NAFI ÇEGRANI, lindi ne fsh. Çegran afër Gostivarit më 10 Tetor 1947.Ka te kryer shkollimin fillor /tetevjeçaren/. Ka vazhduar Normalen "Zef Lush Marku" ne Shkup, pa shkëputje nga puna ka studjuar edhe më tej.
Rrjedhe nga nje familje e madhe tradicionale fshatare, (por bujare dhe e njohur per sakrificat qe kane bere te paret e tij dhe për vlerat patriotike për kauzën kombëtare aq sa i kanë mundësuar rrethanat në kohë dhe hapësirë)... Ka shërbyer si mësues në fshatin tipik malor Koritë, nja 12 km. bas bjeshkëve të larta në lindje të Gostivarit / ashtu si dikur Migjeni në Pukë! Ndaj, edhe u inspirue me motive migjeniane, sepse ky fshat me Gurguricën dhe Sëllarevën, edhe sot quhen fshatra të lugaxhinjve, mënyra dhe karakteristikat e të jetuarit tipike edhe për kah fhuha dhe veshëmbathja i takojne kohës se Gjon Buzukut...
Kështu edhe ka shkruar reportazhe e poezi, tregime dhe vargje edhe për fëmijë të skalitura dhe të gërshetuara me motivet për çka shkruajti edhe Migjeni, sepse këtu Nafiu kishte nxënës si Luli i vocër, jeta e malësorve shumë identike me ato që trajtonte poeti i mjerimit.../
Pa shkëputje nga puna u diplomua në Akademinë Pedagogjike në Shkup. Ka studiuar gjuhën dhe letërsi shqipe, dhe gazetarine…
Nafiu thote:
Që nga Normalja fillova të merrem me shkrime, duke botuar në revista për fëmijë si "Gëzimi" e "Fatosi" madje "Pionieri" në Prishtinë... Nisa të botoja edhe artikuj e reportazhe për jetë njerëzish, portrete, dhe reportazhe për fshatin, artikuj nga fusha e arsimit, kulturës, për folklorin shqiptar, doket, zakonet, të folurit, traditat, veshëmbathjen shqiptare etj etj. duke botuar edhe ne "Zërin" "Jetën e re" "Rilindjen" "Bota e re" në Prishtinë. Madje në "Flaka" "Jehona" në Shkup. Por, poezi të mia ka botuar edhe revista letrare shqiptaro-arbëreshe "Zjarri" në Palermo të Italisë. /Disa poezi dhe prozë kam botuar edhe me pseudonimin FATMIR PETRELA !
...Papritmas, në fund të shkurtit dhe fillim të marsit të vitit 1969, kam qënë i ftuar dhe i "këshilluar" që të vazhdoja si zyrtar i punësuar në sektorët e SHërbimit të sigurimit shtetëror të Jugosllavisë për Maqedoni me qendër në Shkup, duke më "këshilluar" kryeshefat e atij Shërbimi se duheshka të punësojnë shqiptar, të cilët "duhet të punojnë për të drejtat dhe të mirën e popullit, për "Bashkim vëllazërimin" socialist ..." etj.
Dhe unë ende pa kryer as shërbimin ushtarak, duke e thënë babai tim, se qenka mkirë të shkoj, edhe rroga e mirë, me banesë dhe shumë "benificione" të tjera të siguruara. (E mbaj mënt, babai si me ngadalë më tha "Ani biro, shko, por ke kujdes se ai shërbim njerëzit i ha edhe natën!") Unë nuk ia vëra veshin se për çka babai im e kishte fjalën.
Por, vonë, gjatë viteve të rrënuara kur kisha arrdhur në përplasje të rreyikshme me klanin e UDB-së, më kujtoheshin fjalët e babait. Sidomos pas burgosjes tinëzake dhe kalamendjeve të mia nëpër skëterrat e burgjeve fillë pas demonstratave të 1981).
...UDBJA dhe KOs-i jugosllav /fillimisht, sigurisht që kishin pas plan të më përgadisnin si shqiptar për kuadër federativ te SDB-së/ gjatë 1970 më dërguan të kryeja shërbimin ushtarak në Shkollën për Oficera rezerv në Bileqe. Me të këthyer prej andej në vjeshtë po të këtij viti (pas 9 muajsh "ushtrie" më caktuan në vendin e punës nga sektori ll për ndjekje dhe vëzhgim të diplomatëve, atasheve dhe zbulimin e agjentëve ose spiunëve të agjenturave të cilët vepronin ndaj Jugosllavisë), më caktuan si operativ-analist në sektorin e lV të analitikës së këtij Shërbimi, dhe që fakt "mbuloja" si analist "çështjen e emigracionit" shqiptar...
Gjatë vitit 1972/73 më dërguan "shkollim dhe përgatitje interne" në Bazën e SDB-së federative dhe të Kos-it të Jugosllavisë në Batajnicë afër Baogradit.../
Këtu zatë, edhe nisin konfliktet dhe përplasjet e mia me krerët dhe bylykbashët e UDB-së, sepse kishin bërë një "kontrollim" të kërrespondencës sime me Alinafi Hoxhën, kryetar i organizatës emigrante shqiptare "Lidhja e Vardarit" në Marsej të Francës dhe disa "qëndrime të mia politikisht të papërshtatshme" për sistemin dhe Komitetin Qendror të LKM në Shkup, dhe ndoshta edhe diç tjetër për çka as unë ende nuk kam arritur në dieni të plotë, sepse jan mbajtur si fshehtësi zyrtare dhe shtetërore.../
Me këthimin tim nga Batajnica, më kanë marrë kryeshefat në "biseda informative" anipse isha zyrtar i tyre, kanë sjellë vendime të ndryshme, duke edhe më degraduar në vendin e pozitës zyrtare...
Atëherë unë si njeri që e ndjeja veten i pastër që nuk kisha bërë ndonjë të kleqe ose "dëm" atij shërbimi, kam shkruar shumë faqe letrash personaliteteve më të lartë të shtetit në KQ të Maqedonisë, Beogradit dhe të Gjeneralshtabeve dhe KOS-it/ sepse në përplasjet me mua kishin dorë të zgjatur edhe disa oficera të lartë dhe gjenerala të Shërbimit ushtarak, bile edhe të Zbulimit dhe Kundërzbulimit të cilët kishin bërë paraprakisht marrëveshe dhe sihronizim të zhvillimit të një lufte të fshehtë kundër meje, duke më trajtuar bile edhe si njeri që paskëm qënë "në krah ose në mbrotje të interesave të emigracionit shqiptar" edhe nga fakti, kinse, pse paskam edhe dy vëllezer të mi në Amerikë...
I kam shkruar disa letra personalisht dhe disi të ashpra edhe Titos dhe Kabinetit të tij.../ Disa "përgjegje" me janë kthyer, duke vënë letrat e mia të "shqyrtohen" në kompetencat e organeve të shtetit dhe të KQ në Shkup/.
Por, unë jam i sigurt, se edhe prej andej, pasë "sqarrimeve" të çështjes ka pasur urdhëra të prerë, ose REKOMANDIME se si të veprohej me mua!
Pas shumë orvatjesh, biseda e "konsultime" edhe me shefa e kryeshefa, edhe faktorë politik të KQ, më premtohej që të kisha "durim" sepse shpejt do të më "kthenin" në vendin e punës ku kisha qënë më herët... Kalonin ditë e muaj, gjëndja po acrrohej, mua nisën të më përcjellnin e vëzhgonin operativista, edhe të më spiunonin /por nuk ia arrinin dot, sepse ua dija metodat, mjetet dhe mënyrat e të vepruarit/.
Dikur, në verë ti vitit 1975 pa njoftuar askënd, e kam lënë me vetë dëshirën time detyrnën si zyrtar i atij Shërbimi dhe tinësisht me trenin EKSPRES ATINA -PARIS, jam arratis me familjen për në Romë të Italisë, prej nga urgjentisht bëra marrëveshje me vëllezërit e mi, të cilët u angazhuan dhe përmes një zyre të emigracionit dhe mikes NORA Paris, kalova për në Amerikë...
Tanimë, kishte filluar një betejë e tmerrshme dhe e fshehtë e UDB-së dhe KOS-it jugosllav kundër meje ,duke kurdisur presione nda prindërve të mi, apo ato kanë qënë pjesë e planit për kthimin tim sërisht në Jugosllavi, /bile duhe përhapur edhe prëpagandë se do të ma merrkan banesën në Shkup, a nëse kthehesha do të kisha vend të siguruar si gazetar në RADIO OSE TELEVISION në Shkup, gjë që ia arritën qëllimit.../. Me kthimin tim pas gadi dy vitesh, ndaj meje nisi beteja e cila ishte kaherë në vazhdim, në "biseda informative" me Nikolla Ilievskin dhe bylykbasha të tjerë /bile edhe me disa nga krerët e SDB-së së Beogradit/ kinse nga Amerika qenkam kthyer me "direktiva dhe misione të posaçme" të dhëna nga CIA.
(Gjatë intervalit të këtyre ca vitesh studjova albanologjinë dhe zhurnalistikën në Fakultetin Interdisciplinarni studii po novinarstvo në gjuhën maqedonishte, me qëllim që të diplomohesha edhe në gazetari dhe më lehtë të punësohesha në redaksitë shqipe në Shkup ose Prishtinë ku kishin mjaft nevojë për kuadra të formuar për gazetari...
Por, çdo gjë ishte e kot! Gjërat dhe ironia e fatit tim gjendeshin me vite e vite n ë duarët u klanit -kriminel të SDB-së dhe SJB-së sllavomaqedonse të cilët ishin në varësi të Stane Dollancit, Zdravko Mustaqit, Dejan Luqiqit, Dushko Zgonjaninit, Nikolla Ilievskit, Temelko Boshkovskit, Miladin Joviqiqit, Branko Mikuliqit e shumë bylykbashash të tjerë si këta dhe të soit të tyre...)
...Gënjeshtra të imagjinuara janë të gjitha këto që po më akuzoni më kot, u thoja.../Tanimë ishte verë e vitit 1978. Në Shkup për vizitë vjenmte kyetari kinez Hua Kua Fen...
Më kanë arrestuar, me preteks, se gjëja unë me një grup gazetarësh shqiptarë në Shkup, në banesën e Skënder Raufit, paskemi formuar organizatë terroriste, dhe se unë paskam marrë detyrën të bënkam "atentat" mbi kryetarin kinez, për arsye, pse i paska prishur Kina marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, dhe se kjo qënga edhe "një fakt" se unë pos MISIONIT sekret që paskam me CIA-n amerikane, qënkam edhe ndonjë "lidhje operative" e Sigurimit të Tiranës.../
Dikur pas ca kohësh më kanë lëruar në shtëpi! Më 1979 ma kanë djegur banesën dhe bërë shkrum me libra dhe dorëshkrime e çdo gjë që kam pasur, në kohë, që duke më përcjellur agjentat e kësaj dege, saktësisht e kanë ditë se nuk ka asnjë në banesë...
...Dhe, kështu duke pasur në plan, tanimë për likuidim, kanë prit demonstratat e vitit 1981, kur më 1.Tetor, herrët ende pa ybardhur dita, një tog agjentësh të armatosur dhe milici që definitivisht kishin rrethuar në hekur tërë pallatin ku jetoja, kanë hyrë në banesë në mënyrë shtazarake dhe me sjellje terroristësh, duke fut tmerr e frikë që nuk përshkruhet te fëmijët e vegjël dhe të përgjum, duke bastisur e bërë lamsh e gërmadhë çdo gjë, kanë marrë shkrime, dokumente, libra, fotografi e shumë gjëra të tjera, bile edhe sende me vlerë, e të cilat kurrë nuk m i kanë kthyer...
Duke më ofenduar e sharë çdo gjë edhe NËNËN SHQIPTARE, më kanë vënë në pranga dhe me ajroplan më kanë dëbuar në Sarajevë, e prej andej në qelitë-skëterrë të burgut famkeq të Zenicës.../
Atje, paraprakisht në kohë prej afro 6 muajsh kishin burgos një grup shqiptarësh të anëve të Gostivarit, e disa me punnë si ëmbëltorë në Bosne, duke më "futur" në "grup", me dajak dhe vuajtje, maltretime e terror, dhunë vdekje e tmerresh, kurdisin akuza të rreme, për diçka që nuk egziston, duke inskenuar me muaj të tërë një proçes të paparë gjygjësor, kinse për vrasje dhe "terorrizem" për çka me muaj as që dija se për çka ishin akuzat, nuk kisha njohuri se për çka bëhej fjalë, pos deklarata të kurdisura dhe me përmbajtje rrenash, të cilat madje kanë rënë poshtë në bazë të daljeve të FAKTEVE të papritura, janë bërë disa versione, inskenime dhe "instruksione" të pa caktuara as në kohë as në hapësirë, sepse kanë dalë madje edhe alibi të të akuzuarve, të cilat as gjyqi nuk ka mund t i kishte pasur në dijeni dhe të paramenduar, e që do të kishte shume telashe dhe skaldal.../
Duke më terorrizuar 972 lidhur në pranga në të ashtuquajturëm "Qelia e vdekjes" ende pa dalë në gjykym, isha i dënuar me vdekje... Ky proces i inskenuar me akuza të rreme fund e krye zgjati afro 4 vjet, duke shkruar çfarëmos i gjithë shtypi jugosllav dhe mediumet, duke përhap një propagandë tmerresh antishqiptare ne gjithë Jugosllavin titisto-millosheviqiste.
Të pafajshëm, një mëngjesi herët, më nxjerrin para kordonit të pushkatimit, pranvere e vitit 1983... Nuk dij, si mbeta gjallë, më lejuan që të bëja ankesë në Gjykatën Supreme të Bosnës në Sarajevë /Shiko vendimin e kësaj gjykate në krye me Mr Vllajsavlevit Mirko/ i cili kërkon të lërohem nga burku sepse nuk kam nevoj ose motiv të merreshkam me diç të këtillë, dhe se Gjyqi i Yenicës gabimisht më ka dnuar me vdekje-pushkatim.../
Kurgjë nuk u morr parasysh. Aktvendimi i Qykatës së Qarrkut në Zenicë, urgjentisht beri në proçesin e montuar përshkrimin e Vendimit të parë, vetëm fjalët "SE OSUDJUJE NA SMRT STRELJANJEM" (I DËNUAR ME VDEKJE-PUSHKATIM), zëvendësohen me fjalët SE OSUDJUJE NA 20 godina strog zatvor (dënohet me 20 vite burg të rëndë). Këtë vendim, pa kurfarë hamendje e "vërteton" si të PLOTËFUQISHËM gjykatësi suprem në Sarajevë, kroati Varonek Anto! Dhe, kështu kalova afro 11 vite e 9 muaj burg, në të drejtë të Zotit...
Thellë jam i bindur se pas këtij proçesi tç montuar me motive politike dhe antishqiptare, qëndrojnë edhe sot bylykbashat dhe kryeshefat e klanit të UDB-së dhe KOS-it jugosllav, të cilët ato vite të rrenuara komuniste e kominterniste ishin SHTET MBI SHTET në Jugosllavine e shpërpërë, ku unë si viktimë dhe familja ime kemi dhe sot përjetojmë trauma tmerri e vdekte të papara, se -gjer vonë as që guxonim të rrëfenim haptas për pafajsi, nga frika.../ Me thënë të drejtën, kjo disi edhe sot na torturon.
( ...Të botuara kam nga sfera publicistike,/ dorëshkrime të gatshme të dy romaneve "Rrënjët" dhe "Lumi im" të djegura më 1979, dhe disa tufa poezishë)... Pas daljes sime nga burgu, Fakultetin e gazetarisë DIPLOMOVA në Tiranë gjatë viteve 1993-1995, /duke më pranuar edhe shumë provime nga studimet e kaluara në Shkup/. ShB "Onufri" në Elbasan ka botuar përmbledhjen time me poezi me titull ORFE I VRARË, 1995. Kurse "Kështjella e vetmisë" e ka botuar po atë vit SHB "Luma" Tetovë. Një vit më vonë në Shkup është botuar përmbledhja "Antikohë" dhe dy përmbledhje vjershash për fëmijë... Libri autobiografik "Ballë për ballë me vdekjen" u botua në Shkup në vitin 2000, e që në 5000 ekzemplar u ribotua në Tiranë .
Vitin e kaluar në Tiranë u botua sërish një përmbledhje me poezi me titull "Lule të verdha". Kurse në gjuhën maqedonishte u botua libri "Balkanski Drajfus" (Drajfusi ballkanik). Sivjet gati për shtyp kam librin "Sfidë prangave të UDB-së" dhe "UDBJA DHE SHQIPTARËT" etj.
Sot jetoj në Çegran dhe Shkup, drejtoj një television privat lokal "Zëri i Çegranit"... Merrem me shkrime, si zakonisht, dhe herë-herë banoj në Tiranë.
Nafi Çegrani
KEMI MIJËRA VJET
Kemi mijëra vjet, mijëra shekuj
që mbajmë mbi supe tokën Nënë.
Kemi mijëra shpirtra dhe, për të vdekur,
sa ç’kemi pandehur, nuk qenka e rëndë!
Nëpër tela sharkie i rilindëm epokat
dhe me lulet e plagëve ëndrrat përmbytëm…
Në qiellin e syve lodronin shqiponjat dhe zotat,
nga nderimi për ta vetveten cfilitëm!
Mbi konakët e tu të thinjur, të moçme,
prehet vegimi i Gjergj Elez Alisë dhe i kreshnikëve.
Skëndërbeu e gënjeu vdekjen, ribëri shpatën prej kocke,
paçka se Konferenca e Londrës gërryen plagën e viteve.
Nënat na lindin sa herë kjo tokë kërkon trima
dhe varret na hapen sipas trilleve mizore.
Kur ka halle Nëna, ne shkrepim vargan vetëtima
dhe ulemi në prehër të saj butësisht si rreze hënore!
... SHKON E VJEN VALA!
Shkon nëpër brigje bojëdeti,
erëmon tokë e plagë të thata.
Gjethet dhembjes i pikojnë trishtim
nëpër buzagaz ndalet fjala…
Ti erdhe e s’më gjete më
hijen e more për kujtim hyjnor.
Copa ylberi e pasqyrë të thyer
Mbeten e vetmja dhuratë në kraharor.
Në dejtë e mi, si akull, si zjarr
Shkon e vjen vala ne breg perplas..
Dhe unë mbetem ne breg.. i menduar.
Me koken duke kthyer perherë pas..!
LIRIKË STINËSH
Ma mbyte shpirtin në ujvara dritash dhe trupin e shoh si përpëlitet në zjarr.
Unë ndizem e fikem si lëndina në verë, Dhe zbres e ngjitem si malli mbi mal.
Në sy loti si në curra t’u shter
e gjurmët tona na mbetën në zalle.
Një përroske i dhamë shpirt dhe pse ishim në ferr
e me lot të kaltër ujitëm lulet shtojzovalle…
Në sytë e tu loz dielli im i praruar
me zefirët e stinës që ëndërruam gjithmonë.
Për atë diell një mijëra këngë patëm kënduar dhe pse zërin na e piu nata ulkonjë!
Buzët i puthitëm tek buzët kaherë
dhe të gjitha ëndrrat i kallëm në zjarr.
Për këtë jetë, që të ngrohej si varfanjaku në verë,
dhe lirikat e dashurisë me ne shkuan ujvarë!
KËNDUAR KËNGËN E DASHURISË
Sa mëkat është ta kujtojë dikush belin tënd,
bukurinë tënde si zefire që shkëlqen prore,
epshet i kall në flakë dashurie,
lotin e veton në bebzat e njomësisë.
Këngën e shëndrron në melodi jete
dashurinë në këngë të përjetshme…!
- O dhembje dashurore!
Në kërthizën e vjetër u rrite,
si lule e njomë në livadhe,
u kurorëzove me duvak të bardhë
mbi krye ornisur me drandofille të kuqe -
Bëhu përkëdhelje në gjakun tim,
rreze bujarie që agon n’konak ;
Mbretëreshë bëhu mbi bjeshkën e blertë
që shëron zemrën e kallur flakë
shëron dhimbën e kengës së gjaktë
duke mugulluar zefirët e dashurisë…!
Dhe çdo shpresë në zemër kalitet,
çdo lule e njomë ngjyrë behari rritet
duke jehuar me këngën e bardhë -
me dashurinë e ëmbël në krahëror
me këngën e shkëlqyer të jetës me verë…!
PRITJE...!
Si pirg e prita ardhjen tënde,
aty në prag të kullës së Babilonit!
Por, oh, skelat u thyen një e nga një
dhe unë mbeta si gjeth në pëllëmbë të ciklonit.
U shndërrova në fantazmë, pa emër, pa zë,
dhe pse klithmat m’i piu pusnaja e honit!
E ti ende qëndron në majë të kullës,
e unë më kot të pres në stinët e mia bjonde:
t’i kurrsesi nuk i përvidhe dot udhës,
përrallat u bënë krejt të vërteta sonte!
E grisa delirin e ëndrrës e të pëshpërita gjatë:
“Jam dashnor i nuses… i nuses pa duvak!”
* * *
Të pres në dashuritë e pashpallura
që verbohen nga dhimbja e yjeve në univers
në lotin, që gabimisht harron të më njohë
kam qindëra vjet që të pres.
Të pres në ankthin e vyshkur të shtratit të ftohtë,
Në hënën që u helmua prej qiellit gri,
Në magjinë e heshtjes antike,
Të pres si robi, që s’kërkon kurrë liri.
Të pres në ditët e mia që s’marrin frymë,
Në ëndrrat me nuse dhe pa dhëndurrë,
Kështu do të zvarritem deri në pragun e vdekjes,
Dhe të betohem, pas kësaj
S’do të pres më KURRË.
PORTRET
- Cucës së Pollogut -
Kur sytë e mi shkrepin si agime të bardha
lulja e zambakut hareshëm mugullon
Në pelerinën e natës diç gris pulëbardha
ti vjen e përzishme dhe ëndrrat mi pushton.
Dashuria prehet në mijëra ngjyra ylberi,
por unë veç këngë të përvajshme këndoj.
Unë jam njeri, që dua t’i ngjaj Prometeut
dhe në mbretërinë e vdekjes zjarrin tënd kërkoj!
Vasha e ka gdhendur portretin në sytë e mi
luleve ua rrëzoi petalet e mallëngjimit.
Si udhëtar i mjerë mbeta rrugëvë përsëri
e pres e pres me shpresë tek drita e agimit!
NË MUZGUN NGJYRA JARGAVANI
Në mëngjes,
dy fluska të kaltra
thithën një pikë dashurie pangjyrë
e kështu foshnjërisht u pëlqen ta luajnë
pa e ditur se në lojën e vdekjes kanë hyrë!
Në buzët e gotës
dy dëshira dhe një këngë skeletësh
rilindën dhe u shndërruan në gjeth,
nisën vajtimin për kockën e thyer,
që nëpër fosile kafkash hirin hedh!
Në muzgun ngjyrëjargavani
gota u thye,
pigmenti i saj u nda në katër vija,
të venitura ngjyrë deti:
Befas u zgjova prej ëndrrës
dhe në shpirt një zgavër vaji më mbeti!
LIRIKË STINËSH
Ma mbyte shpirtin në ujvara dritash
dhe trupin e shoh si përpëlitet në zjarr.
Unë digjem e fikem si lëndina në verë,
e si malli në mall…
Në sy loti si në curra t’u shter
e gjurmët tona na mbetën në zalle.
Një përroske i dhamë shpirt dhe pse ishim në ferr
e me lot të kaltër ujitëm lulet shtojzovalle…
Në sytë e tu loz dielli im i praruar
me zefirët e stinës që ëndërruam gjithmonë.
Për atë diell një mijë këngë patëm kënduar
dhe pse zërin na e piu nata ulkonjë!
Buzët i puthitëm tek buzët kaherë
dhe të gjitha ëndrrat i kallëm në zjarr.
Për këtë jetë, që të ngrohej si varfanjaku në verë,
dhe lirikat e dashurisë me ne shkuan ujvarë!
KALORËSIT
Mbrëmë kaluan një mijë kalorës
dhe shkuan kah shtigjet e djegura.
Karvani ynë sapo ka dalë prej ëndrrës
në frizurën e shekujve i fiksoi legjendat e tretura.
Mbrëmë një mijë kalorës e grisën pelerinën e natës
dhe në terrin e saj emrat i shkruan në zall.
I trishtuan këngët me gjuhë plagësh
buzëzhuritur e puthën tokën që vajtonte në mall.
Mbrëmë shekujt i morëm me vete,
me një lot e një kujtim të verdhe në sy.
Të vdekurit mallkuan gjumin e thellë
dhe, me vetullën e hënës nën sqetull,
rivdiqën, Kosovë, edhe një herë për ty!
* * *
(Kushtuar Shemo Fërngovës)
Në mbretërinë e trilluar të hijeve
çdo gjë të prishen hajnat e natës
kafshove një dëshirë gjersa ëndërrove
dhe ëndrrat t’i vranë prore
me dhembje e ikje stinësh
loti rrodhi me shpresën tinëzisht
dhe përsëri hajnat e natës
t’i vodhën diamantet e çmuar
të mallit dhe ëndrrës
të dhëmbës për kalorësin
u bënë akull e shkrum zjarri
Ti mbete vraplinkth
me gjogun e shaluar
ti Robin Hud i serenatave të bukura
dhe unë Drajfuz në luginat e gjata
kthehem në tempullin e vjetër
kalorës i agimeve të bardha
t’i çmendim prore profetët
dhe zotërat mëkatarë
ata që bëjnë hata të inatosur
në botën njerëzore
Ti Drajfuz shqiptar me diellin në shuplakë
Robin Hud me plis të bardhë…
NË QEPALLËN E VASHËS
Në kupat e virgjëra të epshit
miliona dashuri me etje i thitha
e jam shndërruar thjeshtë në ekstazë…
E çuditërisht dashuritë të gjitha
e kanë një strehës në zemrën e pastër!
Në buzët e vashës së mirë
shkrihëm si pika e vesës kur bie mbi petale.
Bekim pa gjuhë në ashtin e saj të dlirë,
I etur dhe i dehur në të tek heq vallen…
Dhe kënga e pikës së lotit merr udhë
e vdekja befas në ardhtë
le të më gjejë të shkrirë përmbi ato buzë!
Dy kupat e mbushura me verë
shprazen virgjër në buzët
e kuqe të nuses
epshet shkrihen si vesë
në ekstazë dashurie
që pështjellon prore
me harkun qepallë…