2012-08-16

Zbret nga mali porsi zanë



Nga Arta Nazimi


Edhe deti është si femra


Tërë ditën e masin detin
Me një krrabë
Në thelllësi detrash gëmojnë
Pa kod
Në mbrëmje kthehen
Me strajcë të mbushur
A të zbrazur
Si dashnorët e trembur
Nga lajkat
Edhe deti është si femra
Në sytë e saj
Njëmijë dallgë i fsheh
Sekret i (pa)zbuluar
Në asnjë paragraf
Mallin ëndrrat nuk ia sheh
Qiellin e kall
Për një dashuri
Peshkatari deti e femra
Gjithmonë duken në duele
Dhe asnjëherë nuk besojnë
Fshehtësitë i ruajnë me xhelozi!

Ti fara ime e Dinjitetit


T'kam shpend të bardhë,
me flatrat e hapura
N'kët rrugë një kahëshe,
shtegtare e sojshme
T'i ndjeva ato lëkundjet,
e ndjenjës në shpirtë
Sy'trazuar prej puthjesh,
nga kjo Botë e ikur
Më mungon mua si drita,
kët natë si ta përcielli
N'mua je ajo flakëshpirti,
Ti fara ime e Dinjitetit



UTJE PËR NJË EMËR...

Kthe mbrapa. Ti forca ime
Ti vrulli im, ti dëshira ime
Përmallohu me vullnetin tim
Dhe mbaj veç një kujtim..
Diçka të njomë, të butë
Të lehtë ..
Diçka për krahët e fluturave të para,
Kthe, kthehu po të them,
Kthe dhembjen që më shkoi kot,
Kthej edhe shpresat e thata
Kthej të gjitha, gëzim e lot....
Kthe mos të ndal as dita as nata..
Ktheje...



Po ti mos derdh lotë moj nëna ime


Po ti mos derdh lotë moj nëna ime
pse rrugën e mora kokë ulur
S'jam e vetme në rrugën e gjatë
dhe malli që na ndan, s'ka për të humbur.

Fshije lotin nga syri moj nënë
se unë udhës kam dy yjet pranë
Njëri më ndriçon afër zemrës sime
Tjetri më ngroh shpirtin kur për ty kam mallë...

Po unë të kam thënë moj nëna ime
nuk të dua të trishtuar aspak
Kur këmbana e m...



MUNGESA E HËNËS

E preva hënën në dritare
Dhe lehtë e ula në një pjatë
Do t'a pjek në një furrë nate
Mbi një shkëmb,nën një saç...

Do t'a ndez për vajzën time
E medalion t'ia varë në qafë
Do t'a ngjyej më thërrime
E pak nga pak do ha kulaç...

Kulaç të pjekur ndezur në flokë
Kulaç të verdhë nën një gushë
Mbushur me gjalp e borzilokë
Me buzët zjarr,me buzët prush...

Ndaj s'kemi hënë ne për çdo natë
Dhe kjo është shumë e sigurtë,
Flokë verdha ime e fsheh nën qafë
Dhe unë e rris,dhe unë e puthë...


Sy'trazuar prej puthjesh

 
T'kam shpend të bardhë,
me flatrat e hapura
N'kët rrugë një kahëshe,
shtegtare e sojshme
T'i ndjeva ato lëkundjet,
e ndjenjës në shpirtë
Sy'trazuar prej puthjesh,
nga kjo Botë e ikur
Më mungon mua si drita,
kët natë si ta përcielli
N'mua je ajo flakëshpirti,
Ti fara ime e Dinjitetit


"Lëkundjet"e ndjenjës shpirtërore

T'i ndjeva "lëkundjet"e ndjenjës shpirtërore,
dhe qirinjët u fikën
po sa t'preka dorën,

Të putha unë ty "Shkuma ime më e bardhë"
ty gjëja e bukur që më ikën
si peshku në shtrat të Detit


Pa kod ne mbremje kthehem

 

Tërë ditën e masin detin
Me një krrabë
Në thelllësi detrash gëmojnë
Pa kod
Në mbrëmje kthehen
Me strajcë të mbushur
A të zbrazur
Si dashnorët e trembur
Nga lajkat
Edhe deti është si femra
Në sytë e saj
Njëmijë dallgë i fsheh
Sekret i (pa)zbuluar
Në asnjë paragraf
Mallin ëndrrat nuk ia sheh
Qiellin e kall
Për një dashuri
Peshkatari deti e femra
Gjithmonë duken në duele
Dhe asnjëherë nuk besojnë
Fshehtësitë i ruajnë me xhelozi!

UTJE PËR NJË EMËR...
Kthe mbrapa. Ti forca ime
Ti vrulli im, ti dëshira ime
Përmallohu me vullnetin tim
Dhe mbaj veç një kujtim..
Diçka të njomë, të butë
Të lehtë ..
Diçka për krahët e fluturave të para,
Kthe, kthehu po të them,
Kthe dhembjen që më shkoi kot,
Kthej edhe shpresat e thata
Kthej të gjitha, gëzim e lot....
Kthe mos të ndal as dita as nata..
Ktheje...

MUNGESA E HËNËS

 

E preva hënën në dritare
Dhe lehtë e ula në një pjatë
Do t'a pjek në një furrë nate
Mbi një shkëmb,nën një saç...

Do t'a ndez për vajzën time
E medalion t'ia varë në qafë
Do t'a ngjyej më thërrime
E pak nga pak do ha kulaç...

Kulaç të pjekur ndezur në flokë
Kulaç të verdhë nën një gushë
Mbushur me gjalp e borzilokë
Me buzët zjarr,me buzët prush...

Ndaj s'kemi hënë ne për çdo natë
Dhe kjo është shumë e sigurtë,
Flokë verdha ime e fsheh nën qafë
Dhe unë e rris,dhe unë e puthë...


Mos derdh lotë moj nëna ime
Po ti mos derdh lotë moj nëna ime
pse rrugën e mora kokë ulur
S'jam e vetme në rrugën e gjatë
dhe malli që na ndan, s'ka për të humbur.

Fshije lotin nga syri moj nënë
se unë udhës kam dy yjet pranë
Njëri më ndriçon afër zemrës sime
Tjetri më ngroh shpirtin kur për ty kam mallë...

Po unë të kam thënë moj nëna ime
nuk të dua të trishtuar aspak
Kur këmbana e m...

Mal i çveshur për karshi

 

Ja edhe vendlindja ime,
Mal i çveshur për karshi
Ka çelur sfaka tejpërtej
Luleverdhat ngjyrëflori;
Ja shtëpia ku kam lindur
Dhe kopshti im i mbetur shkret
Plep i moçëm është tharë
Si pena ime si një asket;
Ja dhe porta me sofatin
Ku ulej mbrëmjeve babai



AKOMA SE KAM GJETUR . . .

 

Bëj të nxjerr një këngë të vjetër
Që rri fshehur thellë në shpirt
Por akoma se kam gjetur
Në është këngë,a është flirt . . .

Ajo vjen e vogël fare
Del e zbetë në horizont
M'i hedh hapat si manare
S'di ku vete,s'di nga shkon...

Zbret nga mali porsi zanë
Zbret nga retë e riveson
Binjakë kërkon në çdo anë
Pastaj ç'mallet,qan,loton...

Më ngjan me vajzë,me zanë e flutur
Nuse bukur dhe belë hollë
Ngjyer në hënë,a ngjyer në Kumtur
Ngjyer në qiell,në det a borë !?

Se shoh dot,veç në ëndërra,
Po më ç'mend e dua shumë!
"Jam ashtu siç më ka bër nëna
Veç për ty",- më thotë në gjumë.

Sa hap sytë i përlotur
Unë e ndjej,
Ajo është pranë meje rrotull
S'ju gënjej...!

Pergatiti Flori Bruqi

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...