Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/08/18

Nga vizita njëjavore nëpër Shqipëri.




NGA HALIL XANI 


FOTOREPORTAZH



*******

Me vështirësi hyhej te lapidari. Nga ana e majtë, një kanal i betonuar i rrugës, më poshtë një urë e vogël, pastaj një gjysëm rrethojë dhe bërllok. Mbi mermer pluhuri një gisht trash. Përreth, bajga gomarësh e kuajsh dhe therra. Isufi deshi ta angazhojë ndonjë punëtor krahu nga vendësit, por nuk kishim kohë të shohim se a kanë ndrequr diçka apo jo.


Nga Fushë-Kruja, vazhduam rrugën për në Lezhë. Në këtë qytet historik, kisha kaluar herave tjera, por nuk jam ndalur për më gjatë. Ndalim veturën afër disa dyqaneve. Hamendemi kë ta pyesim për monumentet historike e të Kulturës.



Pas pak, nga libraria del një burrë pak më i moshuar se unë. Përshëndetemi me të. Jam Ligori, thotë ai. Ligor Papaligori. Përqafohemi me të sikur të ishim miq të vjetër. Na prin drejt ballkonit të një restoranti të afërt. Tentimi ynë për të paguar kafetë e lëngjet ishte i kotë.

Pasi t’i vizitojmë monumentet, na tha, do të jeni mysafir të mi, në shtëpinë time. Sa për bukë e kripë e zemër, mos më ndërroni me ndonjë hotel, na tha Ligori, me të cilin u takuam për herë të parë dhe bëmë shumë foto bashkë. Mos ta harroj një detal. Isufi po mbante pak letra në duar dhe nuk dinte ku t’i lëshonte. Nuk kishte në atë park të bukur asnjë kontejner, as të vogël as të madh. M’i jep mua, i tha një vendës. Ai i mori dhe i hodhi në mes të luleve në park. Do t’i gjejnë e do t’i marrin pastruesit e parkut, tha ai.....

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...