. por ndërsa avioni hyn mes reve pulpëlore të bardha është rishfaqja e vegimit të Vironit dhe fluturës May Lee që vallëzonte në një fushë të bukur me tulipanë… Romani ka nisur një udhë të guximshme, të cilën shkrimtari, do ta riemocionojë për lexuesit në pjesën e tij të tretë. Le të presim katin e tretë të kësaj ‘ndërtese letraro-artistike’ tipike.


Prof .dr..Fatmir Terziu

Nga Partizan Cene : Lopa dhe pula .. (fabul satirike)

Kjo vjershë -fabul , satirizon , poteren e madhe të qeverisë , me shkak festimet e 100 vjetorit të pamvarsisë .. Sot qeveria përpiqet që ta ekzagjerojë ,këtë eveniment në shërbim të reklamës politike të saj . Jo të mirat që ka sjellë Pamvarsia e 1912 , por të"mirat "që solli qeverisja e PD janë sot në dukjen e parë të festimeve politike që po përgatit Berisha dhe PD , duke përzgjedhur çpolitikisht të ftuarit si në diktaturë dikur ... Për këtë unë i kushtoj vjershën satirike , pulës shqiptare .. !!

Lopa dhe pula .. (fabul satirike)  Nga Partizan Cene




Lopa kuqa loshe ,
gjithë natën rënkoi ,
por shumë e shumë ,avash ..
Askush s' e dëgjoi

Në mëngjes e arta ,
kishte sjellë në dynja
Një viç larosh
për marshalla ..

Por dhimbjet akoma ,
nuk u mbaruan
sa, nga pullazi pulave
brimtat u shtuan ..

Një poteeere e madhe
me kakarima ...si ato.!
pra , pula njoftonte ,
kishte pjellë , dhe ajo ..

Dhe poterja u shtua
u bë veç bezdi ,
sa lopa e lodhur
nuk mbyllte dot sy

Ndaj doli te pragu
dhe deshi ta qetsojë
i tha me të mirë pulës
që të dëgjojë :

- Avash moj pulë se
një vezkë ke bërë
dhe ngtite nga gjumi
një fshat të tërë ..

Pa na shiko dhe ne
kendej moj e uruar ,
një viç të tërë bëmë ,
asnjë nuk kemi zgjuar ...


Por pula nuk dëgjon
kur flitet për berihaj
do të tregojë çdo hërë
për bëmat e saj

Kështu ndodh gjithmon
me mendtë sa një pulë ,
një vezë që bëjnë
e tjerrin tërkuzë ..

Nga : Kristaq Turtulli : DIMËRIMI I BUZËVE TË SAJ...




... Megjithatë jo, lodër e verbër e erës..




...Kisha qënë fëmijë harrakat si gjithë çamarokët e lagjes së vjetër " Pali Hunda". Bridhnim skutë më skutë, gërmadhë më gërmadhë, për të mbledhur kuti konserve apo shishe plastike të ndyera, të hedhura rrëmujshëm. Duke qëlluar me gurë minjtë e mëdhenj bojëhiri. Duke qëlluar kutitë dhe kacavjerur nëpër drurët frutorë të senatoriumit. Dallohesha për shkathtësi, i fshihesha mjeshtërisht rojes së senatoriumit, një burri të gjatë, si gërdallë, që e thërrisnin "mama dhi", kur largoheshim nga territori i rrezikshëm, dhe krahu i tij i gjatë.

Ato vite të fëmijërisë ishin kohë të shkujdesura pa zap e pa stap. Por një ditë e pata pisk, gjatë vrapimit të harbuar, për të mos rënë në duart e "mama dhisë", pa kuptuar u fsheha në një dhomë të veçuar, larg godinës masive të spitalit, fare pranë pemëve frutore. Nga plasat e derës vështroja vrapimin dhe shfryrjen e rojes "mama dhi". Ai u largua tutje, humbi mes drurëve. I lehtësuar kafshova pjeshkën dhe gojsa m'u mbush me lëngun e ëmbël. U ktheva ngadalë duke u përtypur ngeshëm. Tre hapa larg meje mbi tavolinë dallova diçka të mbuluar me çarçaf të bardhë. Gjithë shkujdesje u afrova. E zbulova. U mpiva. Pjeshka e thërmuar më shkau nga goja dhe u rrokullis në kanatjere. I gozhduar, pa mundur të lëvizja duar e këmbë, as qerpikët, vështroja. Përpara meje qe një njeri i shtrirë, një krah ndehur larg meje. Ishte një vajzë flokëverdhë, që dukej sikur flinte, pas një lodhje të gjatë. Pas një copë here e mora veten. Mekanikisht zgjata dorën e preka butas si ta zgjoja. I ndjeva ftohtësinë e mermertë. U drodha. Megjithatë qerpikët e gjatë i krijonin hije të lehtë mbi mollëza, si drithërimë vjeshte.

Isha i bindur se flinte. Por ajo ishte krej lakuriq, mbuluar me një çarçaf të hollë, në ambient të ftohtë pa diell..!

Ndjeva një farë keqardhje për këtë moskokëçarje të njerëzve. Ishte pa dyshim e dhimbshme, për njeriun që flinte, si dhe për të tjerët që e kishin lënë ashtu, në një lakuriqësi të zbehtë dhe indiferencë të plotë...

Mbi të gjitha nuk kisha parë kaq afër dhe ngeshëm një femër lakuriq dhe paturpërisht duke treguar gjithçka, që kushdo mundet ta fshehë me sa mundet. Përpara se ta zgjoja, duhej ta kqyrja me nge. Ajo ishte aq e bukur, si një lule pranvere. Qerpikët e saj vazhdimisht lëshonin hije mbi molëzat e zbehta. Mora guximin, duardridhur preka gjoksin e vogël, m'u duk shumë i fortë dhe tmerrësisht i akullt. Nuk i vura rëndësi dhe asnjë faj vajzës së bukur. Kështu lakuriq në ambientin e ftohtë nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Matanë rrugës dëgjova ulërima, sharje dhe skërmitje. Dallova vërdallosjen e nervozuar të rojes së spitalit, 'mamadhi'. U mbështeta pas murit me ndjenjën e frikës, se ndoshta roja shtynte derën dhe hynte brenda dhe më mbërthente për fyti me panxhat e mëdha si lopata. I tmerrshmi 'Mama dhi' u përdrodh boa mes pemëve frutore.

U afrova kujdeshëm drejt lakuriqësisë femërore, shtrirë aty mbi tavolinë. Fillova ta prekja, pa i vënë rëndësi ftohjes së mollëzave të gishtrinjve. Vërtet nuk isha plotësisht i rritur, por dhe fëmijë nuk isha sepse kisha ndjerë së thelli hovjet e brendëshme trupore. Çuçurisnin qosheve me shokët, e qeshnim me zë, për ndonjë fërfëritje fustani apo zbulim aksidental kofshësh. Një ditë vura bast me një shok, të vrojtoja dhe të zbuloja kujdesshëm ‘Gjënë sekrete’, që fshihej nën fustanin e pastrueses së shkollës Juli. Sipas fjalëve të përhapura nëpër shkollë besohej se pastruesja Juli nuk mbante asnjëherë brekë. Bastin e fitova, pastruesja Juli nuk mbante brekë dhe ‘Gjëja sekrete’ mbuluar me push të errët më hutoi, aq sa nuk vura re kur mu vërvit pas kokës fshesa e madhe e pistë që Julia fshinte korridoret dhe u gremisa nëpër shkallë si top furbolli.

Një hop më mbërtheu drithërima. Vajzë ishte vërtet shumë e bukur dhe qeshë plotësisht i bindur, që nuk më kishin zënë kurrë sytë të tillë dlirësi. Ndoshta bukurinë ia shtonte lakuriqësia e shpenguar, e mrekullueshme dhe pa kokëçarje. Mbase bukuroshja e heshtur ishte mërzitur së fshehuri nën petk sekretet e mëdha dhe trupin e derdhur. Kështu befas i shkrepi në kokë, të futej në këtë dhomë të mënjanuar, të zhvishej krejt lakuriq, të shtrihej mbi këtë tavolinë dhe në çastin e mbërdhinjës u mbulua me çarçaf.

I shtrëngova gjirin e plotë, ndjeva mollëzat e gishtërinjve që ngelën mbi të. Me siguri duhej të kishte pirë ilaç për gjumë, përderisa nuk ndjeu shtrëngimin e gishtrinjve të mi. Në fillim prekjen dhe vëzhgimin e vajzës e mora si lodër, befasi të këndshme, të pa hasur kurrë më parë. Sigurisht për mendimin tim ishte një privilegj i jashtëzakonshëm, krejt ndryshe nga zhbirimi i rastësishëm nga poshtë fustanit të pastrueses dhe rrëzimi im i rëmbyeshëm nëpër shkallë, apo nga një trazim i rrëmbyer i ndonjë çapaçuleje të klasës. Ky ishte një hap i hatashëm, për të shqyrtuar gjithçka që nuk mundja më parë. Ky rast për gjithë shokët e mi ishte pamundësi. I preka flokët e gjatë e të verdhë, m'u duk sikur kërcitën, lëshuan një shkëndijim ndër gishtërinj, aq sa u tremba dhe nxitimthi largova dorën.

Kaq mjekim i fortë për gjumë të ish vallë sa vajza s'po zgjohej, e të vështronte përreth si dhe praninë e dikujt që kqyrte lakuriqësinë e shkujdesur dhe maramendëse.

Vështrova hijen drithëruese që i krijonin qerpikët e gjatë mbi mollëza. Mu duk sikur ajo hije shtrihej ngadalë, po bëhej gjithnjë e më sunduese. I preka mollëzat, si ta largoja këtë hije, e të ishte e zbardhur si më parë. Gishtrinjtë e mi shkanë lehtazi gati pa ndjerë mbi hundën e drejtë, si të gdhendur, lëvizën më poshtë, butë, ëmbël mbi buzët e plota, të zbehta, të ftohta. Gishtrinjtë qëndruan një copë herë aty, drithma, si për të vërtetuar plotësisht në ishin prej mishi, apo prej diçkaje tjetër, që e bënte ashtu siç flinte tmerrësisht të largët, e jo ballë për ballë në të, në një ambjent kaq të ngushtë. Për herë të parë në jetën time po ndjeja topitje të gjithanshme dhe dëshirë të çakorduar njëherësh...Sikur isha tjetër njeri dhe jo ai djalë që kisha mbushur me pjeshkë kanatjeren e vjetër dhe të shqyer tek cepi nga nxitimi teksa kërceja nga pema dhe vrapoja sa më hanin këmbët nga 'mama dhia.'

Një çast më mbërtheu frika, po sikur vajza të zgjohej, e të më sulej dhe të më zgërlaqte me gjithë rroba. Me siguri doza e ilaçit për gjumë ishte shumë e fortë, ndaj e mposhta frikën. Më thanë të drejtën s'do të kisha kurajo të përballesha me këtë femër, paçka se ishte krejtësisht lakuriq. Mbi të gjitha do të më rëndonte ndjenja e fajit të panjohur.

Nuk kisha guxim t'i prekja përsëri flokët, më trembte shkëndijimi. U zgjata ngadalë, me shumë kujdes, me frikën e zgjimit të vajzës dhe përgjegjësisë së fajit. vendosa buzët mbi cepin e buzëve të saj. U largova vrulltas. S'u ndje asnjë reagim. Atëhere mora guximin dhe i puthita buzët mbas buzëve të saj. Çuditërisht nuk ndjeva asgjë përveç një akullsire të lemeritshme, por ajo ishte puthja ime e parë, buzë për buzë, ndaj fajësova mosnjohjen time dhe asgjë më shumë... megjithatë nuk guxoja ta puthja më. Gjithsesi atë çast puthjet buzë për buzë m'u dukën marroqe, ta pakuptimta, përderisa ishin aq të ftohta. Buzët e plota të vajzës m'u dukën të njomura...

Gati harrova dimërimin e buzëve të vajzës, të cilat më ngjasuan nga ftohtësia me copërat e akullit, që këpusnim nga streha e shtëpisë, i lëpinim gjithë kërshëri, aq sa na mpiheshin buzët, dhëmbët dhe na digjte gryka. megjithëse nuk ndjenim ndonjë shije të veçantë, përsëri i lëpinim me ngulm. Lëpirja vazhdonte derisa akulli shkrihej dhe uji na hynte tinëzisht në mëngë...

Një hop m'u bë sikur vajza po përpëliste qerpikët e gjatë, gati sa nuk më ngriu gjaku nga frika. Bëra tre hapa prapa. Shpina m'i ngjesh mbas murit të pasuvatuar. Sikur të ngrihej dhe të gremisej drejt meje, të bërtiste, të më hakërohej, pse jo mund t'i ngulte gishtërinjtë në fyt dhe unë do të përpëlitesha fare pranë lakuriqësisë si një zog i trembur e pa shpresë. Hutimi t'i shkurton krahët.

Prita një copë herë. Asgjë nuk ndodhi. Vajza vazhdonte të qëndronte shtrirë, krejt zbuluar, me çarçafin, që ia kisha flakur ndër këmbë. Përderisa po shqyrtoja ngeshëm e me qëllim nudizmin e femrës, nuk isha më fëmijë që, të kacavjeresha nëpër pemë për të vjedhur pjeshka, ndaj duhej të mblidhja veten, ndryshe të ikja me vrap e të lija këtë vajzë qetësisht. Mora guximin iu afrova sërish. Përsëri habia më cytte në mendime, si mund të qëndronte kaq gjatë, zhveshur dhe të mos ndjente ftohtë! E puthura ishte e fortë, si të ndjeja njomësinë e buzëve të saj. Kaq e vështirë të ishte puthja. Pse është kjo mani çmëndurake e njerzve të etur marrëzisht pas puthjes, kur ato janë tmerrësisht të akullta? Vetëtimthi më mbiu një mendim. Preka me kujdes trupin e vajzës që nga majërat e gishtërinjve të këmbëve, në gjunjët, kofshët, deri tek gjoksi. Aty tek gjinjtë dorën e mbajta më gjatë. Vajza kishte kohë që qëndronte e ngrirë, palëvizur, pafrymë, Ndërkohë dita po thyhej. Dhoma kish vetëm një dritare të vogël, krah murit të lartë të spitalit. Drita depërtonte si e mekur, ambienti po përmbytej ngadalë nga terri. Trupi i lakurqtë i vajzës, dukej sikur po zhvendosej, largohej flluidshëm, mbështjellë me errësi.

E dridhura mi mbërtheu fillimisht majërat e këmbëve, u përhap me shpejtësi në gjithë trupin. Ç'mund të bënte kjo vajzë gjithë natën e zhveshur, mbuluar me një çarçaf fare të hollë! Ta hajë dreqi, a mund të ishte kaq marrëse kjo vajzë e bukur. Ajo nuk duhej të qëndronte kurrësesi kështu, e zhveshur, në një dhomë shumë të ftohtë, për orë të tëra. Dëshira për ta zgjuar ishte shumë më e fortë se gjithçka tjetër, ndaj e shkunda nga shpatullat. Vajza nuk po zgjohej! Përse?! Dhoma po përfshihej nga një errësirë e madhe. Më mbërtheu ankthi dhe frika. Ngrita çarçafin e mbulova, duke vështruar me frikë dhe me keqardhje vajzën e hijshme. Eca nxitimthi së prapthi. Hapa derën. Dola. Befas u gjenda në duart eshtake të 'mama dhisë'.

- Të zura zuzar, - hunguriti 'mama dhia'.

- Më zure, - ia prita.

- Ishe fshehur në dhomën e të vdekurve hë, kujtoje se do të më shpëtoje.

Trupi m'u drodh si gjeth dhe murmurita me naivitet.

- Aty ishte një vajzë.

- Çfarë, -ia pat mama dhia dhe ia plasi të qeshurit me të madhe, po rritet me të vërtetë një brez i çmëndur. Çfarë doje të gjeje zotrote aty, Ufo?

Roja vazhdonte të qeshte me të madhe, gishtërinjtë po dobësonin shtrengimin nga supet e mi. U shkëputa me vrull dhe ia krisa vrapit. 'Mama dhia' as që çau kryet për ikjen time, por vazhdonte të qeshte pa ndrërprerje.

Për të larguar topitjem dhe të papriturën, hipa në murin e lartë të senatoriumit, kërceva furrishëm aty, përpak sa nuk ndrydha këmbën. Turra vrap në çezmën më të afërt. Futa duart në ujin e rrjedhshëm. Fillova t'i kruaja mbas postafit me furi. Fërkova fytyrën, buzët, duke përhapur gjithandej cerka pështyme...

Nga : Kristaq Turtulli : Thjeshtësia dhe mendimi filozofik te poetika e Kostaq Dukës ne librin poetik "Ne dy hapesira".



Thjeshtësia dhe mendimi filozofik te poetika e Kostaq Dukës ne librin poetik "Ne dy hapesira"



Është dëgjuar mes krijuesve dhe më gjerë, teksa flitet me moskokëçarje në bisedë e sipër, ndoshta dhe me trishtim të hapur për vdekjen e librit dhe triumfin e internetit, face bookut, twiters etj. Dikush tjetër ngulmon me kokëfortësi se kjo ikje, humbje e paralajmëruar është me e mira e të mirave e kollajshmja moskokëçarëse në jetën moderne. Nuk është më e nevojshme të botosh libër, të ndjesh fërfërimën drithëruese te fletëve të librit, drithërimën që përçohet instinktivisht midis autorit dhe lexuesit, erën karakteristike të shtypjes. Seriozitetin, përgjegjësinë, pa llogaritur këtu shpenzimet dhe ëndërrimet, mjafton ta hedhësh krijimin tënd nëpër faqet e ndryshme të internetit dhe qëllimi i autorit është i realizuar.
Krijuesit 'konservatorë' fanatikët e sinqertë të librit të shtypur dhe të botuar, heshtazi krijojnë dhe botojnë pa u kushtuar rëndësi fjalënajës...
Ndaj kur na bie ndonjë libër në dorë te një miku, shoku a të njohuri nëpërmjet internetit, në mënyrë instiktive, pa e pasur plotësisht mendjen e aty, e mban librin një copë herë në dorë, e kthen e shfleton nxitimthi faqet, i sheh kopertinën, faqosjen, lidhjen. E lë një copë herë mbi komodinë duke risjellë nëpër mend kur e ke njohur, rininë, moshën e pjekurisë, momente të ndryshme të janë ngulur në kujtesë si dhe krijimtarinë e mëparshme të autorit etj.
Më konkretisht me librin poetik të mikut të hershëm Kostaq Duka: 'Në dy hapësira.' Botuar në Shqipëri, në shtëpinë botuese D.I.J A. Pogradec.
Kostaq Duka erdhi me këtë libër poetik pas disa vëllimeve poetike: 'Thjeshtësi',' Flas me barin,' 'Trëndafili që çelte në janar.' Drama, dhe dy libra me tregime, duke na sjellë shqetësimin dhe impenjimin e mërgimtarit dhe krijuesit ndaj problemeve të kohës.
Poeti qysh në poezitë e para botuar në gazetën e asaj kohe: 'Zëri i rinisë', kur ish në bankat e shkollës së mesme, solli një zë të sinqertë, ashtu thjeshtësisht pa zhurmë dhe bujë, por që tërhoqi vëmendjen e krijuesve dhe dashamirësve. Kjo thjeshtësi dhe sinqeritet u shpalos në librin e tij të parë të botuar disa vite më vonë me të njëjtin titull. Dhe nga libri në libër e mbrujti me mendimin filozofik dhe tensionin poetik.
Në librin e tij më të fundit: ' Në dy hapësira', poeti Kostaq Duka na vjen më i pjekur me një vizion më të qartë dhe impenjues. Autori është vëzhgues i hollë i jetës, i kujdesshëm, i kursyer në fjalë, si gjithnjë i saktë, ndërkohë qëmton, kthjellon mendimin dhe gjetjen interesante. Ai endet, lëviz, shtrihet, shqetësohet, preokupohet, përjeton situatat, merr frymë midis dy hapësirave të cilat ndahen në mijëra kilometra, siç është fati i emigrantit dhe krijuesit. Qysh në kopertinën e librit të krijohet përshtypja e shtrirjes, hapësirës, largësisë, shkëputjes, por të rënduar paksa nga ngjyra blu e errët e pasigurisë, dëshirës, përpjekjes së madhe për të kapërcyer dhe kapur shkëndijimin vezullues që është shpresa, liria, ëndrra e bardhë endet tutje në sfond.
Libri poetik ndahet në katër nëntituj: 'Lëvizja e shpirtrave. Në dy hapësira. Botë dhe Dashuria.' Secila nga të katra cikle poetike ka tematikën dhe veçorinë në optikën e përzgjedhur të poetit. Pjesa e parë qysh në titull është gjetje të mençur: 'Lëvizja e shpirtrave.' Autori na jep sendërtimin filozofik dhe shpirtëror. Jetën, lëvizjet e domosdoshme, ndryshimet e dhimbshme por të natyrshme në kushte e ndryshimit dhe të zhvillimit. Si tek poezia e bukur, njerëzore dhe koncize: 'Natyrë e qetë.' Kjo poezi në dukje është e tillë, e natyrshme, e vërtetë por që pranohet me trishtim, e pamundur për të ndalur ndryshimin, në rrjedhën e harbuar të largesës së jetës:
Në fillim një tenxhere mjaftonte për dy.
Pastaj na u desh një tenxhere e madhe,
Orkestër gurgulluese për pesë vetë...
Derisa iu kthyem tenxheres së vogël,
Të vitit të parë të martesës....
Kjo poezi me figurën e gjetur të tenxheres mbart të vërtetën tunduese të ndryshimit, të familjes, rritjes, martesës dhe të plakjes. Gjetje e saktë dhe impresionuese. Poeti është i lidhur shpirtërisht e respekton ka mall dhe dashuri për shtëpinë prindërore, familjen dhe të dashurit e tij. Ai gjithnjë i ka kënduar, prindit, nënës, bashkëshortes dhe djalit që dhe tani kur është bërë burrë e është larg, përsëri prindi mbetet pa gjumë dhe ka merak.
Tek poezia e shkurtër dhe të ngjeshur me mendim: 'Fjala' autori përsëri operon me mendimin filozofik duke na përçuar një mesazh të rëndësishëm, se fjala përndrit fjalën kur nga eter diturie del dhe fjala vret fjalën kur injoranca egërsisht e vjell. Neve gjithnjë na ka mundur dhe prangosur fjala që të vret më tepër se plumbi dhe të pret më shumë se shpata, e lëshuar me qëllim, pa përgjegjësi, në erë dhe pas shpine. Autori ka qëlluar në të vërtetën...
Poeti do të jetë i çiltër dhe i hapur me miqtë vet poetë dhe me të tjerë, ndaj me thjeshtësi u drejtohet miqve të tij, nëse e doni vërtet mos e lodhni me deshifrimesh dhe lavdërimesh pa fund, tek poezia : 'Miqtë e mi.'
Oh, ju e dini,
Sheqeri i tepërt gjakun e helmon paprerë,
Sikurse
Mediokrin e bën të fluturoje thonjëzuar
Pas tullumbaceve pa vlerë.
Poeti beson tek sinqeriteti dhe miqësia sepse dhe i verbëri e shumëfishon pamjen me sytë e miqve, ndërsa i vetmuari magjinë e ngjyrat e botës i zbardh me ankthin e kotësisë, të mosekzistencës. Poezia:' I verbëri dhe i vetmuari.'
Tek poezia:' Në dy hapësira.' Që ka marrë dhe vetë libri, të krijohet përshtypja e lajtmotivit të vetë mendimit, tematikës dhe problematikës së librit, pse jo dhe të shumë emigrantëve të larguar në vite por që janë të lidhur me shumë fije të dukshme dhe të padukshme me vendlindjen. Por artisti, poeti është diçka më ndryshe se të tjerët, nuk mund ta mbyllë kapitullin e mëparshëm dhe të hedhë tre gurë pas vetes në momentin e ikjes. Krijuesi përsëri i mbart pas kudo që shkon si një hamall i madh; mallin nostalgjitë, përjetimet dhe emocionet përçuese janë më të mëdha. Ndaj dhe poeti Kostaq Duka,paçka se është mijëra kilometra larg përsëri, fle, ngrihet, punon me orën e vendlindjes. Me të gjallët e të vdekurit, shpresat jetime të lënë diku rrugëve, përzihen e copëtohen si meteorë hapësirave të orëve të Shqipërisë. Por autori gjithnjë me shtrirje njerëzore thotë:
Syri tej në dialog me diellin dhe shëmbëlltyrat
E mundit njerëzor të lirisë
Ngre e ul shatërvanë drite të një realiteti të ri...
I madh është malli i Kostaqit për vendlindjen, qytetin e lindjes Korçën e dashur, qytetin e serenatave, Parizin e vogël, për rrugët e pastra karakteristike me kalldrëm me ajrin e pastër dhe plot diell. Korça e ka dashur fort autorin, si çdo bir të saj. Dhe këtë qytet me fllad dhe zemër, poeti e ka dashur si dashurinë e parë. E autori e thotë bukur/ I hutuar, fluturak, këmishë shkopsitur, këpucë ngrënë mbi kaçurrelat-gurë të rrugëve të tua./ Autori thotë se e ka dashur Korçën si grua, sepse ka mbjellë dëshira dhe ëndrra, ka grirë e tretur inate burri pa fund/. Dhe në strofën e fundit të poezisë e thotë bukur:
Të kam dashur si nënë Korça ime,
Herë më dukesh e madhe, dhe e vogël,
Plakushe grindavece...
Të tjerët ngrenë gradaçiela.
Ti pastron e llamburit shtëpitë përdhes
Për bijtë
Që me erë borziloku të ndjejnë përkëdheljen tënde...
Poezitë e tjera të këtij cikli si : 'Sofati dhe plaka'. 'Takimi i parë me djalin emigrant'. Me fjalë të sakta dhe të kursyera, të tensionuara, me dhembje të përmalluar dhe intensitet poeti në këtë poezi aq jetësore, të natyrshme, na jep momentin emocional drithërues të takimit midis prindit të malluar të merakosur dhe djalit të lodhur nga rruga e gjatë gjithashtu i dëshiruar për një fjalë dhe përqafim të ngrohtë.
Kravatë zhubrosur
Mjekër pushuar.
Sy të trembur të paqetë
Buzëqeshje malluar,
Një ankth të përgjakur,
Katër duar ne përqafim kryqëzuar...
Interesant është triptiku poetik kushtuar aktorit të talentuar korçar, artistit të popullit Vangjush Furxhiut. Ne të gjithë e mbajmë mend atë talent të madh të artit dhe të skenës, me rolet e tij të spikatura. Kostaqi na i jep me vërtetësi në poezi atë portet njeriu dhe artisti me art dhe dashuri.
Pjesa e katërt dhe e fundit e librit poetit të poetit Kostaq Duka është cikli kushtuar ndjenjës më të brishtë dashurisë. Autori edhe në këtë cikël operon me mendimin dhe nuk është vetëm, nuk e lë në kuadrin e konstatimin dhe të ndjenjës brishtë, por gjykon me syrin e ftohtë dhe shpesh herë e kritikon për indiferentizmin dhe deri diku ndjehet i penduar për ato kohë të mrekullueshme, naive, të sinqerta, të vrullshme rinore që nuk mund të kthehen më.
Dikush na ka dashur,
Por o Zot,
Përse marrëzisht me lotët e saj jemi tallur?!
Pas dikujt, pas dikujt jemi 'harruar'
....
Në rini s'ka kohë ta zgjidhim
Në pleqëri mbetemi të vonuar...
Gjithashtu në poezitë e këtij cilki si : 'Zjarri, ' Kasollja e dashurisë,' Puthja' E dashura ime e parë ishe bora'. Bëmë sikur harruam etj.
Nga cilki në cikël dhe nga poezia në poezi autori e merr përdore lexuesin dhe ne ndjejmë flladin e freskët. Kostaq Duka në librin e tij të katërt poetik: 'Në dy hapësira,' tregon pjekurinë poetike, kujdesin në përzgjedhjen e temës, mendimin filozofik, figurën, fjalën e gjetur dhe afirmim...

http://www.kristaqturtulli.com/index.php?p=1_2_Biography

http://sq.wikipedia.org/wiki/Kristaq_Turtulli

http://www.kristaqturtulli.com/

Kirurgu “i krisur” amerikan dhe mjekësia e sotme



ISUF KALO


Asnjëri nga kolegët që po e dëgjonin në Boston atë ditë të vitit 1905 kirurgun amerikan Ernest Kodman, nuk e mori dot me mend se ato që ai po u propozonte për përmirësimin e shërbimit spitalor do të shndërroheshin një shekull më pas në një lëvizje transformuese cilësore të sistemeve shëndetësore kudo në botë. Ata ishin mërzitur duke dëgjuar herë pas here prej këtij kirurgu të talentuar por “turbullues”, ide dhe propozime të çuditshme. Dhe nuk do të kalonte shumë kohë që Kodmani do t’i paguante shtrenjtë “andrallat dhe shqetësimet” që u krijonte kolegëve dhe drejtuesve të spitalit me vizionet për ndryshimin dhe përkushtimin pasionant të tij për t’i vënë ato në zbatim.
I KEQKUPTUARI I MADH
I lindur në një familje intelektuale elitare, i diplomuar “cum laude” në Kolegjin e Harvardit e pastaj në shkollën e mjekësisë së Harvardit, “heretiku” Kodman me gjenerimin e një sërë idesh transformuese të shprehura këto në mbi 100 libra e botime, ishte megjithatë i gjithëpranuar si një nga kirurgët më të e mëdhenj të shekullit të 20-të. Emri i tij është i memorizuar në një sërë aspektesh të veprimtarisë së tij të larmishme profesionale: “Tumori Codman”, “Shpatulla Codman”, “Ushtrimi fizio-terapeutik Codman”, “Simptoma Codman”, “Paradoksa Codman”. Por, mbi të gjitha, ai do të hynte në historinë e mjekësisë moderne si reformatori i madh e brilant i sistemeve shëndetësore dhe njëkohësisht si novatori më fatkeq, më gjatë i keqkuptuar nga bashkëkohësit e tij. Themelues dhe president i parë i Shoqatës Amerikane të Kirurgjisë Klinike, Ernest Kodmani u bë pionieri i standardeve të cilësisë në kujdesin spitalor. Ai promovoi kulturën dhe metodat e matjes së cilësisë dhe sigurisë në praktikën mjekësore, e cila do të përhapej shumë shpejt në të gjithë rrjetin e sistemit shëndetësor. “Standardet e cilësisë së kujdesit mjekësor duhen përcaktuar dhe duhen matur jo thjesht për t’i ditur, por për t’i rritur”, thoshte ai. Në vitin 1917, në krye të Shoqatës Amerikane të Kirurgjisë Klinike, ai ideoi dhe udhëhoqi programin e parë të standardizimit spitalor, i cili shpejt do të përhapej edhe në vende të tjera anglishtfolëse: Kanada, Australi, Zelandën e Re dhe Angli. Me to filloi edhe epoka e një mekanizmi të ri përmirësues të cilësisë në shëndetësi, ajo e Akreditimit të institucioneve dhe qendrave mjekësore, e cila është tashmë një lëvizje e pandalshme në Europë dhe në botë.
IDE TË REJA – QASJE E VJETËR
Në takimin me kolegët e tij kirurgë në vitin 1905, Kodmani pati shpalosur së pari para tyre atë që ai e quajti “The End Result Idea”. Në thelb të saj ishte kërkesa për “transparencën e eficiencës spitalore”, ose, e thënë ndryshe, e matjes dhe raportimit sistematik të rezultateve spitalore vjetore direkt te pacientët, qytetarët dhe publikun e gjerë. Kodmani kërkoi nga spitalet të vendosin detyrimisht sisteme monitorimi të vazhdueshme të rezultateve të kujdesit mjekësor të çdo rasti, në mënyrë që të dhënat për to të jenë të disponueshme për t’u vlerësuar nga profesionistët, nga administrata e spitalit, nga siguracionet shëndetësore, ose çdo inspektor tjetër i autorizuar. “Çdo spital duhet të monitorojë rezultatet te secili pacient i shtruar, me qëllim që të vlerësohet nëse shërbimi e kujdesi ndaj tij kanë qenë të suksesshëm apo jo. Dhe nëse jo, të analizohet përse jo. Kjo do të mundësojë, – vazhdonte ai, – që të identifikohet praktika më e mirë dhe të parandalohen gabimet e dështimet e ngjashme në të ardhmen”. Qasjeve nervoze të kolegëve të pakënaqur me këto kërkesa të padëgjuara më parë ai iu kundërvuri kredon e tij të palëkundur: “Është në të mirë të të sëmurëve dhe në të mirën tonë që të matim e t’i dimë rezultatet tona. Dhe t’i bëjnë ato publike. Pa njohur vërtetësisht vetveten, nuk do të mund të përmirësohemi”, besonte ai. Dhe Kodmani këmbëngulës nuk i ndante fjalët nga veprat. As predikimet nga shembulli i tij konkret.
BËNI SI THEM UNË, BËNI SIÇ BËJ UNË
Kodmani pranoi haptazi publikisht disa nga gabimet e kryera prej vetë atij në praktikën klinike kirurgjikale. Ky ishte hap i parë i asaj që do të bëhej një shekull më pas kërkesë imperative për spitalet: regjistrimi dhe raportimi vullnetar i gabimeve humane profesionale. Synimi ishte minimizimi dhe evitimi i përsëritjes së tyre në të ardhmen. Ndërkohë, në një analizë që u bëri pas daljes nga spitali mënyrës si ishin mjekuar 337 të sëmurë të shtruar në të, ai gjeti se 123 prej tyre ishin mjekuar në mënyrë jokorrekte, madje të gabuar. Ky ishte ndër të parat auditime të brendshme spitalore të praktikuara në mjekësi, si dhe shembull konkret i transparencës publike që ai predikonte për rezultatet e një spitali. Kodmani madje propozoi të krijohen regjistra kombëtarë për secilën sëmundje apo specialitet specifik, ku të pasqyroheshin si sukseset, ashtu dhe dështimet lidhur me rezultatet e pritshme. Këto do të shërbenin më pas për të analizuar çdo vit veprimtarinë e secilit prej tyre dhe për të nxjerrë konkluzione, mësime dhe detyra drejt përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë. Pa i ndarë asnjëherë fjalët nga veprat, Kodmani inicioni vetë i pari një regjistër të tillë për tumoret kockore, fushë për të cilën ai kishte interes të veçantë profesional. Regjistrat e tillë për sëmundje specifike përbëjnë tashmë në Europë dhe në botë një nga mjetet e frytshme për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës dhe cilësisë së kujdesit, si dhe të perfeksionimit të vazhdueshëm profesional të stafit mjekësor. Danimarka për shembull, ka në funksionim regjistra të tillë për 81 sëmundje, Suedia 58 etj. Por, ambienti mjekësor konservator dhe fanatik, i mësuar me fshehtësinë profesionale, i priti me armiqësi dhe irritim novacionet e Kodmanit. Të bezdisur dhe të shqetësuar me të për ndryshimet “ekscentrike” që propozonte, kolegët dhe drejtuesit e institucionit i imponuan atij të dorëhiqej nga spitali. Në fakt, ky ishte reagim i pritshëm. Thuajse kudo e kurdo novatorët që trazojnë në mënyrë pasionante rutinën, inercinë dhe limontinë e veprimtarisë së përditshme, pësojnë të njëjtin fat.
PARASHIKIM I SAKTË
“Më kanë quajtur ekscentrik, – do të shkruante pas kësaj i dëshpëruar Kodmani, – sepse kam thënë publikisht që spitalet, nëse dëshirojë seriozisht të përmirësohen, duhet së pari të njohin çfarë rezultatesh kanë, duhet t’i analizojnë ato, të gjejnë pikat e forta dhe të dobëta të tyre, duhet t’i krahasojnë rezultatet e tyre me ato të spitaleve të tjera, duhet të shpërblejnë stafin në bazë të asaj çka ata kanë bërë dhe arritur me pacientët e tyre. Jam i sigurt që mendime të tilla nuk do të jenë më ekscentrike pak vite më pas”, parashikoi ai. Dhe parashikimi u vërtetua. Gati një shekull më pas, në revistat mjekësore amerikane, Dr. Stewenson dhe Dr. Cortese do të pranonin përulësisht se “Kodmani kishte të drejtë atëherë dhe ai ka të drejtë edhe tani”. “Transparenca ishte në atë kohë problem madhor i profesionit mjekësor amerikan; dhe transparenca është problem i profesionit mjekësor amerikan edhe sot”, pohuan ata. Agjencia amerikane e akreditimit të spitaleve, e para e tillë në botë, e ngritur që në vitin 1917 mbi standardet e krijuara nga komisioni që kryesonte Kodmani, me të drejtë e quan atë si babain e Standardizimit dhe Akreditimit në shëndetësi. Në nderim të tij ajo botoi në vitin 1996 veprën e tij “Eficienca spitalore”, e cila është tashmë një lloj bible e menaxhimit të cilësisë, sigurisë dhe performancës të sistemeve së sotme shëndetësore.
“GJEMBAT” E MJEKËSISË
Vizioni i Kodmanit për transparencë publike të profesionit mjekësor lidhur me rezultatet e kujdesit shëndetësor ishte për kohën tejet i avancuar krahasuar me mentalitetin e trashëguar mbizotërues në të. Ai prekte një tabu sensitive të mjekësisë që lidhet me prestigjin, krenarinë profesionale dhe fshehtësinë e brendshme të veprimtarisë të saj. Tradicionalisht, veprimtaria mjekësore është e bazuar në besimin paraprak të pacientëve dhe qytetarëve, që mjekët bëjnë për ta gjithçka të mundur me vullnetin e dëshirën më të mirë. Mjekët punojnë sipas motos kristiane: “Çdo gjë na falet përderisa është kryer me zemër të pastër dhe qëllim të mirë”. Prandaj çdo kërkesë për të nxjerrë para publikut të gjerë të vërtetat e fshehura brenda saj, ajo i ka kundërvënë si mburojë “paprekshmërinë e autonomisë së saj profesionale”. Por, “gjeni institucional” i praktikës mjekësore është mjaft i fortë. Ai imponon përsëritjen e pandërprerë të vetvetes me të njëjtën rutinë e me të njëjtat shprehi. Kodmani guxoi ta prishë këtë rregullsi. Dhe pagoi haraçin e shtrenjtë. Mirëbërësi i madh u mallkua si “djali plëngprishës i mjekësisë”.
TRANSPARENCA SI MJET, JO SI QËLLIM
E vërteta është që transparencën lidhur me rezultatet e kujdesit mjekësor Kodmani nuk e synonte si qëllim në vetvete, por si mjet për të promovuar dhe arritur tri qëllime madhore në dobi të sistemit shëndetësor: Së pari: përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Nocioni i Kodmanit për cilësinë në kujdesin spitalor ishte më i avancuar se sa thjesht ai i “kontrollit” apo i “sigurimit të cilësisë” që praktikon industria për produktet. Ai e shikonte vlerësimin e cilësisë jo si fotografim të çastit, jo si akt verifikimi episodik dhe statik, por si proces i vazhdueshëm përmirësimi dinamik drejt perfeksionimit të pafund. Pikërisht ky nocion do të adaptohej më pas edhe nga industria e automobilave në “ciklin e Demingut” dhe në programin e OBSH-së në vitet 1980 për zhvillimin e cilësisë dhe performancës në sistemet shëndetësore. Qëllimi i dytë madhor i Kodmanit lidhur me transparencën e rezultateve ishte të ndihmonte pacientët të bënin zgjedhjen duhur të praktikës mjekësore cilësisht më të mirë. Në fakt, “kështjella misterioze” e mjekësisë pati qenë në kohën tij thuajse krejtësisht e mbyllur për pacientët dhe publikun e gjerë lidhur me cilësinë dhe rezultatet profesionale. Hapja që ai propozonte qe element thelbësor i demokratizimit të brendshëm të saj. Edhe në këtë drejtim, Kodmani mund të quhet pionier i “vendosjes së pacientëve në qendër të sistemit shëndetësor”, çka përfaqëson sot një nga trendet konceptuale bashkëkohore të reformimit të sistemeve shëndetësore. Transparenca mjekësore u mundëson pacientëve të bëjnë përzgjedhje dhe të jenë konsumatorë aktivë e racionalë në tregun konkurrues të shërbimeve shëndetësore. Në këtë kontekst, një organizëm europian, “Health Consumer Index”, është ngritur dhe funksion që nga viti 2008 për të matur, krahasuar dhe publikuar në interes të pacientëve rezultatet e kujdesit shëndetësor në vendet e BE-së. Në të, si përjashtim që nga viti 2010, merr pjesë edhe shëndetësia jonë. Një mekanizëm tjetër i iniciuar prej Kodmanit në ndihmë të pacientëve për zgjedhjen e praktikës apo qendrës mjekësore cilësisht më të mirë është akreditimi i qendrave shëndetësore. Certifikata e Akreditimit në murin e institucionit shëndetësor u konfirmon pacientëve që aty kujdesi mjekësor është cilësor dhe i sigurt në përputhje me standardet. Qëllimi i tretë i Kodmanit për transparencën e rezultateve mjekësore ishte të ndihmonte mjekët në procesin e kualifikimit e perfeksionimit të vazhdueshëm profesional nëpërmjet mësimit nga eksperiencat pozitive, si dhe nga gabimet e dështimet e njëritjetrit. Duke vënë në bazë të edukimit profesional faktet konkrete të arritura në praktikën mjekësore, Kodmani hodhi hapin parë në krijimin e Mjekësisë të Bazuar në Evidencë Shkencore, e cila do të institucionalizohej në formën e plotë vetëm në vitin 1973 nga një koleg tjetër i shquar, Archie Conchrani.
KOHA E KODMANIT?
Natyrisht ai nuk qe profet. Dhe as e pretendoi të ishte i tillë. Qe një vëzhgues i përgjegjshëm dhe një pasionant i ndryshimit të vazhdueshëm, një guximtar i paepur që u ngrit mbi rutinën e praktikës mjekësore, mbi vogëlsitë e aspekteve klinike të këtij e atij specialitetit të ngushtë dhe hodhi vështrimin në tërësinë e sistemit shëndetësor. Ai mundi të shquajë në horizontet e largëta të ardhshëm ato që ishin të padukshëm për kolegët e tjerë. E gjithë jeta e tij qe histori sfidash, arritjesh dhe e një keqkuptimi të madh. Dhe më në fund, e një kthimi të madh. Sepse konceptet reformuese të Kodmanit po zbatohen sot gjerësisht në mjekësinë bashkëkohore në SHBA, në Europë edhe në botë. Ato gjetën rrugë për të ardhur edhe në Shqipërinë tonë. Idetë e tij dhe qëllimet që synoi në dobi të përmirësimit cilësor të sistemeve shëndetësore janë iniciuar në njërën apo tjetrën masë edhe te ne. Standardet e cilësisë së Kujdesit shëndetësor, të cilat ai i propozoi i pari, janë tashmë të përcaktuara e të botuara 5 vitet e fundit në Shqipëri jo vetëm për spitalet, por edhe për kujdesin parësor, atë stomatologjik, farmacinë dhe laboratorët klinikë. Mbi bazën e matjes së tyre është ngritur, institucionalizuar dhe legalizuar akreditimi i detyruar i qendrave shëndetësore për t’u konfirmuar pacientëve kompetencën dhe cilësinë e shërbimeve që ato ofrojnë. Performanca e spitaleve dhe e qendrave shëndetësore maten në bazë treguesish të përbashkët dhe monitorohen sistematikisht, ndonëse transparenca e raportimit të tyre publik për informim të pacientëve dhe qytetarëve ende çalon. Propozimi i Kodmanit që personeli mjekësor të paguhet sipas rezultateve të arritura, është vënë tashmë në sistem nga ISKSH si mekanizëm shpërblyes i performancës më të mirë në kujdesin parësor. Ndërkohë, demokratizimi i brendshëm i mjekësisë dhe hapja ndaj pacientëve ka bërë hapa sinjifikativë përpara. Ekziston tashmë që në vitin 2010 “Karta Shqiptare e të Drejtave të Pacientëve”, në të cilën, ndër të tjera, janë kodifikuar e drejta e tyre për informim dhe ajo e zgjedhjes së praktikës mjekësore. Procesi i kualifikimit të vazhdueshëm profesional të mjekëve po kështu është institucionalizuar, ndonëse shkëmbimi i rezultateve mes qendrave mjekësore ende nuk është shprehi. Hapat e parë të “Mjekësisë të Bazuar në Evidencë” janë hedhur dhe falë saj, 104 udhërrëfyesit e parë të praktikës mjekësore më të mirë bazuar në faktet e besueshme shkencore janë hartuar e vënë në dispozicion të shëndetësisë tonë.
NJË EKSCENTRIK TJETËR?
A ka bust a përmendore të Kodmanit në ndonjë spital ose shesh? A njihen e nderohen nga kolegë të tij kirurgë, drejtues spitalesh apo mjekët e tjerë emri dhe kontributet e tij? Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: Ernest Kodmani është sot prezent kudo në botë në reformimin e sistemeve shëndetësore me vizionet, idetë dhe bindjet gjeniale të tij. Një falënderim të madh Dr. Kodman edhe nga Shqipëria. Mjekësia e sotme do të ishte me fat të kishte një tjetër “ekscentrik” si ty.

Ngjan edhe kjo:I çonte kafenë gruas në shtrat… me bar miu

Një mjek i respektuar në Tenesi, SHBA, i cili është nominuar për një çmim nacional, është akuzuar se ka helmuar gruan e tij prej 14 vitesh, prej të paktën pesë muajsh me doza të vogla bariumi. Dr. Hal Hill, 52 vjeç, e ka vendosur elementin toksik në kafenë e gruas së tij, Liesa, ndërsa ia çonte atë çdo ditë në shtrat, duke treguar “afeksion”. Në fakt, çdo kafe i shkaktonte asaj dhimbje të forta stomaku dhe gjendje të fikëti. Gruaja e mjekut e kuptoi të vërtetën kur e pa vetë të shoqin duke i hedhur substancën fshehurazi në kafe. Ajo mori një kampion të saj dhe e dorëzoi në Polici. Gruaja u shokua kur mësoi se kishte marrë barium, apo bar miu, dhe një sasi më e madhe do të kishte qenë fatale, por e dallueshme. Ajo nuk po e pinte më kafenë e mëngjesit dhe u bë më mirë. Denoncoi të shoqin dhe fitoi përkohësisht kujdestarinë e fëmijëve, 11
dhe 12-vjeçarë.

 
Dr. Hal Hill

bulohet biografia e parë e Enver Hoxhës nga Nako Spiru


Shtëpia botuese “Naimi” publikon kujtimet e Franko Benantit
Ka ardhur fillimisht si pushtues, pastaj ka kaluar në anën e partizanëve, pas luftës është arrestuar, burgosur e akuzuar si agjent i Vatikanit. Një njeri që i ka përjetuar të gjitha. Një dëshmitar okular i Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, por edhe i zhvillimeve politike të brendshme. Bëhet fjalë për mjekun italian Franko Benanti, i cili pasi shpëtoi në mënyrë peripetike nga komunistët shqiptarë, i ka lënë historisë si një dëshmi të vyer një libër me kujtime.
Titullohet “Lufta ime më e gjatë: Shqipëri 1943-1948”, i botuar disa herë në Itali, por që në gjuhën shqipe publikohet për herë të parë nga botuesi Naim Zoto nën siglën “Naimi”, nën shqipërimin e Luan Malajt. Në rreth 350 faqe libër, Benanti na sjell përmes optikës së një të huaji, i cili i ka provuar të dyja anët e medaljes, një hark kohor të ngjeshur me ngjarje që do të shënjonin për një gjysmëshekulli historinë e shqiptarëve.
Duke qenë mjek i mobilizuar në Ushtrinë fashiste, Benanti erdhi me një mision të përkohshëm në Shqipëri për herë të parë në vitin 1941, ndërsa nga gushti i vitit 1943 deri në qershorin e vitit 1948 ai do të bëhej pjesë e kalvarit që pësoi ushtria e Musolinit. Pas shpartallimit të Ushtrisë italiane, shërbeu si mjek në spitalet partizane dhe vitet e fundit si “plaçkë lufte”.
Pikërisht për shkak të profesionit, gjatë rrugëtimit nëpër spitalet ambulante të luftës në Jug të vendit, Benanti do të shihte se ç’ndodhte me të vërtetë pas fasadës së luftës çlirimtare. Ai do të njihte nga afër protagonistët e LANÇ-it, duke filluar me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, Hysni Kapon, Nako Spirun, Koçi Xoxen, Gogo Nushin, Drita Kosturin, Ibrahim Dervishin, Liri Gegën, Islam Radovickën, Liri Belishovën, Tuk Jakovën, Spiro Moisiun, Haxhi Lleshin, Beqir Ballukun, Shefqet Peçin, Manush Myftiun, Riza Kodhelin, dr. Polenën, Sherif Klosin, Bedri Spahiun, Ramadan Çitakun e plot të tjerë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...