2012-08-18

Në ballë të valles Nusja e jetës...

Foto e Profilit

Nebih BUNJAKU



Nebih Bunjaku u lind me 15 maj 1947 në Poliqkë të Dardanës.Nehbiu është njëri ndër poetët më të suksesshëm të poezisë shqipe që krijohet në Kosovë.Është autori i  disa  veprave letrare.

"DALJA NGA BALADA"

"GRAMATIKË ZEMRE"
"
TERAPIA E DASHURISË"

"NJË SAMIT PËR SIMIT"

"PRUSHËRIMË BUZËSH"

Etj.

Nebi Bunjaku ishte deri në qershor të vitit 2012  profesor i gjuhës dhe letersisë shqipe në shkollën e mesme Eqrem Qabej në Prishtinë.


Adem Demaçit

Kur liria ishte e ngrirë

në acar dimri rrezengrirë

Prometeu ynë n zinxhirë

nisi akullin për ta shkrirë

prej të voglit në burg të madh

këmbë e duar lidhur n pranga

vetëm shpirtin e kishte të lirë

nga qelia i jehonte kënga

Rrap i kombit n zemrat tona

me lirinë i kurorëzuar

Lulja e parë e kurorës

në Pranverën e vonuar

Baca Adem simbol lirie

vepra Jote rreze dielli

e zgjon mendjen e përgjumur

Yll Mëngjesi ndrin nga qielli



Liria fshihet në një pikë gjaku



Fundi i shekullit plot acar

dyfish dimër në Reçak

ditë e zezë pesëmbëdhjetë janar

Reçaku i trimave u bë me gjak

ekraneve të shpirtit nëpër botë

komunikon vetëm trishtimi

zemra tona grimë dhe copë

veç nga ankthi e pikëllimi

n gjuhën e dhembjes njerëzore

lajtmotiv vetëm mizoria

mbeti bota e nemitur

vallë u kthyeka barbaria

tok me engjëj Riza Beqiri

ra dëshmor n prag shtëpie

mu pranë tij ra edhe i biri

ku u fshehka ai gjak lirie

n zemrën time kam një shpellë

plaga e shpirtit më kullon gjak

midis dhembjes një hon i thellë

loti më rrjedh për Ty Reçak

a ka fashë që ma lidh dhembjen

përveç Vokerit Mikut Plak

a ilaç që shëron brengën

krimit të hienës t i vë kapak

1) Martirin Riza Beqiri e njoha në Banjën e Kllokotit në fund të vitit 1998. Një javë banuam në të njëjtën dhomë. Për lotin tim ndaj masakrimeve barbare, Riza më qortoi me profecinë e tij që e shënova në fillim të kësaj poezie. Dy javë më vonë, më 15 janar 1999, tok me të birin dhe martirët e tjerë i masakruan në Reçak.


DIELLI I MESNATËS

Në mesnatë lind

në agim perëndon

qiellin e huaj përcëllon

me errësirë verbon

rrezet e tij me ngjyra

ngjyrat me tre fytyra

kur nga qielli zbret

gëlltit fëmijët e vet

prapa gurit të varrit

vritet me dorë të vet


LULJA E KOMBIT

Pas fitores drejt në Hagë

shpirtin e lirë duart n zinxhirë

Lulja e kombit n zemër plagë

se Ilirinë e donte të lirë

dorë e djathtë e UÇK-së

tok me NATO-n ka luftuar

pse i këputi shpirtit prangat

në bankë të zezë i akuzuar

kryelartë shkon në Hagë

historinë për ta lartësuar

n shpirt i vishen ca akuza

nga Drejtësia i trishtuar

i pandehur përbetohu

sa ushtarë paramilitarë

kur ta dogjën shpirtin n djep

pa mëshirë m i paske vrarë

u betohem n diell e n hënë

në Luftën tonë Çlirimtare

vrava veç bisha Karpatevesh

shumë të zeza e barbare


PAVARËSIA

Gjatë të pritëm rreze dielli

me shumë shekuj e dekada

kurorë lulesh midis prilli

të sfiduan në barrikada

akulli shesheve të Dardanisë

i 17 Shkurtit me borë acar

tretej në zemra të shqiptarisë

lavë vullkani magmë e zjarr

për Ty seç na dogji malli

nuk të lejonin të vije dot

kurrë s të lëmë për së gjalli

për Ty derdhëm gjak e lot

me gjithë shpirt na buzëqeshe

Nusja jonë në Kuvend

ballëlartë rrugëve e në sheshe

në zemrat tona zure vend

në ballë të valles Nusja e jetës

dasmë të tillë s ka parë bota

që nga shekujt e Mesjetës

në Dardani si luhet shota....


Përgatiti Flori Bruqi

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...