Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/08/12

Ngjan edhe kjo:I çonte kafenë gruas në shtrat… me bar miu

Një mjek i respektuar në Tenesi, SHBA, i cili është nominuar për një çmim nacional, është akuzuar se ka helmuar gruan e tij prej 14 vitesh, prej të paktën pesë muajsh me doza të vogla bariumi. Dr. Hal Hill, 52 vjeç, e ka vendosur elementin toksik në kafenë e gruas së tij, Liesa, ndërsa ia çonte atë çdo ditë në shtrat, duke treguar “afeksion”. Në fakt, çdo kafe i shkaktonte asaj dhimbje të forta stomaku dhe gjendje të fikëti. Gruaja e mjekut e kuptoi të vërtetën kur e pa vetë të shoqin duke i hedhur substancën fshehurazi në kafe. Ajo mori një kampion të saj dhe e dorëzoi në Polici. Gruaja u shokua kur mësoi se kishte marrë barium, apo bar miu, dhe një sasi më e madhe do të kishte qenë fatale, por e dallueshme. Ajo nuk po e pinte më kafenë e mëngjesit dhe u bë më mirë. Denoncoi të shoqin dhe fitoi përkohësisht kujdestarinë e fëmijëve, 11
dhe 12-vjeçarë.

 
Dr. Hal Hill

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...