2012-08-13

Millosheviçin, ashtu siç e pashë


Në momentin kur hyra në sallën e gjykimit e kisha kaluar tërë natën pa gjumë, ballafaqohesha me të gjitha ato imazhet e luftës, imazhet e takimeve me të, imazhet e viktimave dhe ishte një sens personal krejtësisht personal i ballafaqimit me të. Kur hyra në sallë, e pashë se si nga dhoma e burgut e sillnin atë....

I rritur si djalë ambasadori në Amerikën Latine, Veton Surroi u rikthye në Kosovë në fillim të viteve '80, kohë kur nisi pak nga pak shpërbërja e Federatës Jugosllave. Roli i tij në procesin e gjatë e të përgjakshëm ishte aktiv. Në një intervistë për emisionin "Prizëm" të Aleksandër Furxhi në "Albanian Screen", Surroi tregon jetën e tij dhe ngjarjet kulmore. 
image
Ju jeni diplomuar për Filozofi dhe Letërsi në Meksiko City, sepse babai juaj ka qenë diplomat karriere i Jugosllavisë me misione në Bolivi dhe Meksikë, pikërisht në moshën e shkollimit tuaj. Duhet të ketë qenë përvojë interesante: një shqiptar, një ballkanas që shkollohet në Amerikën Latine...

Të dyja kanë qenë periudha transformative. Kur kam qenë në Bolivi isha dhjetë vjeç. Për një djalë nga Prishtina, që në këtë moshë shkon në një kontinent tjetër në një civilizim tjetër, ishte një ndryshim dramatik. Aq më shumë ishte ndryshim fakti që brenda Bolivisë, brenda atij shteti që ngërthen në vete kundërshti shumë të mëdha, unë shkollohesha në një shkollë elitare amerikane, në të cilën isha i shoqëruar me një elitë ndërkombëtare dhe boliviane dhe përjetimi i gjithë atyre dallimeve më pasuroi në mënyrë shumë mbresëlënëse. Po ashtu ishin edhe prindërit, babai im veçse diplomat, ka qenë gazetar, ka qenë shkrimtar, ishte një njeri me interesime të shumta prej sportit deri te kultura. Nëna ime është teknologe, pra ka studimin e kulturave të ndryshme profesion dhe Bolivia ishte hapësira e duhur për të studiuar edhe atë pjesë të kulturave. Pra kishim një interesim të natyrshëm familjar për të kuptuar atë vend dhe për të kuptuar të gjitha kulturat e atij vendi. 
Ju përmendët babanë, ai në fakt ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Spanjë dhe aty ishte me mision si diplomat. Në atë kohë ju keni qenë në Kosovë? 
Po, unë isha në Prishtinë, ka qenë dhjetori i vitit 1988, babai duhet të kthehej dy ditë para se të vdiste, aksidenti ishte dhe është ende i pazbuluar në tërësi. Babai ishte një personalitet i njohur i politikës dhe kulturës i Kosovës, një personalitet që njihej për nga integriteti i tij kosovar edhe në ish-Jugosllavi, dhe një personalitet që nuk konsiderohej pozitiv nga ana e pushtetit të atëhershëm të pushtetit të Millosheviçit. Aksidenti ka ndodhur në Guadalahara në autostradën mes Madridit dhe Guadalaharës në kushte të themi krejtësisht të paqarta.
Pas studimeve dhe diplomimit ktheheni në Prishtinë më 1982-shit dhe nisni të punoni si gazetar në të përditshmen më të njohur të Kosovës "Rilindja". Ka qenë koha e fillimit të represionit të rëndë serb ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë, kishin ndodhur demonstratat e vitit 1981 që u mbytën me gjak e dhunë prej shtetit jugosllav të dominuar nga serbët… Si e mbani mend atë periudhë? 
Ishte periudhë shumë e vështirë në Kosovë. Unë në fakt kur u ktheva në qershor të vitit 1982, u ktheva prej një ambienti liberal, kreativ, sapo kisha mbaruar studimet, isha sportist, kisha një jetë shumë të gjallë, u ktheva në një vend që ishte represiv. Për herë të parë shihja kallashnikovë në duart e policëve, të cilët ishin me helmeta, me jelek antiplumb dhe qëndronin në gjendje gatishmërie duke patrulluar rrugët e Kosovës. Bëhet fjalë për qershorin e vitit 1982, pastaj ky dhjetëvjeçar i viteve '80 kaloi në eskalim të nacionalizmit serb, në ndrydhje dhe persekutim të shqiptarëve, në një përpjekje të përditshme të ndrydhjes së shprehjes në Kosovë, dhe një cak i vazhdueshëm ishte pjesa e intelektualëve, Universiteti i Prishtinës, profesorët, arsimdhënësit dhe natyrisht media. Media në fakt, pas Universitetit të Prishtinës, cilësohej si një lloj epiqendre e nacionalizmit shqiptar dhe ishte në vëzhgim të përhershëm të autoriteteve të atëhershëm. 
Jugosllavia në fund të viteve '80 po jepte shenjat e para që paralajmëronin ndryshimet tragjike... Shovinizmi serb po shpërfaqej gjithandej. Një numër intelektualësh të etnive të ndryshme në të gjitha republikat e federatës përpiqen të shpëtojnë shpërbërjen e Jugosllavisë, duke shpresuar të ndalin luftërat civile e ndëretnike. Një prej tyre është edhe Veton Surroi, i cili themelon degën kosovare të UJDI-t (Nisma Demokratike Jugosllave). Një nismë që dështoi apo jo? Përse? 
Historia është pak më ndryshe. UJDI ishte një përpjekje e intelektualëve në vise të ndryshme të Jugosllavisë, për të bërë procesin e transformimit paqësor, do të thotë: do të mbetet Jugosllavia a do të shpërbëhej Jugosllavia nuk ishte çështje e UJDIit. Çështja e tij ishte të sigurohej një transformim paqësor përmes zgjedhjeve në nivel qendror, në nivel të Federatës Jugosllave dhe në nivel të njësiteve të Federatës Jugosllave dhe në nivel të njësiteve trajtohej si e barabartë Kosova. Kjo ishte federata e parë që e njihte Kosovën si të barabartë për nga konstituenca në Federatën Jugosllave. Unë isha krejt i ri atë kohë, nuk kisha as kapacitetin intelektual të atyre njerëzve që e themeluan këtë organizatë, por kisha një lidhshmëri emocionale me njërin prej themeluesve, me profesorin Branko Horvat, i cili ishte i pari që shkroi një libër, në të cilin thuhej se kërkesa për republikë të Kosovës nuk është ndonjë kërkesë që duhet të ndiqet penalisht, por është çështje e debatit politik etj., etj. Duke botuar intervistën e realizuar me të, në mënyrë klandestine në gazetën "Rilindja", u përjashtova për një farë kohe nga gazeta dhe rrezikoja të futesha në burg për këtë. 
Ju e keni njohur Sllobodan Millosheviçin, e keni takuar njëherë. Çfarë mund të thoni rreth kësaj? 
Në atë takim ishim të detyruar të shkonim. Ishte vendimi i Presidentit Rugova që të bëhej takimi me insistim të ndërmjetësit Hollbruk. Ishte maji i vitit 1998. Ishte ideja që ne të takoheshim me Millosheviçin dhe në atë takim të fillonte procesi i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Ishte një ide jo shumë e mirëmenduar, por një ide impulsive nëse mund të thuhet kështu e zotit Hollbruk, në mënyrë që të fillohet me një proces politik dhe në mënyrë që të konsolidohet rruga politike eventualisht mes zotit Rugova dhe zotit Millosheviç. Ne shkuam në Beograd, ndonëse zoti Rugova kishte vendosur të shkonte, kishte pranuar, ndërsa ne anëtarët e tjerë të delegacionit vendosëm që të mos e lëmë vetëm, sepse nuk ishte vendim i lehtë dhe vendosëm që ta shoqëronim në këtë takim përkundër mospajtimeve që kishim me këtë qasje. Ai u tregua i tillë çfarë ishte, një njeri shumë i zhdërvjelltë, i shkathët në procesin negociator, një njeri i cili nuk kishte skrupuj fare dhe nuk kishte kurrfarë sentimenti për çështje elementare të të drejtave njerëzore, kështu që mund të ngriheshim. 
Natyrisht ai ishte një takim i vetëm, por të krijonte përshtypjen se ai ishte ashtu si thuhej nga shumë të tjerë, por edhe që më vonë u cilësua si kasap i Ballkanit? 
Ai ishte një njeri jashtëzakonisht i zhdërvjellët në negociata, ai u përpoq të krijonte një afri me tërë delegacionin kosovar, të krijonte një lidhje personale, të tregonte se nuk ishte ai telashi, nuk ishte ai problemi, por ishin disa të tjerë në Serbi problem, që ai ishte në fakt zgjidhja jo problemi dhe po qe se shqiptarët dhe serbët si ai do të merreshin vesh, nuk do të kishte probleme. Ishte gjithashtu një njeri, i cili kishte koncept të predeterminuar dhe koncepti i tij ishte që nëpërmjet negociatave të anashkalonte apo të shtynte ose të parapengonte ndonjë veprim presioni nga ana e Perëndimit kundër tij. 
Sllobodan Millosheviçi arrestohet në vitin 2001 dhe një vit më vonë ju dilni dëshmitar i caktuar nga akuza, nga prokurori i çështjes. Si ka qenë përballja me të në Gjykatën e Hagës? 
Ishte ndoshta një ndër momentet më të bukura të jetës sime. Në momentin kur hyra në sallën e gjykimit e kisha kaluar tërë natën pa gjumë, ballafaqohesha me të gjitha ato imazhet e luftës, imazhet e takimeve me të, imazhet e viktimave dhe ishte një sens personal krejtësisht personal i ballafaqimit me të. Kur hyra në sallë e pashë se si nga dhoma e burgut e sillnin atë. Në një moment u hap dera dhe ishte një polic suedez, nëse mbaj mend mirë, i cili ia hoqi prangat nga duart, dhe e solli në sallë të gjykimit Millosheviçin, të cilin e kam identifikuar, sepse e kam përcjellë si gazetar momentin e ngritjes së tij atë natë në Fushë-Kosovë. Unë e kam kaluar tërë natën duke përcjellë një mbledhje, në të cilën ai u shndërrua në lider të serbëve. Evoluimi i tij politik është lidhur gjithmonë me represion, gjithmonë me kërbaç, gjithmonë me pranga, gjithmonë me burg, gjithmonë me rrahje dhe në fund me vrasje, pastaj me masakra dhe në momentin kur atë e pashë si njeri të prangosur, ishte momenti ndër më të bukurit e jetës sime. 
Si u soll ai me ju, Millosheviçi dihet që nuk pranoi avokatë dhe përballej vetë me prokurorët dhe me dëshmitarët. Si e kujtoni ju sjelljen e tij në gjyq? 
Ka dashur të më sfidojë dhe unë u solla si një njeri i cili është fitimtar historik. Unë isha fitimtar historik, kisha ardhur jo për të gjykuar atë personalisht, por atë çfarë ai përfaqësonte. Ai përfaqësonte fashizmin, përfaqësonte një ide totalitare shfarosëse, përfaqësonte një politikë që kishte marrë aq shumë viktima dhe e cila kishte prekur në fund edhe familjen time. Ai përfaqësonte një ide që nuk duhej të përsëritej më në këtë rajon dhe kurrkund në botë dhe ishte kënaqësi e madhe që unë të isha në palën e drejtë të historisë, ndërsa ai të ishte në pjesën e gjykuar të historisë. Ai, në fakt, këtë gjykim nuk e bënte si gjykim individual, por e bënte si gjykim historie. Ai e shndërroi këtë gjykim në histori dhe ishte kënaqësi e imja që unë të isha në anën e drejtë të historisë. 
Si mendoni ju, sa realiste është ideja e bashkimit të shqiptarëve në një shtet unitar, është një ide e cila është aktualizuar? 
Është një ide që fiton në popullaritet, është shumë më e popullarizuar sot se çfarë ka qenë para pesë vjetësh apo dhjetë vjetësh. Është një ide që lidhet po ashtu me mungesën e stabilitetit të shteteve në Ballkanin Perëndimor. Tashmë kemi disa shtete të papërfunduara, kemi Bosnjë-Hercegovinën, kemi Kosovën, rrjedhimisht Serbia është e papërfunduar si shtet, sepse nuk i njeh kufijtë e Kosovës. Maqedonia është e papërfunduar, sepse ka të papërfunduar identitetin e vet shtetëror karshi Bashkësisë Ndërkombëtare, apo të penguar nga ana e Greqisë. Ideja e bashkimit territorial brenda një shteti është e lidhur ngushtë me çështjen e mospërfundimit të këtyre shteteve. Ajo që unë mendoj se do të duhej të shtrohej si pyetje e anasjelltë është kjo: Nëse bashkimi kombëtar i zgjidh të gjitha problemet e shqiptarëve, ç'ka është ajo që e pengon sot Shqipërinë që të jetë shtet funksional demokratik? Nuk besoj se është mospërfshirja e Gjakovës, Pejës apo Tetovës brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Shqipërinë nuk e pengon as Gjakova, as Peja, as Tetova, Shqipërinë e pengon vetvetja, dhe këtu duhet kërkuar dhe nuk duhen nxjerrë kontekste të tjera problemesh për probleme që ekzistojnë ende sot. Ajo që padyshim do të duhej të zgjidhet dhe do të zgjidhet historikisht është çështja e komunikimit mes shqiptarëve në Ballkan. A do të jetë kjo brenda formacioneve më të lehta shtetërore, brenda formave të reja të komunikimit mes shteteve, zhbërjes së kufijve, kjo është çështje tjetër. Ajo që është esenciale është se përse këto formacione nuk mund të funksionojnë siç duhet sot? Përse Shqipëria nuk është shtet kandidat sot? Ky është problem esencial. Nuk është problem esencial a është Shqipëria e lidhur me Kosovën apo e lidhur me shqiptarët e Maqedonisë. 

A PO E HAN HAGA YLLIN E MENGJEZIT TE KOSOVES?!




 

ZEF PERGEGA

Akuzat e dala nga katakombet e zeza të urrejtjes akademike dhe institucionale antikosovare që tash shtatë vjet kanë penalizuar yllin e mëngjezit të lirisë së Kosovës, Ramush Haradinaj. Çeshtja e tij është e veçantë, komplekse dhe kontraditore. Llogjika me e thjeshtë mund të arrijë në pytjen, se a po e han Haga yllin e shpresës kosovare që lindi nga qielli i dheut të tij për të mbrojtur popullin vet nga egërsia e bishave urale.

AI ISHTE GJENERAL NË LUFTË-HERO
 NË PAQË ... 
Pse është e veçantë?! Sepse Ramush Haradinaj, lideri i dorës së fortë, karizmatik në ide e veprime, arkitra i vlerave të shtetit ligjor, u dorëzua vullnetarisht në Hagë dhe nuk u fsheh si frikacak. Kjo ndodhi një herë kur ishte kryeministër i Kosovës, bash në vlugun kur ai po instalonte themelet e sigurta të shtetit të ri, kur po jepte shëmbullin se si duhej qeverisur vendi i tij dhe si duhej të funksiononte demokracia pluraliste, me 5 mars 2005 erdhi lajmi i zi që e detyroi të ndërpriste inisiativat e duarve të pastra, duke i hedhur baltë mbi dritën e syve me të pavërteta të provuara nga vetë Tribunali i Hagës. 

Herën e dytë në korrik të vitit 2010 Haradinaj ishte në opozitë në detyrën e kryetarit të partisë Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, i përkushtuar dhe i përcaktuar si subkjekt i djathtë i pluralizmit politik në përputhje me sublimin dhe aspiratën e heronjëve të llogorëve të luftës çlirimtare. E tash Haradinaj, pas shpinës së tij burgoset se specialistet e statusve të Veriut të Kosovës duan të realizojne atë ç’ka u rekomandojne bandat serbe e shqiptare që ia kanë zënë frymën, jo vetëm pavarësisë së Kosovës, por edhe kanë përdhosur gjakun e deshmorëve. Haradinaj nuk ka faj se nuk din të nderojë me grusht po din fort mirë të godasë në zemër çerdhet e korbave të ushqyera nga strukturat paralele me shina serbe.

Sa të pa vlerë po e paraqesin sumblimin e martirëve që ranë për tokën e Kosovës kolltukofagët që mbajnë kollare allafranga me nyje që tërhiqen liro-shterngo nga të huajt! Ka ndodhur në të tilla raste se ende pa u tharë gjaku trasheve të bëhet burim biznesi e fitimi për të eturit për pushtet!



Pse ështe kontraditor mbajtja pas hekurave të Haradinajt?! Heronjtë lirisë të një kombi nuk dalin me urdhëra e vendime aparatçikësh, as nga radhët e atyre që hije plumbi mbi vetull i kanë bërë kombit të tyre, Ata dalin nga gjiri i shpirtit të shtypur për të luftuar pushtuesin. Nje i tillë ështe edhe Haradinja që artin e luftës e mesoj në lekurën e dhimbjës kosovare, përballë terrorit dhe genocidit sllav. UCK-ja nuk doli nga ministria e mbrojtjës së Kosovës se ajo nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston, por ajo çeli agimin e lirisë dhe e pastroi tokën nga paramilitaret gjakatar. 



Kontradita qëndron ne faktin se për 37akauzat ndaj Haradinjat Tribunali e shpalli të pafajshëm. Nese vendimi i tyre nuk ishte i padrejtë atëhere duhej që ky trup gjykues të zevëndesohej me një tjetër dhe Haradinaj të lihej i lirë. Asnjë gjykatë nuk është hyjnore dhe as jashtë tokësore dhe mund të lëkundet nga termeti i interesave politike, klanore dhe i qëndrimeve të shtetëve nga vijnë këta gjyqtarë. 

Gjykata ndërkombëtare e Hagës duhej ti shpënzonte të gjitha energjitë ne mbledhjen e faktëve ne varrëzat masive të shqiptarëve të vrarë nga serbet, në listën e 1800 të zdukurve në kry të së cilës qëndron Ukshin Hoti e Fehmi Agani, ne 450 puset e mbushura me kufoma shqiptare. 

E si mund të mbushën krojet me gjak, zonja gjykatë?!. Po krojet janë burimi i jetës! Si mund të pijë fëmija gjak në vend të ujit?!

Në 3800 kullat e djegura dhe në rradhen e gjatë të largimeve me dhunë të një milion kosovareve për në shtetet fqinjë. Në vargonjtë e oxhakut të kullës kosovare, kur gjaksori i përmbindshëm serb hidhte në vorbën me ujë të nxehtë gjymtyrë fëmijesh dhe u thoshtë antarëve të familjës ta hanë për mish. Ku ka, o njerëz, gjykatë apo njeri që të mos i rrënqethet trupi kur dëgjon këtë mënxyrë?!

Ta shpënzonin në varret e 54 pjestarëve që mbajnë një mbiermer të lavdishëm Jasharaj, në varrët e tre vëllezërve Bytyci në Amerikë. Për këto e shumë të tjera duhej që Tribunali i Hagës ta pyeste organin e akuzës, nese ka mbetur ndopak humanizëm njerëzor në nervin e së drejtës! Madje ajo duhej që me mjetet e saj të mësonte nga burime speciale se si u formulua akuza dhe në cilën kuzhinë u pjek aq shpejt?!

Kompleksiteti i çeshtjes Haradinaj vjen edhe nga heshtja. Pse heshtin institucionet e Kosovës?! Pse pikërisht Haradinj shkoi para drejtësisë në momentin që po përgatitej për fushatën elektorale?!

Haradinaj shikohet si rival i papërballueshëm. Kur u shpall i lirë u prit si hero. Se hero i lirisë është, ndaj dhe populli i thuri këngë dhe heronjtë duhet të vendosen bash në krye të vendit. Pse heshtin qarqet intelektuale?! I ka mbërthyer frika e vendit të punës nga presioni i militantizmit. Nese mbrojnë ramushin mund të largohen nga detyra dhe të shesin banane apo cigare duhani në tregun fshatar të Prishtinës, por nëse e sulmojnë, përseri mund të kenë probleme në të ardhemen të pakten në opinionin publik. Në të dyja rastet intelektuali frikacak është i denueshem dhe në fund të fundit kjo reflekton gjëndjen e rëndë të demokracisë, fjalës së lirë dhe të vërtetës. 

Njerëz kurajozë, lëvizni pak atë ferrën e vogël mes jush dhe do të shikoni sa i madh paska qenë lepuri që na fle në bark!

Ç’bëjnë mediatikët?! Së pari publikisht pranohet se qëndrimi i Ramush Haradinajt para Tribunalit të Hagës është korrekt, burrëror, i urtë, i sinqertë, dhe i matur, duke treguar shkallën më të lartë të qytetarisë dhe kurajos civile të shqiptarit. Një pytje lind vetevetiu: “Cila është shkalla e rrezikshmërisë që mund të paraqesë ky lider në jetën shoqërore?! Asnjë rrezikshmeri dhe as më të voglin problem. 

Heshtja ndaj çeshtjes Haradinaj duhet kuptuar si rrugë e lirë e infeksionit që po injekton serbi në damarët e lirisë së Kosovës, jo vetëm nëpërmjet strukturave paralele në Veri, por nëpër strukturat e fshehta në aparatin shtetror, në shpirtin e revoltës së popullit dhe në klanet apo fiseve politike në mes të Prishtinës. 

Vijmë tek pytja se çfarë bëjnë pra njerëzit që merren me fjalën dhe misionin e saj të paprekshëm.?! Të krijohet përshtypja se ato nxjerrin krimba nën këmbët e urës së Mitrovicës për të zënë ndonjë peshk të vogël që ta paraqesin në kronikën e ditës si zërin e e fortë të një balene të madhe deti. Në vend që të kuptojnë se bash në çerdhen e krimbave i hedh rrënjët tradhëtia! Ata duhej ti mbushnin ekranet e televizioneve dhe të bënin filma artitik me dokumenta e dëshmi të gjalla për atë masakër antinjerëzore që bëri serbi në shekullin 21.

Po ç’dëshen serbet në malet tona, vallë?!
Se i terbonin plisat e bardhë!



Para se Kosova të fitonte pavarësinë në Universitenin An Arbur të Michiganit organizohet një konferencë me debat. Në njërën anë DioGuardi me bashkëshorten në mbrojtje të Kosovës dhe në anën tjetër një profesor serb i ndihmuar nga ish-ambasadori amerikan në Kanada. Kujtim Qafa dhe Mikel Demaj folën me temperament në mbrojtje te pavarësisë së Kosovës, Edhe mua në krah të tyre mu dha rasti ta kundërshtoja nga ana profesionale dhe njerëzore dokumentarin e profesorit serb, i cili gjithë fajin e luftës ia hidhte kosovarëve, duke i paraqitur ata si terroristë të popullësisë serbe. Ky dokumentar ishte shfaqur edhe në Bruksel e shtete të tjera te Europës.

Kur mbaroj konferenca një nga profesoret amerikan të këtij universiteti me pyeti:

“Pse ju shqiptaret flisni me zjarr dhe zë të lartë?! 
“Kjo ndodh sa herë kemi të drejtë”- i thashë 

“Po e dini ju se e drejta ka mik argumentin, faktin dhe proven! Ju nuk kishit bërë një dokumentar që të provonit të kundertën e asaj çka kishte bërë serbi!”

Besoj se ky fakt është i bollshëm për të kuptuar se media në Kosovë nuk po e luan rolin e pasqyrimit e dokumentimit të luftës, heroizmin e heronjëve dhe egërsinë e paramilitarizmit politik dhe ushtarak serb në tokën e tyre. Kështu ata do ta ndihmonin historinë dhe vellaun e tyre Ramush Haradinaj, i cili nuk ka ra po do të ngrihet me lart…

Neser kam një dëshirë, që e ka shumë kush në diasporë, të trokas në një derë ku lexohet “Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës”

Zef Pergega 

2012-08-12

NJE KLITHME E QELQTE PREJ GJAKUT QE REND...TE PREK NE SHPIRT TE PREK NE GEN



Nga  Zef PERGEGA

Keto dite me mberriti ne Detroit nje tufe poezishe qe mbajne vulen e shpirtit te trazuar sinqerisht te poetit nga Kosova Flori Bruqi, tani edhe nje magjister i nuserise se lirise se tokes se tij. 

Pikerisht aty ku mbaron deti fillon qielli, liria pikon gjak...me duket mua se ne kete piktakim larg njeriut, por edhe jashtenjrezores ndodh nje krim. 

Fytyra blu eshte e sperkatur edhe pse mbreter te rinj e diktatore te vjeter lyejne cdo dite me ngjyrat e veta, per te fshehur cipen e zeze me te cilen mbuojne voten e sovranit, qe i ka dorezuar armet para kembeve te tyre.

 Duket aty ne te padukshmen qe mund ta shohe vetem syri i poetit Flori Bruqi, keputjen naten te fillit te drejtesise nga darat e kohes vrastare pa moral e ligj qe kallashin allafranga e kane kthyer ne frak. 

Ne kete piketakim te detit me qiellin, si nje marinar i pafrikshem, me floke te kripur deri ne rrenje e gjoksin gur, ku qetesohen dallget te palosura si flamujt e betejave, nje kapiten me emrin Flori Bruqi rregullon me vargje e drite busullen e detit te vet, per te ngjall shpresen e udhtimit te gjate...

Ai vete qendron ne kembe me sy te mberthyer tek bashi, tek emri i tij shqiptar, tek flamuri dhe te direku i larte, qe nuk perkulet dhe thote me te madhe.

Edhe ky qiell i huaj
Me trishton me sy vetmie


Ndonese i jep motorit fort dhe elika i rrah dallget me furi prej retines se poetit ne damaret e magjise, si korente te nenujshme shikon mbreterine e pirateve qe i eshte drejtuar bregut.

Mbi duart shikoj si me magji
Si rreshqet pika e lotit
Ajo iken ne fund te gotes
Rrokulliset si era e motit


Sepse ne breguan e tokes se tij mjerimi serish shpalos flamujt e grisur te pangjyrshem te partive, cel ekspoziten e kollareve te kuqe dhe valixheve te diplomateve pa diplome, numeron vrimat e rrypit te zi te shterngeses, ku varferimi i skajshem i shpirtit njerezor e mberthen verberimin ne shtatoret e bronxta te lirise dhe jetimet e rrugeve mbledhin premtimet neper kazanet e berllokut politik...

Dhe Poeti flet me shpresen, e cila me cilterine e saj i pergjigjet se po i soset rrapi i durimit dhe po i fiket drita e qiririt.

...Duart kullojne gjak e lot
Nga prangat e kohes vrastare pa drejtesi!


Timonjeri edhe pse ka marre plage nga plaget e kombit te tij nuk e leshon nga dora timonin e drejtimit, qe per busull mban syte e cele dhe per vela ngreh krahet e pulebardhave, qe nga bordi shikon larg regjionet e etura per pushtet. Iken nje sundimtar dhe vjen nje tjeter. 

Pse keshtu me i eger, sa e sa here, se i huaji?!

Lutjet kafshohen e shuhen ne altar
Zotni, sa don, sa te ben haku i veshtire
Me prit more te bejme nje here pazar
Dhe vrava per te fundit here fjalen e lire


Keshtu duket se ndodhi padrejtesisht, kur agimeve te medha te Kosoves ngjau ajo...kapotat ushtarake te trasheve me cifla balte e granate u hodhen neper lendina per te vyshkur lulet e gjakut dhe per te ngroh karrike. 

Aty trupat e vdekur veshen kostume. Dhe Flori stigmatizon ne menyre therese:

Kur trolli me nofullat e veta
Kafshonte bijet e saj


Per Kosoven biri i denje i saj Flori Bruqi eshte nje kenge e mbjelle si dege ulliri per ciftin qe ve unazen e shenjte, me bese e shprese per te ardhmen. 

Gjithe kete lufte e ben per miresine e brezave qe e don mollen pakrimba dhe politikisht te mos jete shterrur vitamina. 

Ai nuk ligeshtohet se koha eshte e lige, ai nuk terhiqet nga ardhja me rreziqe, ai i bashkon zerin me korin e bilbilave ne frymezime te reja. Dhe me vargjet zotim para Zotit dhe te drejtes shkruan:

Do te duhej te buciste
Emrat Ibrahim, Adem, Luan, Ramush
kenka e veshtrimeve te ndezura
Me fjalet zotim, guregdhendes mermeri
....
Ne rreshtat e medhenj
Te detit tekanjoz!


Flori Bruqi eshte nje bucete me toge gemash poetik dhe nje det kurajoz, per ti mbjelle ne ujin e kripur te tokes se vet. Kujdestar i mire i rritjes me arome mushti nga Kosova. E bekuar i qofte ora!




NE JETE KA NJEREZ QE GUXOJNE


Ne jeten e perditshme paragjykimi eshte nje psallme e zeze qe e perthyen diellin e te vertetes dhe te njohjes. Shpesh njerezit mjaftohen me kaq, duke e mpiksur aresyen ne ato fije te ngerthyera. Ne jeten e perditshme paragjykimi merret paradhenje, si nje corbe, per oreksin e poshterimit dhe nencmimit. Ne jeten e perditshme njerezit te paragjykojne jeten, familjen, shoqerine...ecjen, krehjen e flokeve, fjalen, edukaten, diturine....

Njerezit e dites, nga qe nuk jane aq te zotet ta bejne kroniken e saj, te zgjedhin te miren, te rrisin virtytin dhe te mbjellin pemen e harmonise, mundohen me te gjitha menyrat ta shpojne varken e valeve te tua qe i ke dhurate nga qielli. Ne rrejeten e mosnderimit s'ka si shkelqen asnje luspe e argjende e bashkimit!

Ne mjedisin ku jeton poeti i hojeve te kurores kosovare Flori Bruqi, sigurisht ndodhin keto dhe kane per te ndodhur, per te vetmin shkak se ai ka guxuar, ka guxuar te lundroje me anijen e ngritur me krahet dhe fantazine e tij, madje ai ka guxuar qe bash ne bashin e saj ti vere anijes emrin e tij dhe ne te dy faqet e saj mund te lexosh "Flori Bruqi" shteti Kosove. Ai ka guxuar te lundroje ne nje det te trazuar, ne nje qiell me re flake shovene e, ai si timonjer i vargjeve te lira, me nje za karakteristik e ka lidh bregun me valen dhe direkun e flamurit me fjalen.

Duke lexuar librin e fundit qe Flori ma dergoi me e-mail "Nese kam ditur te guxoj" mu kujtua nje interviste e gazetarit te CNN Lory King me aktorin e famshem Rocky Balboe. Artisti amerikan ka lujtur shume filma te sukseshem ne karrieren e tij. Edhe tani me behet se degjoi zerin e trajnerit te tij kur Rocky kishte rene pertoke ne tapetin e ringut nga grushtat e rende te kudershtarit, kur trajneri i thoshte: "Jo dhimbje, jo dhimbje!" E Rocky merrte force e grushtone perseri...
Gazetari e pyeti shpejt.
"C' ne ti Rocky ne rolin e nje boksieri?!"
"Pse nuk e kam luajtur mire!?"
"Mu duk dicka e pazakonte per ty. Aktrimi me ka pelqyer, ndaj te pyeta"
"Kam guxuar ndaj arrita suksesin!"- u pergjigj Balboe

Ne jete nuk ka vetem njerez qe paragjykojne, por me teper njerez qe guxojne. Pse te mos i ndjekim! Ata jane ne vargjet e poetit Flori Bruqi dhe ne pragjet e bozhureve te lirise...

Zef PERGEGA

Detroit, SHBA

URIME NGA ZEF PERGEGA

I dashur mik Flori.

 Urime te perzemerta per magjistraturen qe eshte nje kontribut brilant ne shkencen shqiptare. Po ti ke nje magjistrature ne genin e familjes tende fisnike dhe te dashur per ty qe ta kane mbajtur te ngrohte vatren dhe gazmentin duke i kane dhene krojeve te muzes poetike ujvare bjeshke. Po ti i dahur mik fisnik ke nje magjistrature ne fytyren e fjales poetike. Keto gershetime jane te ralla ne jeten njerezore. Ju keni nje magjistrature edhe ne qiellin e qenies tende ku zemra dhe shpirti japin kumte dasmore per Kosoven. Ju keni edhe nje magjistrature ne arkitekturen e ngitjes se qytetit te kultures, paqes dhe identitetit tone., per ta mbajtur te pastert rrugicen e pragut ilir. Pergezime te sinqerta nga ZEF PERGEGA

KRIJUESIT NË SPIRALEN E INTRIGËS


Nga Agim Basha


ESSE : ‘’ZGJIMI I DINOSAURËVE’’ OSE,KRIJUESIT NË SPIRALEN E INTRIGËS


Nëse dikush,( ai, mund të jetë emigrant i thjeshtë,kryetar shoqate,grua,burrë,i ri,e re,krijues,poet,tregimtar,novelist,romancier,kritik teatri,regjisor, gazetar,intelektual,aktivist...etj,etj...) flet apo shtron problemin e mësimit të gjuhës shqipe,problemin e bashkimit dhe motivimit të komunitetit shqiptar ndaj kërkimit të të drejtave të tyre që ja u njeh ligji grek,për tu çuar në solidaritet me një mik,shok,të njohur,bashkëkombës e për plot probleme të natyrave të ndryshme,më e pakta që mund të ndodhë,ai,mund të injorohet,më e shumta mund të sulmohet,denigrohet,fyhet,përgojohet dhe anatemohet,si asnjeri dhe askurrë tjetër herë.

1-Tek vepra ‘’Hamleti’’ e Shekspirit,njëri prej personazheve Poloniusi,-(sipas F.Konicës,)i jep të birit këtë këshillë-‘’Rrobat e tua të jenë aq të kushtueshme,sa e ka fuqinë çanta jote,-por jo,rroba tepër të bukura,të shtrenjta,jo të shkëlqyera-se të veshurit shfaq solin,(soin...) e njeriut...’’-E,sikur se vlen për veshjen,kjo këshillë do të vlente edhe për sjelljen,edukatën,kulturën,debatin,polemikën,replikën etj..etj....As politikanëve,intelektualëve,krijuesve veçanërisht,nuk do tju lejohej tejkalimi i etikës,dhe ca më pak abuzimi me të drejtën e të shprehurit hapur në publik...Edhe më e pa tolerueshme do të ishte pastaj,rrëshqitja djallëzore,ikja e qëllimshme nga tema e debatit,nga diskutimi...Sikurse ndodh shpesh nëpër diskutime a debate,qofshin këto me natyrë problemore,sociale,shoqërore,ekonomike,kulturore,sportive a gjithfarëshe...-Mungesa e argumenteve,është gjithmonë motivi që e shtyn diskutimin ‘’në greminën’’ demonëve të shpifjes,fyerjes,anatemës,denigrimimit e përbaltjes morale...Si dikur,në emër të luftës së klasave,zgjuan ‘’dinozaurët ‘’e një kohe të egër,të cilën e ruajmë vetëm nëpër kujtimet e hidhura....Shumë syresh,i kanë ende si tatuazhe në ndërgjegjen e tyre.Të cilat,të përjetuara egërsisht,dhunshëm,shkaktojnë dhimbje,lëndojnë sa herë që preken e trazohen...

***

Nëse dikush,( ai, mund të jetë emigrant i thjeshtë,kryetar shoqate,grua,burrë,i ri,e re,krijues,poet,tregimtar,novelist,romancier,kritik teatri,regjisor, gazetar,intelektual,aktivist...etj,etj...) flet apo shtron problemin e mësimit të gjuhës shqipe,problemin e bashkimit dhe motivimit të komunitetit shqiptar ndaj kërkimit të të drejtave të tyre që ja u njeh ligji grek,për tu çuar në solidaritet me një mik,shok,të njohur,bashkëkombës e për plot probleme të natyrave të ndryshme,më e pakta që mund të ndodhë,ai,mund të injorohet,më e shumta mund të sulmohet,denigrohet,fyhet,përgojohet dhe anatemohet,si asnjeri dhe askurrë tjetër herë...Por,asnjëherë nuk do të ngjallë së paku ndonjë diskutim a debat,e le më tej nëse do të nxitë veprime konkrete,siç edhe logjikisht do të priteshin.Disa iniciativa,lëvizje,nisma individësh apo grupesh prej vitesh kanë mbetur ‘’ëndërra në sirtar’’,ose ‘’mollë e ndalueme’’ .Sepse ato,më shumë kanë ndezur debatin rreth personit,a individit që përpiqet të shqiptojë çështjen,se sa rreth problemit që ai/ajo ngre.Është një fenomen që më vërehet edhe tek kategoritë e më të shkolluarve,atyre që kanë më shumë influencë tek grupi a të tjerët,etj...!Këta,janë jo të paktë, më tepër nxisin debatin rreth karakterit,dinjitetit,moralit,biografisë,rrënjëve a fisit,(shterpë dhe pa bereqet,e cila, nuk ka lidhje fare me çështjen)se sa flasin për argumentet rrath problemit themelor...-Cilat janë interesat e tyre...që e bëjnë këtë gjë?-Zakonisht janë shumë interesa që pleksen e ngatërrohen me njera-tjetrën,saqë e ke të vështirë të kuptosh njërën si më të rëndësishmen e tyre!-Njëherë mund të jenë interesa financiarë,pasurie, egoizmi,fodullëku shqiptar,mjaft i lartë dhe i tepruar...sepse,zotnia na qenka i madhi fare i grupit,partisë,celulës,tavolinës,ahengut,i krijuesve në daçi,zoti vetë, po më dëgjuat,mua.........Dhe,atij nuk mund tja kalojë kush,nuk ka më të zgjuar se ai,më të mençur,më të zotin,dhe të parin në vendime dhe veprime,me një fjalë në të gjitha...e në gjithçka!Ose,ai mund të jetë botues gazete,(mund të ketë botuar 10 gazeta deri tani..por asnjë për prokopi,as për vete as për shoqëri..)reviste, periodiku apo almanaku letrar..Ska rëndësi se sa komunikon me komuitetin të cilit ja dedikon informacionet që përcjell në të...Nëse ti,kërkon ti prekësh në zemër këto kategori,sepse mendon se do tregojnë gatishmëri minimale së paku,dhe do të vihen në krye të nismës,ata mund të të injorojnë...të heshtin,të mos ndihen,nuk bëhen fare të gjallë...Me mendimin çju duhet atyre se çfarë bën a kërkon,ti....?!Por,në rast se i përmend emrat e tyre,këtu ndryshon puna.Këtu edhe deti vetë ‘’rreh dallgët në Hava’’.Këtu,nuk të fal kush,lum miku....Këtu gjërat bëhen serioze,dhe duhet të mbahet patjetër qëndrim.-Këtu,kthehet bota përmbys,’’puqet toka e qielli bashkë’’,’’Nuk le kusur,tjetri’’,deri sa të shpaguhet,Në një rast,(ka ndodhur këto vite në Greqi...dhe një rast i para pak ditëve,gjithashtu..),Dhe jam i sigurt edhe sote kësaj dite,se gjithçka është bërë për egoizëm kryetari,për tu bërë interesant...!Ndoshta,për të fituar një vend në hierarkinë e e lartë të ‘’vlerave’’të mohimit të gjithçkaje,sharjeve,poshtërimeve,etj,në emër të ‘’gjoja’’një kohe të re..Kohë e re,e mendësi e vjetër,veçse...!Nejse,diskutohej për linçime emrash për tu nobeluar nga Stokholmi,për çmimin e madh në letërsi...Do ti shmangem emrave,një shoqate krijuesish u mblodhën dhe u udhëzuan se duhej patjetër të kritikohej e qortohej vepra,por sidomos njërën prej tyre të I.Kadaresë...Pikërisht poemën-‘’Pashallarët e Kuq’’.Një vepër që ishte kritikuar e dënuar në mënyrën më të ashpër nga rregjimi i kohës...Për këtë shkrimtari i shquar,edhe ishte dënuar...Pikërisht,rreth 30 e ca vite më pas,do të duhej të rishqyrtohej...kjo vepër,qëndrimi ynë për të.Tani,në mënyrë krejt inverse...kokëposhtë.Këtë gjë,duhej ta bënin një grup shkrimtarësh...Të cilët,fatmirësisht e injoruan,dhe e dënuan aktin e ish-kryetarit të tyre.Cili ishte qëllimi i kësaj ndërmarrjeje të vështirë shkrimtarësh...?Të pengohej sidoqoftë shkrimtari i madh shqiptar,të laureohej për Nobelin e atij viti....!U shmang dëmi që mund ti bëhej,por nuk u anashkalua dot ideja për ti bërë keq dikujt...Qoftë edhe një shkrimtari që përfaqësonte Shqipërinë në botë.Atëherë ekzistonin tri shoqata shkrimtarësh e krijuesish...në Greqi.

***** ***

Ndodh që,kriza globale por më e theksuar këtu në greqi,të mbulojë dhe fshehë a fashitë shumë probleme që kanë njerëzit,shoqëria,komunitetet e huaja,këto të fundit mbeten më të ‘’dënuarat’’,poshtë kësaj peshe të rëndë kryqi...Mbeten si nën një shtresë korracore...Mbetet si dikush,që e ka zënë poshtë një mamuth gjigand,ndërsa ikën në panik, pas një zjarri të lemerishëm në pyllin ku qe strehuar...!Kështu ngjan edhe tani...si një gjol me ujë të kthjellët në sipërfaqe,por gjithë baltovinë dhe pisllëk që fsheh mistere në thellësi...Aty,flejnë krokodilët...Mos e trazoni ujin e qelbur të këtij gjoli të zi,se nervozohen,e egërsohen korkodilët e rrezikshëm...Dhe,ska zot ,që i kthen përsëri në llumin ku duan të qëndrojnë...Po të kujtosh mësimin e gjuhës shqipe,si njërin prej detyrimeve morale të inteligjencës,krijuesve,mësuesve e një sërë faktorëve të tjerë shoqërorë,ka syresh që nuk bien dakord me ty,(dhe s’ka asgjë të keqe...)me mendimin tënd,por më veçanërisht dy krijues a krijesa...(në daçi..),nuk ta falin kollaj...Në vend se të argumentojnë,përse gjuhën shqipe mund ta japin më mirë specialistët e gjuhës siç do të ishte e udhës,të diplomuar,mbrojnë tezën se atë,(gjuhën shqipe...) mund tua mësojë fëmijëve,cilido që ka dëshirën por jo edhe nivelin a kulturën e domosdoshme...A thua se,nuk jetojmë në ditët e lulëzimit të teknologjisë dhe shkencës...?!- Befas,mu kujtua se:-

“_Ka disa menyra per te vrare nje njeri: me pistolete, me shpate, me helm ose me vrasje morale. Ne fund te fundit eshte e njejta gje, me perjashtim qe kjo e fundit eshte me e egra.-kështu ka thënë dikur N.Bonaparti….-Edhe pse një gjeneral trim,që udhëhoqi një revolucion të tërë në francë,një burrë shteti që bëri përmbysje të mëdha, filozof,luftëtarë që nuk ja bënte ‘’syri tërr… në fushëbetejë,’’përsëri, e ka quajtur vrasjen që mund ti bëhet dikujt moralisht, si më të rëndën….Dhe vërtet,i është ruajtur gjithmonë…- Mesa duket,prandaj shumë syresh zgjedhin ti shmangen duelit në një mejdan të hapur,dhe të preferojnë këtë mënyrën e fundit,për të egzekutuar kundërshtarët,apo qortuesit e tyre.

e .Sikur se bënë dhe vazhdojnë sa here gjejnë rastin nja dy krijues...këtu në Greqi.I janë shmangur shumë mire deri tani terrenit.Qasjes në një debat të hapur,as që e shkojnë nëpër mend.Me justifikimin se janë ku e ku,dy krijuesë të mëdhenj,me vlera dhe të kërkuar,(nuk e thonë,çfarë fitimesh kanë korrur…) më shumë ata se librat që bëjnë….Nëse nuk do të kishin frikë,(dëshira e ethshme, nuk ju ka munguar kurrë….)frikë se ndoshta kanë lexuar disa libra,por,asnjëherë nuk kanë mundur të lexojnë kërkesat dhe dëshirat e publikut,lexuesve,bashkëqytetarëve të tyre,fundja komunitetit a grupit të vogël të cilit i përkasin….Frikë,ngaqë angazhimet e tyre nuk kanë konverguar asnjëherë me ato që kanë marrë përsipër publikisht…Frikë nga që të veshur me delirin e madhështisë së tyre të ‘’vogël’’,ku të shfaqen mes njerëzve,pa le më krijuesve…?!Pastaj,kanë një ‘’frikë të vogël’’ –Është e lehtë të jesh kryetar,drejtues,sekretar,shoqate,grupi,ekipi,shkolle a rryme letrare,por është shumë e vështirë të respektohesh për të arriturat e tua,në dobi të komunitetit …Bashkëpatriotët e gjonit-grigorit…na ftuan edhe ne të tjerëve,që ti bashkoheshim inisiativës së tij,për ,jo vetëm të lexojmë por edhe të abonohemi në këtë almanac letrar,sepse do të ishte I një cilësie të lartë,siç thane kumtuesit e atë-ditshëm….Por,ç’prej asaj kohe e gjer sotduket se edhe vetë komuniteti I minoritetit mban njëfarë distance me këtë periodic açpo almanac,në daçi…Gojët e’’liga’’nuk mbyllen me sharje e fyerje,sado të rënda qofshin ato,por me contribute reale ofruar komunitetit apo grupit…Ndërkaq,nuk e dimë I çfarë shkalle është shqetësimi I Gjin-gjonit..(jo i sivëllezërve folklorikë të qyqes…por krijuesit e almanakut,dhe jo në fonotekën e librit,porn ë fondin e kulturës kombëtare të pretenduar…!)Përveç titullit ‘’mjeshtër I madh’’të cilin e mbajnë të dy,(kanë ndjesinë se e kanë fituar sëbashku..ngaqë janë aq të lidhur mes tyre..)që të dy edhe Gjini,edhe(Gjoni…) Jovani,do të kishin hedhur mbi vete edhe ndonjë titull tjetër akademik,si psh.doktor a profesorë…Megjithëse,sot këta tituj në Shqipëri,një pjesë i shtyjnë me këmbë…Ka,shumë syresh të tillë,edhe nëpër europë.Personalitete që detyrohen ti kthejnë titujt,e grabitur padrejtësisht.Po Mihua,çmund të na kthejë,në këtë moshë të shtyrë…Duke menduar sulmin e pabesë dhe plotësisht tinzar të dy poetëve të mësipërm ndaj meje,sepse më vjen ndërmend një sentence e cila thotë pak a shumë:’’Hipokrizia është homazhi që vesi I bën virtytit…’’-Vetëm se këta të dy arrijnë të jenë hipokrizia dhe vesi….Kaq është fuqia e tyre,edhe pse do të kishin oreks për më tepër.Mihua,vazhdon të hedhë gurin e të fshehë dorën…E ka cilësi karakteri,tashmë…Sikurse edhe Jovani,që vazhdon të lehë pabesisht…Sa shumë janë shtuar qentë këto kohët e fundit…?!Lehin dhe vetëm lehin,se kuptojnë të gjorët se tymi,vetëm ecën edhe më lart…!E dija se sëbashku,nxirrnin një periodic,në të vërtetë është almanac,(një vepër që shpiegon gjeografinë e shtrirjes letrare)fshehtazi,asnjëherë nuk e kam pare të ekspozuar diku,njësoj si ata tregtarët e drogës e kokainës. Nuk e ksha menduar se do të kombinoheshin kaq bukur,edhe në punë të liga…Në shpifje dhe marrëzi.Nëse e arësyetoj sidoqoftë Mihon,mosha,vuajtjet,burgjet,punët e rënda nëpër guroret e tmerrshme shqiptaree sigurt është transformimi shpirtërordeformimi I tij…Mbetem në pozitë të vështirë për Gjonin..(Jovanin..)…I cili,skishte përse të tregonte sidomos një urrejtje kaq të pashoqe,madje,në mënyrë edhe më të poshtër dhe të pabesë,sepse ai,e shndërron në luftë fetare,të shenjtë.(Më I përmbajtur është treguar gjini…në këtë pike..)Sikur të ketë një përplasje mes kulturave të Orientit dhe Oksidentit…A thua se unë përfaqësoj ‘’Kuranin’’ dhe ‘’Gjoni-grigori’’të përfaqësonte këtu,Biblën vetë.Kjo është edhe më e rrezikshme,dhe më detyron që ti rikthehem këtij debati.Që në fakt,është një akuzë e qëllimshme..Që nëpër blogje të justifikojë qëndrimin e tij keqdashës,më e pakta,dhe ogurzi nëse ka qenë vërtet I ndërgjegjshëm në momentin e rrebelimit të tij…Nuk e di ende,se çfarë ka qëmtuar tek unë Gjoni-grigori,cilën shenjë,a ndjenjë fetare-muslimane,(se kështu më karakterizon..),e që e beson se unë shkruaja si një ‘’Xhihadist’’siç më etiketojnë,plot dëshirë e zjarrmi…Nuk mundohen hiç të sjellin një argument në shërbim të asaj që ngrenë,plot dalldi…Sidomos kur thonë plot vetëkënaqësi,madhështi,arrogance,e pse jo dhe delir se,janë mbajtësit e një peshe të madhe të kulturës në emigracion….Ku vallë..?!-Në Greqi,atje ku jetojnë…?-Nuk e di se sa e besojnë edhe vetë atë që thonë…!-Gjini,vetëm për një gjë çmohet midis krijuesve…Ka mbledhur rreth vetes,gjithë të pakënaqurit e klubit tjetër dhe I drejton plot arrogance,kundër pjesës tjetër të krijuesve.Me ata katër a pesë vetë që është arratisur qysh atëherë prej këtij klubi,dhe ndonjë dështak,tjetër që e ka gjetur rrugës,dhe me mashtrime nga më të paskrupulltat që u bën më të rinjve…Ndërsa,për stoli kanë afruar edhe disa krijues e poetë të mire,(etika nuk ma lejon ti përmend emrat e tyre të nderuar në këto radhë turpëruese…)të cilët i mbajnë si stoli,për të mos u dalluar qartë ligësia, dhe punët e vogla që bëjnë.. Kjo është mënyra nëpërmjet së cilës,këta ‘’kodoshë’’ bëjnë’’ karrierë’’…në krijimtari.



Shkojnë nëpër ambasada….!Po.Sepse,plotësojnë kështu programin e punës së këtij institucioni…!Dhe,nuk janë pranuar se janë vërtet krijuesit më të mire sot në greqi,për komunitetin shqiptar.Krijuesit e mire,përgjithësisht janë njerëz të angazhuar…edhe letërsinë ashtu e bëjnë.Një letërsi që motivon,shtyn përpara,nxit,stimulon,zhvillon inisiativat dhe veprimin. Brenda komunitetit në e për të cilin prodhohet kjo letërsi...Më përtej këtij rrethi të kufizuar sidoqoftë,nuk kam qëmtuar, të shkojnë…Mbase,kanë dëshirë që ndërsa jetojnë e punojnë mjerueshëm në greqi,mezi dalin nga rrethinat e Athinës,(dalin madje si dikur ilegalisht,nga rrethimet fashiste, komunistët,dhe kjo dalje i dedikohet miqve të tyre,që sa here vijnë në athinë,marrin me vete edhe librat e atyre.. Pra,ndoshta dëshirojnë të jenë në qendër në krijimtarinë e Tiranës…Nuk di ndonjë rast që, këta krijues të kenë qenë në qendër,promotori i ndonjë lëvizjeje me dobi për komunitetin…Përkundrazi,edhe kur ka qenë puna kanë orientuar gabim,duke dhënë opinione nëpër media,një opinion përgjithësisht mediokër.Por,çfarë angazhimi kanë pasur këto ekipe krijuesish në veprimtarinë e tyre në greqi.fjala vjen:Sa janë angazhuar në atë që ka të bëjë me sferën e integrimeve sociale të komunitetit në vendin ku jetojnë…Megjithëse,pyetja duhet të shtrohet ndryshe në këtë rast.A e kanë kuptimin këta njerëz së pari për këtë integrim…?!-E tregoi rasti i një programi të përbashkët mes dy shoqatave krijuesish greke dhe kjo e gjin-gjonit…(miho-grigor..)në rastin e promovimit të dy poetëve bashkëkohës fqinjë,A.Z.Çajupi dhe A.Valaoritis një poet grek.Kryetari I liter-art,kishte një pregatitje vajtuese,dhe më vajtuese ishte edhe pjesëmarrja e komunitetit krijues e art-bërës në atë veprimtari…E,si mund të vinte dikush në këtë aktivitet,kur mbi veprimtarinë dinin vetëm disa persona të ftuar me portokoll.(E rëndësishme të theksohet se në atë veprimtari,ishte përkthimi brilant i një aktivisti të angazhuar..F.Zaçe,por edhe grupi I aktorëve shqiptarë që interpretuanpjesë…që ja ‘’ngriti supet aktivitetit’’se të ishte për gjin-gjonin, ja kishin arritur një pregatitjeje të mjerueshme.Gjoni-mungonte fare në veprimtari,a mbase nuk e përfilli…!!!! Dinin vetëm biografinë që bëhet nëpër klasa të shkollës tetëvjeçare,për poetin A.Z.Çajupi,edhe pse, poet kombëtar.Nuk sollën asnjë risi,a ndonjë të dhënë të re mbi këtë autor.Një tregues i seriozitetit të pregatitjes së aktivitetit...Nuk po përmend edhe nivelin mediokër të referatit të një figure publike që promovoi atë ditë.Por,le të kthehemi sërish tek objekti i radhëve:Periodiku i tyre,në fakt është thjesht një almanac letrar,ndërsa e’’ shesin’’ si revistë letrare,(nuk e di nëse e besojnë dhe vetë,se sa i kanë sheshuar diferencat mes këtyre dy titujve(revistë-almanak..)…si nata me ditën mes njeri-tjetrit.Megjithëse,’’festën’’ me të ftuar e bëri në sallën e ambasadës,stafi i saj.Të vetmen gjë të mbarë që bëri në atë promovim drejtuesi gjon i almanakut,ishte se i bëri bashkë bashkëpatriotët e tij,minoritarë…Ndërsa në promovime veprash,nuk i kanë ardhur kurrë gjonit-grigorit..patriotët e tij…Disa raste në token shqiptare,siç i pëlqen të shprehen gjithë ‘’pordhë’’Gjini e gjoni,këta dy shpendë pendëzinj…Njëri si drejtor,e tjetri si k/redaktor,por pa administratë.Shyqyr,që kanë titujt për stoli.E kjo iu jep të drejtën të shajnë e ofendojnë të tjerët,sa here kanë rastin nëpër blogje dhe site…Që atë mbrëmje promovuese.që ma lane në dorë duke kërkuar shpërblimin me të drejtë, sipas çmimit,të cilin e morën në moment,atë veprën e ‘’famshme’’të tyre,nuk e mora vesh kurrë se ku del dhe shitet ai almanac letrar…-Në një shkrim të para do kohëve,nga që kisha bërë një qortim shoqëror këtyre krijesave folklorike(Gjini e gjoni..a nuk janë krijim folkloric..i popullit tonë?!)nuk mora përgjigjen që kërkonte pyetja ime,në shkrim,madje as sot nuk e kam marrë atë përgjigje…,dhe po I pyes përsëri-A i dhatë shkollës dhe nxënësve ndonjë kopje prej almanakut tuaj letrar,’’mor shokë’’…?-A organizuat si krijues ndonjë fushatë promovuese të mësimit të gjuhës shqipe,në ndihmë të prindërve dhe fëmijëve….?!-A inkurajuat ju,stafet pedagogjike,a mësimdhënësit,a promovuat diçka prej punës së tyre të nderuar,siç kini bërë përherë me librat tuaj...?!Të future në spiralen e intrigës,jo detyrimisht vetë subjekti I kësaj intrige është një vlerë kulturore që mund ti ofrohet shoqërisë,kulturës a kombit…Inspirues të flaktë të idesë se po ofrojnë shumë në lëmitë e kulturës,desha t ip yes publikisht-Përmes zërit të fuqishëm të shoqatës suaj të shkrimtarëve,(e pretenduar si e vetme..në greqi…pavarësisht edhe klubit dinjitoz të krijuesve ‘’Drita’’pavarësisht një grupimi tjetër të pavarur krijuesish me integritet,që ofrojnë vërtet vlera për komunitetin..)pra,a e ngritët ndonjëherë problemin shqetësues të rracizmit,të kanosjeve dhe dhunës…(ju i fryni zjarrit të tij, duke më shpallur luftë të shenjtë...)..?!A ju bashkuat zërit të fuqishëm të shumë organizmave qeveritarë e joqeveritare në vend,në këtë luftë shqetësuese për shoqërinë sot..në këtë periudhë të përshkallëzimit të dhunës e ekstremizmave në vend…?!A u shqetësuat ju,për proceset e integrimit të komuniteteve në vend…?!A kini kuptuar gjësendi se duhet ti bashkoheni organizmave vendase dhe të huaja që kontribuojnë në këtë aspect…?!-Na jepni një shpresë se,përtej folklorizmit tuaj jeni edhe një sfidë,që mbështesni lëvizjet shoqërore për zhvillim e progress,në përkrahje të emigrantëve,të gjuhës e kulturës së tyre,të dinjitetit e personalitetit të tyre njerëzor..! Në përfundim të këtyre radhëve do kujtoja një thënje të famshme të gruas së Çezarit:Nuk mjafton vetëm të jesh I ndershëm,duhet patjetër edhe(Të duket..) ta tregosh atë …(ndershërinë…)-E cila mund të përkthehet:Nuk mjafton vetëm thjesht të jesh krijues i librave të mirë,kjo,mirësia le të shprehet,shfaqet e duket në shërbim të njerëzve,grupit,komunitetit…nëpërmjet ideve që ti sjell,projekteve,ndihmës,dhe sidomos në kulturën dhe sjelljen në komunitet….Erërat që fryjnë,janë të forta dhe i grisin shumë shpejt maskat prej’’dinosaurësh letre…’’

Barcaleta : Bishti i cigares , dhe Miqtë ..

Bishti i cigares



Një burrë , që banonte në katin e dytë , pasi mbaroi cigaren që thithte ,e flaku nga dritarja . Cigarja ra në kokën e një kalimtari . Ky i fundit ngriti koken lartë dhe pa , burrin që e kishte hedhur bishtin e ndezur të cigares nga dritarja , dhe i tha :

- Zotëri , nuk keni tavëll në shtëpi ..?? .. Burri nga lart i tha pa gjë të keq :

- Po ty , nuk të mjaftoi bishti i cigaresm ? E dashke me tavëll kokës ?? ...


Miqtë



U ta kuan mbas shumë kohësh , dy miq , që hallet dhe koha i kishte ndarë .

- Si je mor mik , si e ke familjen , gruan si e ke ?? Pyet i pari .

- Mirë shumë mirë , gatuan shplan punëtore e madhe ,ja kthen tjetri ..

- Mor por për krevat thashë si është , këmbengul miku ..

- Aaaa , çtë them edhe unë . Disa thonë eshtë mirë , disa të tjerë keq .. E ngatërruar mor mik , sqaron ai ..!



Thëngjitë e zinj dhe arkivoli ..

Thëngjitë e zinj dhe arkivoli ..

Nga Partizan Cene


Një çift pleqsh , mbi të tetëdhjetave që jetonin prej vitesh vetëm ,kishin dalë për freskllëkun e mbasditës në verandën e shtëpisë së ulët e të vjetër .. Ngjyra e portokalltë në horizont , lajmëronte muzgun që sapo kishte ardhë .. Lagështia e ajrit akoma më shumë e freskoi ambientin , si kondicioner .. Kjo bëri që çifti i pleqve të ndiheshin mirë , mbas këtij ndryshimi klimaterik ..

I nxehti që kishte pllakosur atmosferën për disa ditë rresht , i kishte mbytur dhe myktosur aq shumë sa edhe fjalët mes tyre ishin të pakta .. Ndaj dita freskia e motit , sollli edhe freskinë e marrdhënieve midis tyre ..

Tek rrinin jashtë në ballkon , plakut filluan ti vinin në kokë si film i vjetër , kohët e arta , kur gruan e tij e kishte të bukur , të këndshme dhe aromatike ... Por kohët kishin rrjedhur si lumë i rrëmbyer , dhe gjithshka të re të bukur dhe me ngjyra të shndritshme të jetës , e kishin shndërruar si eshkë e që motit, e kaftë e errët dhe e thatë si baruti ..

Plaku , dikur i fortë dhe mjaft energjik , kujtoi edhe njëherë , "sinjë herë" kohët e tij të rinisë së hekurt dhe të mjaltë ..

Në këto mendime iu kujtua diçka :

- Plakëëë , thirri gruan e tij ,e cila megjithse nuk dëgjonte mirë , për çudi u përgjigj shpejtë ..

- Hë derman , prapë kafe ??

- Jo ori jo !! Hajde këtu , de të të them diçka që më ka ardhë në mendje ..

- Ja ta dëgjojmë njëherë , tha plaka ..

- Ja de , mendova të kujtojmë njëherë të rinë tonë .. Pra të provojmë moj , e bëjmë dotë apo nuk e bëjmë dot më ..? I tha ai duke e zvarritur pak fjalën si të kishte ndrojtje se si do ta kuptonte plaka ..

- U uuuu ,pika burrit plak që me pahir heq këmbët ..! Kështu reagoi plaka , që e kuptoi menjëherë se ku e kishte fjalën " hamshori " i saj i fyshkur ..

- Pse moj na shan kush ta provojmë .. Vetëm jemi nuk i japim kujt llogari ... !

Plaka nuk foli asnjë fjlë dhe si "vajzë" e bdrojtur u largua në dhomën e saj .. Kur shikonte veten në pasqyrë , filluan ti shfaqen në " ekran" pjesë filmash nga jeta e saj .. " Jo jo " , tha me mendje, " nuk do të turpërohem unë tani në pleqëri "...

Filloi të hiqte rrobat e saj me kujdes dhe një nga një , si të donte të ruante , mos lëndonte ndonjë plagë ..Dhe kështu sekondë mbas sekonde , e pa veten lakuriq .. Menjëherë sytë i vanë poshtë vetes , ku bardhësia , dhe kreshtat e rëna , kishin zënë vendin e freskisë së dikurshme ..

Në këtë rast mendja i punonte se , me se ta ngjyroste pak në të zezë , mbase kështu do ti tregonte burrit të saj se akoma ka mbetur pak rini e fshehur , që del kur ne e kërkojmë të dalë .. Meqë nuk kishte me se tjetër ta nxinte , shkoi në furrin e vjetër para shtëpisë , dhe mori një thëngjill të hirtë dhe shpejt u fut brenda në dhomën e saj .. Pasi e ngjeu gjithë vendin e "artë" me thëngjillin e zi , u bë gati dhe priste të vinte plaku , i cili nga ana e tij po përpiqej të merrte masat , për ta përmbushur me sukses misionin e vështirë që i vuri vetes ..

Kur po bëhej gati , e zonja e shtëpisë në krevatin e saj , u hap dera , dhe plaku qejfli , lakuriq u fut brenda . Ajo pa se ai po mbante dy gishtave në formë V , "zogun "e tij të dikurshëm , që tashmë ishte bërë gjel plak për thertore .. Plakës nuk i shpëtoi pa parë se , "zogu "i plakut , qëndronte me kokën ulur sikur po e çonin për pushkatim ..

Gjithashtu plaka apa se nuk ishin vetëm gishtat e plakut të vendosur në formë V poshtë "zogut" të tij , por ishte edhe një sfurkë e vogël druri , që plaku e kishte përgatitur si duket, nga ndonjë gardh aty pranë ..

Kur plaku u afrua më shumë , u skandalizua kur pa gjithë atë të zezë thëngjlli që po mbështillte "vehten " e plakës , dhe menjëherë pyeti :

- Pse është nxirë kështu katran ky dreq ??

- Plaka e pa , që veprimi i saj nuk zuri vend , ndaj mendoi menjëherë përgjigjen :

- Nuk e shikon ? Mban zi , për atë tëndin që po vjen në arkivol .....

Plaku hodhi menjëherë poshtë në dysheme , sfurkun e fshehur mbas gishtave të tij , dhe u largua nga dhoma ... " U bëra telef , nuk jemi më ne për këto punë ", i tha vetes së tij jo pa trishtim dhe ngajle .. !!

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...