Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/08/14

Rama: “Sporti britanik financohet nga Llotaria e tyre kombëtare, ne e japim për tu pasuruar të pushtetarët”

Mbyllja me sukses e Lojrave Olipike në Londër ka shërbyer për kreun e PS-së Edi Ramën si shtysë për të komentuar gjendjen e mjerueshme të sportit shqiptar duke shtuar njëkohësisht se shkëlqimi i skuadrës britanike ka për bazë financimin nga Llotaria Kombetare britanike dhe se ky është shëmbulli që duhet të ndjekë edhe Shqipëria.
“Mbyllja e Olimpiadës magjike të Londrës lë pas një reflektim: Shkëlqimi i skuadrës britanike ka në bazë financimin nga Lotaria kombëtare! I jemi referuar me kohë shembullit të Britanisë së Madhe kur kemi folur për lotarinë kombëtare e jemi te bindur se kjo është rruga e duhur.
Reflektim për skeptiket mbi programin e PS: Me lotarinë kombëtare në dispozicion të sportit e rinisë, ne do ta rilindim sportin shqiptar,” është shprehur Rama në rrjetin social Twitter.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...