2012-08-17

TË VIRGJËR POR PAK ME BARRË NGA SHERBIMET SEKRETE

REXHEP SHAHU



Shpifjet e bëjnë edhe më të sikletshme verën për njerzit që janë të “sëmurë” te ndjekin lajmet pa lajm në mediat tona, kur është vertetuar tashmë se ne, përgjithësisht, jemi popull televiziv. Pra i besojmë verbërisht televizionit, radios, gazetës, pa dyshuar kurrë, pa pyetur kurrë, pa hetuar kurrë. Këtë “besnikëri” të popullit tonë televiziv e shfrytëzojnë në stinën e verës për shpifje mrekullisht kalorësit e shpifjes.

Stuhia më e madhe (në gotë) e këtyre ditëve ishte kundër ndërrimit të kreut të Sherbimit Informativ Shtetëror (SHISH). Sikur u përmbys bota. Sikur kryetari i SHISH është Zoti.
Nuk ma besojnë miqtë, por sinqerisht u çudita shumë për reagimin opozitar ndaj largimit të ish kreut të këtij shërbimi dhe emërimin e të riut.
Të tronditurit për këtë ndërrim apo emërim të ri duket kanë përvoja të dhimbshme me ish sigurimin e shtetit të kohës së diktaturës, duket ende besojnë se, si dikur sigurimi i shtetit që të bënte namin, që ish mbi të gjitha strukturat e shtetit, edhe SHISH sot të bën namin. Nuk kam asnjë arsye ta besoj këtë gjë dhe trishtohem me frikën, servilizmin dhe përulësinë e të tremburve që shoh sot para SHISH.
U çudita sepse opozita në kor kërkon që, Kryeministri dhe presidenti i vendit duhet të veprojë me mendt e opozitës për ushtrimin e të drejtave dhe detyrave të tyre kushtetuese, sikur Kryeministri është përfaqësues i opozitës dhe duhet të diktohet e urdhërohet prej saj dhe të pyesë opozitën për të ushtruar të drejtën dhe kompetencën e tij si Kryeministër. U çudita pse trembet kaq shumë opozita prej SHISH dhe kreut të tij. Dhe dyshova seriozisht se gjithë këto vite kreu i SHISH paska qenë pjesë e opozitës së sotme, siç po del nga dashuria e opozitës për të. Ose është kurth i opozitës ndaj tij që ta rrjeshtojë me dhunë në krah të saj, ta lerë me barrë me zor.
Por një Kryeministër të tillë që urdhërohet nga opozita nuk do ta pranonte mazhoranca, e cila ka fituar zgjedhjet për të qeverisur me programin e saj dhe mendtë e saj deri në zgjedhjet e reja. Kur t’i fitojë zgjedhjet opozita, Kryeministri i saj le të qeverisë me mendtë e veta.
Kujt i dhëmb e djeg largimi i ish kreut të shërbimit informativ? Kë paska pas mbajtë nën sqetull ish kreu i këtij shërbimi? Kush ndjehet në të thatë dhe i rrezikuar sot nga largimi i ish kreut të SHISH? Kujt ia paska pasë fshehur mëkatet ai?
Nëse jo, pse bëhet kjo stuhi. Pse nuk shihet si një normalitet, që një zyrtar mund e duhet ndërruar domosdoshmërisht pasi nuk ka bërë vezë me dy të kuqe për gati një dekadë në të njëjtin post. Mbrojtja e zjarrtë që opozita i bën ish kreut të shërbimit informativ më le shijen se ky përson paska pasë lidhje të madhe dashurie të nëndheshme me opozitën aktuale.

Kreu i ri i shërbimit informativ u prit si hasëm nga opozita. U paragjykua rëndë. U fye. Pa e njohur fare. Mos vallë për të gjetë një alibi të mundshme për turmat e saj opozita për humbjen e mundshme të zgjedhjeve të radhës.
Pa etikën më të vogël ndaj postit a funksionit të kreut të SHISH, u derdhën akuza të rënda ndaj kreut të ri të këtij shërbimi. Dhe akuza sepse paska pasë punuar dikur me Bashkim Gazidedën. Po pse qenka krim që paska punuar me Gazidedën. Apo ata që faleshin dikur dhe binin në gjunjë para Gazidedës sot që ai nuk është më e mallkojnë atë. Nuk mallkojnë dobësitë e tyre, vetën e tyre për spiunimet që kanë bërë, duke e lënë veten peng, por mallkojnë atë që nuk është më në këtë botë. Nuk mallkojnë veten e tyre që dogjën Shqipërinë në vitin e zi 1997, me una greke zjarri në duar nga kriminelë që dolën nga burgjet greke e shqiptare të udhëhequr nga disa opozitarë të sotëm, por mallkojnë Gazidedën që ua përplasi në fytyrë krimin e bërë në atë kohë. E ai nuk është më ndaj sot ngjallën e këndojnë majë plehut gjelat.
Në anët e mia është një urtësi brilante shqiptare: kush ka vdekë e ka hy në dhe, nuk bën më kuvend me ne. Pra Gazidedja nuk është më, se po të ishte ai që të mbrohej (e drejtë e përbotshme besoj është kjo), si minj arash do të fshiheshin akuzuesit e kreut të ri të SHISH. Pra është më shumë se sa e shëmtuar që të akuzosh Gazidedën kur ai nuk është më që të mbrohet e të thotë fjalën e tij. Se fjala e tij do të ishte si murtaja për minjtë e arave e të shkurreve që derdhin akuza e paragjykime ndaj kreut të ri të SHISH. Po ata që kanë punuar dje me Enverin, me Ramizin dhe me eksponentët më të egër të diktaturës, a nuk duhet të punojnë më. Apo vetëm ata që kanë punuar me Gazidedën nuk duhet të punojnë se ata që kanë punuar me krerët e diktaturës, këta duhet të punojnë e të drejtojnë këtë vend.

Arroganca e kërcënimi më i madh është kur flasin në emër të Amerikës, në emër të Ambasadës amerikane në Tiranë. Në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë deri të premten datë 17 gusht, në mesditë, nuk ka asnjë deklarim për këtë “stuhi”.
Kush foli nga ambasada amerikane në Tiranë deri të premten kur foli ambasadori Arvizu që takoi Nishanin, Berishën dhe Ramën. Foli ambasadori Arvizu dhe rikonfirmoi qendrimin amerikan se Shqipëria është vend sovran, se nuk mundet më askush ta marrë peng e ta tërheqë zvarrë këtë vend siç u tentua edhe në rastin e zgjedhjes së presidentit të ri këtë verë. Foli ambasadori Arvizu dhe shumëkujt iu lag baruti… Foli ambasadori Arvizu dhe ritheksoi edhe njëherë se ambasada amerikane në Tiranë dhe Amerika kur don flet vetë dhe nuk ka nevojë ajo për zëdhënësa jozyrtarë…
Cili përson i ambasadës foli dhe shprehu qëndrim apo komentoi ndërrimin e kreut të SHISH deri mesditen e 17 gushtit? Para cilit gazetar, mikrofon apo kamër foli. Kur foli, ku foli, çfarë saktësisht tha ai folës? Burime të besueshme brenda ambasadës paskan folur për “kohën dhe arsyet”. Një nga zëdhënësit jo zyrtarë të amerikanëve shkruan që ambasada amerikane paska reaguar informalisht në një mënyrë gjysmë zyrtare dhe tejet lakonike duke thënë se “Njoftimin e mësuam nga lajmet. Koha dhe arsyet përbëjnë pikëpyetje”. Kaq. Por ata që përkthejnë buzëqeshjet, buzërrudhjet, vetullngrysjen, vetullçeljen, ata pra përkthyesit baballarë të përkthimit të frymëmarrjes amerikane, ata lusin, paralajmërojnë dhe shohin në horizont stuhi amerikane kundër Sali Berishës. Mesdita e së premtes së 17 gushtit shënohet si ditë e keqe për kundërshtarët e kreut të ri të SHISH pasi ambasadori Arvizu shprehu deshirë ta takojë sa më shpejt. Kjo ditë shërbeu dhe njëherë që të binden opozitarët dhe zëdhënësit jo zyrtarë të amerikanëve se SHBA punon me institucionet e vendit, njeh dhe respekton institucionet e vendit. A më saktëson ndokush nga lexuesit se cili amerikan i ambasadës amerikane foli dhe çfarë saktësisht tha. Ku është publikuar ajo e folur që ta shoh. A kanë emër ato burime. Në ambasadën amerikane nuk kanë vend anonimët besoj unë. Dha as Amerika e as ambasada e saj në Tiranë, nuk besoj se kanë nevojë për zëdhënësit jo zyrtarë të zëdhënësve jo zyrtarë të që të shpifin e trillojnë. A thua paska frikë Ambasada amerikane në Tiranë prej Sali Berishës dhe nga kjo frikë nuk e artikuloka dot qëndrimin e saj me zë e figurë, me emër e mbiemër për dakortësinë ose padakortësinë e saj për emërimin e kreut të ri të SHISH dhe largimin e të vjetrit. Thua vërtetë paska frikë Amerika nga Sali Berisha. Na latë pa mend o opozitarë dhe ju zëdhënësa jo zyrtarë të zëdhënësve jo zyrtarë të opozitës e të qëndrimit tuaj amerikan. Amerikën e kanë akuzuar për tejkalim guximi por nuk ka ndodhë që Amerika të ketë frikë se ajo nuk e njeh frikën, ndaj e çmon njerzimi. Ju opozitarë na e bëni edhe frikacake Amerikën para Sali Berishës. Në fakt opozita e din mirë se Sali Berisha është në dizen të plotë me Amerikën dhe kjo i shqetëson.

Stuhia (në gotë) kundër kreut të ri të SHISH buron vetëm nga frika e opozitës se mos ky përson do të shpalosë mëkatet e bëra nga politikanët shqiptarë.
Thonë zëdhënësit jo zyrtarë të zëdhënësve jo zyrtarë se paska dosje për politikanët dhe frika e dosjeve dridh burra e gra të opozitës dhe pozitës.
Thonë se ky burri që u emërua në krye të SHISH din të zbulojë gjithë armatën e anonimëve që mbjellin vrer, urrejtje, shpifje kundër shqiptarëve, kundër Shqipërisë nëpër faqe e forume interneti, në shtyp etj, armatë e frikshme anonimësh që sulmojnë shqiptarët me metoda KGB –je bolshevike.
Naivë të shtirur deri në dhëmbje, mos u qetësoni kurrë, po perifrazoj Sajmirin në foltoren e kuvendit, nuk ka dosje vetëm në një kopje më, nuk ka dosje vetëm në letra më, çfarë është shkruar është milionafishuar dhe nuk zhduket kurrë më. Stop pra me frikën e zhdukjes së dosjeve. Nëse ish kreut i SHISH i paska krijuar e ruajtur dosjet deri tani, aty do i keni dosjet edhe pas 50 vjetëve. Dhe në shumë vende do i keni e jo vetëm te SHISH i Shqipërisë, por te shërbimet sekrete të të gjithë vendeve anëtare të NATOS.

Opozita natyrisht don Kryeministër të dobët, president të dobët, institucione amorfe që të justifikojë domosdoshmërisht nevojën e ndërrimit të pushtetit. Atë që bëri Berisha dhe Nishani e kanë bërë disa herë me radhë Kryeminsitrat dhe presidentët socialistë kur kanë qenë në pushtet. Dhe nuk ka ndodhë asnjë hata. Dielli ka nxehë e shiu ka ra.
Opozita nuk don që Kryeministri të ushtroje të drejtat e detyrimet e tij kushtetuese, të propozojë apo emërojë në zbatim të detyres ato që i takojnë. Opoziota ka do vite që e mendon shtetin si OJF apo OJQ (jo)fitimprurëse.
Por presidenti i vendit apo kreu i SHISH, nuk mund të shndërrohet si Avokati i Popullit, avokati i pakicave apo minoriteteve kulturore jo shqiptare të vendit tonë. Avokat populli që po na thotë përditë se në këtë vend nuk ka asnjë shqiptar në nevojë, nuk ka shqiptar nevojtar për avokatinë e avokatit të popullit. Pasi deri sot Avokati i popullit është larg avokatisë së shqiptarëve nevojtarë për të, dhe është bërë avokat i pakicave kulturore e historike jo shqiptare.

Unë si qytetar i këtij vendi, qytetar i angazhuar për këtë vend me mundësitë e fuqitë e mia, nuk kam asnjë problem se kush ikën e kush vjen nga posti i kreut të SHISH. Se nuk kam asnjë mizë nën kapuç apo kësulë dhe nuk më kruhet koka.
Ata që kanë mizë nën kapuç apo nën kësulë u kruhet koka si prej zhugës. Kruajeni krenë tuaj.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...