Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/08/14

Kreu i SHISH më nënshtetësi kanadeze?!

“Betohem se unë do te jem përkrahës dhe do t’i tregoj besnikërinë e vërtetë Madhërisë se saj, Mbretëreshës Elizabet II, Mbretëreshë e Kanadasë, trashëgimtarëve dhe pasardhësve te saj dhe se unë me besnikëri do te respektoj ligjet e Kanadasë dhe do te përmbush detyrat e mia si qytetar kanadez”. Ky është betimi që Visho Lika Ajazi, drejtori i ri i Shërbimit Informativ të Shtetit, ka bërë pëprara autoriteteve kanaze ndësa ka marrë shtëtësinë e këtij vendi. Sipas mediave investigative kreu i SHISH është larguar për në kanada në 1997 ku ka jetuar për 12 vjet. Pas tre vitesh qëndrimi atje ai ka përfituar pashaportë kanadeze duke ruajtur njëkohësisht edhe nënshtetësinë shqiptare. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe por problemi nis kur ai vihet në majën më të lartë të shërbimeve sekretë. Atëherë natyrshëm lind pyëtja: Nëse i kërkohet “bashkëpunim” nga Kanadaja, sa do të jetë në gjendje ai të ruajë sekretet shtetërore kur është betuar për besnikëri ndaj atij shteti?
Sipas analistëve ky është një rast i paprecedent në botë, por në fund të fundit, sipas tyre, në Shqipëri jetojmë…në vendin e cudirave..

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...