2012-08-14

Trishtim i trefishtë...



Nga Osman Caka

JEHON KËNGA

Nga këto shkrepa, hej jehon kënga
Në këto shkrepa mua m’lindi nëna.
Ku asnjëherë nuk shkrihet dëbora
Bukuria përrallore e maleve tona.

Nëna më lindi në këto shkrepa
Ku shqiptarët thonë Tungjatjeta.
Lokja më pështjelli me flamurë
Atdheun hej mos ta harroj kurrë.

Kush ia fali, ej, bukurinë Malësisë
Uji i pastër sikur lotët e Shqipërisë.
Po ku buron hej lumi Valbona
Atje ku e ka folenë shqiponja.

N’ato shkrepa kush po ban dritë
Trimave tanë u shëndrisin sytë
Në Malësi i këndojnë atij burrit -
Këngë e trimave të Bajram Currit.

Kush po këndon ej në ato kodra
Ku lindi nana more Mic Sokola
Me qifteli kush i këndon kombit
Zëri i trimes sonë Fatime Sokolit.

Kush i këndoi Dedë Gjon Lulit
Dragobisë dhe Bajram Currit
Dervish Shaqa me sharki në dorë
Për Nanën Shqipëri e për Kosovë.

Kush i këndoi Azemit dhe Shotës
Zëri Fatimes ia dridhi tokën botës
Të këndoftë zemra e t’u shtoftë nami
Oj sokolesha jonë me za prej alltani.


KUSHTRIMI

Lëshon kushtrimin mali i Sharrit
Po ku jeni trimat e Adem Jasharit.
Lëshon kushtrimin Mali Korabit
Po ku jeni trimat e Xhem’ Gostivarit.

E lëshon kushtrimin e tërë Kosova
Po ku je burr i madh Ibrahim Rugova.
Oj Rini e Kosovës hej marrja këngën
Këndoni të madhit, ej, Fehmi Aganit.

Shka o bir ej kush ta prishi gardhin
Burri i madh more Agim Ramadani.
Kush e bëri Kushtetutën e Kaçanikut
Sali Çeka që ia plasi zemrën armikut.
NJË LETËR

Nga Atdheu erdh një letër
Jo rëndom si diku tjetër
E rrëfen një grua një histori
Se si e kalon jetën n’varfëri

Shipirtin ajo ma ka lëndue
Këtë letër që ma ka shkrue
Nji motër e jona shqiptare
Kjo trimneshë e atdhetare.

Është motër shumë fisnike
Nga nji familje patriotike
Por destini ta kthen shpinën
Në vend të verës sjell dimën.

Jo moj motër mos ki dert
I ke vllaynit moj në gurbet
Vllazën e motra në Kosovë
Mikpritjen e ke në Gjakovë.

ME SHEKUJ

Me shekuj malet tona ushtojnë
Armiqtë deshën të na pushtojnë
Malet e kodrat përherë luftuan
Por neve kurrë nuk na pushtuan.

Si n’stinë t’dimrit që pëlcet guri
Po sa herë lart është ngrit Flamuri
Kështu na mësoi neve Nanaloke
Për me i dal zot hej kësaj toke.

Plot gjashtë shekuj kurrë ne pa u nda
Tuj luftue her me turqit e her me shka
Duke luftue burra në jug me Greqi
Por edhe në viset tona n’Maqedoni

Shpejt do të valojë shqipja në Çamëri
Edhe në viset shqiptare në Mal të Zi
Do të flutoroj shqiponja deri te Nishi
Zoti një ditë hartës vijat do t’ia prishi.

JETA

Dikush lind por pse
Mos të kishte lindur
Pse nuk e dij
As nuk e kuptoj
Pse u lind e çka bëri
Në këtë jetë
Ku i pasuri azdiset
E i varfëri
Përjeton një jetë të shkretë.
Lind dikush në varfëri
Por më mirë
Mos të kishte lindur
Athua pse
Nuk di se pse
Por më mirë
Mos të kishte lindë
Shumë më mirë do ishte.

Athua çka dha
Në këtë botë
Dha shumë e s’mori gjë
Vetëm mundim e asgjë
Edhe po të mos ishte
Pa të bota rëndësi s’do kishte.
Lindi jetoi e jetën s’e përjetoi
Nuk foli keq për askend
Nuk dha gjë
Pos një mundi të pamundur
Dhe asgjë tjetër
Përtacinë duke e lënë
Për botën tjetër
Për përtacin
Me rëndësi ishte
Ajri dhe buka
E asgjë tjetër.

Nuk di si jetoi kjo lule
Dhe çka bëri nuk di
Por e di se digjej
Për punë e dituri
Bota për te ishte
Djep i gjallë për jetë
Lulja ime ishte motra ime
E lindur për mundime
E mençur dhe trime
Bëri një jetë të qetë
Jeta jonë pa të
Do të ishte më e shkurtë
Sepse jeta me gjerdan mbresash
Është një fluturim shpresash.

LULJA

Ku e more lule këtë aromë
I jep hijeshi oj kopshtit tonë
Në çdo pranverë sjell bukuri
Na fal aromë na sjell freski.

Lule e dashur qofsh bekuar
Sa shumë nana i ke gëzuar
Kur çel lule n’kopshtin tim
Na fal aromë për çdo agim.

Sa herë un’shkoj në shkollë
Çantën krah e lulet në dorë
Nji tufë lule mësueses sime
Rrofsh sa malet me gëzime!

BUKA E BEKUAR

Nënë dua bukë
Qante fëmija.
Nënës së shkretë
I shkëlqenin sytë
Ndjente një dhimbje
Në shpirtë
I ndryshonte fytyra
Çka të bëjë e shkreta
Si ta kalojë jetën
Në këtë skamje
Të gjithësisë,
Si t’a ushqejë fëmijën?
Mo dhashtë zoti
Të më vdesin
More prej urisë!

Bukë thot o nënë
Po ban vaj e xham
Prit pak more bir
Në vend ishte mpirë
Dikush thëret te dera
Nëna del sikur era
Urdhëro tha o bir
Të solla ca miell
Dhe ca bukë të solla
Në këto orë të vona!

Faqeve lot gëzimi
A të mashtroi syri
Djali u ul në sofër
Zoti të ruajt i tha
Në atë votër
Për ditë te sotit
Fëmijës nga gëzimi
I buzëqeshi fytyra.
Porsi lulja e prillit
Në atë moment
Nëna e shkretë ra
Në prehër të djalit
Duke ndërruar jetë.

Vaj o zot tha nëna
Më mirë mos ta dini
Se edhe dielli e hëna
Dridhen nga trishtimi
Dhe mallëngjimi!

ËNDRRA IME

Ika me rrezet e diellit
Bashkë me retë e qiellit
Lart e lart un’ në hapësirë
Ku lind dielli pa u gëdhirë.

Thellë isha në mendime
Ëndërroja vendlinjen time
M’u kujtue mua shqiponja
Fluturonte mbi malet tona.

Lart në qiell duke fluturuar
Sytë hapur duke ëndërruar
Pash’ se nana më doli para
Si dikurë kur ishte në ara.

Isha humbur e isha tretë
Thuaja se unë isha vetë
Erdhi koha të zbres n’tokë
Mendja ime sillej në kokë.

Unë te shtëpia kur shkova
Fëmij e vëllezër i përqafova
Nanën e prita të dal përpara
Ajo s’ish n’shpi e as në ara.

Hyra në shtëpi e s’u rehatova
Ika shpejt shkova ndër varre
Shumë qajta mbi varrin e saj
Zogjtë mua më shoqërun në vaj.

U ula në gjuj dhe nëma kurbetin
Atëherë nanës iu rrafshue dheu
Thashë Qofsh i shkret’ kurbet i zi
S’i pashë ma gjallë prindërit e mi.

TE GURI SHPUEM

(Trimave të Kaçanikut)

Te Guri i Shpuar
Përtej brigjeve të Diellit
Valëvitej shqipja
E sokolave të Kaçanikut
Që i morrën gjak
Në vetull armikut
Idriz Seferi
Me trimat e tij
E dëboi ujkun
Në Stamboll e në Serbi.
Këtu lindi Sali Bajra
Ua mbylli shtegun
Maqedonëve
S’ s’e dinte ç’është tuta
Këtu u shpall Kushtetuta.

Këtu lindi një zog shqiptari
Trimat e Kaçanikut

Agim Bajrami trim me fletë
Hetem Hasaj e Reshat Shahu
Bijtë e shqipes ranë dëshmorë
Për lirinë e vendin tonë
Fadil Qaka lëshon një za
Po ku ke humbur more vlla
Ja ku jam o Feriz Guri
Në Kaçanik valon Flamuri.
Komandant Bardhi
Qamil Ilazi e bij të tjerë
Trima si zana
Bekuar qumshtin
Që ua dha nana
Trima shkrepash
E burra bujarë
Ranë trimat për liri
Për të shtrenjtën Dardani.


GJAK E TRISHTIM

Gjak e trishtim
Vendi im
Nënat vajtonin
E peshë të çonin
Bilbili qëndronte
Edhe ai vajtonte
Nuk dij as unë
Por nuk din as ti
Çka bani shkau
Shkau shka ma
Pushktonte
Shunonte
Maltretonte
Çdo gjë që ishte shqiptare
E digjte ajo farë barbare.

Me dhunë more
Na depërtuan
Prej Toplicës
E prej Dernicës
Na masakruan
Vajza e gra
Na i dhunuan
Nuk di deri kurë
Do t’i shkojë
Uji nën urë
Barbarit pa kulturë!
Thonim për ne atëherë
Kur kishte lindur
Një pranverë.
Kanë lindur shqipe
Në malet tona
Gjëmonte pushka
Edhe jehona
Për liri në trojet tona
Luftuan trimat
Për Atdhe e Pavarësi
Për Flamurin Kuq e Zi
Dhe për tokën arbërore
Që na e dhuroi zoti
I Gjergj Kastriotit
E Skënderbeut
Për Lirinë e Atdheut.

TOPLICA E PËRGJAKUR

Balada në rrënjët e një molle
Gurë që tremben të flasin
Të rrokullisur në tingujt
E latuar të dashurisë
Së përjetshme...
Histori e përgjakur
Trishtim i trefishtë
Me brenga të thinjura
Toplica e zemrave tona
Furtunë e mosharresës
Murmurimë e degdisur
Deri në Nish…
Kushtrime Ilirike
Me zjarrin e shhpirtit tim
Me vërshime tingujsh
E trazime lirike
Furtuna e kujtesës
Balada e dashurisë…
Brengat do të degdisen
Me fluturim shpresash
Kur deri në Nish
Do t’i ritrasojmë
Shtigjet e Dardanisë…


TOPLICA

Gjenocidi parë në botë
Është bërë në Toplicë
Kurr’ nuk harrohen dot
Prej atëherë e këto ditë.

Sa Shqiptarë depërtuat
Sa i vrat’ e i masakruat
Sa djepa mbetën shkretë
Sa buka mbetën në çerepë.
Etnocidi ishte i pa parë -
I pari n’botë e n’Ballkan
Trojet tona mbetën shkret
Mijëra varre, vaj medet!

Shumë sofra mbetën shtruar
Një familje shqiptare e Toplicës duke ikur nga gjenocidi serb (1878)

Mijëra fëmijë të masakruar
Shumë gra mbetën të veja
Pa burra, hej, nuse të reja.

Po kush e bani këtë masakër -
Bishat e egra, hej, serbosllave
U mbushën fushat plot varre
Dëshmi, toponimet shqiptare.

Kurrë mos t’harrohet Toplica
Masakrat që kanë bërë bishat
Kurrë nuk harrohet moj Serbi
Çka ke bërë me vllezërit e mi.
Masakrat që bërë ti n’Toplicë
Do ta lash këtë borxh një ditë!


MITROVICA

Qanin e thanin
Gur e dru
Gjysëm shtize
Edhe flamuri
Është lëshue
Jan mbështet’ ej
Njerëzit për muri
Nga dhuna
E tradhëtia
Janë mbyllë ej
Gra e fëmijë
Nëpër shtëpia
E thonë:
Ku është Liria!

Po pranvera
E dimri ku shkuen
Thua moti e stina
Na u ndërruen
Më duket se dielli
Nuk po ban dritë
Atje lart
Në Mitrovicë
Pse atje në veri
Ende nuk ka liri?

Mitrovica është
Ndarë më dysh
Pse armikun
S’e përzumë more
Atëherë kur ishte dita
Kur na thërriste
More Mitrovica
Në dysh
E kanë ndarë
Thujse nuk ka
Ma shqiptarë.

Nuk dimë deri kurë
Armikut që bën bujë
Kungulli mbi ujë
Do t’i shkojë
Deri kurrë do të zgjasë
Kjo bujë e kjo lojë
Porsi uji nën urë
Rrëshqet me rëmujë
Kjo kohë pa liri
Të lirë në robëri
Zanë rrugët
E bëjnë barikada
E shef krejt bota
Sehir ban Europa.



I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...