2012-08-18

Iku në amëshim poeti i bregut tonë me shpirtin e ndjeshëm, me mendjen të deti e të valet e Jonit.


Redaksia e Agjencionit Floripress me indinjatë të thellë morri lajmin e hidhur se mbremë në Amerikë në orën 21.00,vdiq shkrimtari dhe poeti i madh Shqiptaro_ Amerikan z.Valter Lazri.

Foto e Profilit  Foto e Profilit 

Antar i shoqatës së shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë si edhe themeluesi e moderatori i Faqes virtuale në Iternet, "STERKALA"
 
Ndjej dhembje në shpirtë për ketë njeri që i dha gjuhës shqipe vargun e tij aq të bukur e kuptimplotë. Ai do na mungojë shumë në këto lista shqiptare.  
 
Me këtë rast ngushëllojmë përzemërsisht bashkeshortën e te ndjerit,vajzat,motrën, vëllezërit dhe të gjithë të afërmit e Tij.
 
I ngushëllojmë edhe lexuesit e shumtë të "Sterkalës" dhe :Floripress"-it nga Prishtina.


  Foto: 1998 DITLINDJA E XHESIT 

I pa haruar Kujtimi, le te prehet Paqë dhe Qetësi Valter Lazri ynë.



Editori i Redaksisë FLORIPRESS nga Prishtina ,Flori Bruqi



-----------------------------
Eksod
Yje!
C`presim tjeter te shikojme?!
Syt mberthyer ne qyell,
"ndihmona o zot!"

Ne c`rruge te mbare,
ne c`rruge te nemur?!
Mite "legjende",
popuj te shembur.

Ne breg permbi det
dallge ngriti Marmaid
e pershendeti te bukuren Dea
(eksodi dhe ate e ka marre)

Aty ne lekures
luten te dyja:
"nxirri matan dhe kete rradhe!"

S`jane vetem djem muskuloze,
te pa lodhur dhe nata.
zvarriten mjerushem plakat e ngrata,
foshnjat me nenat-kangur.

Lote.
c`presim tjeter te shikojme?!
Eksodi si perbindesh ha njerez
dhe loja vazhdon.
valter 1997. usa
 




VENDLINDJES

Ti atje...
per mua s`dihet,
nese jetoj,
a c`behem valle!
Numuroj yje
perciell diej,
lotoj neteve...
... mbetem gjalle.

Praneveres mbledhe
me te bukuren,
dimrit, te ftohte,
me shume nga cka.
Dalngadale
i bej legjenda,
vitet vras,
ato i mbaj!
...............
Ti atje...
per mua s`dihet,
nese jetoje,
a c`behem valle?!
Te gjitha bemat
bere legjend,
ne preherin tende
dua ti zbraz!

....Poezi e shkruar ne vitet e veshtira te emigrimit ne usa.E gjeni tek vellimi poetik "Shkruar neper udhe"






 

 
Nga Valter Lazeri


PA EMER

Oh!...(Pa emer)
mbetem si lulia e thare,
... 
ne c`mole
ne c`breg te thepisur,
nje pike uje
te vije te te jap.


Oh!...(Pa emer)!
Sa vite me dogje kaq larg!
S`te vret jo,
as plumbi, as, thika,
te vret dashuria e pare.

Oh!...(pa emer),
qe kurr s`te harrova ne jete
As dielli, 
as zjarri s`me dogji,
vec kjo dashuri e vertet!
Ti,(ke emer)!
E mban mend
nje puthje plot zjarr?!
Ste vret,
as plumbi,as thika,
Te vret ngrohja e pare.
Foto 
EVJENI

Shumë fjalë të huaja qenë
tonat, ashtu trazuar.
Eh , Evjeni,
... kësaj bote me ty jetuar

Në zemër të Europës
dhe më tutje
me ty në dashuri.
Eh, Evjeni!
Me ty 
dhe pa ty!
………………….
Shikoj sërisht valët e detit,
Dajtin më të lartin mal
që jam ngjitur.
Dhimbjet shpërthejnë si vullkani.
Si vullkan,
Evjeni!
Në llavën e tij
me ty
e pa ty, 
Evjeni!

***

Mban mend si perkedhelnim degët
tek një pemë limoni?
Mban mend si nxirrnim kecat
në kullotë?
Eh , Evjeni, 
me ty
dhe pa ty!
Me evjeninë tënde, 
Evjeni!

***
Foto: Take 2 
Sa herë unë dhe ti
për darkë ftonim Dean.
Ajo kërcente me mua.
Oh!…Evjeni,
ti gjithë xhelozi,
gjithë evjeni! 
e 'lige,e lige"
Gjithe dashuri.!

 

S’kisha prurë në jetë vargje
kaq të bukura,
të ngrohta,
të sinqerta..
Pas puthjes me ty
…e mban mend?

 
Oh! 
Ti gjithë xhelozi!
E marrë, e marrë!
Gjithë dashuri. ..
Eh…!
Kaq sa për t`u kujtuar.
Sot kemi vdekur të dy. 

Të dy: 
ti dhe unë,
Evjeni!

Foto 
Ku je sonte?


Një ëndërr e prapë më zgjoi.
Shpërthim se nga e ku!...
... 
 
Të gjitha i fshiu,
veç t`bukurën e syve të tu.

Dhe me to
në një imazh
lodhem, tretem
pa kufi.
 
Pres nga lart,
që të më bjerë,
të më bëjë
shkrumb e hi.
 
Ku je sonte, që të dua
dhe trazoj një oqean?
Ku je shpirt i patrazuar,
që si rob po më mban?!

Ku je sonte, që të pres,
si shiun toka në thatësirë?
Jam vapori,
që pres baticën,
të dal nga kjo cektësirë.
 
Ku je sonte,
që zjarri më është shuar.
Në zemër të akullit po digjem,
në thelb të tij
jam duke u përvëluar!

Foto 
E poshtera jete

Kujtime,
tham ne jete ti ruajm
Dhe ti perciellim ne fund`jete.
Ashtu si endrrat t`na mbajne zgjuar
Zgjuar mengjezeve ,t`i rrefejm.

 
Me pabesi koha me pruri
Te prek e sho nje puhi.
Te loz e cmendem si di vet
Ne virgjerin dashuri.
 
Te kem me vete sot si bad`
Te me ruajn se mos vdes.
Te thon me vete ;
ky i marr
Pas dekadash
C`ben e c`pret.?!…

Po ja ,
ska me trotuare
As lule maji nga te parat.
Kan vdekur dhe harabelat
Qe hanin grurin tek arat.
 
Po ja qe s`ka me stol mbi det
Ku puthjet
jo, s`kishin fund.
Te gjitha bere si ti det
Nga ku era te perkund.

Shikoj me endje nje pulebardhe

Ca dallendyshe neper ere.
Dhe nje kufome qe rri perball
E pret nje "plake"
Dallga ta bjere.

Nje urugan me merr pa frike

E me perplas qoshe me qoshe.
Me thot si pa meshire
Ik, ik ….
 

Permendem,
ne gjumit ve kujtimet
Me teper jeten qe me lodh.
Te ikim ,them nga kercenimet
Retrospektiven t`a harrojm
Zoti larte me degjoi
Me sjell pulebardhat si atehere.
Dashurin,kujtimet marrin
I mbisin ne te madhin det.

 
….

Mbarova, thash dhe koken tunda
Si nje I pir ku s`di ku shkel
Te putha ,
qava,lotet fshive
Te shava,
E poshtera jete

http://floripress.blogspot.com/2012/08/nje-urugan-me-merr-pa-frike.html

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...