Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/08/14

Në kujtim të Fatime Sokolit, çikës së parë me çifteli në dorë

Fatime Sokoli ishte këngëtare shqiptare e këngës tradicionale popullore dhe “Artiste e Merituar”. Ajo ishte çika e parë e malësisë që kapi për herë të parë çiftelinë në dorë dhe hyri me guxim në odën e burrave, e veshur si burrë dhe këndoi si burrë.
Për afro 30 vjet, në skena koncertesh e festivalesh, në lëndinat e bjeshkëve dhe gurët e bardhë të Valbonës, në oda burrash malësie e në skenat e disa vendeve të Europës, qe kthyer në një simbol të Malësisë.
Ajo u shfaq si krijuese, instrumentiste e interpretuese virtuoze dhe origjinale, me zë të veçantë, të shoqëruar me muzikalitet.
U nda nga jeta më 12 gusht të vitit 1987.

No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...