2012-08-12

Nga : Kristaq Turtulli : Thjeshtësia dhe mendimi filozofik te poetika e Kostaq Dukës ne librin poetik "Ne dy hapesira".



Thjeshtësia dhe mendimi filozofik te poetika e Kostaq Dukës ne librin poetik "Ne dy hapesira"



Është dëgjuar mes krijuesve dhe më gjerë, teksa flitet me moskokëçarje në bisedë e sipër, ndoshta dhe me trishtim të hapur për vdekjen e librit dhe triumfin e internetit, face bookut, twiters etj. Dikush tjetër ngulmon me kokëfortësi se kjo ikje, humbje e paralajmëruar është me e mira e të mirave e kollajshmja moskokëçarëse në jetën moderne. Nuk është më e nevojshme të botosh libër, të ndjesh fërfërimën drithëruese te fletëve të librit, drithërimën që përçohet instinktivisht midis autorit dhe lexuesit, erën karakteristike të shtypjes. Seriozitetin, përgjegjësinë, pa llogaritur këtu shpenzimet dhe ëndërrimet, mjafton ta hedhësh krijimin tënd nëpër faqet e ndryshme të internetit dhe qëllimi i autorit është i realizuar.
Krijuesit 'konservatorë' fanatikët e sinqertë të librit të shtypur dhe të botuar, heshtazi krijojnë dhe botojnë pa u kushtuar rëndësi fjalënajës...
Ndaj kur na bie ndonjë libër në dorë te një miku, shoku a të njohuri nëpërmjet internetit, në mënyrë instiktive, pa e pasur plotësisht mendjen e aty, e mban librin një copë herë në dorë, e kthen e shfleton nxitimthi faqet, i sheh kopertinën, faqosjen, lidhjen. E lë një copë herë mbi komodinë duke risjellë nëpër mend kur e ke njohur, rininë, moshën e pjekurisë, momente të ndryshme të janë ngulur në kujtesë si dhe krijimtarinë e mëparshme të autorit etj.
Më konkretisht me librin poetik të mikut të hershëm Kostaq Duka: 'Në dy hapësira.' Botuar në Shqipëri, në shtëpinë botuese D.I.J A. Pogradec.
Kostaq Duka erdhi me këtë libër poetik pas disa vëllimeve poetike: 'Thjeshtësi',' Flas me barin,' 'Trëndafili që çelte në janar.' Drama, dhe dy libra me tregime, duke na sjellë shqetësimin dhe impenjimin e mërgimtarit dhe krijuesit ndaj problemeve të kohës.
Poeti qysh në poezitë e para botuar në gazetën e asaj kohe: 'Zëri i rinisë', kur ish në bankat e shkollës së mesme, solli një zë të sinqertë, ashtu thjeshtësisht pa zhurmë dhe bujë, por që tërhoqi vëmendjen e krijuesve dhe dashamirësve. Kjo thjeshtësi dhe sinqeritet u shpalos në librin e tij të parë të botuar disa vite më vonë me të njëjtin titull. Dhe nga libri në libër e mbrujti me mendimin filozofik dhe tensionin poetik.
Në librin e tij më të fundit: ' Në dy hapësira', poeti Kostaq Duka na vjen më i pjekur me një vizion më të qartë dhe impenjues. Autori është vëzhgues i hollë i jetës, i kujdesshëm, i kursyer në fjalë, si gjithnjë i saktë, ndërkohë qëmton, kthjellon mendimin dhe gjetjen interesante. Ai endet, lëviz, shtrihet, shqetësohet, preokupohet, përjeton situatat, merr frymë midis dy hapësirave të cilat ndahen në mijëra kilometra, siç është fati i emigrantit dhe krijuesit. Qysh në kopertinën e librit të krijohet përshtypja e shtrirjes, hapësirës, largësisë, shkëputjes, por të rënduar paksa nga ngjyra blu e errët e pasigurisë, dëshirës, përpjekjes së madhe për të kapërcyer dhe kapur shkëndijimin vezullues që është shpresa, liria, ëndrra e bardhë endet tutje në sfond.
Libri poetik ndahet në katër nëntituj: 'Lëvizja e shpirtrave. Në dy hapësira. Botë dhe Dashuria.' Secila nga të katra cikle poetike ka tematikën dhe veçorinë në optikën e përzgjedhur të poetit. Pjesa e parë qysh në titull është gjetje të mençur: 'Lëvizja e shpirtrave.' Autori na jep sendërtimin filozofik dhe shpirtëror. Jetën, lëvizjet e domosdoshme, ndryshimet e dhimbshme por të natyrshme në kushte e ndryshimit dhe të zhvillimit. Si tek poezia e bukur, njerëzore dhe koncize: 'Natyrë e qetë.' Kjo poezi në dukje është e tillë, e natyrshme, e vërtetë por që pranohet me trishtim, e pamundur për të ndalur ndryshimin, në rrjedhën e harbuar të largesës së jetës:
Në fillim një tenxhere mjaftonte për dy.
Pastaj na u desh një tenxhere e madhe,
Orkestër gurgulluese për pesë vetë...
Derisa iu kthyem tenxheres së vogël,
Të vitit të parë të martesës....
Kjo poezi me figurën e gjetur të tenxheres mbart të vërtetën tunduese të ndryshimit, të familjes, rritjes, martesës dhe të plakjes. Gjetje e saktë dhe impresionuese. Poeti është i lidhur shpirtërisht e respekton ka mall dhe dashuri për shtëpinë prindërore, familjen dhe të dashurit e tij. Ai gjithnjë i ka kënduar, prindit, nënës, bashkëshortes dhe djalit që dhe tani kur është bërë burrë e është larg, përsëri prindi mbetet pa gjumë dhe ka merak.
Tek poezia e shkurtër dhe të ngjeshur me mendim: 'Fjala' autori përsëri operon me mendimin filozofik duke na përçuar një mesazh të rëndësishëm, se fjala përndrit fjalën kur nga eter diturie del dhe fjala vret fjalën kur injoranca egërsisht e vjell. Neve gjithnjë na ka mundur dhe prangosur fjala që të vret më tepër se plumbi dhe të pret më shumë se shpata, e lëshuar me qëllim, pa përgjegjësi, në erë dhe pas shpine. Autori ka qëlluar në të vërtetën...
Poeti do të jetë i çiltër dhe i hapur me miqtë vet poetë dhe me të tjerë, ndaj me thjeshtësi u drejtohet miqve të tij, nëse e doni vërtet mos e lodhni me deshifrimesh dhe lavdërimesh pa fund, tek poezia : 'Miqtë e mi.'
Oh, ju e dini,
Sheqeri i tepërt gjakun e helmon paprerë,
Sikurse
Mediokrin e bën të fluturoje thonjëzuar
Pas tullumbaceve pa vlerë.
Poeti beson tek sinqeriteti dhe miqësia sepse dhe i verbëri e shumëfishon pamjen me sytë e miqve, ndërsa i vetmuari magjinë e ngjyrat e botës i zbardh me ankthin e kotësisë, të mosekzistencës. Poezia:' I verbëri dhe i vetmuari.'
Tek poezia:' Në dy hapësira.' Që ka marrë dhe vetë libri, të krijohet përshtypja e lajtmotivit të vetë mendimit, tematikës dhe problematikës së librit, pse jo dhe të shumë emigrantëve të larguar në vite por që janë të lidhur me shumë fije të dukshme dhe të padukshme me vendlindjen. Por artisti, poeti është diçka më ndryshe se të tjerët, nuk mund ta mbyllë kapitullin e mëparshëm dhe të hedhë tre gurë pas vetes në momentin e ikjes. Krijuesi përsëri i mbart pas kudo që shkon si një hamall i madh; mallin nostalgjitë, përjetimet dhe emocionet përçuese janë më të mëdha. Ndaj dhe poeti Kostaq Duka,paçka se është mijëra kilometra larg përsëri, fle, ngrihet, punon me orën e vendlindjes. Me të gjallët e të vdekurit, shpresat jetime të lënë diku rrugëve, përzihen e copëtohen si meteorë hapësirave të orëve të Shqipërisë. Por autori gjithnjë me shtrirje njerëzore thotë:
Syri tej në dialog me diellin dhe shëmbëlltyrat
E mundit njerëzor të lirisë
Ngre e ul shatërvanë drite të një realiteti të ri...
I madh është malli i Kostaqit për vendlindjen, qytetin e lindjes Korçën e dashur, qytetin e serenatave, Parizin e vogël, për rrugët e pastra karakteristike me kalldrëm me ajrin e pastër dhe plot diell. Korça e ka dashur fort autorin, si çdo bir të saj. Dhe këtë qytet me fllad dhe zemër, poeti e ka dashur si dashurinë e parë. E autori e thotë bukur/ I hutuar, fluturak, këmishë shkopsitur, këpucë ngrënë mbi kaçurrelat-gurë të rrugëve të tua./ Autori thotë se e ka dashur Korçën si grua, sepse ka mbjellë dëshira dhe ëndrra, ka grirë e tretur inate burri pa fund/. Dhe në strofën e fundit të poezisë e thotë bukur:
Të kam dashur si nënë Korça ime,
Herë më dukesh e madhe, dhe e vogël,
Plakushe grindavece...
Të tjerët ngrenë gradaçiela.
Ti pastron e llamburit shtëpitë përdhes
Për bijtë
Që me erë borziloku të ndjejnë përkëdheljen tënde...
Poezitë e tjera të këtij cikli si : 'Sofati dhe plaka'. 'Takimi i parë me djalin emigrant'. Me fjalë të sakta dhe të kursyera, të tensionuara, me dhembje të përmalluar dhe intensitet poeti në këtë poezi aq jetësore, të natyrshme, na jep momentin emocional drithërues të takimit midis prindit të malluar të merakosur dhe djalit të lodhur nga rruga e gjatë gjithashtu i dëshiruar për një fjalë dhe përqafim të ngrohtë.
Kravatë zhubrosur
Mjekër pushuar.
Sy të trembur të paqetë
Buzëqeshje malluar,
Një ankth të përgjakur,
Katër duar ne përqafim kryqëzuar...
Interesant është triptiku poetik kushtuar aktorit të talentuar korçar, artistit të popullit Vangjush Furxhiut. Ne të gjithë e mbajmë mend atë talent të madh të artit dhe të skenës, me rolet e tij të spikatura. Kostaqi na i jep me vërtetësi në poezi atë portet njeriu dhe artisti me art dhe dashuri.
Pjesa e katërt dhe e fundit e librit poetit të poetit Kostaq Duka është cikli kushtuar ndjenjës më të brishtë dashurisë. Autori edhe në këtë cikël operon me mendimin dhe nuk është vetëm, nuk e lë në kuadrin e konstatimin dhe të ndjenjës brishtë, por gjykon me syrin e ftohtë dhe shpesh herë e kritikon për indiferentizmin dhe deri diku ndjehet i penduar për ato kohë të mrekullueshme, naive, të sinqerta, të vrullshme rinore që nuk mund të kthehen më.
Dikush na ka dashur,
Por o Zot,
Përse marrëzisht me lotët e saj jemi tallur?!
Pas dikujt, pas dikujt jemi 'harruar'
....
Në rini s'ka kohë ta zgjidhim
Në pleqëri mbetemi të vonuar...
Gjithashtu në poezitë e këtij cilki si : 'Zjarri, ' Kasollja e dashurisë,' Puthja' E dashura ime e parë ishe bora'. Bëmë sikur harruam etj.
Nga cilki në cikël dhe nga poezia në poezi autori e merr përdore lexuesin dhe ne ndjejmë flladin e freskët. Kostaq Duka në librin e tij të katërt poetik: 'Në dy hapësira,' tregon pjekurinë poetike, kujdesin në përzgjedhjen e temës, mendimin filozofik, figurën, fjalën e gjetur dhe afirmim...

http://www.kristaqturtulli.com/index.php?p=1_2_Biography

http://sq.wikipedia.org/wiki/Kristaq_Turtulli

http://www.kristaqturtulli.com/

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...