2013-03-06

Brahim Avdyli: Prejardhja shqiptare e Aleksandrit të Madh dhe varianti i parë i shqiponjës me dy krerë

Në këtë kohë është forcuar mbretëria bullgare, duke u kthyer në forcë dhune. Ajo i kishte okupuar tokat tona deri në Durrës, në fund të shekullit, pra në vitin 989, që ishte një port mjaft të rëndësishëm në Adriatik, dhe më pas kishte filluar të depërtojë edhe në Bosnje e Dalmaci. Tokat e bregdetit të të ashtuquajturës Perandori Bizantine po kërcënoheshin me të madhe. Aty banonte vetëm kombi ilir. Nuk kishte popull tjetër.

Në mes të viteve 1000 deri në vitin 1004 perandori maqedonas, Basili i I, shtiu në dorë tërë pjesën lindore të gadishullit ilirik, pra siç thotë Norwich, “gadishullin ballkanik”, në sajë të luftërave fetare të paskrupullta, që është pikërisht koha e botimit të fjalorit të madh enciklopedik grek “Sounda” dhe futja e gjuhës greke si “gjuhë zyrtare”. Harrohen me qëllim të caktuar etnitë tjera të Perandorisë Bizantine, në radhë të parë etnia kombëtare ilire, që ka qenë në të vërtetë baza e perandorisë Bizantie prej Kostandinit të Madh e këndej; e kulturës së saj fetare; e shtrirjes ilire prej tokave të saj autoktone deri në Azi e Afrikë. Këto lufta të Bazilit të I zgjasin me sukses për 32 vite, d.m.th. deri në vitin 1018, më moshën e tij 60 vjeçare, dhe Bullgaria kishte rënë në dorë të tij. Perandori Bazili i I ishte shpallur “bullgaroktoni”, pra “shfarosësi i bullgarëve”, që, siç e thotë me të drejtë Norwich, “kishte qenë një perandor i jashtëzakonshëm” dhe ushtria i ngjante “një lumi llave, që për-paronte ngadalë, por pa u ndalur”, sepse ushtarët nuk e donin, dhe asnjë perandor nuk kishte hipur më parë “aq i vetmuar” si ai. Po e rikujtoi edhe njëherë se pikërisht në këtë kohë ishte bërë i njohur Fjalori Enciklopedik “Sounda”, ndërsa greqishtja e kishte marrë tretmanin e “gjuhës zyrtare” prej Herakliut e këndej, pra vendin e gjuhës së shtetit, “duke e lënë latinishten që të mbijetonte në mjediset ushtarake dhe në disa raste ceremoniale”. Për këtë shkak dhe jo rastësisht, grekët përplaseshin shumë për dominim, që prej Herakliut e deri në Bazilin e II.

Në këtë përpjekje dhe në këtë luftë po merrnin pjesë iliro-shqiptarët, të cilët, ishin lënë në një pozitë sekondare në tërë Perandorinë Bizantine, pasi që luftërat fetare qenë luftërat në të cilat gjithashtu merrnin pjesë. Atëbotë, iliro-shqiptarët fshiheshin pas grekëve, siç fshihej vetë edhe Bazili i I, siç quhej në ato luftëra “shfarosësi i bullgarëve”, por që ishte “maqedonas”, në familjen e madhe maqedonase të Perandorisë Bizantine. A ishte maqedonas Leka i Madh, që fliste atëbotë gjuhën greke? Jo, pra. Ai ishte i kombësisë së atëhershme shqiptare, d.m.th. iliro-maqedone, dhe për këtë figurë të madhe përlahen disa kombe për ta përvetësuar, por nënën e tij, Olimpinë, nga Epiri, nuk e shndërrojnë në ndonjë “komb” tjetër, madje as greke, siç nuk mund ta shndërrojnë në grek Pirro Burrin, mbretin tonë të Epirit, që na quajti “bij të shqipes” dhe fliste pa dyshim gjuhën shqipe, sepse ishte iliro-epirot, siç ishte familja dhe vetë Leka i Madh (Aleksandri). Familja e madhe Burri e mbajti me mijra vite Zvicrën të gjallë nëpër duar, dhe në çdo Kanton e nxori me disa ndryshime të vogla politike Flamurin dy krerësh, ndërsa Leka i Madh (Aleksandri) bëri mirë atëherë me iliro-maqedonët, që na i la në Pamir të Taxhikistanit, së bashku me dy rajonet e Afganistanit dhe Pakistanit, që të flasin sot gjuhën e paharruar pellazgo-ilire. Na duhet të mendojmë, se çfarë ka dashur të na thotë Leka i Madh pas mija vjetësh.

Maqedonasit nuk ishin “sllavo-maqedonë” të bullgarisë, sepse në fakt, nuk e kuptonin “gjuhën sllave” të Cirilit dhe Metodit, por pjesa dërmuese e Madedonisë ishin iliro-maqedonë, pra shqiptarë të besimit të krishterë, që e kishin vendosur gjuhën greke si gjuhë zyrtare në Perandorinë Bizatine, prandaj i luftonin rrebtë bullgarët, si armikun më të vendosur të Perandorisë Bizantine, bashkë me këtë gjë, armikun e vendosur të shqiptarëve, pra, të fesë së krishterë ortodokse, sepse ata qenë për një luftë fetare, ndërsa më vonë, nën sundimin osmanë, pjesa më e madhe e tyre ndërruan fenë në fe muslimane sunite, dhe një pjesë e jona shqiptare mbeti nën “përkatësinë” maqedone, që sot flasin sllavo-meqedonisht.

Po të shikojmë pak më kronologjikisht. Edhe grekët e rinj, që ishin mjaft dinakë dhe të pashpirt, dallojnë diametrialisht prej “pellazgëve hyjnorë”. Të gjithë pjesëtarët e popullatës së Epirit kanë qenë iliro-epirotë, pra shqiptarë. Në kohën e vonë, kur është njohur Epiri për të dytën herë, nën Perandorinë Bizantine, ka qenë tërësisht pjesë e fesë së krishterë, por, ajo si gjithmonë, ka mbetur pjesë ilire. Dihet, se Paleologët (Paleologus) kanë qenë një dinasti e vonë iliro-shqiptare nga Epiri, e fundit në Perandorinë Bizantine, e cila u përpoq në të gjitha pikat të harmonizojë fenë e krishterë në mes Lindjes e Perëndimit, pra Vatikanit të Romës dhe Patrikanës Ekumene të Kostandinopojës, për të shpëtuar perandorinë Bizantine nga rënia dhe për të shpëtuar kombin ilir nga shpërputhje e feve, që vinin nga të gjitha anët, në radhë të parë, rreth perandorisë dhe brenda perandorisë. Në këtë periudhë ishin zgjuar “sllavët” e Ballkanit, përmes luftërave, të cilët ishin martuar me pjesëtarë të familjes perandorake, Peleologëve, prandaj kishin “ngritur kokë” princat e tyre, Stefan Uroshi i II, Millutini apo Stefan Uroshi i III, Deçanski dhe Stefan Dushani, pra bij të lindur nga bijat Paleologëve.

Paleologët kanë bërë përpjekje për të sunduar Perandorinë Bizantine prej vitit 1259 nën Mikelin e VIII, Paleologun (që ndonëse e shënojnë gabimisht autorët Mihali i VIII) e deri në vitin 1453, kur jep shpirt familja e tyre me perandorin Kostantini i XI, Paleologun, gjatë vrasjes mizore të Sulltan Mehmeti të II, e marte, 29. Maj 1453, me shqiponjën me dy kokë, si simbol e stemë të familjes perandorake epirote të Paleologëve, pra shqiptare. Ata qenë pjesë e fesë së krishterë ortodokse dhe është etiketuar disa herë nga Vatikani si “e Lindjes”, si fe tjetër nga feja e krishterë romake, me grekët brenda, që i luftonin apo i shfrytëzonin këto luftëra për dominimin e tyre sipas përkatësisë fetare apo nga ndasitë fetare…
Siç dihet, njerëzit tanë nuk i lexojnë librat e shumtë të historisë apo shkencat, të cilat, i përcjellin pjesërisht symbylltas, pra nuk dinë të lexojnë midis rreshtave, ku nuk ka asgjë të shkruar. Ata nuk e kuptojnë sa duhet tekstin, se lëre më kontekstin e nëntekstin. Pra, “e kuptojnë” historinë nga ata që na i thonë këto gjëra qindra herë, mbjellin e korrin gjërat e nevojshme për t`i përgatitur në kuzhinën serbo-greke, sikur ato janë më të mirat dhe nuk i sjellin në kokë prapavijat e tyre. Mjerisht, vrapojnë për të marrë gjëra “të nevojshme” prej armiqve tanë më të urryer, serbo-grekëve, e për të na i dhënë këto gjëra nëpër gjumin shumëvjeçar. Kur shkruan, flet dhe na godet një grek, nuk do mend se e njëjta gjë na vjen njësoj nga serbi. Greko-serbët janë njësoj: antishqiptarë, dhe anasjelltas. Prore luftojnë të dytë kundër nesh, duke na i futur në këtë mes elementin e tretë- turqit. Kur nuk bën numri një, provon numri dy, dhe nëse nuk na trullosin dy të parët, na e servojnë të tretin-turqit. Që të tre të na varen prej koke, sa nuk shohim mirë dhe nuk e dimë se, iliro-pellazgët, pra ne, kemi qenë që kur në këto troje, që nga krijimi i hapësirës me njerëz, mijëra mileniume, e deri në ardhjen e “grekëve” në këtë hapësirë, turko-sllavëve e serbo-turqve. I katërti, na është bota perëndimore. Ajo i bluan ato që ia ka dhënë greku, rusi, bullgari dhe serbi në tryezën e vet të punës dhe nuk ka vend ku të lërë apo ta shohë të vërtetën. Aq më pak, ne nuk dijmë të vërtetën, sepse hyjnë qindra mijra libra të greko-serbëve, bullgarëve, rusëve, italianëve, anglezëve dhe amerikanëve, frankëve, portugezo-spanjollëve, të cilat, janë kryesisht libra të dobëta. Me gojën tonë i pëshpëritim paçavuret greko-serbo-rusëve dhe na duket sikur po themi “të vërtetën”. Pra, ende kemi mbetur brenda kurthit…

Ata nuk e kuptojnë se iliro-pellazgët kurdoherë kanë qenë të lidhur me Zotrat, me besimin e Zotrave, se janë bijtë e Zotit në tokë; që qysh në flamur e nëpër luftëra të shumta anë e kënd botës e lidhin veten me shqiponjën, pra, me Zotin, me krahët e shqiponjës; me yllin dhe yjet e pamatur, që njëri ndër ta, Dielli, është ylli më i vogël; me rrufenë, gjallesat e me dhinë- që di të mbijetojë edhe nëpër shkrepat më të rrepta, por njëra, dhia Aigina, ka ditur ta rritë Zeusin, Zotin mashkull të parë, pas Amazonave pellazge, pas Selëve të Epirit dhe Sellen, zotreshën e parë të Sellëve; me gjarpërinjtë etj… Dihet, se flamuri kombëtar nuk është siç e kanë “dokumentuar” autorët shqiptarë, se shqiponja me dy kokë (bycephale) është shumë e lashtë. Ajo daton që në shekujt e IV-II para erës sonë. Haset shpesh në mënyrë grafike, nëpërmjet sendesh e zbukurimesh, tek Ilirët, fiset Hitite, popuj e shtete të Mesdheut, në Shqipëri, në Austri, Gjermani, Danimarkë, Zvicër, Ballkan, Serbë e Rusë, etj. Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga shekulli i II pas Krishtit, kur perandori ilir romak Genti nxori monedhën e vet, në të cilën është varianti më bindësi i shqiponjës me dy krerë, ku shkruhet edhe emri DARDANION. Dardanion është Dardania e Turqisë së sotme. Ajo është para-ardhëse e Dardanisë kosovare. Në faqen tjetër, ajo e ka shqiponjën me dy krerë. Është simboli ynë i parë. Shqiponja e përcjell urdhërin e Zotit dhe “e rrëmben” Ganimetin, sipas mitologjisë, për ta dërguar në qiell.
Për të tjerat, do të shohim në shkrimin tjetër…



Shqiptarët pasardhës të Ilirëve

Pasardhësit e ilirëve janë shqiptarët dhe gjuha shqipe vjen nga ilirishtja. Ndoshta debatet e fundit apo tezat e Oliver Shmidit që hedh dyshime mbi lidhjen ilirë-shqiptarë ka mbledhur dje në Muzeun Historik Kombëtar studiues dhe akademikë në simpoziuim shkencor “Rikthim në Iliri”.

Vërtetimi i prejardhjes së shqiptarëve dhe shqipes nga ilirët dhe ilirishtja, është një nga sfidat më të mëdha të studiuesve vendas dhe të huaj. Argumentet e historianëve dhe gjuhëtarëve që mbrojnë lidhjen mes ilirëve dhe shqiptarëve, duke kundërshtuar studiues të huaj që edhe sot nuk e pranojnë këtë tezë ishin në qendër të diskutimeve.

Vërtetimi “Shqiptarët pasardhës të Ilirëve” bëhet i vështirë për shkak të dhënave të pakta burimore, por edhe sepse risitë në këtë fushë janë të pakta. Për këtë arsye argumentet e studiuesve hodhën dritë në disa fusha si histori, arkeologji dhe gjuhësi. Vijimësia e shqiptarëve nga ilirët vashdon të vihet në pikëpyetje nga historianë të huaj.

Por emra të njohur të shkencës, si, Johan Hahn, Johan Tunman e shumë të tjerë, e kanë mbrojtur me studime të hollësishme lidhjen iliriko-shqiptare. Moikom Zeqo solli si argument një shkrim të viti 1935 të botuar në gazetën “Illyria” që mbante nënshrkimin e dr. Shyqri Demiri. T

itulli i shkrimit është “Arkeologjia dhe autoktoniteti Ilyro-shqiptarëve” sipas tij jep argumenta profesionalë për arkeologjinë që jepte të dhëna të pamohueshme në mbrotje të tezës së shqiptarët janë pasradhës të Ilirivë. Ai bazohej në disa zbulime arekologjike të atyre viteve.

Ali R. Berisha: “Agu e hap dritaren vetë”, poezi, botoi Shtëpia botuese “Bindi”, Prishtinë, 2012.


Halil Haxhosaj: Vargje të krehura me figura poetike









Përkushtimi i një krijuesi për të shkruar vargje, qoftë nga historia, aktualiteti, por edhe nga një këndvështrim tjetër, mëton më interesimet e tij prej vrojtuesi, frymëzuesi dhe vështruesi i të gjitha anëve në vertikalen dhe horizontalen e kundrimit. Duke bërë një përshkallëzim të këtillë, shpesh dalin disa nuanca që në një mënyrë ose tjetër, mëtojnë të shpërfaqin vargjet poetike, duke i mbarsur me koloritin e krehur të një vargëzimi me figura poetike. Dhe në këtë mënyrë, dendësia, por edhe shtrirja e këtij vrojtimi përkon edhe me tematikën, formën, figuracionin, por edhe me strukturën dhe llojllojshmërinë e poezisë së trajtuar dhe të shpërfaqur në një përmbledhje poetike. Këtë qëllim e ka edhe penda, frymëzimi dhe synimi i autorit, në këtë rast i poetit Ali R. Berisha, i cili tashmë e botoi përmbledhjen e tij më të re poetike me titull paksa metaforik “Agu e hap dritaren vetë”. Kjo sintagme poetike me aromë metaforike ka shtrirje në gjerësinë, por edhe në thellësinë e veprës që nga poezia e parë “Për të satën herë Kosovë”, që gjendet në faqe 5 e deri të ajo e fundit “Dashuria je ti” që është e fundit e shënuar në faqe 150 të veprës. Në këtë hapësirë poetike shtrirja, por edhe strukturimi i veprës ka një binom që shëmbëllen me dy pjesë ose kapituj që më pak mund të konsiderohen qerthuj apo cikle poetike që janë: “Jam ai imi për ty” dhe “Nuk po vijnë më lejlekët”. Nëpër këtë strukturim shtrihet e tërë tematika, motivet, madje edhe shtresimet e poezive dhe vargjeve të kësaj përmbledhjeje. Por, lexuesi në kornizat e të dy binomeve poetikë që përbëhen prej nga një monomi, kompozojnë tërësinë e veprës “Agu e hap dritaren vetë”, duke u shfaqur me gjuhën e poezisë, e cila është edhe mjet shprehës për subjektin lirik, gjegjësisht për lirikën artistike të saj, sepse:


Ali R. Berisha



Kosova është një pjellë



Tokë e njeri bashkë


Kohë e gurshkrim bashkë



janë vargjet me të cilat fillon poezia e parë e kësaj vepre, por edhe poezia e parë e saj, me titull “Për të saten herë Kosovë”, në faqe 5. Në këtë mënyrë, formë, strukturim vargjesh, rimë të brendshme, muzikalitet e të tjera, shkruhen pothuajse të gjitha poezitë nga pena, frymëzimi dhe këndvështrimi i poetit Ali R. Berisha. Shumëllojshmëria tematike, motivet, figurat e të tjera e pasurojnë, e dendësojnë dhe e avancojnë këtë poezi në veçanti dhe përmbledhjen poetike, në përgjithësi. Kështu poeti qëllimisht ka bërë një shtrirje, e cila nuk është e ngurtë, madje as e zorshme, por lirshëm depërton nga vargu në varg, nga rrokja në rrokje, nga figura në figurë e tjerë, duke e shpalosur koloritin e krehur të poetikës së tij. Dhe kjo është një qelizë që dallohet në këtë mes, por ajo duke u ngjizur me të tjerat, krijojnë inde poetike që tingëllojnë mirë, harmonishëm dhe shprehimisht avancojnë qëllimin e mëtimit poetik të vargëzimit. Andaj, poeti Ali R. Berisha me këtë rast është i kujdesshëm, është madje tepër i frymëzuar dhe vrojtues artistik i të gjitha poreve të jetës sonë që nga historia, lufta, qëndresa, e deri te përditshmëria dhe bashkëkohësia jo vetëm lokale, kombëtare e regjionale, por edhe me gjerë. Dhe kësaj, poeti duket se i vë qëllimin e duhur dhe të dëshirueshëm. Në shumicën e poezive dhe vargjeve është shfletuar bota e vet poetike, duke shfaqur shpirtin e ndjenjën e bukur dhe të brishtë të jetës njerëzore.



Në qendër të poetikës së Ali R. Berishës është poezia përkushtuese, e cila shtrihet në tërë përmbledhjen, jo e njëtrajtshme, por shumëdimensionale dhe në forma të ndryshme. Poeti shkruan jo veç për Kosovën, Ilirinë, Dardaninë, e vise e regjione të tjera, por edhe për prindërit, nënën e babain. Në disa vargje të poezisë “Kujtimit të nënës”, ndër të tjera shkruan:



Nënë, ti je Rozafë e unë kala



Ti je çifteli e unë këngë



Nënë, ti je lule e unë shegë



Për të vazhduar më tutje:



Nënë, ti je fjala e ime e parë



Nënë, ti je fjala e ime e rëndë



Tërë synimin poetik të vargëzimit të vet, poeti Ali R. Berisha, e trajton nëpërmes poezisë për të cilën ai ka jo vetëm frymëzim, por edhe konsideratë dhe ndjenjë. Poezia për të është diçka e shenjtë, e hyjnueshme, madje edhe arritja më e përsosur artistike. Vargjet e poezisë janë perla, madje janë edhe masë, por edhe element i përshtatshëm për ta kthyer njeriun në rrugën e drejtë kur ai shkallon në jetë. Atëherë ajo bëhet edhe mjet i domosdoshëm dhe tepër i suksesshëm për ta arritur këtë mision. Kështu, misioni i poezisë është i lartë për njeriu në përgjithësi dhe për disa shtresa të tij, në veçanti, sepse me gjuhën e vet poezia gjen se nuk ka ngjarje të përgjakshme, punë të këqija, fat të zi, por ka njerëz, të cilët i shkaktojnë këto, por edhe luftërat, sepse shumica prej tyre janë zjarrvënës. Nuk ka poezi po s’pati vargje të natyrave dhe përmbajtjeve të ndryshme. Andaj shpesh vargjet e poetit, në raste të caktuara e të duhura bëhen shpatë, madje shpatë e Domekleut, por edhe pse ndonjëherë del ndonjë varg rebel, ai nuk kërkon duel, sepse habitet nga bukuria e vashës, nga flatrimi i dallëndyshes, nga metaforat e hënës e të tjera. Edhe vargjet krehën, mprehën e prehën si vashat, dallëndyshet e hëna. Durimi për poetin bëhet qëllim, sepse ai dhe synimi i tij kanë këtë mëtim, kanë këtë mbështetje, kanë këtë motiv. Durimi ka anët e veta me të cilat shpesh kacafytet, por edhe ngacmohet, për t’i ikur qetësia. Këtë nuk duhet pranuar, por vetëm duhet duruar me durim guri, sepse, si gjithmonë atë po e duruaka edhe liria, ngase vargu tash flet me gjuhën e lules, e cila ka trup të bukur, petale të bukura, ngjyrë të bukur, aromë të këndshme dhe emër të madh. Mbi këtë bukuri kanë fjetur shekujt dhe e kanë bërë krenari të krenarive, andaj ajo duhet të këtë kujdes e të ruhet, sepse vdekja më së shumti i godet bukuritë. Në këtë mënyrë, poeti mëton që përveç me figura, bukurisë, subjektit lirik, por edhe jetës së njeriut t’ia veshë petkun filozofik dhe psikologjik. Këtij këndvështrimi ia arrin me sukses me vargje të këtilla. Vargjet e veta i ka kapituj të poezive e të tregimeve akoma më të gjata. Ato shpesh tingëllojnë edhe si kambana të ndryshkura dhe atëherë subjekti poetik dëgjon kumbimin e tyre dhe i kërkon këmbët ku i kanë mbetur, ngase iu ka ngadalësuar marshimi.



Edhe dashurisë, poeti Ali R. Berisha, i thurë vargje, të cilat kanë burimin në gurrën e frymëzimit. Dashuria dhe kujtimet për të, jo gjithmonë të këndshme, zënë shumë vend në botën e tij poetike. Poezia e këtij poeti është gjithçka. Madje ajo është edhe dashuri, është zanore e dashurisë, lule e dashurisë, puthje e zjarr është. Kombinimet e këtyre elementeve dalin të suksesshme kur korrespondojnë me poezinë, sepse ajo di çdo gjë, di ç’është vasha, mbase ajo e ka krijuar dashurinë, sepse:



Për një dashuri ia vlen të mos flesh



Ia vlen të mos harrohesh



(Poezi: “Ta duam poezinë e të mos vdesim”)



Sikur të gjithë poetët lirikë, edhe poeti, Ali R. Berisha, sjell vazhdimisht në poetikën e tij peizazhin e natyrën. Ky binom e skalitur artistikisht zë vend të rëndësishëm në botën e tij plot meditime e gjykime, sepse në natyrë s’ka, por në të gjejmë pak deformime. Peizazhet e poetikës së këtij poeti, janë strukturime me shije.



Në tërësi, poezitë e këtij poeti, janë të ndjeshme e të shkrira, por në të njëjtën kohë, janë edhe të pasura në pikëpamje gjuhësore e estetike. Ai është i kujdesshëm dhe nuk shfaq asnjë pasiguri dhe lëkundje drejtshkrimore, ai e nderon normën e rregullave dhe parimeve gramatikore e artistike deri në detajin më të imët. Në këtë drejtim, ai është një lloj “fanatiku” prej poeti që shkruan me këtë gjuhë dhe stil që do të thotë se nuk iu qaset eksperimenteve, jo pse i paragjykon, por ngase ka gjetur veten në këtë formë poetizimi.



Ka edhe elemente e shtresime të tjera në vëllimin poetik “Agu e hap dritaren vetë”, të Ali R. Berishës, që do të gjenden, lexohen, por edhe do të mbahen në mend nga lexuesi dhe të tjerë. Vepra është pasuri për bibliotekat tona të kësaj kohe e hapësire.

Studimi i Ferdinando Milone,Zbulohet harta e Shqipërisë natyrale e vitit 1867



Profesor Ferdinand Milone (lindur në Napoli më 1896 dhe vdekur më 1987 në Romë), ka qenë një gjeograf i shquar, pedagog në Universitetin e Napolit dhe të Romës, anëtar i Akademisë Kombëtare të Lincei, autor i librave të shumtë, të një rëndësie të madhe për studimin e gjeografisë ekonomike.
Ai ka publikuar në numrin e marsit të vitit 1942, në revistën e klubit të turit italian “Rrugët e Italisë”, një ese tejet të rëndësishme me titull “Shqiptarët dhe Shqipërinë”. E mendoj si të dobishme botimin e një përmbledhje të esesë, meqenëse nuk është në dispozicion as të bibliotekave italiane e as të atyre shqiptare.
Autori pohon që në fillim të esesë se “në Ballkan, ku ka shumë vende e popuj, jo gjithmonë forma fizike të lejon të bësh dallimin mes një rajoni e një tjetri apo një kombësie e një tjetre. Territoret transite nga njëri popull në tjetrin, të banuara nga popullsi të përziera për shekuj me radhë gjatë historisë së përbashkët, duhet domosdoshmërisht dhe më shumë se një herë, të caktohen në këtë apo atë shtet politik.
Me pak më shumë vullnet të mirë, ndershmëri dhe studim objektiv të fakteve, do të jetë e mundur, megjithatë, edhe në këtë rajon të madh natyror dhe njerëzor, por edhe të komplikuar, për të arritur një marrëveshje të drejtë dhe të qëndrueshme”. Kështu, Ferdinand Milone fillon të marrë në konsideratë shtetin e ri shqiptar.Para së gjithash, – pyet, – a ekziston një kombësi shqiptare? Një shqiptar autentik, ministri Ernest Koliqi, novelist, poet dhe ministër i Arsimit në Shqipëri nga 1939 deri në 1942 në një udhëzues që hap guidën e bukur të Shqipërisë, botuar nga Shoqëria Turistike Italiane në vitin 1940, bën dy deklarata të rëndësishme:
“Ngjarjet e ndryshme historike, nëpër të cilat kaloi raca shqiptare, i kanë dhënë asaj një karakter të veçantë, të larmishëm dhe të pazakontë, që e bëjnë të duket si një mozaik i vërtetë besimesh fetare, zakonesh dhe kostumesh të ndryshme”. Ai shton më tej: “Nëse ti i pyet njerëzit rreth e qark në qytet apo në mal, në veri apo në jug ‘kush jeni ju’, do të dëgjoni përgjigjen më të ashpër dhe më krenare ‘Jam shqiptar’”.
Ka të drejtë Koliqi, – pohon Milone: Sa më shumë ndalojmë nëpër Shqipëri, sa më shumë e studiojmë dhe mësojmë mbi këtë tokë dhe këtë popull kaq interesant, kaq të mirë dhe besnik, aq më shumë shohim se sa të ndryshëm janë njerëzit në këtë rajon. Është e admirueshme që pavarësisht nga sundimi turk, nuk është shuar ndjenja kombëtare në këtë popull barinjsh e druvarësh, të cilët në shekujt e gjatë të sundimit të huaj, nuk kanë një histori që nuk ka të bëjë me rebelimet e kryengritjet e guximshme apo shtypjen e përgjakshme.
Flaka e ndjenjave kombëtare ka mbetur gjallë në këtë popull aq sa, në vitin 1878, pas Kongresit të Berlinit, u krijua Lidhja Qendrore për mbrojtjen e kombësisë shqiptare, me kryeqendër Ohrin. Lidhja bëri thirrje për autonomi të shtetit shqiptar, në mënyrë që vendi të mbrohej nga copëtimi i territorit mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.
”Milone kujton në artikullin e tij, se Italia edhe gjatë shekujve të mëparshëm e ka njohur shtetësinë shqiptare, duke i ofruar ndihmë Skënderbeut në luftën e tij të vërtetë epike dhe duke mirëpritur refugjatët shqiptarë në vendin tonë, ku ata jetonin lirisht, duke ruajtur fenë e tyre, gjuhën e tyre dhe kostumet e tyre, e kanë qenë të lidhur me shtëpinë “birësuese” jo më pak se me atë amtare.
Në vitin 1911, kur shqiptarët ishin në kryengritje, u formua në Romë një Komitet Parlamentar për Shqipërinë, që mblodhi 60 deputetë nga të gjitha ngjyrat politike; u organizua një ushtri që kishte një kauzë të përbashkët, që do të mblidhte edhe veshje dhe të holla në favor të kryengritësve. Ishte Italia ajo që së bashku me Austrinë, iu bëri jehonë të drejtave të shqiptarëve në Konferencën e Ambasadorëve të mbajtur në Londër në vitin e ardhshëm, kur edhe triumfoi kauza e tyre e drejtë.
Gjuha, kombi, feja “Kush është para syve tanë,- shkruan Milone, ndërsa vë në dukje se më shumë se çdo gjë tjetër ata (shqiptarët) dallohen nga gjuha që flasin. Ruajtja e gjuhës me besnikëri, është e shkëlqyeshme, pavarësisht nga arsyet e forta dhe të shumta që luftonin kundër ekzistencës së saj. Ruajtja e gjuhës e ka penguar ‘humbjen’ e njerëzve, duke i dalluar ata mes popujve të tjerë. Është shqipja, një tjetër element i fuqishëm e konservator i kombësisë, madje edhe atëherë kur kombet, politikisht me konsideratë, e kanë humbur kombësinë dhe pavarësinë e tyre.
Gjuhëtarët nuk janë të gjithë dakord sa i takon origjinës e autonomisë së gjuhës shqipe. Sipas shumicës së tyre shqipja vjen nga ilirishtja antike; ndërsa të tjerë mendojnë se është vazhdimësi gjurmësh të tjera e jo të ilirishtes. Sigurisht që është një gjuhë që ka ndikim të menjëhershëm nga jashtë e mes këtyre ka një ndikim të madh nga latinishtja. Nuk mungojnë fjalët që rrjedhin nga greqishtja e lashtë, por më të shpeshta janë fjalët që rrjedhin nga greqishtja mesjetare. Janë të dukshme megjithatë edhe ndikimet sllave e turke, ndërkohë që ndikimi nuk është i papërfillshëm as nga gjuhët e tjera të Ballkanit. Kështu përfundon Milone:
“Gjuha shqipe, edhe pse kaq e modifikuar, e ruan forcën e saj dhe punon sot për detyrat kombëtare”. Populli shqiptar është i ndarë në fe të ndryshme. Subjekt i ndikimeve të Romës dhe Bizantit, e dominuar për më shumë se katër shekuj nga pushtuesit myslimanë, kjo popullsi ka në mënyrë të dallueshme tri fe të mëdha: katolike, ortodokse dhe myslimane. Por kjo treshe besimi nuk e ka dëmtuar unitetin e popullit. Shumica myslimane jeton në tolerancë të plotë me ortodoksët dhe katolikët. Është e dukshme që për të kuptuar se kush është në të vërtetë populli shqiptar, elementi më domethënës i dallimit është ai gjuhësor.
Ajo është besnikëria e një populli për gjuhën e vet, një popull që për shumë vite u dominua nga të huajt dhe është padyshim dokumenti më i mirë i karakterit kombëtar. Nuk do të jetë e vështirë, që sapo të njihet kombi shqiptar, nga elementi gjuhësor të hiqen kufijtë që duhet të ketë shteti shqiptar. Për fat të keq, – thotë autori, – nuk është e lehtë për të kuptuar se sa veta flasin ende gjuhën shqipe në rajonin e Ballkanit. Pushteti osman kënaqej duke dhënë vlerësime e duke bërë dallime, më shumë mbi besimin, se sa mbi gjuhën.
Numri i popullsisë
Një publikim zyrtar i qeverisë angleze, që u publikua në vitin 1922, e nxori numrin e shqiptarëve rreth 1 milionë e gjysëm deri në 2 milionë banorë. Por, nga popullsia shqiptare, vetëm gjysma e saj, apo dhe ndoshta më pak, ka jetuar brenda kufijve të Mbretërisë së Shqipërisë. Gjysma tjetër dhe që nuk ishte e papërfillshme jetonte jashtë kufijve, në Jugosllavi dhe në Greqi.
Statistikat zyrtare jugosllave e ulin numrin e popullsisë shqiptare deri në 442.000 brenda kufijve të vet. Sipas burimeve zyrtare jugosllave, minoriteti shqiptar në shtetin e tyre na qenkërka sa gjysma e popullsisë shqiptare të Mbretërisë Shqiptare. Në të vërtetë, shqiptarët ishin të paktën dyfishi i asaj shifre që u dha prej tyre, dhe kjo ishte të paktën tre të katërtat e popullsisë së mbetur në Mbretërinë e Shqipërisë.
Hartat
“Në vitin 1919, – shkruan Milone, – u publikua një hartë etnografike për Gadishullin Ballkanik. Në Mal të Zi, rajoni i Tivarit dhe kufiri i vjetër banohet nga popullsi shqiptare që është ende kompakte dhe rrethohej nga liqeni i Shkodrës. Nga shqiptarët, në një masë kompakte janë të banuara edhe pellgjet e larta të Limit, Ibrit dhe Drinit të Bardhë, ku shqiptarët janë shtyrë deri në malet e Krushevicës, duke arritur deri në kufirin e vjetër në mes të Malit të Zi dhe Serbisë.
Shqipëria, – sipas Kettler, – duhet të ketë qenë shtrirë pothuajse gjatë gjithë Liqenit të Shkodrës dhe në rajonet e Hotit, të Alpeve dhe në rrethet veriore shqiptare të Ipekut dhe Gjakovës, bashkë me Methohinë pjellore, deri në malet e Krushevicës.
Në Serbi, përtej kufirit të saj të lashtë me Malin e Zi, shqiptarët kanë formuar një ishull të madh, që shtrihet me degët e veta edhe përreth Novi Pazarit, në pellgun e lartë të Ibrit, e deri në jug pranë Goljakut e Kopanikut. Ata janë të gjithë shqiptarë etnikë, me shumicë dërrmuese që vetëm përtej këtyre maleve përzihen me serbët dhe bullgarët. Ishuj të tjerë serbësh ndërpriten, megjithatë, vazhdimësia e popullatës shqiptare është kështu: menjëherë në lindje të Ipekut, dhe në veri të Prishtinës e në jug të Prizrenit.
Por edhe në këto zona popullsia është në shumicë dërrmuese shqiptare, ndërsa e gjithë Kosova është e banuar pa dyshim nga shqiptarët, të cilët në kultivimin e tokave fushore të këtij rajoni tregojnë kapacitetet e tyre të mëdha për punë dhe aftësinë e tyre të shquar për përparim. Në mes të Prizrenit dhe të Vranjës, ka një përzierje popullsie me bullgarët, të cilët zënë disa pjesë të luginave të lumenjve të mëdhenj. Rajoni malor në të djathtë të Vardarit të lartë është i banuar nga shqiptarët, të cilët, në fakt pak më në jug, kanë formuar disa ishuj të vegjël pranë Krushevit, Manastirit dhe Follorinës, një qytet që gjendet brenda kufijve të vjetër grekë.
Por, brenda kufijve të vjetër të Greqisë, shqiptarët përbëjnë një oaz më të madh se ai i Follorinës. Milone pohon nëse ka mbajtur shënim indikacionet e dhëna mbi shqiptarët që gjendeshin brenda dhe jashtë kufirit shqiptar, kudo në zonat e banuara nga shqiptarët etnikë jashtë kufijve (1940) të Mbretërisë së Shqipërisë. Për disa pohime ai ka pasur parasysh dijetarë të gjuhës, si gjermanin Kettler, i cili pajtohet me disa autorë të tjerë si Lejan, dijetarin rus Mirkovitch, sllaven Bradaska, Charles H. Kiepert dhe Sax), të gjithë dijetarë e studiues të gjysmës së dytë të ’800-ës.
Në dritën e këtyre burimeve autoritare, Ferdinand Milone shqyrton pretendimet shqiptare në Konferencën e Paqes. Çelësi për pretendimet shqiptare ishte memoriali i Turhan Pashës, që kërkonte kthimin Shqipërisë, të territoreve të inkorporuara në Mal të Zi dhe në Serbi, si edhe ato të inkorporuara në Greqi, si rezultat i Konferencës së Londrës të 1913-ës.
Kufiri etnik
Në thelb kërkohej e pretendohej kufiri etnografik i Shqipërisë, në të cilin si pjesë e Shqipërisë janë Tuzi, Hoti, Gruda, Podgorica, Ipeku, pjesa lindore e Mitrovicës, rrethet e Prishtinës, të Gjilanit, të Ferizajt, të Kaçanikut… një pjesë e Qarkut të Uskubit, rrethi i Kalkandeles, Gostivari, Kërçova, Dibra, duke arritur deri në malin që quhet Mal ‘ i Thatë, në mes të Liqeneve të Ohrit dhe Prespës. Duke u nisur nga kjo pikë, kufiri ndjek gjurmët e vitit 1913 deri në kreshtën e Monte Gramos dhe vazhdon drejt jugut, për të përfunduar deri në afërsi të Prevezës.
Të gjitha territoret e vendosura në perëndim të këtij kufiri janë toka etnike e historike shqiptare”. “Në limitet e këtyre territoreve të përmendura,- vazhdon memoriali i Turhan Pashës,- jetojnë rreth dy milionë e gjysmë shqiptarë, prej të cilëve gati një milionë jetojnë brenda kufijve të caktuar në Shqipëri nga ana e Konferencës së Londrës të vitit 1913 dhe një milion e gjysmë që e njëjta konferencë ia dha Malit të Zi, Serbisë, Greqisë”. Sigurisht që pas gjithë këtij “ushtrimi” historik, profesor Milone raporton në përfundimet e tij se: “Sigurisht, populli shqiptar ka tashmë të drejtë që të shohë të ndërtuar përfundimisht individualitetin e vet etnik e kombëtar.

Moikom Zeqo: Koçi Petriti, kalorësi i baladave



Në fillim të viteve ’60 të shekullit XX, Koçi Petriti boton librin me titullin grishës, kumbues dhe intrigues, “Lirikat e majit”. Ky libër parathotë, shpall dhe argumenton lindjen e autorit si botë autentike, temperament, ngjyrë përfaqësuese dhe fuqindjellëse. Për shumë arsye thelbësore, ky libër e përcakton dhe e emblematizon tërë krijimtarinë poetike të Koçi Petritit deri në ditët e sotme e në të ardhmen. Në një kuptim dialektik, aq sa është e vërtetë se autori është demiurgu i librit, mund të artikulohet ideja se është pikërisht libri demiurg i autorit. Kjo marrëdhënie gjenetike, jetike e ndërsjellë e krijuesit me krijimin asnjëherë nuk mund të formalizohet si ndarje e dallueshme për çdo studim serioz dhe kuptimshumë, sepse në substancë nuk ka dy të vërteta, por një të vërtetë. “Lirikat e majit” është një pikë ndriçuese reference në poetikën shqiptare. Poeti të huton me thjeshtësinë emërtuese. Në vitet ’60, poezia shqipe modernizohet, por edhe zotërohet nga himnet e angazhuara. Krijohet një epikë me timbër utopik, poetizohet politikja, kodi social, socialistizimi i vrullshëm, pretendues. Kjo përcakton hierarkinë e listës. Koçi Petriti, më i ndrojtur dhe modest, i beson lirikës së përjetshme. Ai rreket të përurojë thjesht ndjeshmërinë poetike të muajit maj, pa asnjë bujë dhe patetikë tribunale, një shmangie elegante ndaj politizimit të propagandës së skajshme. Ai gjeti kështu pozicionin e tij afatgjatë, aspak të përkohshëm, i sigurt në vetvete dhe i qetë deri në fund. Dhe ju bind vetëdijes, sepse kuptoi se lirika nuk mund të vdesë, as të zhvlerësohet asnjëherë. Poeti i ri në atë lak kohor i ndiente trysnitë. Poezia politike e ditës ishte një orkestër e madhe. Po a qe kjo rruga e madhe e afirmimit? A duhej të vishte edhe ai një kostum të rëndë, apo më saktë një parzmore plot shkëlqime të jashtme dhe shurdhuese? Ai gjeti në gjenezë shtegun e tij të rrugëtimit poetik. Shtegun, që nuk humbet në zona dhe gjeografi të pasigurta, virtuale: Lirikën. Dhe bëri mirë.
Koçi Petriti nuk u mëdysh, as u shastis, as u tjetërsua: lindi si lirik i mirëfilltë dhe mbeti i tillë deri në fund: i besoi fatit të tij dhe jo Fat-thënave të Rreme të Bujës së tretshme, ndonëse farfuritëse.
Koçi Petriti është një nga lirikët më të sprovuar dhe të spikatur si pakkush të poezisë së sotme. Dhe këtë e arriti në heshtje dhe me një këmbëngulje të pandalur. Koçi Petriti e kishte të qartë projektin e tij: idenë e mbijetesës së lirikës. Dhe kjo nuk është asnjëherë pak. Lirika, sipas Lacan-it, është “poezia e poezisë”. I kemi disa shëmbëlltyra të mëdha të lirikës kombëtare. Shqipërimi delikat i disa fragmenteve të “Këngës së Këngëve” nga Gjon Buzuku më 1555 përbën institucionalizimin letrar të lirikës shqipe, pa mohuar trashëgiminë e jashtëzakonshme të lirikës orale popullore. De Rada, Naimi, Serembe, Lasgushi, Agolli dhe pak të tjerë e pavdekësuan në mënyrë panteonike dhe heraldike lirikën. Koçi Petriti e pasuroi, pa i imituar këta mjeshtër të vërtetë për t’u realizuar edhe vetë si një lirik i patjetërsueshëm me një individualitet të skalitur si në gdhendjet befasuese të miniaturave të artit. Ajo që thashë më lart vlen si argument për atë që do të them më poshtë.
Koçi Petriti e ka një veçanti të lexueshme si dallim vetjak në lirikën tonë. Që në hershmëri të krijimeve të frymëzuara të veprës së jetës, poetin e tërhoqi magnetikisht struktura e baladës. Janë të rrallë poetët që janë mahnitur nga balada si zhanër, si institucion poetik, si mbijetesë, si Koçi Petriti.
Ky autor sqimatar iu blatua baladës, për t’u metamorfizuar në të, me një profilizim gati tërësor, krejt ndryshe nga të tjerët.
Duke rilexuar që në dorëshkrim koleksionin mbresëlënës dhe mjeshtëror të baladave të Koçi Petritit, mendoj i bindur se poeti përfaqësohet si baladisti më i suksesshëm në poezinë shqipe. Ky klasifikim është i vërtetë dhe faktohet lehtë dhe qartësisht. Besoj se poetët e vërtetë nuk i shmangin, as i përbuzin strukturat e poetikës së shekujve.  Shkatërrimi i zhanreve është i pamundur. Madje, edhe shumë kritikë të sofistikuar nuk e kanë kuptuar këtë të vërtetë parake – aq më keq për ta! Koçi Petriti e njeh shkëlqyeshëm baladën. Në doracakët estetikë mund të informohemi për gjenezën (më saktë, gjenezat) e baladës.
Balada është strukturë e rrëfimit poetik. Një strukturë e shkurtër, lakonike, ku parabola mbart një simbolikë që e tejkalon rrëfimin, pra simbolika është më parësore, më absolute.
Balada lind si krijim popullor, emblemë ndërlidhëse dhe përfaqësuese e kolektivitetit, një lloj miti i heroizuar, një lloj alternative e epikës homerike dhe virgjiliane. Pra, lindi si novacion i madh i epokës mesjetare, në raport me antikitetin. Balada e kultivuar është një krijim universal, europian, në shekujt XIII – XV. Ajo ka edhe karakter ceremonial, madje shpesh edhe kultik, teatror, gjithmonë me një audiencë popullore. Shënimet erudite të jashtëzakonshme për baladat europiane të “dinozaurit” të kritikës botërore, amerikanit Harold Bloom, kanë veç të tjerave edhe idenë se baladat janë arritje të mahnitshme artistike, të barabarta me Shakespeare-in, Emily Dickinson-in, Coleridge-in, Keats-in. Baladat popullore shqiptare janë të tilla. Balada e Rozafës ka mbarim tragjik (sakrifikues), apo e Ago Ymerit një përfundim fatlum, por në të dyja baladat humbet fjalëpërfjalësia e rrëfimit e ngrihet lart simbolika moderne e kumteve sublime.
Baladat e Koçi Petritit janë një rivlerësim i traditës së baladave popullore në shtratin konceptual të baladave letrare, të individualizuara sintetikisht nga poeti dhe vokacioni i tij vetjak. Duke e parë me vëmendje koleksionin petritian të baladave, sheh menjëherë, vrulltazi dhe gjatë projektin e tij për një institucionalizim të ri të baladës në poezinë moderne. Autori në hapësirat e poezisë e lartëson baladën, ashtu siç rivendoset një monument i rrëzuar përsëri mbi piedestal në një tempull të të gjitha kohërave. Balada e bën poetin jo thjesht t’i heroizojë njerëzit, por t’i njerëzojë heronjtë. Poeti, shqiptarësinë e ka substancë universale të amshimit. Personazhet e ndritura të historisë shqiptare janë populli (jo i vdekur) i baladave të tij. Ai nuk e klith thënien latine “Surgite mortui” (“Ngrihuni, të vdekur”). Janë pikërisht të vdekurit e mëdhenj që u japin kuptim të gjallëve të çdo populli historik, që mëton një të ardhme më humaniste. Balada te ky autor është një strukturë vizionare, d.m.th. edhe aktualizuese, gjithmonë profetike. Balada bëhet kështu gjithëpërfshirëse e krejt poetikës. Përherë do të mbetet enigmatike, pse poeti u trupëzua shpirtërisht me baladat. Tharmi dhe shqetësimi i tij lirik e çoi te baladat e përjetshme, apo baladat e ruajtën dhe galvanizuan lirikën e tij? E vërteta qëndron në të dy skajet. Dhe ky është thelbi, jo thjesht i shpjegimit. Është profili i tij konceptual, që e ka dhe e shpalos vetëm ai. Është sinkretizëm krijues.
Poeti e modernizon poezinë krijuese me dy arketipa në dukje tradicionale: me lirikën dhe baladën. Por, ai i përmbajtëson estetikisht format e pashlyeshme dhe të përjetshme të poetikës.
Lirika e tij e poetizon baladën, kurse balada e strukturon lirikën. Ja një sekret i krijimit të perceptuar (apo edhe intuitiv) të poetit. Koçi Petriti, si mjeshtër i baladës, është tejet i përkorë në strukturimin e vargjeve. Po të shihet me kujdes, e zbulon se lakonizmi nga një varg në tjetrin krijon gjithmonë diçka eliptike. Jo vetëm kuptimin, por më shumë nënkuptimin.

Edison Ypi: Spango me fiq





Listat për deputetë Edi Rama vet’ i harton, vet’ i firmos, vet’ i vulos. Shumë mirë bën. Se Edi Rama për të bërë listat nuk do pyesi ata që mban rrotull. Ata që mban rrotull Edi Ramës i duhen për tjetër gjë, jo për të bërë lista. Por kjo nuk do të thotë se ndonjë si unë nuk mund t’i japë Edi Ramës ndonjë këshillë. Me të vetmin qëllim të lartë; Që rrotacioni të ndodhë, pluralizmi të funksionojë, Partia Socialiste të vijë në pushtet, Edi Rama të mbetet në politikë.

Në zbatim të sistemit zgjedhor proporcional, dihet kë do vërë Edi Rama në krye të listave; Ata që në legjislaturën e ardhëshme i duhen patjetër deputetë. Që janë të vjetërit, parellinjtë, nomenklaturistët, çunat e oficerave, nostalgjikët, komsomolasit etj. Dhe në fund të listave emrat që edhe po s’u bënë deputetë Ramës s’i prishet ndonjë punë, që janë, të rinjtë, fukarenjtë, femrat etj.

Një princip i tillë i të bërit listë deputetësh ky, që duket qartaz se është i gabuar për të arritur fitore.

Sepse, emrat në krye të listës, duke e pasur të sigurtë fitoren, po nisën të japin gjatë fushatës ndonjë kontribut elektoral do tu duket vetja si hyzmeqarë të atyre të parëndësishmëve të fundit të listës, dhe të ndodhur në këto pozita deri ditën e zgjedhjeve vetvetiu do j’a kërrcasin gjumit mbi dafina.

Me zero shpresë për tu bërë deputetë edhe si emra edhe si renditje liste, po ashtu gjumit do t’ja fusin edhe emrat në fund të listës, mbetur të pamotivuar në mëshirë të Allahut në mes të shkretëtirës pasi i kanë pirë të gjitha rezervat e ujit.

E ndërtuar në këtë mënyrë, me vetëm pak emra plotësisht të sigurtë dhe të gjithë të tjerët aspak të sigurtë, lista e Ramës do jetë një listë të pamotivuarish që presin duarlidhur me sytë nga qielli t’i votojë populli pa asnjë hapësirë për iniciativë, pa përveshje llërësh, pa asnjë hov, asnjë inspirim, pra një listë humbëse.

Por me pak guxim, fantazi, dhe pak aventurë, mjete këto që për Edi Ramën nuk është se janë të panjohura, ky rrezik mund të evitohet. Kjo mund të arrihet duke vënë në zbatim sugjerimin t’im prej të cilit Edi Ramës dhe Partisë Socialiste do t’i vinin të

Charles Darwini kishte të drejtë, të folurit ka lindur nga kënga e zogjve




“Tingujt që nxjerrin zogjtë paraqesin analogjinë më të afërt të gjuhës së njeriut”, kishte shkruar Charles Darwin në veprën e vet “The Descent of Man”, ndërsa shkencëtarët nga MIT tani pohojnë që Darwin ka qenë në rrugë të drejtë. Ata konsiderojnë që e folmja e njeriut është krijuar nga këngët e zogjve dhe tek të shprehurit informativ të gjërave të vërejtura tek shumë lloje të kafshëve, shkruan “Daily Mail”.

“Ky kombinim i rastësishëm ka aktivizuar të folurit njerëzor”, konsideron Shigeru Miyagawa, profesor i linguistikës në Departamentit e MIT për linguistikë dhe filozofi.

Miyagawa konsideron që ekzistojnë dy shtresa në të gjitha gjuhët njerëzore: shtresa e shprehjes që përfshin organizimin e ndryshueshëm të fjalive, dhe ajo e leksikut, që ka të bëjë me vetë thelbin e përmbajtjes në fjali.

Në bazë të analizës së komunikimit të kafshëve, Miyagawa konsideron që cicërima e zogjve më së shumti përngjan me shtresën shprehëse të fjalive njerëzore. Audiomesazhet e shkurtra të primatëve, nga ana tjetër paraqesin shtresën leksikore.

Në një moment para 50-80 mijë vitesh, njerëzit i kanë lidhur këto dy lloje të të shprehurit në një formë unike gjuhësore.

Adaptimet e tilla të strukturave ekzistuese janë të njohura në historinë natyrore, ka vënë re profesor Robert Berwick, po ashtu nga MIT.

“Kur diçka e re evoluon, shumë shpesh është e ndërtuar nga pjesët e vjetra. Këtë gjë e kemi parë shumë herë gjatë evolucionit. Strukturat e vjetra mund të ndryshojnë vetëm pak, por kjo u mundëson funksione të reja drastike”, pohon Berwick.

Për të shpjeguar dallimin në mes shtresës së leksikut dhe shprehjes mund të përdoret fjalia “Todd ka parë kondorin”. Shumë lehtë mund të krijohen shumë variacione të kësaj fjalie, si: “A e ka parë Todd kondorin?”.

Kjo zhvendosje e elementeve ndodh në shtresën e shprehjes dhe na mundëson të shtojmë kompleksitetin dhe të bëjmë pyetje. Megjithatë, shtesa e leksikut mbetet e njëjtë, pasi që përfshin elementet e njëjta themelore: subjektin, kallëzuesin dhe objektin.

Zogjtë nuk kanë shtresë apo bazë leksikore. Në vend të kësaj, ata këndojnë melodi të mësuara – e tërë kënga ka një kuptim, pavarësisht a është në pyetje thirrja për çiftëzim, mbrojtja e territorit ose diçka e tretë.

Njerëzit, duke gjykuar sipas hulumtuesve i kombinojnë këto dy sisteme. Mund të komunikojmë vetëm përmes informatave kyçe, si primatët, por po ashtu posedojmë dhe kapacitetin melodik dhe aftësinë për të kombinuar pjesë të gjuhës sonë.

Pikërisht kjo aftësi na ka mundësuar të gjenerojmë me sa duket një varg të pafund kuptimesh në gjuhët tona.

Shkencëtarët, sikurse edhe Darwini, konsiderojnë që njerëzit së pari kanë pasur aftësinë e të kënduarit, dhe pastaj kanë integruar elementet specifike leksikore në ato këngë.

Charles Robert Darvin (* 12 Shkurt 1809, në Shrewsbury – † 19 Prill 1882, në Downe) ishte një natyralist anglez, pjestar i Royal Society, që themeloi teorinë e evolucionit sipas së cilës të gjitha krijesat zhvillohen me kalimin e kohës e publikuar në librat e tij. [1] [2] Sipas tij zhvillimi i krijesave të gjalla që ndanin midis tyre të njëjtin paraardhës, ishte rrjedhojë e një procesi të quajtur Seleksionimi natyror (përzgjedhja natyrore). Evolucioni dhe seleksionimi natyror ishin një ide shumë përparimtare për kohën dhe pavarësisht nga kritikat dhe debatet e shumta mbi të, shumë shkencëtarë dhe njerëz të thjeshtë të kohës e pranuan atë si fakt. [3] Megjithatë vetëm me themelimin e Sintezës Moderne Evolucioniste nga vitet 1930 deri më 1950, u pranua se selektimi natyror ishte mekanizimi bazë i evolucionit. [4] E thënë ndryshe zbulimi shkencor i Darvinit është teoria bashkuese e shkencës natyrore duke shpjeguar diversitetin (larminë) e gjallesave. [5] [6]
Në Universitetin e Edinburgut, Darvini i neglizhoi studimet mjekësore dhe ndihmoi në hetimin e gjallesave jo vertebrore ujore. [ref. 7] Udhëtimi i tij pesë vjeçar me anijen Beagle (shqiptimi: Bigëll) e bëri atë zyrtarisht një gjeolog të kualifikuar, studimet dhe teoritë e të cilit mbështesnin idetë e uniformiste të Charles Lyell. Publikimi i ditarit të tij të mbajtur gjatë udhëtimit me Beagle i dhanë atij famë të madhe. Duke studiuar larminë e gjallesave në vende të ndryshme të botës dhe fosilet e mbledhura gjatë udhëtimit të tij, Darvini thelloi studimet e tij mbi transmutacionin e llojeve dhe formuloi teorinë mbi përzgjedhjen natyror në vitin 1838. [ref. 8] Edhe pse ai shpesh e diskutonte teorinë e tij me natyralistë të tjerë, atij ju desh kohë që të përfundonte me sukses shpjegimin e teorisë ndërkohë që objektivi i tij primar vazhdonte të ishte puna si gjeolog [ref. 9]. Ai ishte akoma duke përpunuar teorinë e tij në vitin 1858 kur Alfred Russel Vallace i dërgoi esenë e hartuar prej tij në të cilën përshkruhej e njëjta ide, duke bërë kështu që të dyja esetë të publikoheshin si një e vetme. [ref. 10]
Libri i tij publikuar në 1859 “Mbi origjinën e llojeve” (origjinali: “On the Origin of Species”) themeloi evolucionin si shpjegimi më i saktë shkencor mbi diversitetin në natyrë të jetës. [ref. 3] Ai ekzaminoi evolucionin njerëzor dhe selektimin/përzgjedhjen seksual/e në librin e tij “Mbi prejardhjen e njeriut dhe selektimi në lidhje me seksin” (origjinali: “The Descent of Man, dhe Selection in Relation to Sex), libër i ndjekur nga libri tjetër “Shprehja e emocioneve tek njerëzit dhe kafshët.” (origjinali: The Expression of the Emotions in Man and Animals”). Kërkimet e tij të mëtejshme mbi bimët u publikua në një seri librash të ndryshëm, ndërsa libri i tij i fundit bënte fjalë për krimbat e tokës dhe efektet e tyre mbi tokën bujqësore. [ref. 11]
Charles Darvin ishte një nga pesë personat pa prejardhje mbretërore të cilit iu krye një shërbim funebër nga shteti në shekullin e XIX. Ai u varros në Uestminister Abbey, pranë varreve të John Herschel dhe Isaac

Çarls Darvin kur ishte i mitur, 1816.

Charles R. Darvin lindi në Shrevsbury, Shropshire, Angli më 12 shkurt të vitit 1809 në shtëpinë e tij The Mount (në Shrewsbury). [ref. 14] Ai ishte fëmija i pestë nga gjithsej gjashtë fëmijë të doktorit dhe financierit të pasur Robert Darvin dhe Susannah Darvin. Gjyshi i tij ishte Erasmus Darvin - nga ana e babait – dhe gjyshi tjetër i tij ishte Josiah Vedgvood – nga ana e nënës. Të dyja familjet i përkisnin besimit Unitarian. Robert Darvin si një person jo shumë fanatik nga pikëpamja fetare e pagëzoi djalin e tij Charles në Kishën Anglikane, por ai dhe vëllezërit e tij vazhduan të frekuentonin Kishën Unitariane së bashku me të jëmën. Në korrik të 1817 nëna e tij vdes. Nga shtatori i vitit 1818 vazhdoi mësimet e ciklit të ulët së bashku me vëllain e tij Erasmus Darvin, në një shkollë të besimit anglikan në Shrewsbury. [ref. 15]
Darvini gjatë verës së 1825 punoi pranë të atit si ndihmës mjek për të ndihmuar të varfrit në Shropshire. Më pas do të shkonte në Universitetin e Edinburgut me vëllain e tij, Erasmusin në tetor të po atij viti. Darvini shpejtë u demoralizua nga studimet e tij duke neglizhuar kështu studimet e tij mbi mjeksinë. Ai studioi taksidermë (shiko nga taxidermy) nga John Edmonstone. [ref. 16] Në vitin e dytë universitar, Darvini u antarësua me Plinian Society – grup studentor mbi historinë natyrale – debatet e të cilëve përqëndroheshin në mënyrë radikale mbi materializmin. Ai asistoi kërkimet shkencore të Robert Edmunt Grant mbi atanominë dhe ciklin e jetës së gjallesave jovertebrore detare në Firth of Fort. Në mars të 1827 ai paraqiti përpara Plinian Socitey zbulimin e tij mbi mënyrën e riprodhimit të shushunjave (bëhej fjalë për ato shushunja të ujrave të kripura që jetonin në zonën e Firth of Forth). Edhe pse mjeshtri i tij Grant filloi të përkrahte idetë evolucioniste të Lamarkut, Darvini qëndroi indiferent ndaj këtyre ideve. [ref. 17] Darvini vetë i shikonte mësimet e Robert Jameson mbi historinë natyrale (në lëndën e gjeologjisë) që përfshinin debatin midis Neptunizmitm dhe Plutonizmit. Ai mësoi se si klasifikoheshin bimët (taksonomia e bimeve) dhe punoi për pasurimin e University Museum, një nga muzetë më mëdha në Evropë. [ref. 18]
Neglizhenca dhe mungesa e disiplinës së Charles Darvin në shkollë, bëri që babai i tij ta dërgonte në Kolegjin e Krishtit (Christ’s College) në Kembrixh (Cambridge) për diplomim në Bachelor of Arts [ref. 19]. Darvini sërish neglizhoi studimet e tij teologjike në kolegjin e ri dhe filloi të shpenzonte shumë kohë me hipizëm (kalërim) dhe qitje. Kushëriri i tij Uilliam Darvin Fox e ndihmoi në publikimin e disa zbulimeve të tij në librin Illustrations of British Entomology. Charles Darvin u miqësua së tepërmi me profesorin e botanikës John Stevens Henslou. Në atë kohë mbizotëronte teologjia natyrore ndërmjet studiuesve me të cilët u njoh Darvini përvec Stevensonit. Me afrimin e provimeve, ai u përqendrua dhe u mahnit nga gjuha e kulluar dhe logjika e Uilliam Paley në librin e tij Evidences of Christianity [ref. 20]. Në provimin përfundimtar, në janar të 1831, Darvini doli i dhjeti nga njëqind e shtatëdhjetë e tetë studentëve të tjerë [ref. 21].
Atij iu desh të qëndronte në Kembrixh deri në korrik. Ai studioi Teologjinë Natyrore (origjinali: Natural Theology) të Uilliam Paley. Sipas Teologjisë Natyrore argumentohej mbi dizanjin, projektin, hyjnor duke shpjeguar përshtatjen e gjallesave në botë, si pasojë e veprim të Zotit nëpërmjet rregullave të natyrës. [ref. 22] I ndikuar nga librat e John Herschel dhe Alexander von Humboldt, Darvini vendosi të jap edhe ai kontributin e tij. Për të kontribuar Darvini planifikoi një udhëtim në Tenerife me disa shokë të klasës pas diplomimit për të studiuar historinë natyrale në tropik. Gjatë përgatitjeve për udhëtimin e tij, ai iu bashkua leksioneve të Adam Sedgvick për gjeologji. Më pas së bashku me të, gjatë verës shkuan në Uels [ref. 23]. Pas dy javësh me miqtë e tij në Barmouth, ai do të kthehej në shtëpinë e tij. Aty do të gjente një letër nga Henslov duke i propozuar Darvinit një udhëtim si bashkudhëtar (dhe jo si një mbledhës datash i rëndomtë), i kapitenit Robert FitzRoy mbi HMS Beagle e cila do të nisej mbas katër javësh në një ekspeditë në brigjet e Amerikës së Jugut. Sipas letrës, Darvini ishte një gentelmen i përshtatshëm (por akoma jo i kompletuar) për të filluar studimet më vete. [ref. 24] Darvini hasi në kundërshtimin e të atit, i cili e shikonte udhëtimin dyvjeçar si një humbje të kotë kohe. Më pas nën ndikimin e krushkut të tij, Josiah Uedgvood ai pranoi që i biri të nisej për udhë. [ref. 25]

Udhëtimi në bordin e Beagle

Më 27 dhjetor, 1831 filloi udhëtimi i Beagle. Udhëtimi zgjati plot pesë vjet (tre vjet më shumë se sa ishte menduar). FritzRoy në bordin e Beagle udhëtonte dhe kontrollonte brigjet ndërkohë që Darvini vetë shpenzonte kohën e tij me studime gjeologjike në ishull duke mbledhur mostra për koleksionin e tij mbi historinë natyrore [ref. 3][ref. 26]. Ai mbajti shënime të kujdesshme mbi vëzhgimet në ishull dhe mbi teori të ndryshme spekulative (në kuptimin që teoritë ishin më shumë hipoteza në atë kohë). Në intervale të ndryshme kohore, mostrat e tij dërgoheshin në Kembrixh së bashku me letra duke përfshirë edhe kopje të ditarit për familjen e tij [ref. 27]. Darvini kishte studiuar rreth krijesave detare jovertebrore dhe kishte njohuri të përgjithshme mbi gjeologjinë, por në fushat e tjera ku shtroi studimet e tij, ai ishte një fillestar. Qëndrimi i tij në ishull bëri që Darvini të bëhej një ekspert më i arrirë dhe më i formuar [ref. 28]. Pavarësisht se Darvini pati vazhdimisht probleme shëndetsore (e zinte shpesh deti), shumica e shënimeve të tij zoologjike janë hartuar mbi krijesat detare jovertebrore si planktoni etj. [ref. 26][ref. 29]
Në ndalesën e parë në tokë të thatë në Saint Jago, Darvini zbuloi se në një rrip të bardhë, të lartë në gurët vullkanik ekzistonin midhje. FitzRoy i kishte dhënë atij volumin e parë të Principet e Gjeologjisë (origjinali: Principles of Geology) nga Charles Lyell i cili shpjegonte konceptet e uniformitaritetit, pra se si toka ngrihej ose ulej ose bient ngadalë në periudha të ndryshme kohore. Darvini i pa gjërat në mënyrën e Layell duke menduar në shkrimin e një libri mbi gjeologjinë [ref. 30]. Në Brazil Darvini u mahnit nga pyjet tropikale, por filloi të urrente pamjet e egra të skllavërisë. [ref. 31][ref. 32]
Në zonën Punta Alta në Patagonia, ai zbuloi fosile gjitarësh të zhdukur me përmasa të mëdha ndër shkëmbij, përveç midhjeve të freskëta që tregonin një zhdukje të ndodhur rishtasi të llojit pa asnjë shenjë të ndryshimeve klimaterike ose katastrofave të mundshme. Fosilet e gjitarëve të emëruar prej tij si Megatherium, i ngjasuan si një version gjigant i Armadilos që jetonte në ato zona. Zbulimet e tij ngjallën interes të veçantë kur provat u dërguan në Angli [ref. 33]. Gjatë vazhdimit të eksplorimit gjeologjik më në brendësi të territorit, për të grumbulluar sa më shumë fosile, ai fitoi njohuri të shumta mbi gjendjen sociale, politike dhe antropologjike të popullësisë autoktone dhe koloniale (spanjolle) në një kohë revolucioni, duke zbuluar gjithashtu se rhea (një lloj zogu karakteristik i Patagonias) jetonte në zona të ndara por njëkohësisht përkonin pjesërisht me njëra tjetrën [ref. 34][ref. 35]. Ai lexoi më pas volumin e dytë të librit të Lyellit duke pranuar idenë e “qendrës së krijimit” të llojeve por duke kundërshtuar ose më mirë të themi sfiduar idetë e Lyellit mbi vazhdimësinë graduale (vazhdimësinë e qetë) dhe zhdukjes së llojeve [ref. 36][ref. 37].
Në Tierra del Fuego, Darvini ndaloi dhe vazhdoi progresin me shënimet e tij. Ai u njoh me tre vendas të cilët ishin dërguar dhe instruktuar në Angli për tu kthyer si misionarë në ato zona. Sipas tij, të tre miqtë e tij të rinj ishin të civilizuar dhe miqësor, ndërsa “të afërmit” e tyre vazhdonin të ishin “mjeran dhe egërsira të pashpresa,” aq të ndryshëm sa janë kafshët shtëpiake me kafshët e egra [ref. 38]. Sipas Darvinit kjo kishte të bënte me shfaqjen e përparësive kulturore dhe jo inferioritetit të racave. Tashmë Darvini nuk kishte më dyshime se nuk kishte asnjë ndarje të pakalueshme ndërmjet njerëzve dhe kafshëve, siç pretendonin shumë shkencëtarë të kohës [ref. 39]. Mbas një viti, misionarët nga Terra del Fuego e brakstisën misionin e tyre. Jemmy Button (i emëruar kështu nga anglezët) rifilloi jetën si të parët e tij, gjeti një grua dhe nuk dëshironte të kthehej më në Angli [ref. 40]. Në Kili ai përjetoi një tërmet të fuqishëm. Aty në të çarat e tokës, Darvini gjeti akoma më shumë guacka midhjesh dhe fosile bimësh që rriteshin zakonisht në brigjet ranore. Kjo i dha shkas teorive të reja [ref. 41][ref. 42].
Udhëtimi i tij vazhdoi në ishujt Galapagos. Atje Darvini kërkoi për prova që lidheshin me “qendrën e jetës” të një kohe më të hershme, dhe gjeti se popullata e zogjve në ishuj kishte lidhje me zogjtë që kishte vëzhguar gjatë qëndrimit në Kili por që ndryshonin nga ishulli në ishull. Darvini u vu në dijeni se në bazë të shguallëve të breshkave pak të ndryshëm në formë nga njëri tjetri, mund të kuptohej se nga cili ishull vinin ato, por ai nuk arriti t’i mblidhte ato edhe pse dieta në Beagle në këtë periudhë konsistonte në ngrënien e breshkave [ref. 43][ref. 44]. Në Australi, miu-kangur (kafshë me xhep - marsupial) dhe playpus (kafshë e vogël leshatore që jeton në Australi dhe Tazmani) lanë një përshtypje të madhe te Darvini të cilit iu duk sikur në krijimin e tyre kishin marrë pjesë dy Krijues të ndryshëm [ref. 45]. Darvini u njoh me Aborigjenët (nativët australian) të cilët lanë përshtypje të mirë te ai si “të këndshëm dhe të me humor të mirë” dhe vuri në dukje keqtrajtimet e tyre nga ana e kolonizatorëve evropian. [ref. 46]
Kapiteni FitzRoy filloi të shkruante rrëfimet zyrtare të udhëtimeve të Beagle dhe pasi lexoi ditarin e Darvinit ai i propozoi atij që të dy shkrimet të shkriheshin në një. Megjithatë ditari i Darvinit u rishkruajt në mënyrë të veçantë në tre volume të ndryshme mbi historinë natyrore. [ref. 47][ref. 48] Në Cape Toun kapiteni i anijes Beagle dhe Charles Darvini u takuan me John Herschel. Ky i fundit ishte një përkrahës i uniformitarizmit të Lyell duke e quajtur teorinë e Lyell mbi zëvendësimin e specieve të zhdukura nga të tjera si “një proces natyral në kundërvënie të një procesi të mrekulleushëm (hyjnor).” Ndërkohë që Beagles po kthehej në Angli, Darvini riorganizoi shënimet e tij duke shkruar se dyshimet e tij në rritje për zogjtë e galapagos, breshkat dhe Falkland Island Fox (një lloj ujku) ishin të drejta; “ – Fakte të tilla zhvlersojnë stabilitetin e llojeve... “duhet” vjen përpara “zhvlerësimit.” Më pas Darvini shkroi se “ ... më duket se të tilla fakte hedhin deri diku dritë mbi origjinën e specieve.” [ref. 49][ref. 50][ref. 51]

Zanafillat e Teorisë së Evolucionit Darvinian



Charles Darwin themeluesi i Teorisë së Evolucionit

Beagle u kthye në Angli më 2 tetor 1836. Deri në dhjetor të vitet 1835, Darvini kishte fituar famë ndër radhët e shkencëtarëve anglez. Mësuesi i tij Hensloë kishte ndihmuar në krijimin e prestigjit të nxënësit të tij duke i dhënë vazhdimisht gjeologjistëve të famshëm pamfletë ku reflektoheshin zbulimet gjeologjike të Darvinit [ref. 52]. Darvini me të mbërritur në Shrevsbury shkoi të takonte të afërmit e tij në shtëpinë The Mount. Më pas shkoi në Kembrixh për të takuar Hansloë, i cili e këshilloi Darvinin që të gjente natyralistë të gatshëm për të përbledhur mostrat e ndryshme të sjella nga udhëtimi i gjatë. Darvini u mbështet financiarisht gjithashtu edhe nga babai i tij Robert, i cili e ndihmoi atë të punonte si shkencëtar më vete. Darvini shëtiti në institucionet e Londrës duke kërkuar ekspertë të cilët mund të përshkruan koleksionin e tij të mostrave. Puna e ekspertëve u bë e mundimshme; kishte mbingarkesë në punë për arsyen e thjeshtë se shumë mostra rrezikoheshin të prisheshin e të humbnin. [ref. 53]
Më 29 tetor, në saj të Charles Lyell, Charles Darvini takohet me anatomistin Richard Oven i cili kishte “çelsat” e Sallës Operatore të Royal Collage. Ai e ndihmoi mikun e tij të ri në analizimin e mostrave të sjellura nga Amerika latine dhe më gjerë. Analizimet e Richard Oven nxorrën në dritë një lloj kafshe gjigante por e zhdukur slothi, skeletin e një scelidotherium të zhdukur dhe një lloj kafke brejtësi Amerikano-Jugor me përmasat e një hipopotami i emëruar Toxodon që ngjasonte shumë me një capybara dhe të tjera. Këto dhe të tjera mbetje të zbuluara kishin lidhje me lloje të zhdukura kafshësh që kishin jetuar në Amerikën e Jugut [ref. 54][ref. 55]. Në dhjetor Darvini filloi të merrte pjesë në lobet e Universitetit të Kembrixh për të organizuar punën dhe koleksionet e fosileve për të rishkruajtur ditarin e tij sërish. [ref. 56] Në raport ai shkroi për ngritjen graduale por të ngadaltë të Amerikës së Jugut. Me shtytjen e Lyell ai e lexoi këtë raport në Shoqërinë Gjeologjike të Londrës (Geological Society of London), më 4 janar 1837. Po atë ditë ai paraqiti përpara akademisë së zoologëve (Zoological Socity) mostrat e gjetura të gjitarëve dhe zogjve gjatë udhëtimit me Beagle. Më 17 shkurt të po atij viti, Darvini u zgjodh në Këshillin e Shoqërisë Gjegrafike (Council of the Geographical Society). [ref. 57]

Teoritë

Bazuar në këto argumente, dhe në përputhje me Parimet e Gjeologjisë nga Charles Lyell dhe Ese mbi parimin e popullsisë Malthus (që shtronte një teori për konceptin e disponueshmërisë së burimeve ushqimore për të kuptuar një kufizim për numrin e popullatës të kafshëve), Darvini shkroi Shënime mbi transformimin e specieve. E pra të vetëdijshëm për ndikimin që hipotezën e tij do të ketë në shkencën, Darvin filloi për të hetuar në mënyrë aktive në kërkim për gabime, duke bërë eksperimente me bimë dhe shpendë dhe konsultimi ekspertë të zgjedhur nga të llojeve të kafshëve të ndryshme. Në 1842 ai hartoi një projekt të parë të teorisë së tij, dhe në 1844 ai prodhoi një ese prej dyqind e dyzet faqesh që përcakton një version më të hollësishëm të idesë së tij origjinale mbi përzgjedhjen natyrore. Deri në 1858 (viti kur Darvinit iu dorëzua Shoqëria Linnean të Londrës), ai nuk e ndërpreu rafinimin e teorisë se tij.
Me teorinë evolucioniste të Darvinit u tregua se evolucioni është një element i përbashkët i degëzimeve të diversitetit të jetës. Sipas kësaj pikëpamje evolucioniste e jetës, anëtarët e një grupi janë të ngjashëm për shkak se kanë evoluar nga një paraardhës i përbashkët. Në pikëpamjen e Darvinit, llojet e ndryshme lindin nëpërmjet një procesi të quajtur "prejardhje me ndryshim". Më e rëndësishmja, në traktat të tij të origjinës së llojeve, Darvini e kundërshtoi teorinë e seleksionimit natyror për të shpjeguar mekanizmat me të cilat ndodh evolucioni.





1. Coyne, Jerry A. (2009). Why Evolution is True. Oxford: Oxford University Press. fq. 17. ISBN 0-19-923084-6.
2. Glass, Bentley (1959). Forerunners of Darwin. Baltimore, MD: Johns Hopkins University Press. p. iv. ISBN 0-8018-0222-9.
3. Internal wiki Van_Wyhe 2008
4. Bowler 2003, fq. 338, 347
5. Biografia e Darvinit online
6. Peterborough, Ontario: Broadview. fq. 15. ISBN 1-55111-337-6.
7. Rreth Darvinit, kush ishte ai?
8. Desmond & Moore 1991, fq. 210, 284–285
9. Desmond & Moore 1991, fq. 210, 263–274
10.Van Wyhe fq. 184-187.
11.Darvini sipas American Museum of Natural History
12.Nga internal wiki Freeman 1977
13.BBC histori dhe politikë; Çarls Darvin
14.Varrmi i Darvinit nga internal wiki Leff 2000
15.John H. Wahlert (11 June 2001). "The Mount House, Shrewsbury, England (Çarles Darvin)". Darvin and Darvinizëm. Baruch College.
16.Desmond & Moore 1991, pp. 12–15; Darvin 1958 pp. 12-15.
17.Darwin, Charles (1958). Barlow, Nora. ed. The Autobiography of Charles Darwin 1809–1882. http://darwin-online.org.uk/EditorialIntroductions/Freeman_LifeandLettersandAutobiography.html
18.Browne, E. Janet (1995). Charles Darwin: vol. 1 Voyaging. London: Jonathan Cape. ISBN 1-84413-314-1.
19. Desmond & Moore 1991, pp. 42–43; Desmond, Adrian; Moore, James (1991). Darwin. London: Michael Joseph, Penguin Group. ISBN 0-7181-3430-3.
20.Browne 1995, pp. 47–48; Desmond, Adrian; Moore, James (1991). Darwin. London: Michael Joseph, Penguin Group. ISBN 0-7181-3430-3.
21.Darwin 1958, pp. 57–67; Desmond, Adrian; Moore, James (1991). Darwin. London: Michael Joseph, Penguin Group. ISBN 0-7181-3430-3.
22.Browne, E. Janet (1995). Charles Darwin: vol. 1 Voyaging. London: Jonathan Cape. ISBN 1-84413-314-1; faqe 97.
23.Von Sydow 2005, pp. 5–7; von Sydow, Momme (2005). "Darwin – A Christian Undermining Christianity? On Self-Undermining Dynamics of Ideas Between Belief and Science". in Knight, David M.; Eddy, Matthew D.. Science and Beliefs: From Natural Philosophy to Natural Science, 1700–1900. Burlington: Ashgate. pp. 141–156. ISBN 0-7546-3996-7.
24.Darwin, Charles (1958). Barlow, Nora. ed. The Autobiography of Charles Darwin 1809–1882. With the original omissions restored. Edited and with appendix and notes by his granddaughter Nora Barlow. London: Collins. http://darwin-online.org.uk/EditorialIntroductions/Freeman_LifeandLettersandAutobiography.html; Darwin 1958, pp. 67–68
25."Darwin Correspondence Project - Letra 105 — Henslow, J. S. to Darwin, C. R., 24 Aug 1831"

Referenca të Përgjithshme

Anonymous (1882). "Obituary: Death Of Chas. Darwin". The New York Times (21 April 1882). Retrieved 2008-10-30.
Balfour, J. B. (11 May 1882). "Obituary Notice of Charles Robert Darwin". Transactions & Proceedings of the Botanical Society of Edinburgh (14): 284–298.
Bannister, Robert C. (1989). Social Darwinism: Science and Myth in Anglo-American Social Thought.. Philadelphia: Temple University Press. ISBN 0-87722-566-4.
Bowler, Peter J. (2003). Evolution: The History of an Idea (3rd ed.). University of California Press. ISBN 0-520-23693-9.
Browne, E. Janet (1995). Charles Darwin: vol. 1 Voyaging. London: Jonathan Cape. ISBN 1-84413-314-1.
Browne, E. Janet (2002). Charles Darwin: vol. 2 The Power of Place. London: Jonathan Cape. ISBN 0-7126-6837-3.
Darwin, Charles (1835). Extracts from letters to Professor Henslow. Cambridge: [privately printed]. Retrieved 2008-11-01.
Darwin, Charles (1837). Notebook B: [Transmutation of species]. Darwin Online. CUL-DAR121. http://darwin-online.org.uk/content/frameset?viewtype=side&itemID=CUL-DAR121.-&pageseq=1. Retrieved 2008-12-20.
Darwin, Charles (1839). Narrative of the surveying voyages of His Majesty's Ships Adventure and Beagle between the years 1826 and 1836, describing their examination of the southern shores of South America, and the Beagle's circumnavigation of the globe. Journal and remarks. 1832–1836.. III. London: Henry Colburn. http://darwin-online.org.uk/content/frameset?itemID=F10.3&viewtype=text&pageseq=1. Retrieved 2008-10-24.
Darwin, Charles (1842). "Pencil Sketch of 1842". in Darwin, Francis. The foundations of The origin of species: Two essays written in 1842 and 1844.. Cambridge University Press. 1909.
Darwin, Charles (1845). Journal of researches into the natural history and geology of the countries visited during the voyage of H.M.S. Beagle round the world, under the Command of Capt. Fitz Roy, R.N. 2d edition. London: John Murray. http://darwin-online.org.uk/content/frameset?itemID=F20&viewtype=text&pageseq=1. Retrieved 2008-10-24.
Darwin, Charles; Wallace, Alfred Russel (1858). "On the Tendency of Species to form Varieties; and on the Perpetuation of Varieties and Species by Natural Means of Selection". Journal of the Proceedings of the Linnean Society of London. Zoology 3: 46–50.
Darwin, Charles (1859). On the Origin of Species by Means of Natural Selection, or the Preservation of Favoured Races in the Struggle for Life (1st ed.). London: John Murray. http://darwin-online.org.uk/content/frameset?itemID=F373&viewtype=text&pageseq=1. Retrieved 2008-10-24.
Darwin, Charles (1868). The variation of animals and plants under domestication. London: John Murray. Retrieved 2008-11-01.
Darwin, Charles (1871). The Descent of Man, and Selection in Relation to Sex (1st ed.). London: John Murray. http://darwin-online.org.uk/EditorialIntroductions/Freeman_TheDescentofMan.html. Retrieved 2008-10-24.
Darwin, Charles (1872). The Origin of Species by Means of Natural Selection, or the Preservation of Favoured Races in the Struggle for Life (6th ed.). London: John Murray. Retrieved 2009-11-01.
Darwin, Charles (1887). Darwin, Francis. ed. The life and letters of Charles Darwin, including an autobiographical chapter. London: John Murray. Retrieved 2008-11-04.
Darwin, Charles (1958). Barlow, Nora. ed. The Autobiography of Charles Darwin 1809–1882. With the original omissions restored. Edited and with appendix and notes by his granddaughter Nora Barlow. London: Collins. http://darwin-online.org.uk/EditorialIntroductions/Freeman_LifeandLettersandAutobiography.html. Retrieved 2008-11-04.
Darwin, Charles (2006). "[Darwin's personal 'Journal' (1809-1881)"]. in van Wyhe, John. Darwin Online. Retrieved 2008-12-20.
Desmond, Adrian; Moore, James (1991). Darwin. London: Michael Joseph, Penguin Group. ISBN 0-7181-3430-3.
Desmond, Adrian; Moore, James; Browne, Janet (2004). Oxford Dictionary of National Biography. Oxford, England: Oxford University Press. doi:10.1093/ref:odnb/7176.
Dobzhansky, Theodosius (March 1973). "Nothing in Biology Makes Sense Except in the Light of Evolution". The American Biology Teacher 35: 125–129. Retrieved 2008-11-04.
Eldredge, Niles (2006). "Confessions of a Darwinist". The Virginia Quarterly Review (Spring 2006): 32–53. Retrieved 2008-11-04.
FitzRoy, Robert (1839). Voyages of the Adventure and Beagle, Volume II. London: Henry Colburn. Retrieved 2008-11-04.
Freeman, R. B. (1977). The Works of Charles Darwin: An Annotated Bibliographical Handlist. Folkestone: Wm Dawson & Sons Ltd. Retrieved 2008-11-04.
Hart, Michael H. (2000). The 100: A Ranking of the Most Influential Persons in History. New York: Citadel.
Herbert, Sandra (1980). "The red notebook of Charles Darwin". Bulletin of the British Museum (Natural History). Historical Series (7 (24 April)): 1–164. Retrieved 2009-01-11.
Herbert, Sandra (1991). "Charles Darwin as a prospective geological author". British Journal for the History of Science (24): 159–192. Retrieved 2008-10-24.
Keynes, Richard (2000). Charles Darwin's zoology notes & specimen lists from H.M.S. Beagle.. Cambridge University Press. Retrieved 2008-11-22.
Keynes, Richard (2001). Charles Darwin's Beagle Diary. Cambridge University Press. Retrieved 2008-10-24.
Kotzin, Daniel (2004). "Point-Counterpoint: Social Darwinism". Columbia American History Online. Retrieved 2008-11-22.
Leff, David (2000). "AboutDarwin.com". Retrieved 2008-12-30.
Leifchild (19 November 1859). "Review of `Origin'". Athenaeum (No. 1673). Retrieved 2008-11-22.
Miles, Sara Joan (2001). "Charles Darwin and Asa Gray Discuss Teleology and Design". Perspectives on Science and Christian Faith 53: 196–201. Retrieved 2008-11-22.
Moore, James (2005). "Darwin — A 'Devil's Chaplain'?" (PDF). American Public Media. Retrieved 2008-11-22.
Moore, James (2006). "Evolution and Wonder - Understanding Charles Darwin". American Public Media. Retrieved 2008-11-22.
Owen, Richard (1840). Darwin, C. R.. ed. Fossil Mammalia Part 1. The zoology of the voyage of H.M.S. Beagle. London: Smith Elder and Co.
Paul, Diane B. (2003). "Darwin, social Darwinism and eugenics". in Hodge, Jonathan; Radick, Gregory. The Cambridge Companion to *Darwin. Cambridge University Press. pp. 214–239. ISBN 0-521-77730-5.
Smith, Charles H. (1999). "Alfred Russel Wallace on Spiritualism, Man, and Evolution: An Analytical Essay". Retrieved 2008-12-07.
Sulloway, Frank J. (1982). "Darwin and His Finches: The Evolution of a Legend" (PDF). Journal of the History of Biology 15 (1): 1–53. doi:10.1007/BF00132004. Retrieved 2008-12-09.
Sweet, William (2004). "Herbert Spencer". Internet Encyclopedia of Philosophy. Retrieved 2008-12-16.
Wilkins, John S. (1997). "Evolution and Philosophy: Does evolution make might right?". TalkOrigins Archive. Retrieved 2008-11-22.
Wilkins, John S. (2008). "Darwin". in Tucker, Aviezer. A Companion to the Philosophy of History and Historiography. Blackwell *Companions to Philosophy. Chichester: Wiley-Blackwell. pp. 405–415. ISBN 1-4051-4908-6.
van Wyhe, John (27 March 2007). "Mind the gap: Did Darwin avoid publishing his theory for many years?". Notes and Records of the *Royal Society 61: 177–205. doi:10.1098/rsnr.2006.0171. Retrieved 2008-02-07.
van Wyhe, John (2008). "Charles Darwin: gentleman naturalist: A biographical sketch". Darwin Online. Retrieved 2008-11-17.
van Wyhe, John (2008b). "Darwin: The Story of the Man and His Theories of Evolution". Andre Deutsch Ltd.
von Sydow, Momme (2005). "Darwin – A Christian Undermining Christianity? On Self-Undermining Dynamics of Ideas Between Belief and Science". in Knight, David M.; Eddy, Matthew D.. Science and Beliefs: From Natural Philosophy to Natural Science, 1700–1900. *Burlington: Ashgate. pp. 141–156. ISBN 0-7546-3996-7. Retrieved 2008-12-16.
Yates, Simon (2003). "The Lady Hope Story: A Widespread Falsehood". TalkOrigins Archive. Retrieved 2006-12-15.
[redakto]Libra
Libri "“Mbi Origjinën e Llojeve”" në librarinë e Projektit Gutenberg
Libri “Shprehja e emocioneve tek njerëzit dhe kafshët.” në librarinë e Projektit Gutenberg
[redakto]Referenca
^ Coyne, Jerry A. (2009). Why Evolution is True. Universiteti i Oxford p. 17. ISBN 0-19-923084-6
^ Glass, Bentley (1959). Forerunners of Darwin. MD: Universiteti Johns Hopkins . p. iv. ISBN 0-8018-0222-9
^ Charles Darwin: natyralist zotëri: Një skemë biografike Darwin Online
^ Bowler, Peter J. (2003). Evolucion: Historia e një ide (3rd ed.). Universiteti i Californiës . ISBN 0-520-23693-9
^ Charles Darwin: natyralist zotëri: Një skemë biografike Darwin-online.org.uk
^ Joseph Carroll, Universiteti i Missouri

Përgatiti :Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...