2012-08-12

bulohet biografia e parë e Enver Hoxhës nga Nako Spiru


Shtëpia botuese “Naimi” publikon kujtimet e Franko Benantit
Ka ardhur fillimisht si pushtues, pastaj ka kaluar në anën e partizanëve, pas luftës është arrestuar, burgosur e akuzuar si agjent i Vatikanit. Një njeri që i ka përjetuar të gjitha. Një dëshmitar okular i Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, por edhe i zhvillimeve politike të brendshme. Bëhet fjalë për mjekun italian Franko Benanti, i cili pasi shpëtoi në mënyrë peripetike nga komunistët shqiptarë, i ka lënë historisë si një dëshmi të vyer një libër me kujtime.
Titullohet “Lufta ime më e gjatë: Shqipëri 1943-1948”, i botuar disa herë në Itali, por që në gjuhën shqipe publikohet për herë të parë nga botuesi Naim Zoto nën siglën “Naimi”, nën shqipërimin e Luan Malajt. Në rreth 350 faqe libër, Benanti na sjell përmes optikës së një të huaji, i cili i ka provuar të dyja anët e medaljes, një hark kohor të ngjeshur me ngjarje që do të shënjonin për një gjysmëshekulli historinë e shqiptarëve.
Duke qenë mjek i mobilizuar në Ushtrinë fashiste, Benanti erdhi me një mision të përkohshëm në Shqipëri për herë të parë në vitin 1941, ndërsa nga gushti i vitit 1943 deri në qershorin e vitit 1948 ai do të bëhej pjesë e kalvarit që pësoi ushtria e Musolinit. Pas shpartallimit të Ushtrisë italiane, shërbeu si mjek në spitalet partizane dhe vitet e fundit si “plaçkë lufte”.
Pikërisht për shkak të profesionit, gjatë rrugëtimit nëpër spitalet ambulante të luftës në Jug të vendit, Benanti do të shihte se ç’ndodhte me të vërtetë pas fasadës së luftës çlirimtare. Ai do të njihte nga afër protagonistët e LANÇ-it, duke filluar me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, Hysni Kapon, Nako Spirun, Koçi Xoxen, Gogo Nushin, Drita Kosturin, Ibrahim Dervishin, Liri Gegën, Islam Radovickën, Liri Belishovën, Tuk Jakovën, Spiro Moisiun, Haxhi Lleshin, Beqir Ballukun, Shefqet Peçin, Manush Myftiun, Riza Kodhelin, dr. Polenën, Sherif Klosin, Bedri Spahiun, Ramadan Çitakun e plot të tjerë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...