Nëse ne njerëzit bëhemi të mirë vetëm nëse i frikësohemi ndëshkimit, atëherë jemi shumë të këqij
Ajnshtajn
Kombi është një bashkësi e madhe solidare, që e lidh ndjenja e vetëflijimit të kryer dhe vetëflijimeve për të cilat është i gatshëm edhe në të ardhmen. Shpesh mendoj se ç`pasoja të mëdha rrjedhin nga gjëra të vogla dhe nga historia e jonë jam bindur se nuk ka gjëra të vogla.
Tagjikistani është një shtet i vogël, 93% malor, me një popullsi prej 6 milionësh ku rreth 63% janë Tagjikë e 93% myslimanë. Ky shtet i Azisë Qendrore gjithmonë është i trazuar. Që nga pavarësia e 1991-shit prej BS-ik, ky komb vazhdimisht është tronditur nga lufta frakcionale ndër krahinore dhe fetare që kulmuan më Luftë Qytetare në Majin e vitit 1992 e tutje, duke e shkatërruar ekonominë ashtu të varfër, shpërnguljet masive dhe mbytjen e mbi 60 mijë vetëve. Lufta qytetare ka zgjatur mbi katër vjet.
Populli i sotshëm i Tagjikistanit ka pak nga ata që e luftuan Aleksandrin e Madh, para 23 shekujsh. Vendasit u ballafaquan ndër shekuj nga shumë qytetërime të kohës dhe pësuan asimilime gjuhësore dhe kulturore nga Persët, Turqit dhe Mongolët. Në shekujt e 8-të dhe të 9-të u krye asimilimi gjuhësor nga Persët, të cilët e sollën edhe fenë islame.
Persishtja u bë gjuhë e drejtësisë, e elitës së kulturuar dhe e fesë Islame, duke u futur me kohë edhe në viset më të larta e të largëta malore të vendit… Edhe pse populli nuk e donte pavarësinë nga Rusia, ajo u b, pavarësia u arrit, por me luftë qytetare ndërmjet opozitës Islamike fundamentaliste dhe të moderuarve që janë ende në pushtet.
Edhe para 100 vjetësh, nga rivaliteti i njohur si “Loja e Madhe”, Tagjikistani ishte qendër e rëndimit dhe vorbullë e ndikimeve të përcjella me trazira. Nga ana tjetër, përtej kufijve, ky vend shihej nga qarqet myslimane, si një vijë fronti në luftën kundër të “pa feve”. Sidomos pas rënies së BS, bëhet edhe më shumë si qendër kronike e jostabilitetit politik.
Pra, më 1992 kushtet u stërkeqën dhe shpërtheu vrazhdësisht lufta qytetare. Ishte lufta më e përgjakur dhe më e kushtueshme ndërqytetore e Azisë Qendrore. Lokalizmi (në gjuhën e tyre mahalgara`i) është i ndërlidhur më tepër me apetitet fetare se sa ato lokale dhe paraqet një përballje të vështirë për qeverinë.
Si të ndërtohet një komb –shtet
Kur “lokalizmi” është vazhdimisht në rritje. Kjo e ka sjellë Tagjikistanin në një krizë të mprehtë e me këtë edhe identitetin tagjik.
Determinizmi lokal dhe rritja e vetëdijes etnike në vetvete e rrisin farën e shkatërrimit. Personi “social” shndërrohet në person “lokal”.
Me keqardhje e thënë, lufta civile u ndërsye nga përkrahësit e jashtëm, si dhe nga bashkëfetarët nga shumë vende myslimane duke i mbështetur luftëtarët tagjikë
(mugjahidinët) kundër të moderuarve.
Sipas O.Roy. (The Civil War in Tajikistan: Causes end Implications. 1993) Dikotomia (ndarja në)Muslimnon dhe Tagjiknon duhet të hiqet nga politika tagjike. Fatbardhësisht pluralizmi kulturor gjatë shekujve e ka bërë këtë ndarje në këtë vend malor e të varfër.
Dukshëm, megjithatë ishte lëvizja që avokatonte një formë të ideologjisë politike islamike e orientuar në restaurimin “e vlerave islamike” në shtet. Kjo lëvizje e kishte origjinën që nga vitet 1970 nga nëntoka e adhurimit Islamik, pas ndarjes së fesë nga shteti dhe që kishte dëshirë rifutjen e saj në shtet. Edhe pse shumica e tagjikëve e shohin veten si myslimanë, nuk e pranuan idenë e shtetit islamik në Tagjikistanin e posa liruar nga Rusia. Ndihmat për partitë islamike dhe luftëtarët islamikë ishin edhe nga Irani, i cili nga një revolucion shii, e ndihmonte një luftë sunii-shë.
Por çka të bën përshtypje këtu, është se ende mbetet si konflikt ideologjik, gara në mes të sekularistëve dhe atyre të vizionit islamik. Sekularistët janë për pluralizëm politik, kulturor, ekonomik, kurse Vizioni Islamik vetëm për Autokraci.
Lufta qytetare i kishte edhe pasojat e saj jo vetëm ekonomike, por edhe në ndërrimin e të menduarit të Tagjikut. Shkollimi i ndërprerë për vite të tëra e sajoi të aftin për punë të paaftë. Lufta e stimuloi dhunën në rritje ndaj femrës. Kjo shoqërohej me diskriminim në shkollë dhe pas shkollimit në gjetje të punës. Por më e keqja: lufta i la shumë gra kujdestare të vetme të familjes. Mungesa e punës e rriti prostitucionin, si i vetmi burim i ekzistencës. Filloi me të madhe shkuarja e femrave të reja në vendet e pasura arabe për të gjetur “punë”. Kthimi prapa i tyre nga “puna premtuese” ne vendin e tyre gjithnjë të varfër solli vetëm prishje të unit dhe të personalitetit. Një problem më tepër për shoqërinë.
Dr.Abdul Ruf, (Worldpress) shkruan: “Presidenti Tagjik Imomali Rahmonov, në qeveri që nga viti 1992, këto ditë e ndaloi që të rinjtë të luten e të falen nëpër xhami dhe kisha, duke i nxitur Liderët Myslimanë të krahasojnë këtë ndalesë si një “dhuratë të frikshme” për myslimanët, në muajin e shenjtë të Ramazanit. Imomali Ramonov e nënshkroi urdhëresën si masë kundër përhapjes së fundamentalizmit mysliman. Të gjithë të rinjve ndër moshën 18 vjeçare iu ndalohej adhurimi në xhamitë dhe kishat e këtij vendi, si dhe ndalesën për të rinjtë nën moshën 20 vjeçare që të vizitojnë klubet e natës dhe shikimin e filmave dhe leximin e literaturës që ndjell dhunë, skajshmëri (ekstremizëm) dhe terror”.
Rahmonov, i cili ka fuqinë e madhe si politikan dhe gëzon përkrahjen e madhe sidomos të popullatës së varfër, vitin e kaluar i ktheu mbrapa një numër të madh studentësh nga shkollat fetare dhe u ndërpreu studimet jashtë vendit, si dhe e goditi ashpër mënyrën “islamike” të veshjes.
Deklarata e tij: “Kam frikë që ndër frikën e dënimit e ndëshkimit të rinjtë s`do të respektojnë Zotin gjatë faljes dhe lutjeve”, hasi përkrahje ndër mjediset intelektuale dhe gati gjithëpopullore Tagjike.
Tagjikistanin si vend, si popull, si histori e njoh shumë mirë. Kam simpati të posaçme për këtë vend aziatik. E kam vizituar shpesh. E njoh edhe nga këndi i hundëzakëve të Aleksandrit të Madh. Vend i vuajtur dhe i përvuajtur, por me një klasë politike intelektuale dhe të mprehtë, e cila përkundër dëshirave të “miqve”, merr hapa të rëndësishëm për ardhmërinë e vendit.
Varfëria, shkollimi i cunguar, perspektiva e errësuar, qasje të kufizuara në shëndetësi cilësore janë ato që i bashkëngjajmë njeri tjetrit, e dallojmë shumë në mendimin dhe vendosjen e parakushteve për të ardhmen e rinisë sonë.
Në trojet mbarëshqiptare ne duhet t`i referohemi asaj çka thoshte Aristoteli dikur në kohën e tij: “T`i kushtojmë rëndësi të veçantë edukimit të rinisë. Një mospërfillje sado e vogël në këtë drejtim, do të na kushton shumë shtrenjtë”.
Kur i pushtuari e sheh historinë e pushtimit të vet nga pushtuesi (Seriali televiziv Sulejmani-Shekulli Madhështor) dhe me vëmendje e padurim e përcjellë çdo detaj që afrohet, herë i duartroket për fitoret e tija e herë i dhimbset për sprovat e dhimbshme të dashurive të tij, atëherë e kupton njeriu që kemi të bëjmë me një të pushtuar, i cili për 500-vjet le që nuk është mbushur mend por përkundrazi e ka ndërruar gjenin e tij të njeriut krenar në njeri rob dhe në çdo çast të mundshëm e kthen shpinën kah shtrati dhe dëshiron t`i përjeton të gjitha ato të cilat e kishin gërryer të kaluarën e tij dhe vrragët edhe pse në shikim ishin të mëshefura por ato qenkan ende të pranishme në psikën e tij.
E vërtetë që Sultan Sulejmani –Madheshtori (1494 –1566) ishte Sultani i dhjetë dhe i cili mbretëroj më së gjati në Historinë e Imperatorisë Otomane (1520-1566). Ishte me të vërtetë i madh. Po, për ne çka?

Edhe pse Ibrahim Pasha Pargaliu ishte një shqiptar i krishterë që e shoqëroj Sulejmanin Madhështor, gjatë gjithë kohës deri më 1536 dhe e mbërrini edhe titullin Veziri i Madh (1523) dhe komandantit kryesor të gjitha armatave të tij, edhe pse Ibrahimi, i krishteri i Pargës u bë bejlerbeu i Rumelisë duke i marrë nën kontroll të gjitha tokat e pushtuara turke në Europë, për ne çka?
Të gjitha pushtimet e tij ishin në emër të fesë dhe me titullin Sultani i Madh, Trashëgimtari i Profetit të Allahut. Pra?
Të gjitha pushtimet e tij ishin në emër të fesë dhe me titullin Sultani i Madh, Trashëgimtari i Profetit të Allahut. Pra?
Historikisht, fatkeqësia jonë e madhe ka qenë, që nuk kemi ditë të zgjedhim mikun e ende vazhdojmë me të njëjtën fatkeqësi. Të bardhës i kemi thënë e zezë dhe të zezës e bardhë. Athua pse? Fatkeqësia edhe më e madhe ka qenë të bindurit tonë në atë që na është thënë, e kjo si rrjedhojë e mosdijes sonë, mos shkollimit tonë. Lëvizjet kanë qenë të kufizuara, e me një kufizim të tillë, doemos njeriu i ynë i ka zënë besë krejt se çka iu është thënë. A na janë shpjeguar drejt gjërat?
A na është shpjeguar drejtë historia e jonë?
Feja, a na është shpjeguar drejt, të cilës iu kemi mveshur me shekuj? Kush ishin ata që e përhapnin fenë, qëllimet e tyre? Pse më duhej mua, apo babit tim, apo gjyshit tim t`i bindemi diçkafit, e cila ishte për ne e largët e paprekshme? Pse unë ashtu i pafajshëm që isha, gjithmonë të rrija me një dro, se diçka do të më ndodhë? Pse ne nuk guxonim të qeshnim dhe të kënaqeshim me kënaqësinë e bisedës qesharake që bënte t`i harrosh hallet? Por duhej menjëherë të kërkonim ndihmën e zotit që të na sjellë fat mbas gjithë asaj qeshjeje. Të gjitha pyetjet e kanë përgjegjës njëjtë: Mosinformimi.
Po sot? Sot kur, mundësia e informimit është shumë e madhe, kur mundësia e mësimit është e vogël në krahasim me atë se çka kemi mundësi të lexojmë, të shohim, dhe të ballafaqohemi, biem pre e mos shpjegimit të drejtë apo më mirë të themi pre e mashtrimit.
Qëllimi i shkrimit, ka të bëj vetë me një shpjegim të drejt të asaj se si tokat e ndryshme në botë janë pushtuar në emër të fesë.
Lufta e shenjtë apo Xhihadi Islamik. Çka ishte xhihadi Islamik? Sa dimë ne për te? A është për ne shqiptarët e shenjtë të mburremi me xhihadin Islamik?
Ç`ishte xhihadi apo lufta e shenjtë. Thjesht, një luftë “legale” e përbashkët e shtrirjes së territoreve të sunduara nga myslimanët në dëm të territoreve të sunduara nga ata të feve tjera. Qëllimi i xhihadit, me fjalë të tjera nuk ishte përhapja e Fesë islame se sa përhapja e suverenitetit te fuqisë Muslimane. Xhihadi, me qëllim të ekspansionit territorial ishte aspekt qendror dhe i rëndësishëm i Myslimanëve. Në këtë mënyrë Myslimanet një shekull më vonë nga përhapja e islamizmit në Gadishullit Arab i pushtuan tokat që nga Afganistani e deri në Spanjë, Indinë, Afrikën Veriore, Sudanin, Andollinë e më vonë edhe Ballkanin. Xhihadistët skllavëruan me qindra e mijëra e fëmijë (në të njëjtën kohë duke i mbytur burrat) dhe duke iu imponuar Islamin me dhunë. Pra qëllimi i përhershëm i xhihadit ishte të sjellë krejt njerëzimin, në tërësi, nën drejtësinë e Ligjit Islamik- një sistem totalitar i udhëheqjes fetare shumë i vrazhdë për jo-myslimanët dhe gratë, me moton: Aty ku është zoti, ai është në saje të shpatës së islamit dhe hijes së shpatës së Islamit! Shpata është çelësi i parajsës, e cila mund të hapët vetëm për luftëtarët e shenjtë (xhihadistat) (Andrew Bostom : ”Drejtësia e xhihadit “2008)
Gjatë shekujve xhihadi Islamik i kishte dy ndryshore të kuptimit, njëra më radikale dhe tjetra më pak radikale. E para mbahej në atë se kush e shpjegon ndryshe besimin e tyre e këta ishin jobesimtarët dhe në të njëjtën kohë ishin cak i xhihadit. E dyta e bashkuar me mistiken, e hedhë poshtë xhihadin si konflikt të armatosur, por e lidhë me thellësinë shpirtërore të besimit dhe pushtimin.
“ Xhihadi, Lufta e shenjtë është një domosdoshmëri për të gjithë besimtarët. Gjendja e luftës është gjendje natyrale ndaj jo besimtarëve” – Qëllimi: pushtimi i tokave dhe përhapja e fesë Islame në të tërë botën.
Me përhapjen e Islamit, Arabët e institucionalizuan edhe skllavërimin. Kurani e lejonte me habitet 16:76, 30:28, 16:71, 70:29-30, 23:5-6, 33:50 etj. Skllavërimin e femrave dhe fëmijëve në fillim, të fiseve Arabe : Kuraiza, Khajbar, Mustalik, dhe Hauazin etj, e më vonë me rritjen e fuqisë Islamike u rrit skllavëria në shkallë botërore. Çdo here që myslimanët korrnin fitore, me vete sillnin fëmijë dhe gra të skllavëruara: Kur gjeneral Musa e robëroi Afrikën Veriore në vitin 698, solli me vete 300 000 skllevër, kurse nga Spanja në vitin 715 i solli 30 000 virgjëresha të bardha . Ndërsa Sultan Mahmudi pas zaptimit të Indisë (Pakistani dhe Bangladeshi i sotëm) i solli ne vitet 1001-1002 mbi 500 000 gra dhe fëmijë.
Por si veproi turku duke i pushtuar tokat tona në emër të shpatës së Islamit( pushtimi i Sultan Mehmet Fatihut II në Shqipëri):” Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit. Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës, i ekzekutonin. Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë të pafe. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra Të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë…Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë. (Tursunbeu, Tarih’i-Ebü-l-Feth“ – Historia e Atit të Çlirimit)… Vranë aq shumë, saqë s’mund të numëroheshin. I zunë robër djemtë e tyre, vajzat dhe gratë e tyre.“…Kjo pra ishte, mënyra se si përhapej Islami në botë dhe në tokat tona.
…Në Medina, myslimanët sollën me vete edhe Shpatën e tyre. Shpata, vazhdoi t`i nxjerrë njerëzit përpara, përderisa e tërë Arabia iu bashkua Besimit Islam. Popull pas populli filluan t`i dorëzohen kësaj Shpateje dhe e përqafuan Islamin. Ishe aq i mprehtë tehu i kësaj shpate! Thjeshtë i pushtonte zemrat, se trupat binin ashtu e ashtu. Kjo është shpata e së vërtetës, shkëlqimi i së cilës e largon mashtrimin ashtu siç e fshinë drita errësirën. Ajo edhe sot vazhdon të hyn edhe sot në zemrat e burrave dhe grave…
Pra, ku qëndron interesi i përhapjes së dogmës së tillë kur ne, vet ishim viktimë e kësaj përhapjeje?
A duhet me të vërtetë të mbesim gjithmonë viktima të shpatës së huaj?