2013-05-09

Lufta e fundit me serbin nxori në shesh një heroinë, një trimëreshë, e cila e flijoi veten për lirinë e Kosovës...

Ushtria Çlirimtare e Kosovës / Dëshmorët e Kombit

AZË ZEKË BRAHIMAJ ( 01.01.1921 – 03.08.1998)

Luftërat e shqiptarëve për liri, sidomos në këta dy shekujt e fundit, qoftë nën sundimin shekullor osman, qoftë nën regjimin serbosllav, përkrah trimave dhe luftëtarëve për liri, nuk i munguan as trimëreshat dhe luftëtaret, që populli ynë nxori nga gjiri i vet, duke lënë famën pas vetes dhe njëherësh duke tmerruar edhe armikun me guximin dhe heroizmin e tyre.

Të kujtojnë Norën e Kelmendit, Tringë Smajlin e Kajë Selmanin, Bikë Alijen e Shotë Galicën, Xheve Lladrovcin, e shumë heroina të tjera që mahnitën kombin e për të cilat edhe u shkruan vjersha e tregime, poema e novela, drama e romane, e sidomos u përjetësuan në këngë dhe folklor të rapsodëve më të njohur shqiptarë.

Edhe lufta e fundit me serbin nxori në shesh një heroinë, një trimëreshë, e cila pos që flijoi veten për lirinë e Kosovës, la pas vetes djem dhe nipa, që në luftë me serbin për lirinë e Kosovës, ia rritën namin kudo ndër shqiptarë. E kjo është Azë Brahimaj, e lindur më 1921 në fshatin Grabanicë, komuna e Klinës, përkatësisht e martuar në fshatin Jabllanicë të Dushkajës, komuna e Gjakovës, me Shaban Arif Brahimajn. Nëne Azë, apo Lokemadhja e Dushkajës, siç e quajnë zakonisht, kishte gjashtë fëmijë: katër djem dhe dy vajza. Dy djemtë e mëdhenj, Arifi e Selmani, tash e dy dekada punojnë në Zvicër, ku edhe dhanë kontribut të çmuar në çështjen kombëtare, sidomos në mërgim, duke mbajtur lidhjet gjithnjë me njerëzit e tyre në Kosovë. Ndërsa, dy djemtë e vegjël, Nazmiu dhe Lahiu, ishin direkt në Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, pjesëmarrës në shumë aksione guerile në Dushkajë dhe Rrafsh të Dukagjinit si dhe luftëtarë të vijës së parë të frontit në dhjetëra beteja të zhvilluara nga Dukagjini deri në Drenicë.

Nazmiu ishte zëvendëskomandant në ZOD, ndërsa Lahiu anëtar i SHP të UÇK-së. Duhet përmendur këtu edhe një të dhënë tjetër, se vajza e madhe e Azë dhe Shaban Brahimajt, Ruka, e martuar për Hilmi Haradinajn në Gllogjan, është nëna e heronjve të parë të lirisë së Kosovës, të cilët luftuan deri në frymën e fundit pikërisht që Kosovën ta shohin të çliruar nga regjimi shekullor serb, e këta janë Luan dhe Shkëlzen Haradinaj, përkatësisht është nëna e dy trimave legjendarë që Lufta e Kosovës nxori nga gjiri i vet, trimave që luftuan derisa Kosova u çlirua nga barbarët shekullorë, e këta janë gjeneralët Ramush dhe Daut Haradinaj. Pra, Lokemadhja e Dushkajës është gjyshja e këtyre katër petritave që lindi dhe rriti Kosova përkatësisht Rrafshi i Dukagjinit.

Po cili është roli i Azë Brahimajt në UÇK-së, forcën që ngriti peshë dhe alarmoi opinionin botëror për gjenocidin që u ushtrua në Kosovë nga regjimi më i egër i Evropës në këta shekuj që lamë pas? Në radhët e UÇK-së u radhit qysh në vitin 1996. Që në fillim të celulave të para të UÇK-së në Dukagjin, nënës Azë iu desh të presë dhe strehojë bijtë më të shquar të Kosovës, qofshin ata që dhanë jetën për lirinë e saj, qofshin ata që luftës ia dolën në krye të gjallë. Nëpër duart e saj, nëpër sofrën e saj, kaluan dëshmorët e kombit Zahir Pajaziti e Mujë Krasniqi, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Ilaz Kodra e Ilir Konushevci, Xhevë Hajda e shumë të tjerë; apo luftëtarët që përfunduan luftën, si: Rexhep e Sylejman Selimi, Ramush e Daut Haradinaj, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Sahit dhe Musë Jashari e shumë e shumë luftëtarë të tjerë, të cilët nëna Azë i përcolli në rrugë për në Shqipëri dhe anasjelltas. Por, roli i saj më i rëndësishëm në veprimtarinë e saj patriotike ishte se, shpesh kishte shkuar në vende të tjera jashtë Jabllanicës për të kontaktuar me grupet, për të mbajtur lidhjet ndërmjet tyre, si p.sh. grupi i Jabllanicës dhe ai i Gllogjanit. Kur nuk kishte mundësi të lëvizjes së luftëtarëve, nëna Azë ishte ajo që i mbante lidhjet ndërmjet tyre. Ose, kur kryheshin sulme ndaj forcave serbe, ajo më vonë kalonte atypari për të konstatuar dëmet e bëra. Ishte personi i vetëm që furnizonte luftëtarët e lartpërmendur, kur qëndronin me ditë e javë në shtëpinë e saj, me gjërat e nevojshme ng qyteti, si me ushqim, veshmbathje, pjesë për vetura etj. Më 2 gusht 1998, në ofensivën e egër që forcat serbe ndërmorën në Jabllanicë, ajo nuk pranoi të largohet nga shtëpia, por vazhdoi të përgatit ushqim për bijtë e saj. Ndërsa, më 3 gusht, u vra nga forcat serbe në oborr të shtëpisë, bashkë me nënën e saj 100 vjeçare, duke zbrazur dy bombat që muaj me radhë i ruajti për këtë moment, duke rënë në fushë të nderit, ashtu si luftëtarët e lirisë.

N'dorë t' shkaut trupi t'mos më bjerë

ADEM JASHARI

Kjo Kosovë fortë po qanë,
Po vajton e mjera nënë !
Një burrë trim me pas kanë,
Zot kësaj toke sot me i dalë.
Me i dalë zot mëmëdheut
Si në kohën e Skënderbeut
Si në at' kohë dikur moti
Kur ishte gjallë Kastrioti;
Që Sulltanat si la kurrë
Në Arbri me vendos flamurë!
A esht' afrue dit' e bardhë ?
Si në Krujë kur patë ardhë !
Me ardhë prapë e mej pa me sy
Si e kanë nda ket Shqiptari !
Shum po vu'n Kosova nën Sërbi !
Si nën kthetrat e korbit të zi !
Kjo Drenica po fol vetë ;
Ende trimat nuk më kanë vdekë !
Ende trimat i kamë gjallë
N' ball Serbies për me i dalë !
Sllobodanin për me e ndalë.

Pushkë e fortë ku paska kris ?
Pyet Kosova, djepi Shqipnis ?
N' Prekazin e Ahmet Delisë,
Lufton Ademi kunder Sërbisë !
Si Tahir Meha qe luftoj dikur,
Per të gjallë s'u dorzue kurrë !
Njëmijnëntqind e nëntdhjet e tetë
Në Mars ngritet legjenda vet !
N' kamë po çohet Legjendari,
Komandantë Adem Jashari.

Nga Kraleva, Nishi e Piroti,
Nga Prokupla vijn oj vraft Zoti !
Si re e zeza' kur prishet moti !
Ushtritë serbe kolonë po shkojnë
Ushtar, polic nga Belgradi çojnë,
Pesmij trupa po parakalojnë !
Tetëdhjet tanke po i dërgojnë !
N' Mitrovicë ushtria kalojnë,
Drejt Skenderajt ata po shkojnë!
Forca t' mëdha nga Skenderaj vijnë,
Pa çelë drita n'Prekaz po hyjnë.
N'Polac n'Llaush stacionohen,
Tre katunde keç po rrethohen !
Nga Llausha e kanë lajmrue,
Ademit i kanë tregue ;
Veç Prekazi është rrethue !
Ademi djemve u paska thanë ;
Çojnu trima gjithë në kam,
Mitraloz e bume mej marrë
Gjith n'pozicjone për me dalë,
Shkau Prekazin don me kallë !
Shkau neve na paska mësy,
Në Prekaz ushtria don me hi !
Qoftë përhajr Ademi po thot,
Njëqind vjet kemi pritë si sot.

Te Jashart boll janë mundue,
Dajt nga Llausha per me shkue.
Askush s'mundet me u afrue !
Ndihm Ademit s'po mujn mej çue !
Shum keç shkiet e kan' rrethue !
Si me lisa me e gardhue !
Rrethimin t'gjall mos me kalue,
Askush i gjall' mos me shpëtue !
Topat e shkaut po kërsasin,
Kullen Ademit ja godasin !
Tanksi, minahedhsi s'po pushojnë,
Barot e hekur ngado gjëmojnë !

Jashart kanë nis me kendue
Edhe me kangë tuj luftue !
Pushkë e kangë s'po i ndalin !
Zakon u kishte lën i pari,
Tuj këndue lufton Shqiptari.

Çou nipash, daja po m'ja ban
Ishte plak besa daja Osman
Edhe Ademit çka i ka than ;
O Adem ti je si djal i ri
Krejt prapa nuk mujë të t' rri
Gjith ka lufton pas s'muj të t'vi,
Nje besë të Zotit po t'a jap
Për Ty një pushk se la pa e zbraz.

Britë Ademi, lëshon një za ;
Ku të kam Hamëz more vlla ?
Mbahu fortë, qëndro o burrë,
Pushken shkaut mos ja ndal kurrë,
Kurrë at' pushkë mos me ja nda
Kem me u djegë me shka ka !
Jem në luftë qe njëqind vjet,
Sot ësht' koha me tregu vetë
Me hek qafe serbin përjetë.
Adem Jashari keshtu po flet,
Po u thotë aj familjes vet :
Se ket punë kur e kem nisë
S'kena ba mend me lan përgjisë,
Amanetin në vend do ta çojmë
I madh' e i vogël dot luftojmë,
Jashart krejt me u farue !
Po na fund kena me fitue.

Plot tre ditë e plot dy net,
Pushka në Prekaz po kërsetë !
N'ditën e parë shpëtojkan krejt
Asnjë i vrarë te Jashart s'po jetë.

Dit' e dytë para se po zbardhon,
Komandir Ilija shka po bon ?
Nja tridhjet milic po i urdhron,
Të tridhjet t' Arkanit janë kanë !
Prej Ushtrisë largue janë,
Kullës s' Shabanit i shkojn pranë !
E kcejn murin janë hi n'oborr !
O Ademi edhe poj heton
Një za djemve po jau lishon,
Fort Ademi edhe po bërtet!
Djem e nipa po mi thërret,
Po i leshon zë vëllaut vet ;
Priti Hamëz të gjallë mos i le.
A dhe Hamza të gjall s'po i le !
Sa po mujn shkijet po i palojnë,
Jashart pushkën nuk po e ndalojnë
S'po i lan shkijet të gjall me hi
Në prak me ju shkelë në shtëpi,
Kishin brenda rob e fëmi !
K'shtu Ademi besën e kish ba ;
Në dorë të shkaut mos me ra
Me ka krejt kam me u vra !
Kurrë Kosovën vet' nuk e la !
Me ka krejt pa u farue!
Kurrë Kosovën s'kam me l'shue,
S'kam me l'shu, shkijet me pushtue !
Brez pas brezi e kem trash'gue,
Iliret kët tok' kanë sundue,
Dardan-kosovar kanë luftue!
Kurr Kosovën se kanë dorzue.
Amanet t'parët lanë naj kanë ;
Kurrë Kosovën mos me e dhanë
Kurr Serbies mos me ia lanë.
Sa po mundë shkije po vret
I kanë vrarë njëzet e tetë !
Nja dy t'gjallë i kanë zanë !
Ademit shka na i paskan thanë ;
Fort po e lusin, bej po i bajnë
T'gjallë me na l'shue a nuk ban ?
Edhe Ademi po m’ i ngon ;
S'kena ardh ketu me luftue,
Po me zorë na kanë çue !
Çaj Ilija na ka urdhnue.
Atëher Ademi po menon ?
Shqiptari e ka pas zakon
Me liru aj që vetin dorzon.
Adem Jashari burrë azgan
Të dy serbet po i liron !
Njërit shka çka i paska thonë ?
Shko Ilijes fjalë i çonë;
Baca Shaban ty a t'ka thanë,
Besë në ju nuk ban me nxanë!
S'kemi pas kurrë besë me shka,
Gjithë n' tradhti na kanë vra.

Plot dy ditë e plot dy netë,
Po na zbardhë dita e tretë !
Në Prekaz pushka po kersetë !
Jashart me Serbi tuj luftue !
Se kan nder mend me u dorzue !
Me u dorzu kurrë të gjallë !
Shkaut pushken s'ja kanë ndalë,
Nuk po ia ndalin pushkën hiç,
Farun shumë ushtar e milic !
Shum' ushtar e milic të vrarë !
Nëpër oborr e nëpër arë,
Nja treqind të vramë i lanë !
Si duaj kashte me u kanë
Permbi trupat e shkive t'vramë
Shokët e tyre po kalojnë !
Drejt Jasharve ushtria shkojnë !
Sikur drapri n'arë tu korrë,
Si me drapër mej pre mu konë !
Si kall'zi gruri nëpër tokë.
Pa shpirt sllavt bien si borë !
Ademi n' mitraloz tuj korrë !

Ushtria e Serbisë u farue !
Jashart nuk dojn me u dorzue.
Komandira edhe Gjeneral,
Thojn Ademi nuk jepet i gjallë !
Krejt Serbia k'tu me u kanë !

Gjeneralat po urdhnojnë ;
Granatimet po i shpeshtojnë !
Shumë predha kullën qëllojnë !
Barot e hekur po lëshojnë !
Gjylet ishin kanë mallkue,
Rob e fmi i paska farue !
Rob e fmi granata i vret !
Edhe Hamzën me daj'n e vetë,
Bacën Shaban me nipa krejt !
Jet Ademi veç me djal t' vetë !
Babë e bir po bajn gajret
Po qëndrojn si me u kanë tridhjet !

Ushtria kull's iu afrue
Dham n'dham me çetnikët tuj shkue !
Një plumb ishte kanë mallkue,
Adem Jasharin ka qillue !
Ademin keq e paska marrë
Edhe Ademi jet' po ndrronë !

Djalë i vetëm po më lufton !
I gjallë kullën s'po e dorzon !
Brenda ushtrinë s'po e lejon,
Të gjallë shkiet si len me hi
Si lenë gjallë mej hi në shpi.
Të mramtën pushkë zbraz Kushtrimi
Edhe djalin e merrë timi !
E merr flaka, era barotit
Në gjoks i bjenë gjylja topit !
Gjylja topit veç po ma vretë
Dhe Kushtrimi një fjal e fletë
Sa për plumba se kishim dertë !
Familja ime me një shtetë
Ke tu luftue treqind vjetë,
Për liri dhe vendë të vetë.

SHKËLZEN HARADINAJ

Plotë shtatë ditë e plot shtatë netë,
N' Lugë të Baranit pushka po kërsetë !
Trimë Shkëlzeni nuk po luftojka vetë ?
I kish të shumët besa shokët e vetë.

Natë e zezë e mbuluar nga retë !
Pas betejave ushtarët pushojn qetë,
Ndegjojn këngën, Shkëlzeni kur ia thetë :
Lirinë Kosovës po ia thërretë.

Tridhjetë ditë e plot tridhjetë netë,
Shkëlzeni pushkën nuk po e lenë vetë !
Nga shtati rrobë e kpucë s' po i hekë,
Por pa e sjellë lirinë e vërtetë.

Nga Dushkaja një zë po na i thërretë
Me iu shku në ndihmë shokëve t'vetë
Hasimin, plumbi i shkaut po e vretë !
Kush ësht' trimë, trupin me ia terhjekë ?

Shkëlzeni e Fatmiri me shok't e vetë,
Edhe keta prit' e shkaut po i pretë !
Fortë po nxihen besa të zezat retë !
Deshmorë në Dushkajë bien tre vetë.

Natë e zezë e mbuluar nga retë !
Dukagjini e Gllogjani pushojn qetë,
Ndegjojn këngën, Shkëlzeni kur ia thetë :
Lirinë Kosovës kur ia thërretë.




AZË ZEKË BRAHIMAJ

Nënë t' madhe dikur që pat' Dukagjini,
Kurrë k'si zonje s'kishte parë as Drini !
Trimat e trimreshat që i kishte n' votër,
Her' e thërrisnin nënë e herë motër.

Nënë e madhja shpeshë dilte tek bliri
I priste djemtë kur vinin nga kufiri,
-Djemt e mi- u thonte trimave t' lirisë
E vet ishte nënë e gjith' Shqiptarisë

Nënë, përmbi qiej e ke atë zemër
Azë Brahimaj të thirren me emër !
Emri ytë është vetë shejtësia
Se ty o nënë ishe vetë liria.

Nënë madhja e Jabllanicës pret Norën,
Përcjellë vet' Xhevë Lladrovcin, dëshmorën.
Bukë e krip kishte për trimat në sofër,
Nëna përcjellte e priste aty n' votër.

Nëna, Kosovës i përkundi lirin n'djep,
Lokëmadhja e Dushkajës armikun pret !
Me dy bomba n' dorë në oborrin e vet !
Me nënën e saj që kishte njëqindë vjet !




LUAN HARADINAJ

Tash e sa vjet po i kaloj malet,
Zemra për liri kurrë s'më ndalet.
Dalë e ju pres, ju pres në kufi
Zemra ime vlla, këtu të pret ti.

Atje n' male po të pret Luani,
Kalun vite s'të ka pa Gllogjani.
Dikur ike vëlla, shkove vetë,
Tani po kthehesh me njëqind vetë !

Kush po ju hedhë përtej kufirit ?
E vet bie nën hijen e blirit !
Aty ku kam rënë mos me lerë,
N'dorë t' shkaut trupi t'mos më bjerë.

Në kufirin Shqiptaro-Shqiptarë,
Ku Kosovë-Shqipri ishte ndarë !
Ramushi mbi supe po bart vëllan,
Gjallë e vdekur si një me u kan !

Deshmorë në kufi, ku kam rënë
Amanetin vëlla mos me lënë
Si një dhemballë shkulë at' kufi
T'mos ndaj kurrë Kosovë-Shqipëri.

Raif Gashi : Fjalët mbesin gjallë


Raif Gashi
u lind në fshatin Meshinë, Malësija e Gallapit të Dardanës, më 20 mars 1961.
Shkollën fillore e kreu në Meshinë dhe Tuxhec, ndërsa të mesmen në Dardanë.
Studioi në Univerzitetin e Prishtinës, por studimet iu ndërprenë në vitin 1981, ngase u burgos dhe u dënua për veprimtari në lëvizjen studentore.

Ka botuar librat:


“Çiltërsia prej qelqit “ 2005,
“Mollë e egër” 2008,
“Ecje nëpër etje” 2010,
“Stinët e përziera” 2010,
“Hija e trishtë” 2011,
“As ëndërr as jetë” 2012.


Jeton dhe punon në MPB Prishtinë.


Njeriu në jetë ka kuptimin e vet vetëm kur prapa len emrin e vet dhe arsyen e kohës së kaluar, atëherë kur të sotmes dhe të ardhmes i ndihmon me sadopak ndritësi.

Pra jeta e detyroi shkrimtarin e mirënjohur shqiptar Raif Gashin nga Prishtina të respektoj e të dëgjoj me ëndje të parët tanë, dhe të marr diçka nga jeta e tyre, aq sa i njohi dhe i kuptoi traditat,etnologjinë,kulturën e popullit tonë.

Për Raifin anegdotat e ndryshme ishin një thesar i pashterur diturie e urtësie të kohës së tyre, që lanë vlera edhe për gjeneratat e sotme dhe të ardhme.

Anekdotat e dëgjuara, ngjarjet e përjetuara, pleqësitë e kohës e motit ( gjithmonë me zgjidhje të drejtë ), fjalë me rrethe e fille të fshehura të vendit të tijë , i cili u përpoq t’i tubojë, shkruaj me kujdes, e t’ ua jap formën letrare, gjithnjë pa i dëmtuar në burim dhe origjinalitet të tyre.

Shkrimtari Raif Gashi është përpjekur të shkruaj ashtu si ishin ngjarjet, dhe si i dëgjojë vetë duke e shkruar edhe emrin e personit që e ka treguar dhe vendin.

Me këtë përmbledhje modeste të këtyre shkrimeve ai lexuesve shqiptar ju tregojë se Gallapi pati origjinalitetin e vet, pati oda burrash me burra të pushkës, punës, urtësisë dhe pleqësisë.

Edhe më herët dhe nga shumëkush është vjelur kjo trevë por gjithmonë duke mos iu treguar burimi i drejtë.

“Fjalët mbesin gjallë”, kjo përmbledhje e tregimeve, ngjarjeve të ndodhura e të shkruara dhe anekdotave ka vetëm një qëllim të autorit: që të tregoj se ata që i treguan dhe i bën janë në mesin tonë me fjalët dhe veprat e tyre.

Pra le të jetë ky libër si një dhuratë për: Hamdi Rafunën, Hamdi Vakun, Zit Poliqkën,Mehmet Tyxhecin-Çallokun, Rexhep Sfircën, Latif Sfircën, Hysen Gashin, Avdil Klaiqin- daja Avd, Idriz Shahiqin, Rifat Gjyrishecin e shumë të tjerë, nga të cilët sot kemi dhe ruajmë vetëm kujtimet e tyre të mira.













Zëvendësministri i FSK-së Sllavisha Filipoviq , spiun i Beogradit

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Alma Lama, në seancën parlamentare të së enjtes e ka pyetur ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Agim Çeku, se pse nuk e thonë të vërtetën në lidhje me zëvendësministrin e FSK-së, Sllavisha Filipoviq i cili është zënë duke dërguar në Beograd informacion në lidhje me armatimin e FSK-së.


 Agim Çeku

Çeku, në përgjigjen e tij, e ka konfirmuar se Filipoviq është zënë duke shkëmbyer e-mail me zyrtarët serbë, në të cilat, sipas tij, ata si ministri nuk kanë vërejtur se ka pasur rrjedhje të ndonjë informacioni të rëndësishëm.

Lama, në një prononcim për Telegrafin tha se në rast se një zyrtar i lartë apo çfarëdo shtetasi i Kosovës bën spiunazh, “ai ka kryer vepër penale që sanksionohet edhe me kodin penal të Republikës së Kosovës - neni 131”.

“Të kryhet një vepër e tillë nga zëvendësministri, minimumi që duhet të bëhej ishte të shkarkohet nga pozita e tij dhe pastaj të akuzohej edhe për spiunazh”, shprehet ajo.

Sipas saj, përpjekja e Ministrisë së FSK-së ka qenë që ky problem të mbetet në hije dhe të mos bëhet e madhe në publik.

“Krejt kjo për shkak të koalicionit, sepse ai është person politik. Mirëpo, kjo është shumë e rrezikshme, sepse të dërgosh të dhënat e FSK-së (që pretendon të jetë Ushtria e Kosovës), në Beograd, do të thotë të rrezikosh seriozisht sigurinë e Kosovës në të ardhmen. Të dhënat që i ka dërguar zëvendësministri, kanë qenë në lidhje me llojin e armatimit, por me siguri ka dërguar edhe të dhëna të tjera. Nuk mund të lejohet që në institucionet e Kosovës të punojnë njerëz të cilët bëjnë spiunazh për ndonjë shtet tjetër”, ka theksuar Lama.

Në anën tjetër, drejtori për informim në Ministrinë e FSK-së, tha për Telegrafin se qëndron prapa fjalëve të ministrit Çeku të thëna në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, zëvendëskryetari i parë i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Fadil Demaku ka deklaruar se nuk ka ndonjë informacion shtesë për rastin e zëvendësministrit Filipoviq, përveç asaj që është thënë sot në Kuvendin e Kosovës nga Agim Çeku.


--------------------------


Sllavisha Filipoviq


Zëvendësministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Slavisha Filipoviq
Fashati Preoc
38204 Llapnasellë
044/ 364- 440
filipovics@live.com

Të dhënat personale:
Data e lindjes:  26.09.1965
Vendi i lindjes:    Prishtinë
Leje vozitje:  Kategoria “B”
Gjuhët:  Gjuhë angleze dhe shqipe
Gjendja civile: I martuar
Vendbanimi:  Preoc, Kosovë

Profili profesional

Njohuri solide teorike dhe praktike nga fusha e punës në ekonomi, edukim dhe punë në institucione shtetërore.
Njohuri solide teorike nga fusha e ndërmarrësisë, marketingut dhe menaxhimit.

Përvoja e punës 

Komercialist në ndërmarrjen  “Morava e Binqës” në Gjilan
Drejtor i Kooperativës Bujqësore “Pcelica” nga  Preoci.

Kualifikime teknike

Njohuri solide të punës me kompjuter; Word. Excel, Power Point, MC DOS, Internet, Publisher.

Edukimi dhe shkollimi


1980-1984- drejtimi; matematiko-natyror

Profesioni


Programer  me notë mesatare 4,90
Shkolla e Lartë e biznesit

Interesimet:


Përsosmëria e njohurive në lëmine e ekonomisë, financave dhe teknologjisë informative.

Pishmani i Sërbisë...





Prishtina zyrtare ka fajësuar Beogradin për mosgatishmëri të zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Dështimi i raundit të dytë të bisedimeve në Bruksel në lidhje me planin e zbatimit të marrëveshjes Thaçi- Daçiq, sipas kryesuesit të delegacionit nga Kosova, zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, erdhi si pasojë e obstruksioneve të palës serbe.

Madje, ai ka thënë, po ashtu, se te Beogradi vërehet edhe një lloj pendimi për marrëveshjen e arritur dhe tani, pala serbe po kërkon të hapë edhe tema tjera që nuk janë paraparë fare me marrëveshjen 15 pikëshe. “Kemi hasur nga pala serbe një gatishmëri për t’i shtyrë gjërat. Do ta thosha ndoshta një pishmanllëk, nëse më lejohet ta them me fjalë popullore, për atë që e kanë nënshkruar deri më tani. Apo edhe një tendencë që të diskutohet, flitet për gjëra që nuk janë në marrëveshje, apo e tejkalojnë kornizën e saj. Pala kosovare është e gatshme ta zbatojë marrëveshjen pikë për pikë, por nuk jemi të gatshëm të bëjmë negociata të reja para se kjo marrëveshje të zbatohet”, ka thënë Kuçi, shkruan Tribuna.

Zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se për planin zbatues të marrëveshjes, të cilin palëve u ka ofruar drejtori për zgjerim, Fernando Gentilini, delegacionet aktuale nuk po mund të merren vesh, andaj ai ka kërkuar që takimi i radhës të mbahet në nivelin kryeministrave me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton.

Në kuadër të bisedimeve dyditëshe në Bruksel, për planin e zbatimit, Kuçi ka thënë se pala serbe vazhdimisht ka ngritur çështje që nuk janë në tavolinën e bisedimeve. Përndryshe, Kuçi është shprehur më se i bindur se marrëveshja Thaçi - Daçiq e datës 19 prill, nuk ka alternativë dhe se ajo do të zbatohet, pavarësisht shtyrjeve të vazhdueshme që, sipas tij, po i bën pala serbe. Ai ka theksuar se me apo pa marrëveshje, Kosova do të shtrijë sovranitetin e saj edhe në veri të vendit.

“Është një marrëveshje ndërkombëtare, me garanci të forta nga BE-ja dhe shtetet tjera. Nuk ka rrezikim të saj, ne i besojmë BE-së, i besojmë SHBA-së. Nuk i kemi besuar Serbisë as kur e kemi arritur marrëveshjen. Zbatimi do të ndodhë dhe vendosja e sovranitetit tonë në gjithë territorin, nuk ka alternativë, me ose pa marrëveshje”, ka theksuar Kuçi Në lidhje me bisedimet rreth planit të zbatimit, është deklaruar edhe përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Ai ka deklaruar se do të nevojitet durim, por ka tërhequr vërejtjen se palët nuk kanë edhe shumë kohë, duke rikujtuar se po afrohet data kur Bashkimi Evropian do të vendosë për të ardhmen e integrimeve evropiane për Serbinë dhe Kosovën

“Kemi edhe pak kohë dhe shpresoj që të dyja palët do ta shfrytëzojnë këtë kohë të mbetur me mençuri. Jam optimist për arritjen e marrëveshjes për planin e zbatimi në të ardhmen e afërt. Jam optimist edhe për zbatimin e saj dhe se zbatimi duhet të ndodhë qysh para përfundimit të muajit qershor”, ka deklaruar Zbogar.

Nga ana tjetër, shefi i EULEX-it, Berndt Borchard ka thekuar se përgjegjësitë që do t`i ketë EULEX-i, do të përcaktohen në planin implementues të marrëveshjes.

2013-05-08

PERSEKUTIMI I SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE NGA DIKTATURA KOMUNISTE




Visar Zhiti, lindur më 2 dhjetor 1952 në Durrës është shkrimtar shqiptar.


Visar Zhiti ishte bir i aktorit dhe poetit Hekuran Zhiti (1911-1989). Visar Zhiti u rrit në Lushnjë, ku ai përfundoi shkollën e mesme në vitin 1970. Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), ai filloi karrierën e tij të mësimdhënies në qytetin malor verior të Kukësit, duke demonstruar një interes në fillim në vjersha, disa nga të cilat u botuan në revistat letrare.
Në 1973, ai përgatiti për botim një përmbledhje, "Rapsodia e jetës së trëdafilave".

 Ishte koha e Plenumit të 4-t të KQ të Partisë së Punës (Partia Komuniste)në të cilin diktatori komunist Enver Hoxha filloi një fushatë të egër kundër të rinjve që pëlqenin kulturën perëndimore. Babai i Zhitit kishte patur më parë një konflikt me autoritetet, dhe poeti i ri papritmas u bë një nga viktimat politike të diktaturës për të frikësur intelektualët shqiptarë.

 Dorëshkrimi i përmbledhjes së tij të përmendur më sipër, që kishte qenë dorëzuar për botim në shtëpinë botuese Naim Frashëri, u konsiderua si një krijim me gabime të rënda ideologjike dhe që nxinte realitetin socialist. Ai u arrestua më datë 8 nëntor, 1979 në Kukës. Mbasi u dënua në një gjyq qesharak në prill të vitit 1980 me trembëdhjetë vjet burg, ai u dërgua në burgun e Tiranës dhe më vonë transferohet në burgun famëkeq të Spaçit. Shumë nga të burgosurit që ishin me të në burg vdiqën nga keqtrajtimet, torturat dhe kequshqyerja ose pësuan çrregullime mendore.

Ai u lirua nga burgu në fillim të vitit 1987 dhe u "lejua" nga pushteti komunist për të punuar në një fabrikë të prodhimit të tullave në Lushnjë. Mbas rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991, ai arriti të shkojë në Itali ku punuoi në Milano deri në 1992. Përmes një burse studimi nga Fondacioni Heinrich Boll, Zhiti shkoi në Gjermani në vitin 1993 dhe vitin e ardhshëm shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas kthimit të tij në Shqipëri, ai punoi si gazetar dhe u emërua kreu i ndërmarrjes botuese e cila kishte planifikuar të botonte librin e tij të parë. Ai ka qenë i punësuar më vonë nga shërbimet administrative të parlamentit të ri shqiptar dhe në 1996 u zgjodh vetë në parlament. Mbas Realiteteve të zymta të politikës shqiptare, ai u tërhoq nga politika. Në vitin 1997 ai u emërua atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, ku ai qëndroi deri në vitin 1999.

Veprimtaria Krijuese

Libri i tij i parë me poezi, "Kujtesa e ajrit" u botua në Tiranë në vitin 1993, i cili përfshnte disa poezi nga burgu. "Hedh njė kafkë te këmbët tuaja" u botua vitin e ardhshëm. Ky vëllim përmbante të gjitha 100 poezitë të krijuara në burg në mes 1979 dhe 1987, të cilat kishin mbijetuar vetëm në kujtesën e tij. Vëllime të shumta pasuan, dhe ai është i njohur tani si një prej poetëve të mëdhenj shqiptare të shekullit të 20-të.

Ai ka shkruar edhe shumë tregime të shkurtëra, të mbledhura në dy vëllime, dhe ka përkthyer në gjuhën shqipe vepra nga Garcia Lorka dhe poeti italian Mario Luzi.



Kujtimet e tij nga burgu, "Rrugët e ferrit: burgologji" u botuan në Tiranë në vitin 2001.



 Në vitin 1991 atij iu dha çmimi italian për poezi "Leopardi d'oro" (Leopardi i artë), dhe në 1997 ai mori çmimin prestigjioz "Ada Negri".

Libra me poezi:

Kujtesa e ajrit (Tiranë: Lidhja e shkrimtarëve, 1993)
Koha e krisur (1993) 
Hedh njė kafkë te këmbët tuaja (Tiranë: Shtëpia Botuese Naim Frashëri, 1994)
Mbjellja e vetëtimave (Shkup: Flaka e vëllazërimit, 1994)
Koha e krisur (1993) 
Dyert e gjalla (Tiranë: Eurorilindja, 1995)
Kohë e vrarë në sy (Prishtinë: Rilindja, 1997)
Si shkohet në Kosovë (Tiranë: Toena, 2000)
Rruget e ferrit: burgologji(2001)
Ka shkruajtur edhe Pazari i Kepucarit. Përkthyer në Gjuhën Agleze:
Condemned Apple (Molla e dënuar): Poezi të zgjedhura, përkthyer nga Robert Elsie (Los Angeles: Green Integer, 2005).

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar z.Visar Zhiti jeton në Tiranë.Kohë më parë është emëruar nga premieri  shqiptar Prof.dr.Sli Berisha,ministër i Kulturës ,Turizmit dhe Sportit në Qeverinë Shqiptare.(Flori Bruqi)


4f4a25be50cd4
Nga Visar ZHITI

Ka patur një kohë paradoksale, të pabesueshme dhe të rëndë, aspak të largët, madje ngjitur me tonën si pas një muri tashmë të shembur, kur në Shqipëri dënoheshin shkrimtarë e artistë, libra, lexues, drama, festivale këngësh, ngrehin bibliotekash, madje dhe vetë metafora, edhe pse duket e pamundur të arrestohet një figurë letrare, duke shkuar deri në dënime varre shkrimtarësh.

Goditeshin vandalisht realiteti përballë dhe kolonat e traditës, gjithçka që dilte kundër sundimit të fitimtarëve të pasLuftës II Botërore, utopisë së tyre me doktrinë gjysmake, socializmit real, asaj diktature që gjakonte me gjak të krijonte rendin e ri të njeriut të ri.

Dhe më përpara se të hapeshin universitete, u hapën burgje.

Shqipëria ishte vendi më i vogël në perandorinë komuniste me diktaturën më të madhe në Europë, ku u provuan të gjitha: komplotet e heshtjes vrastare, zhbërjet, larje kolektive trush, internime, burgosje, pushkatime, madje dhe krijuesi suprem, vetë Zoti, u ndalua, pasi u shembën tempujt e besimeve dhe kulteve.

Ndërkohë diktatura kultivonte shkrimtarët e saj, artistët e vet dhe i mirëmbante ata ashtu si policinë, fabrikat apo fermat, ndërkaq duke bërë zëvendësimin e Zotit me vetveten dhe kishat e xhamitë me komitetet e partisë dhe ekzekutive. Në fund të fundit, dhuna permanente ushtrohej po me intelektualë, jo vetëm me policë, me propagandistë, me shkrimtarë dhe veprat të tyre në shërbim të ideokracisë dhe sistemit totalitar.

Njohja e së keqes, studimi i saj tani, institucioni i kujtesës janë të domosdoshëm, për t’u njohur e kaluara, historia jonë dhe e vërteta jonë, pra vetja si individ dhe kolektiv, që shumëçka të shndërrohet në përvojë dhe vizion, me qëllim që të mos përsëriten diktaturat dhe e ardhmja të bëhet sa më shpejt e tashme.

Kundërshtimet e mëdha, ndarjet, disidenca, martirizimet, revoltat, diksioneri i qëndrestarëve, deri dhe te viktimat, jo vetëm që meritojnë nderim, por shërbejnë dhe si mësim i mekanizmit të madhërishëm të kundërveprimit ndaj makinerisë së përbindshme të dhunës dhe tjetërsimit çnjerëzor.

Të kujtojmë. Kemi 20 vjet që kujtojmë me mençuri, duke (ri)edukuar kohën tonë.

Fitimtarët e tmerrshëm

Menjëherë sa erdhën në pushtet fitimtarët, pas 1944, teatrot dhe kinematë ekzistuese i shndërruan në salla gjyqesh. Në skenën e Teatrit Kombëtar u vendos trupi gjykues, jo me aktorë, por me komisarë dhe komandantë të luftës, përballë intelektualë, deputetë, gazetarë e shkrimtarë mes tyre, patriotë, etj., ata që ishin kundërshtarë, por që sistemi i shihte dhe i trajtonte si armiq që duheshin vrarë.

Në llozha të teatrit rrinte Enver Hoxha, ndiqte gjyqin dhe ndoshta, teksa dora zgjatej për monoklin, kapte revolverin. Në altoparlantët jashtë në rrugë dëgjohej gjyqi si gjëmim, formë e re kërcënimi.

Dënohen me pushkatim: Kol Tromara, Alizoti… Hurshiti… Konstandin Kote… Leka, Merlika, Golemi… Terenc Toçi, Zef Kadarja… Borshi… Valteri… Omari… Cani… Përmeti, Daut Çarçani, Gustav Mirdashi…

Me burgime të rënda: Koço Kota, Vrioni… Cara, Leskoviku… Jakov Mile, Mihal Zallari, Lazer Radi… Gjergj Bubani, Libohova… etj., etj. Duartrokitje si batareja e plotonit të pushkatimit. Vazhdojnë vrasjet: Dom Ndre Zadeja… Intelektuali i lartë Xhevat Korça vendos të vdesë në burgun e Burrelit me grevë urie, e para grevë në komunizmin e këtushëm.

Ndërkaq poetit Gjergj Fishta, i cilësuar si “Homeri i fundit”, madje i propozuar dhe për Çmimin “Nobel”, do t’i prishin varrin dhe do ia hidhnin eshtrat në lumin Drin. Ngaqë kishte qenë prift antibolshevik dhe nacionalist, s’duhej të ishte as i vdekur.

Edhe autori i romanit të parë shqiptar Dom Ndoc Nikaj u fut në burg në moshën 82-vjeçare si kundërshtar i regjimit dhe vdiq po në burg pas 5 vjetësh. Dhe tragjediani Ethem Haxhiademin e helmojnë një javë para lirimit. Edhe dramturgu tjetër Krist Maloku vdes në burg.

Madhështia e qëndresës

Megjithatë “Shqipëria që shtypej” ruajti dinjitetin, guxoi dhe u ngrit. Kryengritja e Postribës më 1946. Këtu u kap dhe poeti Martin Camaj, që do të arratisej për në Gjermani, sipas dëshmisë së poetit të burgosur politik Pano Taçi.

Vetëm 19 ditë ishte ajo që bota e quan Revolucioni hungarez i 1956-ës, ndërsa maleve të Shqipërisë do të vazhdonin të qëndronin me armë në dorë Gjomarkajt, Mirakajt, Bajraktarët, Kolët, Sulkurtët, Merlikajt, Kazazët, Lleshanakët dhe betejat e tyre do të zgjasnin 10 vjet. Përrenjtë sillnin dhe gjakun e tyre.

Në burg çuan dhe autorin e librit të parë me kritika, shkrimtarin Mitrush Kuteli, themelues i tregimit modern shqiptar së bashku me Ernest Koliqin, por ky i dyti i shpëtoi dënimit, u arratis në Itali, ku themeloi në Romë katedrën universitare të gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Por në atdhe u dënua vepra e tij, u ndalua dhe dënohej lexuesi i tyre. Po edhe ai i dënoi diktaturën komuniste duke shkruar dramën e mrekullueshme “Rrajët lëvizin”, ku si një antioruellian, me të cilin ishte moshatar, parashikoi, si asnjë shkrimtar tjetër, rënien e komunizmit, që e filloi tatëpjetën pothuaj kur ai e profetizoi.
Edhe gruan e parë shkrimtare, Musine Kokalari, e lauruar në Romë, disidenten e parë grua në të gjithë perandorinë komuniste, themeluese e një partie demokratike, e burgosën, më pas e internuan, punoi si punëtore në ndërtim dhe vdiq e vetmuar, ndërsa kamioni i llaçit, pa funeral, e hodhi në gropën e hapur për të.
Poeti dhe studiuesi, profesor Arshi Pipa, kundërshtar i hapur, pasi doli nga burgu, u arratis bashkë me poezitë e tij, i kishte shkruar fshehurazi në letra të holla cigaresh, i gjithë libri ishte më i vogël se një kuti shkrepseje. E botoi në Romë më 1959.

Në burg futën dhe drejtorin e parë të radios shqiptare, gazetarin dhe përkthyesin, Gjergj Bubani. Edhe autori i operas së parë që u vu në skenë pas luftës, Preng Jakova, pasi i vranë vëllanë si kundërshtar, kurse atë e liruan si moshë e vogël, do të mbetej gjithë jetën me maninë e persekutimit derisa vrau veten.

Në burg ishin përkthyesit e mëdhenj të Homerit, Dantes. I Shekspirit nuk u kthye kurrë nga Amerika.
Shkrimtari Kasëm Trebeshina, “më i njohuri i të panjohurve” siç e ka cilësuar përkthyesi i tij në gjermanisht, Hans Joackim Lancksh, ende nuk e ka botuar dot të plotë veprën e tij të shkruar burgjeve dhe internimeve. Ai luftoi si partizan, por u nda nga diktatura e fitimtarëve, madje la studimet përgjysmë në Bashkim Sovjetik se u neverit nga realizmi socialist dhe e kthyen në atdhe si të çmendur. Kundërshton që të votojë dhe kërkon t’i jepet leje të ikë nga Shqipëria.

 Meqenëse çmendina ishte më e mirë se burgu, Trebeshinën e fusnin herë pas here në burg, por ai nuk nënshtrohej dhe as sot nuk i ka ikur zemërimi me të gjithë. U lodh së qeni shqiptar dhe befas shpallet se është turk.

Siç thashë, këtu dënoheshin dhe libra, edhe kur ishin letërsi e përkthyer po nga vetë sistemi, ndaloheshin sipas konjukturave për shembull, Remarku, Hemingueji, Shollohovi, Mopasani, madje dhe Go Mo Zho, etj., nxirreshin nga qarkullimi për arsye ideologjike dhe bashkë me libra të tjera nga letërsia shqipe, të traditës ose të porsabotuar gabim dhe çoheshin në fabrika për t’u ricikluar në letër.

Ndodhte që punëtorët vidhnin ndonjë, unë ende ruaj libra të tillë në bibliotekën time, nuk m’i gjetën kur më arrestuan dhe mua për metaforat, se nuk lejohej hermetizmi i tyre, shumëkuptimësia e dëmshme, se përçonte ide të fshehta kundërshtuese. Më dënuan me 10 vjet burg. Aktekspertizuesit e poezisë time ishin dy anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve, që zbuluan se nxinin realitetin dhe shpesh aludonin hapur kundër udhëheqjes së partisë dhe sistemit socialist.

Perspektivë dhe retrospektivë:

I ndihmuar nga distanca kohore dhe nga vizionet e reja që të jep liria, unë them tani se shkrimtarët dhe artistët shqiptarë kanë qenë të dënuar në mënyrë gjenerale: një pjesë e ndjeshme, si kundërshtarë, duke i futur burgjeve, duke u ndaluar veprën dhe duke mos i lejuar të shkruajnë a vrarë dhe pjesa tjetër u mbyllën në metodën e realizmit socialist, duke krijuar letërsi propagandistike, mashtruese dhe lajka për sistemin, derisa u tjetërsuan, në viktima fatlume, po i quaj. Mediokriteti kështu ishte dënim po aq i rëndë, por për letërsinë dhe kulturën, jo për autorët e tij të privilegjuar.

Prandaj dhe poeti qiellor shqiptar, liriku i mrekullueshëm Lasgush Poradeci vendosi të mos shkruante më. Ai thuri poemën e mallkuar të heshtjes së vet dhe për të mbijetuar, përkthente Gëten, Hajnen, Pushkinin, por edhe Brehtin.

Nga klasikët e vdekur lejohej ndonjë gjë. Madje një hebre shqiptar, Robert Shvarc, guxoi dhe përktheu nga Brehti “Marshi i viçave” si i shkruar posaçërisht për këtu: Dhe viçat pas daulles/ hedhin çapin/ lëkurën për daulle/ vetë e japin.

Është paradoksale dhe shtirje naive të besosh që në dikturë, me mungesë të tmerrshme lirie, mund të bëhen vepra të mëdha. Regjimet totalitare e racionojnë lirinë ashtu si ushqimet e përditshme. Cave ua heqin lirinë fare dhe ndocave, të përzgjedhur dhe këta, u japin më tepër se racioni.

Pse? Që të shkruajnë për të bërë alibinë e diktaturës ndaj botës jashtë dhe ndaj së ardhmes. Pati shkrimtarë në komunizëm që ditën ta shfrytëzojnë këtë kusht dhe kjo është arsyeja kryesore që dhe në diktaturë arrihen të bëhen vepra jetëgjata, të cilat ndodhte t’u jepeshin që t’i përkthenin të burgosur pa emër dhe shteti ua ofronte që të botoheshin në vende të tjera si maskë politike e diktaturës, që ajo të mos dukej aq e keqe.

Dhe shpenzimet merreshin nga puna e papaguar e të burgosurve nëpër minierat infernale, ku ishin dhe kolegë të tyre, por me shenjën minus.

Me shpërbërjen e perandorisë komuniste dhe me rënien e diktaturave të saj, Shqipëria zbuloi një letërsi tjetër, e rroposur, që vinte nga nëntoka, por që dukej se kishte dalë të priste në të ardhmen.

Letërsia tjetër po sillte dëshminë e saj dhe vlera artistike të tjera dhe nuk kërkoi të përzërë ç’ka qenë vlerë, por për të sjellë vetveten.

 Dolën vepra nga burgjet, erdhën nga balta e internimeve, i nxorën nga sirtaret e brejtur nga koha. Shqipëria e mrekulluar pa se paskësh patur, edhe pse ilegale, disidencë, kundërshtarë, martirë, jo vetëm viktima, të cilat edhe ato ndërgjegjësoheshin në burg.

Persekutimi frymëzoi dhe tragjeditë e antikitetit grek e shkrimet e shenjta.

Na trondit së thelli aq sa revoltat ajo që kanë shkruar poetët e pushkatuar, aq të rinj në moshë, Trifon Xhagjika, që pasi recitoi në gjyqin e tij “Atdheu është lakuriq”, në fjalën e tij të fundit kërkoi, si altilier që ishte, një top, që t’i binte Komitetit Qendror.

Poeti Bedri Blloshmi edhe para pushkatimit refuzoi kërkesën për t’u bërë bashkëpunëtor, më mirë baltë, u tha, se sa me ju. I varuri i fundit në perandorinë komuniste është bashkëvuajtësi ynë Havzi Nela, ai kishte shkruar në burg poezi për Helsinkin dhe të drejta e njeriut, kur këtu jashtë burgut nuk i dinin ç’ishin këto.

I burgosuri politik Astrit Delvina ka ende romane në dosjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe polemikat e tij kundër socrealizmit në hetuesi. Por ai ka vdekur që t’i kërkojë dhe në vendin tonë të vdekurit harrohen shpejt.

Letërsisë shqipe iu shtuan veprat monumentale të kujtesës të At Zef Pllumit dhe Amik Kasoruhos, nga Fatos Lubonja e Marsen Bungo, nga Pjetër Arbnori e Agim Musta, Engjëll Çoba e Spartak Ngjela, Jorgo Bllaci e Pano Taçi, Petrit Kalakulla e Zyhdi Morava, Ahmet Kolgjini, Ylber Merdani e Leka Tasi, Frederik Rreshpja, Henrik Gjoka e Eugjen Mërlika, Gëzimët, Çela e Medolli, vëllezërit Çoku, që ishin bashkë në burg me një prangë dorë më dorë.

Dolën nga varret e heshtjes poezitë moderne të ish-të burgosurit Zef Zorba dhe komeditë e ish-të burgosurit tjetër Hekuran Zhiti. Edhe vepra madhore shkencore e Profesor Kolec Topallit, por edhe lutjet e shenjtores tonë Nënë Tereza…

Emra, emra, emra, emra një apel i hatashëm. Unë kam nxjerrë 201 emra shkrimtarësh dhe artistësh të dënuar, 43 në Kosovën e pushtuar, pra sa 1/5, kurse në Shqipëri më shumë se aq u pushkatuan, edhe gra si shkencëtarja që kishte studiuar në Torino, zonja Sabiha Kasimati.

 Në Kosovë u vranë vetëm 15, shumica në luftën e 1999, është fjala për shkrimtarë e artistë, kur dhe një njeri është shumë.

Ndërkaq në Shqipëri po ndodh një dukuri e çuditshme, nëse trashëgohej dënimi si një pasuri e patundshme si për shembull, at e bir, Lazër dhe Jozef Radi, bij të dënuarish po tregojnë tani për burgun, kur shkonin të takonin prindërit si shkrimtari Agron Tufa, poetja Luljeta Lleshanaku, studiuesi Leka Ndoja, Ron Kubati dhe Ornela Vorpsi përtej detit në Itali.

Edhe unë arrita të nxjerr poezi nga burgu, botova dhe të tim eti duke besuar se po vëmë gurët tanë në këtë mozaik marramendës, që nuk është më i nëndheshëm.

Ringjallje e quan në një nga veprat e tij historiani-shkrimtar, Uran Butka, që bashkë me Pjetër Pepën kanë zhvarrosur histori kombëtare. Por mjerisht kurrë nuk do të vijë dot ajo që nuk u la të bëhej nga jetët e ndërprera, kultura jonë do të ketë brenda një si varrezë të madhe kolektive. Koha do ta kujtojë gjithmonë që është vrarë kohë njerëzore:

Në Shqipërinë e diktaturës socialiste shqiptarët bënë: 914.000 vjet burg dhe 256.146 vjet internim, pra më shumë se 10 mijëvjeçarë dënim.

 Kurse koha pas pushkatimeve është e pamatshme, llahtar me shenjën infinit.I vetmi ngushëllim është mospërsëritja e tyre.

LISTA IME ME TË DËNUAR, SHKRIMTARË E ARTISTË:

1. Arbnori Pjetër – shkrimtar
2. Ahmeti Sadri – piktor, poet
3. Ajazi Beqir – historian
4. Ajazi Namik – kineast (i biri)
5. Aliaj Kujtim – poet
6. Aliko Tomorr – studiues
7. Andoni Sotir – shkrimtar
8. Araniti Mit’hat – shkrimtar, shqipërues
9. Agolli Telat – artist cirku
10. Bego Medin – gazetar, kineast
11. Belishova Bardhyl – studiues
12. Berberi Abdulla – prozator
13. Biba Eqerem – shqipërues
14. Bishqemi Osman – shkrimtar
15. Bllaci Jorgo – poet, shqipërues
16. Blloshmi Bedri – hulumtues
17. Boriçi Nuredin – shkrimtar
18. Bubani Gjergj – gazetar, shqipërues
19. Bungo Makensen – shkrimtar
20. Burimi Luan – poet
21. Bushati Ahmet – prozator
22. Cangonji Abdullah – piktor
23. Çela Gëzim – tregimtar
24. Çobani Ron – kritik
25. Çoku Bedri – prozator
26. Çoku Zeus – poet (vëllai)
27. Çomo Drita – poete
28. Culaj Caf Jonuz – prozator
29. Dashi Veniamin – përkthyes
30. Deda Guljelm – shqipërues, kritik
31. Delvina Astrit – shkrimtar
32. Dema Mark- shqipërues, studiues
33. Dine Dine – kritik letrar
34. Dizdari Tahir – shqipërues, orientalist
35. Donat Kurti – at, etnograf, kompozitor
36. Dushi Kin – shkrimtar
37. Dushi Mark – folklorist, gjuhëtar
38. Dyrzi Inga Tarasova – studiuese, stiliste
39. Dyrzi Valer Tarasov – piktor (i biri)
40. Farka Ismail – inxhiner-shkencëtar
41. Filaj Luigj – muzikolog
42. Filipeu Fotaq – muzikant, kompozitor
43. Fishta Bashkim – prozator
44. Fishta Filip – studiues, kritik
45. Floqi Kristo – dramaturg, shqipërues
46. Frashëri Anton S. – shkrimtar
47. Furxhi Dhimitër – aktor estrade
48. Gardini Giacomo – at, italian, studiues
49. Gazulli Nikollë – gjuhëtar
50. Gjeçi Pashko – shqipërues
51. Gjergo Edison – piktor
52. Gjergji Kolec – shkrimtar
53. Gjini Miho – kritik teatri
54. Gjini Pjetër – poet, kompozitor
55. Gjoka Henrik – shkrimtar
56. Gjolaj Konrad – at, shkrimtar
57. Golemi Ahmet – shkrimtar
58. Greblleshi Mustafa – shkrimtar
59. Gruda Zef – kompozitor
60. Gumeni Daut – poet
61. Haçi Beqir – poet
62. Hakiu Nexhat – poet
63. Hamiti Agim – shkrimtar
64. Hamzaraj Ventigjar – shkrimtar
65. Harapi Mark – at, shkrimtar, shqipërues
66. Hasanaj Ibrahim – poet bektashian
67. Hasanaj Xhevdet – folklorist
68. Hisku Halida – këngëtare
69. Hyseni Bajram – poet
70. Ilia Frano (Dom) – folklorist
71. Jakova Prenk – muzikant,
72. Jakova Tuk – gazetar
73. Jubani Simon, dom – studiues i letërsisë
74. Jero Minush – kritik teatri
75. Kabashi Leon – at, piktor ikonograf
76. Kaçaj Lluk – këngëtar opere
77. Kalakulla Uran – shkrimtar
78. Karma Gjon – at, folklorist
79. Kaso Tanush – shkrimtar
80. Kasoruho Amik – përkthyes, shkrimtar
81. Kati Vasil – shkruan kujtime
82. Koçi Mandi – kineast
83. Kodra Lame – poet, përkthyes
84. Kokoshi Kudret – poet, përkthyes
85. Kolgjini Ahmet – poet
86. Koliqi Mikel – at, kompozitor, kardinal
87. Komnino Gjergj – poet
88. Kostreci Uran – poet
89. Kotani Niko – studiues
90. Kote Nikolla – përkthyes
91. Kuteli Mitrush – shkrimtar, shqipërues
92. Kripa Reshat – shkrimtar
93. Kuqi Pirro – poet
94. Lala Dhimitër – kineast
95. Lamaj Fatmir – publiçist
96. Lamaj Klito – publiçist
97. Laze Halil – shkrimtar, gazetar
98. Leka Dhora – kompozitore
99. Leka Zef – kompozitor
100. Luarasi Mihallaq – regjisor
101. Lubonja Fatos – shkrimtar
102. Lubonja Liri – autore kujtimesh (e ëma)
103. Lubonja Todi – autor kujtimesh (i ati)
104. Luci Namik – studiues shkencor nga Kosova
105. Maluka Luan – regjisor
106. Marko Petro – shkrimtar
107. Marko Jamarbër – poet (i biri)
108. Martini Viktor – prozator
109. Mazreku Filip – at, muzikolog
110. Mazreku Nikollë (Dom) -studiues
111. Medicina Maria (Dvorani) – shkrimtare
112. Medolli Gëzim – poet
113. Mëhilli Xhavit – pedagogjist
114. Merdani Sherif – këngëtar
115. Merdani Ylber – poet
116. Merlika Elena Gjika – studiuese
117. Merlika Eugjen – shkrimtar (i biri)
118. Mëshkalla Pjetër, at- poet, teolog
119. Miçaço Dionis – publicist
120. Mirakaj Lek – gazetar
121. Mishtari Loni – shkrimtar
122. Morava Zydi – shkrimtar
123. Moreka Llazar – kompozitor
124. Mulleti Tanush – gazetar
125. Murati Kujtim – poet
126. Musta Agim – historian
127. Myftari Bedri – shkrimtar
128. Myftiu Luan – tregimtar, eseist
129. Myftiu Mehmet – shkrimtar
130. Namik Ajazi – kineast
131. Ndoja Mark – poet, shqipërues
132. Ngjela Spartak – prozator
133. Nika Ndoc – shkrimtar
134. Dakaj Nikollë – shqipërues, poet
135. Ogranaja Zhaneta – poete
136. Oseku Ali – piktor
137. Paçrami Fadil – dramaturg
138. Palaj Bernardin – at, shkrimtar
130. Peci Gaqo – prozator
140. Peçi Gjergj – poet
141. Pengili Natalia Arkadij Rozengolc – përkthyese
142. Pervizi Lek – piktor
143. Peshkëpia Gëzim – prozator
144. Perdoda Ernest -poet
145. Pipa Arshi – shkrimtar
146. Pllumi Zef – at, studiues, shkrimtar
147. Prifti Leonard – studiues, psikolog
148. Prodani Medi -kitarist
149. Radi Lazer – shkrimtar, përkthyes
150. Radi Jozef – poet (i biri)
151. Rafaeli Stavri – këngëtar opere
152. Rakipaj Maksim – përkthyes
153. Ratkoceri Gani Demir – prozator
154. Repishti Sami – eseist, historian
155. Reshpja Frederik – poet
156. Resuli Kapllan – shkrimtar
157. Riza Selman – gjuhëtar, albanalog
158. Rrapaj Mero Fatos – folklorist
169. Sadiku Hito – poet (sekretar i Faik Konicës)
160. Selfo Halit – shqipërues
161. Shehu Bashkim – shkrimtar
162. Shehu Mehmet (Tepelena) – studiues
163. Sheldija Gjush – folklorist
164. Shllaku Gjon – shqipërues
165. Simoni Zef – at, studiues
166. Sirdani Marin – at, historian, studiues
167. Skanjeti Marin – shkrimtar
168. Skura Gani -poet
169. Sokoli Ramadan – muzikolog, folklorist
170. Spahiu Islam – shqipërues
171. Starova Dylber – muzikant
172. Stratobërdha Viktor – regjisor, kineast
173. Taçi Anastasia – librare, studiuese
174. Taçi Pano – poet
175. Tase Leka – instrumentist, shkrimtar
176. Tasi Akile – gazetar
178. Tasi Koço – gjuhëtar
179. Tasi Napolon – shqipërues
180. Titani Gjergj – poet
181. Toto Leka – dramaturg
182. Trebeshina Kasem – shkrimtar
183. Vako Milto – dirigjent kori
184. Vaqari Selman – shkrimtar
185. Varfi Andrea – poet
186. Vasija Ndoc – shkrimtar
187. Velaj Petrit – shkrimtar
188. Velo Maks – arkitekt, shkrimtar
189. Volaj Viktor – at, studiues
190. Vrioni Hazis – shqipërues
191. Vrioni Jusuf – përkthyes
192. Vullkani Robert – përkthyes, kritik
193. Xhaferri Astrit – tregimtar.
194. Xhuvani Visaroin – teolog, gjuhëtar
195. Zallari Mihal – publicist, shqipërues
196. Zeka Aleksandër – poet
197. Zezaj Gjovalin – studiues
198. Zhiti Hekuran – dramaturg, aktor
199. Zhiti Visar – shkrimtar (i biri)
200. Zorba Terezina Pali – aktore
201. Zorba Zef – poet, regjisor (i shoqi)

nga Lega në Prishtinë:

1. Abazi Hajdin (Lum Haxhiu) – poet, publicist
2. Avdyli Merxhan – poet
3. Beqiri Azem – poet
4. Brovina Flora – poete
5. Buja Ramë – publicist
6. Bytyçi Sali – poet, studiues i letërsisë
7. Ceraja Jakup – poet
8. Çuni Martin – poet, publicist
9. Demaçi Adem- shkrimtar
10. Demolli Arif – shkrimtar
11. Dervishi Teki – shkrimtar
12. Fetiu Sefedin – kritik letrar, prozator
13. Gashi Adem – poet
14. Gërvalla Zeqir – poet
15. Hajrizi Mehmet – publicist
16. Halimi Bedri – poet
17. Hasani Nait – poet
18. Haxhaj Ardian – poet, prozator
19. Haziri Ramadan – shkrimtar
20. Hyseni Hydajet – poet, publicist
21. Kelmendi Ramiz – shkrimtar
22. Kosumi Bajram – poet dhe publicist
23. Krasniqi Jakup – publicist (historian)
24. Kryeziu Ekrem – dramaturg
25. Kurti Albin – gazetar
26. Matoshi Halil – poet
27. Musliu Beqir – poet, shkrimtar
28. Novosella Selatin – publicist
29. Nura Xajë – poet
30. Radagoshi Kadrush – shkrimtar
31. Ramadani Sali – poet, publicist
32. Rogova Muhamet – pedagog, publicist
33. Riza Selman – gjuhëtar, albanalog*
34. Rrustemi Sabit – poet
35. Sadiku Rrahim – poet, gazetar
36. Selmanaj Rasim – poet
37. Shatri Xhafer – publicist (më pas i arratisur)
38. Sinani Ramadan – poet
39. Smajli Rexhep – akademik
40. Syla Ismail – poet
41. Ukaj Vezir – poet
42. Vinca Agim – poet, studiues.
43. Zyberaj Bedri – poet, publicist

VARREZA MONUMENTALE
në letërsinë shqipe:të pushkatuar, varur, vdekur në tortura,pa varre:

1. Blloshmi Vilson – poet, përkthyes, pushkatuar
2. Bonati Jul – imzot, përkthyes, pushkatuar
3. Çela Beqir – poet, pushkatuar
4. Çika Nebil – gazetar, pushkatuar
5. Çuçia Gasper – muzikant, pushkatuar(akuza: falsifikim parash)
6. Çuni Sem Mark – stilist, pushkatuar
7. Deda Simon – shqipërues, vdekur në burg
8. Draçini Qemal – kritik, vdekur në burg
9. Dushi Mark – folklorist, arkeolog
10. Falla Dhimitër – përkthyes, pushkatuar
11. Haxhiademi Et’hem – dramaturg, vdekur në burg
12. Gazulli Nikollë – at, gjuhëtar, vdekur në hetuesi
13. Gruda Pjetër – aktor, vdekur në kamp
14. Ivanaj Mirash – poet, studiues, ministër i Arsimit,vdekur në burg
15. Idrizi Sulejman – gjuhëtar, vdekur në burg
16. Janina Myqerem – përkthyes, vdekur në burg
17. Fundo Zai – poet, filozof, masakruar
18. Kasimati Sabiha – shkencëtare zoologe, pushkatuar
19. Kokalari Musine – shkrimtare, vdekur në internim, pas burgut.
20. Kokalari Muntazi – botues, pushkatuar (vëllai Musinesë)
21. Kokalari Vesim – botues, pushkatuar (vëllai Musinesë)
22. Kokalari Syrja – pedagog, pushkatuar (kushëriri)
23. Kokalari Salim – studiues, pushkatuar
24. Kokomani Fadil – gazetar, pushkatuar
25. Koprencka Xhelal – poet, pushkatuar
26. Leka Genc – poet, pushkatuar
27. Korça Xhevat – studiues, historian, vdes me grevë urie në burg
28. Lezho Vangjel – gazetar, pushkatuar
29. Mala Zef – drejtor biblioteke, vdekur në burg
30. Nela Havzi – poet, varur
31. Omari Gramoz – fizarmonikist, pushkatuar
32. Panariti Qani – përkthyes, pushkatuar
33. Pantalia Gjon – regjisor, vdekur në hetuesi
34. Peshkëpia Manush – poet, pushkatuar
35. Pipa Myzafer – gazetar, kritik, vdekur në hetuesi
36. Prennushi Vinçenc – poet, vdekur në tortura
37. Shantoja Lazër – (Dom) shkrimtar, pushkatuar
38. Toçi Terenc – gazetar, historian, pushkatuar
39. Tushi Vangjush – piktor, vdekur në burg
40. Xhagjika Trifon – poet, pushkatuar
41. Shllaku Gjon – at, kritik, gazetar, pushkatuar
42. Sirdani Aleksandër – folklorist, vrarë
43. Stefa Kristaq – studiues, pushkatuar
44. Tomorri Ali – poet, pushkatuar
45. Toto Selaudin – shkencëtar, deputet, pushkatuar
46. Venetiku Kiço – dirigjent, vdekur në burg
47. Venetiku Krisanthi – fotografe, vdekur në burg
48. Zadeja Ndre – (Dom) dramaturg, poet, pushkatuar
49. Zdrava Dane – akademik (hap kinemanë e parë.në Berat), vdekur në burg
50. Zhiti Maksut – studiues, poet, vdekur me tortura në hetuesi

nga Prishtina:

1. Agani Fehmi – sociolog, filozof
2. Berisha Latif – poet, studiues, vrarë, 1999
3. Bicurri Esat – artist, këngëtar, vrarë, 1999
4. Elmazi Rexhep – poet, vrarë pas burgut
5. Graiçevci Fazli – poet, mbytur me tortura nga
UDB-1964
6. Çaushi Bardhyl – jurist, prof. i së drejtës romake, vrarë
7. Gërvalla Jusuf – shkrimtar, vrarë
8. Hadri Enver – poet, publicist, vrarë, 1990
9. Hoti Ukshin Hoti – politolog, filozof (i zhdukur)
10. Konjusha Selman – poet, vrarë, 1999
11. Mustafa Xhemail – publicist, kritik letrar
12. Ramadani Agim – poet, piktor
13. Sulejmani Gursel – piktor, rënë në luftë
14. Topalli Enver – poet, publicist, vrarë në burgun
e Dubravës, 1999
15. Zeka Kadri – publicist, vrarë.(Kortezi-RD)

KUJTESA DHE LIRIA, RIKTHIM TEK VIRTYTET…

12 Visari flet
– duke dalë nga burgologjia… mes dy statujave amerikane -

Nga Visar ZHITI*

..ndërsa po të nisesha për këtu, në një shesh të Tiranës pashë shtatoren e (porsa)ngritur gjatë festimeve të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, atë të një amerikani të madh, Presidentit Wilson, që doli në mbrojtje të të drejtave të popujve të vegjël dhe ndali copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Dhe Shqipëria mbeti, aq sa ç’është sot, prej asaj ndërhyrjeje jetike dhe shteti i saj u fut tashmë në shekullin e dytë të punës.

Vështrimi m’u fiksua tek cilindri amerikan mbi kryet e shtatores, s’e di pse. Diktatori ynë, krahas borsalinës, kishte mbajtur dhe kokore sovjetike dhe kasketë kineze. Dhe i ngjeshi popullit helmetën, po mendoja, teksa e armiqësoi me botën dhe rrekej gjithë delir ta përgatiste të luftonte fillikat kundër SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik njëkohësisht dhe të fitonte, sepse kishte në duar armën e marksizëm-leninizmit. Absurditet dhe marrëzi vrastare, thashë me vete dhe pashë përsëri nga shtatorja e Wilsonit. Bronz i kujtesës, metaforë e mirënjohjes, mërmërita. Ky imazh nuk do të më ndahej gjatë udhës qiellore për në Nju-Jork. Ndërsa ai copëtim i pakryer i trojeve tona sikur kaloi në mëndësinë tonë si kompleks, preku dhe mishin e gjallë të jetës dhe, kur ne nuk po na copërlonin të huajt, po ia bënim vetes.
Visari 2
Por unë, edhe pse vij këtu si kujtim i një dhëmbjeje në gjyqin e Nju-Jorkut, ku do të dënohet moralisht diktatura, i ftuar nga organizata “The Freedom House”, me president z. Muç Xhepa, (bashkarisht falenderoj dhe ata që mundësuan ardhjen dhe ndejtjen time, z. Zef Balaj, bashkëvuajtësin tim z. Esat Coku, znj Engjellushe e Jadigjar Luzaj dhe familjen Seferi), ndërkaq do të doja të flisja për ndryshimet që bën jeta shqiptare, për ato metafora aq të befta, ndoshta nga që kam qënë dënuar për metaforat. Ja, burgu ynë u shndërrua në kujtesë, në burgologji dhe koha duhet të shkëputet ende më tepër nga psikoza munduese e së kaluarës, pa e harruar. Vërtet ka patur bëma dhe ndodhi të atillë paradoksale në një kohë aspak të largët, madje ngjitur me tonën si pas një Muri Berlini tashmë të shëmbur, kur nisi sundimi i fitimtarëve të pas Luftës II Botërore. Erdhën si çlirimtarë duke sjellë robëri më të rëndë. Duke përshtatur përdhunshëm një doktrinë gjysmake, utopi mizore, që gjakonte me gjak të krijonte rendin e ri, në fakt që të ruanin sundimin e tyre, socializmin real të njeriut të ri, pa virtytet vetanake dhe të përhershme. Nuk po lejohej asgjë, as fantazia, ishin rrëmbyer pronat dhe mundësitë, madje as jetën e as vdekjen nuk i kishe të tuat, por të shtetëzuara nga ai revolucion i paqartë, çapraz. Dhe më përpara se të hapnin universitete, hapën burgje. Dhe u shndërrruam në burgun më të madh, duke qenë vendi më i vogël në të gjithë perandorinë komuniste.
visar-zhiti-itali1
Si nëpër nënkatet qerthullore të ferrit, hidheshin rregullisht kundështarë e disidentë e viktima e dënoheshin dhe ide e besime, por dhe libra e lexues të tyre, biblioteka, po, po ngrehina bibliotekash dhe ato të teatrove bashkë me dramat, festivale këngësh, peizazhe dhe piktorë të tyre, le më pastaj që janë dënuar dhe varret. Të vdekurit e mëdhenj donin t’i vdisnin ende më shumë. Ja, poetit Gjergj Fishta, “Homeri i fundit” në Ballkan, i propozuar dhe për çmimin “Nobel”, do t’i prishnin varrin dhe do ia hidhnin eshtrat në lumin Drin. Një kundërshtar si ai s’duhej të kishte kohën e pas vdekjes, duhej të zhbëhej për komunistët. Dhe kështu bënë dhe me të tjerë, të gjithë të pushkatuarit, të shuarit burgjeve s’duhej të kishin varre.

Ndërkohë diktatura kultivonte inteligjencien e saj, ku bënin pjesë dhe shkrimtarë dhe i mirëmbante ata ashtu si policinë, fabrikat e armëve apo fermat, teksa komplotonte ta zëvëndësonte Zotin me veten e vet, për rrjedhojë dhe kishat e xhamitë me komitetet e partisë dhe ato ekzekutive dhe klerikët i burgoste ose dhe më keq. Dhuna permanente në fund të fundit ushtrohej po me inteligjencë, jo vetëm me policë, me kundërkulturë kundër kulturës, me shërbimet perfekte të mediokritetit ideokracisë dhe sistemit totalitar.

NË TEMPULLIN E KUJTESËS

Duhet të kthehemi herë pas here. Është njohje e së vërtetës, e vetes si individ dhe shoqëri, si komb dhe histori, që shumëçka të shndërrohet në përvojë dhe profilaksi, me qëllim që të mos përsëritet e keqja dhe të dimë që ëndrra e thyer të përtërihet e të bëhet sa më parë vepër e të prekim të ardhmen. Janë të domosdoshme “Shtëpitë e lirisë”, si vatra me zjarrin e çështjeve, jo me hirin. Jo vetëm të flasim për ç’ka ngjarë, por prej tyre të nxjerrim dukurinë.

Ja, në vendin tonë teatrot dhe kinematë ekzistuese, me të mbaruar lufta, i shndërruan në salla gjyqesh. E pa imagjinueshme. Në mesjetë ka patur një ide kësisoj, Theatrum mundi, që e shihte botën si një teatër, ku njerëzit kthehen në aktorë. Komunizmi shqiptar bëri të kundërtën. Në skenën e Teatrit Kombëtar u vendos trupi gjykues, jo me aktorë, por me komisarë dhe komandantë të luftës, Përballë intelektualë, deputetë, gazetarë e shkrimtarë mes tyre, patriotë të gjithë, ata që ishin kundërshtarë, por që sistemi i shihte dhe i trajtonte si armiq që duheshin vrarë. Në llozhat lart rrinte Enver Hoxha, ndiqte gjyqin dhe ndoshta dora zgjatej për monoklin siç bëjnë nëpër opera në Perëndim dhe kapte revolverin. Në altoparlantët jashtë nëpër rrugë të qyteteve të vendit dëgjoheshin gjyqet si gjëmime, si kërcënim. Binin copa fjalësh, emra. Dënoheshin me burg e pushkatim nga ata burra që kishin sjellë historinë e Shqipërisë deri aty. Ndërpriteshin jetët e tyre.

Mendo pastaj se si do të ishin dramat që do të viheshin në ato skena, realizëm socialist acarues, më shumë propagandë dhe s’dihej se sa art mbartnin. Dhe absurdi shkoi më në absurd, u arrestuan dhe metaforat, nuk lejoheshin në letërsi, kur në realitet të llahtarisnin.

“SHQIPËRIA QË SHTYPEJ”

..megjithatë guxoi dhe u ngrit. Kryengritja e Postribës. Me të drejtë kujtohet se vetëm 19 ditë zgjati ajo që historia e re e quan Revolucioni Hungarez i 1956-ës, ndërsa maleve të Shqipërisë do të vazhdonin betejat me armë në dorë mbi 10 vjet të tjera rresht. Përrenjtë sillnin gjakun e tyre, edhe kufoma.

Në burgjet tona politike pati dy revolta masive, ajo e Spaçit, ku u ngrit Flamuri Kombëtar, nga vëllezërit Coku me shokë, i sajuar nga një këmishë me gjak, pa yllin e komunizmit dhe përsëdytja e saj në Qafë-Bar, të vetmet në të gjithë perandorinë komuniste, ku u ridënuan të dënuar, dhe me pushkatime, pastaj u dënuan dhe vetë burgjet. Edhe ushqimit i hidhnin sodë sapuni për vdekje jo dhe aq të ngadalta. Nga që duhej të vazhdonim punën nëpër miniera gjithandej.

Në një farë mënyre ne të gjithë jemi si pas vdekjes.

Diktatura urren dhe shprish dhe donte që shumëçka të fillonte nga e para me to, prandaj dhe zhdukte atë që kishte qënë e para më parë. Harroi dhe dënoi firmëtarët e Pavarësisë, themeltarët e shtetit të ri shqiptar, patriotët, qëndresën e kundër pushtimit fashist, armët që u zbrazën në bregun shqiptar nga Mujo Ulqinaku dhe Abaz Kupi me shokë, të cilat ishin të parat në Europë në luftën kundër nazi-fashizmit, sakrificat e atyre nën pushtim për të mbrojtur vendin, duke luftuar dhe me forma të tjera në mbështetje të qëndresës.

Thënë shqip, diktatura përqafimet e tjetrit i quan mbytje, kurse mbytjet e saj i quan përqafime. Diktatura nuk di të bëjë paqe me historinë, prandaj dhe e ardhmja s’ka paqe me të.

Si shkrimtar këtu është rasti të kujtoj me nderim të dhëmbshur nismëtarët, autorin e romanit të parë shqiptar Dom Ndoc Nikaj, të cilin e futën në burg në moshën 82 vjeçare si kundërshtar të regjimit, ku dhe vdiq pas 5 vjetësh.

Dhe tragjedianin e parë Et’hem Haxhiademi e helmojnë një javë para lirimit nga burgu. Në burg çuan dhe autorin e librit të parë me kritika, shkrimtarin Mitrush Kuteli, themelues i tregimit modern shqiptar së bashku me Ernest Koliqin, por ky i dyti i shpëtoi dënimit, kishte mbetur në Itali, ku dhe themeloi në Romë katedrën universitare të albanalogjisë. Në atdhe u dënua vepra e tij, u ndalua dhe dënohej lexuesi i tyre. Po edhe ai e dënoi diktaturën komuniste duke shkruar mes të tjerash dramën profetike, e para dhe e vetmja e këtij lloji, “Rrajët lëvizin”, ku si një anti-Oruell, me të cilin ishte moshatar, parashikoi, si asnjë shkrimtar tjetër në të gjithë Lindjen, rënien e komunizmit, që e filloi tatëpjetën pothuaj kur ai e përllogariti artistikisht, në vitet ’70 të shekullit të kaluar.

Edhe gruan e parë shkrimtare, Musine Kokalari, lauruar në Romë, disidenten e parë grua në të gjithë perandorinë komuniste, themeluese e një partie social-demokrate, e burgosën, më pas e internuan, ku punoi si punëtore në ndërtim dhe vdiq e vetmuar, ndërsa kamioni i llaçit, pa funeral, e hodhi në gropën e hapur për të. Kurse një shoqen e saj, Sabiha Kasimati, biologe e lauruar në Torino, e pushkatuan mes një grupi burrash kundérshtarë.

Dhe emra të tillë prometeanë u zëvëndësuan me emrat që përzgjidhte diktatura, të skifterëve që hanin mëlçitë mitike të realitetit. Tjetër, të gjithë ata patriotë që kundërshtuan fashizmin dhe u internuan në ishullin Ventotene, me t’u kthyer në atdhe që të vazhdonin luftën, përfunduan keq, o i vranë pas shpine, o u vetëvranë, o u bugosën, o mërguan. E theksoj, të gjithë. Sepse nuk duhej të kishte luftëtarë të tillë para datës kur diktatori Enver Hoxha iu bashkëngjit komunistëve dhe jugosllavët krijuan një parti në Shqipëri në shërbim të interesave të tyre duke ngulur atë në krye. Dhe patriotët do t’i caktonin ata.

Prandaj ata që qeverisën vendin në kohën e pushtimeve, që bashkëpunuan me pushtuesin në dobi të atdheut, e theksoj, në dobi të atdheut, kur kolaboracionizmi ishte nevojë e detyrueshme për të shpëtuar jetë sa më shumë, identitet dhe aspirata, patriotë e njerëz të ditur, konsideroheshin tradhtarë. Por ata nuk tradhtuan atdheun, ishte atdheu që do t’i tradhtonte ata më vonë, më saktë sundimi i kuq, që do të identifikohej dhunshëm me atdheun. Kurse klika e Enver Hoxhës, kur Shqipëria s’kishte pushtues, punonte në dëm të njeriut shqiptar, të cilësisë së jetës së tij shpirtërore dhe ekonomike, pra të vëndit e në dobi të atyre që nuk donin të kishte Shqipëri ose të ishte shtojcë e ndonjë federate ngjitur a e përunjur, pra ajo klikë duhej të ishte dënuar patjetër. Më shumë se sa neve, që u persekutuam prej tyre, kjo do t’i duhet së ardhmes, brezave që të besojnë se e keqja ndëshkohet, ndryshe ajo fiton imunitet dhe bëhet më e fortë se drejtësia. Po çdo e ardhme fillon me të tashmen.

QËNDRUAM ME Ç’MUNDËM

… kur fironin mundësitë e kundërshtimeve, u përdorën dhe përbetimet, shpërndarjet e trakteve të vetmitarëve guximtarë, por dhe metaforat, heshtja folëse. Edhe e fundit, vdekja. Ashtu siç u vetëflijua në burgun famëkeq të Burrelit intelektuali patriot Xhevat Korça, studiues dhe autor dhe ministër arsimi, i pari që kishte kërkuar duel ndaj dikujt që kishte fyer Shqipërinë tonë, një gazetari zviceran, i cili u tërhoq duke kërkuar falje. Dhe kur diktatura e burgosi, ai nisi të parën grevë urie, që sipas Sollzhenicin, është armë e pastër morale. Nëse nuk lejonin të jetoje me dinjitetin e njeriut, ai vendosi të tregojë se do të vdiste si i tillë, si një martir i heshtur tashmë, sfidant. Teksa shuhej madhërishëm, ai na la amanetin e pashkruar se ideali i jetës është më i fortë se jeta nën diktaturë. A nuk kishte vrarë veten si shenjë e rëndë qortimi ndaj luftës vëllavrasëse dhe pedagogu Safet Butka, ashtu siç kishte bërë dhe shkrimtari i famshëm Stafan Cvag, kur po triumfonte nazizmi, megjithëse ishte një kontinent larg?

Nderim për ata intelektualë të lartë, që dinë të luftojnë, por nuk dinë të vrasin njeriun. Përdorin Fjalën dhe Idetë.

Gjuha, dënohet dhe ajo. Dua të them diçka, që lidhet me të. Kur poetin Frederik Reshpja e pyetën nëse e pranonte akt-akuzën, jo, u tha duke e dridhur, nuk e pranoj. Pse? Sepse ka gabime ortografike! Kundër-akuzë e rafinuar. E para dhe e vetmja. Pra, po na dënonin të vrazhdëtit, ata që nuk dinin të shkruanin gjuhën e tyre. Nga ky kompleks ata arritën të bëjnë masakra dhe me gjuhën si organ, fizikisht, ja, duke ia nxjerrë me zor nga goja Dom Mark Hasit dhe pasi ia shtrinë mbi tryezën e torturave, i ngulën thikën përsipër. Gjuhës(?!). Folë, pse nuk flet, i ulërinin. Ky akt sikur parandillte metaforikisht atë që do të ndodhte me gjuhën shqipe. Tharjen. Pra dhe tharjen e mendimeve. Do të vendosej kështu standarti zyrtar, si me thikë, ku një kongres do ta quante gjuhë letrare, duke lënë jashtë mbase gjysmën e thesarit të dialekteve, sidomos të gegërishtes dhe gjuhën liturgjike të shqipes. Natyrisht që askush nuk mund të jetë kundër gjuhës letrare, por ajo nuk duhej të vinte si ndërhyrje e partisë së diktaturës.

Po të shfletojmë dosjet, kancelaria e diktaturës në fillimet e veta i ka shkresat të shkruara keq, shëmtueshëm, me gabime të rënda jo vetëm drejtshkrimore. Me përmirësimin e shkrimit në vite, u përmirësuan dhe përgjimet, përndjekjet, u bënë më të rafinuara, lufta e klasave u bë profesion dhe makineria e dhunës punonte perfekt, e vetmja në industrinë e asaj kohe. Ka që thonë se kishte rregull atëhere. Po, rregull burgu. Kishte qetësi. Po, qetësi varrezash.

Prandaj ikën dhe erdhën këtej dhe profesor Arshi Pipa, studiues e poet, kundërshtar i hapur, që, me të dalë nga burgu, u arratis bashkë me poezitë e tij. I kishte shkruar fshehurazi në letra të holla cigaresh. I gjithë libri ishte më i vogël se një kuti shkrepse.

Këtej punonin dhe profesori i ikur, Isuf Luzaj, poet, narrator dhe filozof. Kur studiuesit dhe eseistit, profesor Sami Repishti, të dënuar me 10 vjet burg si i zhgënjyer dhe kundërshtar, në ditën që mbushi gjysmën e dënimit, i kërkojnë të firmosë pendimin e tij, si kusht që ta lironin, jo, u tha, do ta bëj dhe gjysmën tjetër. Në librat e tij, kur tregon për torturat e tmerrshme, unë nëpërmënd tim atë, ashtu ia bënë dhe atij, edhe xhaxhanë, që u shua në tortura. Pasi kreu të gjithë burgun, profesor Repishti, nga, nën hijen e Rozafës, kaloi nën hijen e Statujës së Lirisë. Shqipnia e njimendtë ishte nën dhé, thotë ai, por po del, besojmë ne.

Këtej erdhi për t’i shpëtuar burgut dhe poeti i baladave çame, Bilal Xhaferri. Gjetën patriotë nga Dostët e Dinet, nga Markagjonët e Mirakajt e Agajt, etj, etj. Përmenda disa, me bij të të cilëve jam njohur në burg, që shpesh me fantazi iknim përtej murve dhe rrethimeve.

Do te desha të them një detaj të vogël, pa rëndësi, e kam në faqen 93 të librit tim “Rrugët e ferrit”: në birucë, teksa krijoja poezi me mënd, arrita të bëj dhe një për Nju-Jorkun. E pabesueshme. Kur nuk shpresoja se do të mund ta shihja ndonjëherë, kur nuk e dinim se do të dilnim gjallë nga burgu. Nuk guxova ta ruaja për më vonë, se po më dukej vetja i çmendur. Por ja që mbërritëm dhe tek ëndrra më e guximshme. Gëzohem që këtu shoh dhe bashkëvuajtës të tjerë të mi, Hasan Bajon familiarisht, Lek Mirakajn, Edmond Sejkon, Ilir Spatën, etj. Për fat, kemi 20 vjet që kujtojmë, duke u përpjekur të (ri)edukojmë kohën tonë. Ne jemi ajo që kujtojmë, thotë poet i madh europian, Mario Luzi. Dhe të kuptojmë me doemos. Që lufta e klasave, p.sh. ishte luftë civile në kohë paqeje, sipas meje. Që lufta e klasave s’mund të jetë motori i historisë, se është dogmë vrastare e Marksit, se nuk mund të ecë njerëzimi nëpër shekuj e mijëvjeçarë nëpërmjet urrejtjes. Por nëpërmjet dashurisë dhe mënçurisë. Dhe pa drejtësi të dyja janë të mangëta.

QË DOSJET TË HAPESHIN

…. shumë veta në Shqipëri ngrinin zërin me të drejtë herë pas here. Krahas çertifikimit të krimeve, kërkohet të dihen dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit, ata të policisë politike. Unë kam shtuar që bashkë me listen e bashkëpunëtorëve, krahas çdo emri a pseudonimi, të vihen dhe emrat e atyre që i bënë ata spiunë dhe si. Torturat kanë qenë lemerisëse. Në botë ishin bërë të njohura dhe me Sollzhenicinin, me “Arkipelagun Gulag”, por tani i kanë rrëfyer dhe autorë shqiptarë.

Ndërkaq duhet të kujtojmë ata që nuk pranuam bashkëpunimin me të keqen, edhe kur i torturonin si Dinia që kam përballë bashkë me të birin, Leka, por dhe e shoqja e tij në internim, ku mes shumë vuajtjeve, rrobat e fëmijëve të tyre i arnonin duke përdorur në vend të perit, kur s’e gjenin dot, fijet e gjata të flokëve.

Listës së dytë me emrat e spiunbërësve i shmangen të nervozuar dhe më me forcë ata që kanë forcë. Ndërkaq përsa i përket tranzicionologjisë tonë, do të thosha se ajo zgjati ca si tepër e me mundime, se duhet të bëhej demokracia me kundërshtarët tradicionalë të saj, se duhet të ndërtonim kapitalizmin me armiqtë e kapitalit e të pronës private në doktrinë. Dëmshpërblimi simbolik i të persekutuarve ka qënë i shoqëruar dhe me rritjen e pensioneve të oficerëve të diktaturës, ndërsa presidenca e republikës dekoron ish të persekutuar për qëndresën e tyre dhe ish persekutorë për kryerjen e detyrës.

Një operativ, që u mor dikur ca kohë me mua për të më bërë bashkëpunëtor, më fton në festën e përurimit të fabrikës së vet ushqimore, se kishte respekt tani, thoshte, nga që nuk pranova bashkëpunim me Sigurimin. Po atëhere, kur ai me shokë ma kërkonin me kërcënime kishte respekt? Pyet. Apo e kishte punë që duhet ta kryente me zellin e tanishëm që ka për biznesin, është pronar rishtar, kur të tjerë nuk i marrim dot aq kollaj pronat e etërve? Do të doja që ai me shokë të flisnin, të tregonin.

Duhet t’ja kishit hequr kokën vulnerabile kuçedrës së komunizmit ashtu si Herkuli, që ia dogji, që të mos mbinte më, se asaj, duke i prerë njërën, i dilnin dy të tjera, do t’i thoshte Idro Montaneli, themeluesi i gazetarisë moderne italiane, mikut tonë, inxhinierit-shkencëtar dhe studiuesit Mërgim Korça, që ndali për ca ditë në Romë, kur po ikte përgjithmonë për në Amerikë.

TË RIZBULOJMË VLERA DUKE KRIJUAR TË TJERA

Gjithsesi ndryshimet janë të mëdha për të gjithë. Por nuk na duhet një demokraci pa virtyte, theksonte Papa Vojtila. Dhe Shqipëria jonë e vogël ka treguar se mund t’i japë botës së madhe. Të shfletojmë Kanunin, do të gjejmë vlera madhështore. Duhet të besojmë në kulturën tonë dhe të dimë t’ua tregojmë të tjerëve, natyrshëm, ndërsjelltas.

Kemi të drejtë të kujtojmë Nënë Terezën, gruan më të njohur të planetit, që bëri profesion dashurinë, investitorja më e madhe e buzëqeshjeve, industrialistja e mëshirës. Nobelistja jonë pati dhe medaljen më të lartë që jep Amerika, atë të Lirisë, e shpallur nga Kongresi “Qytetare e SHBA-së”. Edhe Rugova, Gandi i Ballkanit, Presidenti i parë i Kosovës, thoshte të bëjmë një luftë “Tereziane”. Nënë Tereza futet në 100 personalitetet më të mëdha të botë të të gjitha kohërave. Por kemi dhe dy të tjerë, Konstandini i Madh, që hodhi themelet e qytetërimit europian dhe Justiniani i madh. Çërçilli thoshte se “Perandorët nga më të aftët e Romës janë ilirë”.

Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, është parë dhe si mbrojtës i paepur i qytetërimit perëndimor, që siç thotë për atë një senator amerikan, edhe Amerika do të ishte ndryshe pa Skënderbeun. Etj, etj.

Por kanë rëndësi jetike virtytet, përditshmëria e tyre, qëndresa tjetër ndaj asaj që i heq kuptimin jetës, që e bën të mëzitëshme apo të keqe apo të padurueshme. Edhe pse i varfër populli ynë, që nuk ka mundur apo nuk u la dot të ndërtonte vepra të famshme, i mahnit të tjerët me virtutologjinë, nga e cila mund të merren shëmbuj humanizmi. Ja:

1- Bashkëjetesa fetare, një popull me 4 fe që jetojnë në harmoni, pa natë Shën Bartolemeu a plojë të tillë, kur në një familje mund të ishin të feve të ndryshme, madje i njëjti person në shtëpi kishte fe tjetër e jashtë saj tjetër. Kushtet ishin të atilla, përçudnuese, por Zoti – Një. Dhe kjo mjaftonte.

2- Kur kapitulloi Italia fashiste dhe ushtarët pushtues të saj ndiqeshin e vriteshin në vend nga nazizmi i xhindosur, familjet shqiptare strehuan rreth 22 mijë ushtarë italianë, u dhanë bukë e mbrojtje. Pra ata që erdhën si uzurpatorë, u përcollën njerëzisht, madje si familjarë. Vërtet mrekulli biblike, porosi e shenjtë, të bësh armikun vëlla. Ja, që ndodhi në masë në Shqipëri.

3- Gjatë luftës së Kosovës, kur ndodhi eksodi i madh si në bibël, shqiptarët iknin duke mbartur me vete prindërit ashtu si Eneu dardan, kur digjej Troja me të atin mbi kurriz. Ishte fundi i shekullit XX, kur pleqtë braktiseshin në paqen indiferente, i konfliktit të brezave si një mosmirënjohje gjenerale. Shqiptarët treguan të kundërtën, unitetin e thellë etër dhe bij si vazhdimësi sakrificash dhe dashurie.

4- Pritja dhe mbrojtja që u bëri hebrenjve populli ynë gjatë Luftës II Botërore, kur, në kulmin e urrejtjes së armatosur, i ndiqnin për t’i shfarosur me miliona, është një tjetër mësim për popujt. Shqipëria u bë një lloj atdheu për hebrenjtë. Ka të dhëna se dhe fizikanti i madh Albert Ajnshajni erdhi në SHBA nga Tirana me pasaportë të Mbretërisë Shqiptare.

Pse gjermanët, popull me intelekt të lartë, kultura e të cilëve i ka dhënë botës filozofë të mëdhenj e gjeni në art e shkencë, arriti të kryejë holokaustin, kurse shqiptarët, popull i vogël me analfabetizmin më të lartë në Europë atëhere, mbi 95 %, doli kundër dhe i mbrojti me jetë hebrejtë?

Përgjigja është se shqiptarët kishin të fortë kulturën morale. Ta zhvillojmë më tej këtë kulturë. Nëpër botë flitet dhe për revolucione morale. Se kur ideologjitë marrin pushtet, krijohen tipologji doktrinash e kushte zbrazëtirash që ato futen dhe përfundohet në totalitarizëm, gjë që shqiptarët i çoi në “holokaustin” ndaj vetes.

Sipas shkrimtarit nobelist Imre Kërtesz, holokausti tashmë është kthyer në kulturë. Nga qëndrimi që mbahet ndaj tij, ne gjejmë se ç’është tjetri, popull apo shtet. Të burgosurit politikë ngjajnë me hebrejtë e dikurshëm. Se sa e vërtetë është një demokraci, sipas meje, kuptohet nga trajtesa që i bëhet burgologjisë, si shkencë e re dhe praktikisht çfarë bëhet me ish të persekutuarit, që në një farë mënyre janë pararendësit e asaj demokracie. Është ndërgjegje dhe përgjegjësi dhe shkalla e të kuptuarit të lirisë.

ISH TË BURGOSURIT POLITIKË, DEPUTETË MORALË TË DEMOKRACISË

Ish të burgosurit politikë janë deputetët morale të demokracisë dhe nëse ajo tregohet shpesh e plogët me ta, edhe ata nuk duhej të bënim të njëjtën gjë me veten, mund të ishin grupuar asisoj, bllok apo parti për të qënë faktor politik në qeverisjen e vendit. Me sa di, nga askund nuk u është dhënë një ndihmë e tillë.

Dëshira për liri e jetë tjetër më të mirë ju solli juve këtu, në vendin më të fuqishëm të botës, që prodhon forcë, ide e projekte globale, mbron dhe jep demokracinë më të lartë. Deshët të ishit sa më larg asaj që ishte mynxyrë, për ta harruar, por jo vend-lindjen, atdheun, zhvillimet e të cilit i ndiqni me vëmëndje, i gëzoheni dhe i trishtoheni ndodhive atje, jepni ndihmesën tuaj në vazhdim të traditës së mërgimtarëve të mëdhenj si Konica e Noli, Baba Rexhepi e Mit’hat Frashëri.

Ta mirëkuptojmë kulturën e tyre të pranimit të tjetrit dhe të zhvillohet në kushtet e tanishme bashkëpunimi. Filozofi i sotshëm francez Andrea Gluksman thotë se askush nuk ka të drejtë që të mirën e vet t’ia i mponojë të tjerëve, por të gjithë bashkë të mblidhemi për të thënë se ç’është e keqe. Përçarja, mëritë nuk na duhen. As mënjanësia. As mosmirënjohja. Korrupsioni jo dhe jo. Mungesa e drejtësisë dhe e dhëmbjes. Krimet dhe më keq se ato klima e krimit.

Ne i ndjekim me emocion shkrimet që vijnë nga këtej, porositë. Shpirt shqiptar ka dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Ne kemi diasporën më të madhe se popullsinë brenda vëndit.

Në Greqinë antike kultura erdhi nga ishujt e saj. Arbëreshët thonë se rilindja jonë kombëtare zuri fill me ta, në bregun tjetër. Demokracia jonë e ka të domosdoshme pjesëmarrjen tuaj. Natyrisht që për këtë nuk ka ftesa nga askush për kurrkënd, prandaj mbetet çështje e vullnetit dhe e ndjeshmërisë shoqërore. Tani janë rritur fëmijët tuaj, janë shkolluar në metropole dhe mëndja e tyre duhet të çojë rreze dhe në dheun amë.

Ka ardhur një letërsi tjetër në Shqipëri, desha të shtoja. Mes të tjerash janë ringjallur poetët e pushkatuar Xhagjika, Blloshmi, Leka, Nelaj, etj. Kanë dalë Astrit Delvina e Zef Zorba, Trebeshina, At Zef Pllumi, Arbnori, Lubonja, Kalakulla, Ngjela, Musta, Kripa, Bungo, Prifti, etj. Ndërkohë po botojmë dhe librat e etërve tanë të ndaluar, si të thuash por ribëjmë etërit.

Falë prirjes, Shqipëria jonë në fund të fundit gjatë rrjedhave të shekujve ka ditur të vendoset nga ana e drejtë e historisë, me aleatët e fitores, megjithëse më së shumti e ka paguar shtrenjtë dhe me drama të rënda. Sot jemi dy shtete shqiptare në Ballkan, por një komb, në aleancë me shtetin më të fuqishëm në botë, me kampionin e demokracisë, SHBA. Një aspiratë e hershme jona, intuitë e llogjikës kolektive.

Gati një shekull më parë, kur s’kishte televezior, as rrjet ndërlidhës në Shqipëri, as shpërndarje normale gazetash, as hekurudha, aeroporte, ambasada, kryengritësi popullor, ai që thirrej Plaku i Butkës, mbi një pllajë në Jugun tonë, teksa ndiqte me merak Konferencën e Paqes së Parisit duke parë qiellin, thurte vargjet: Rroftë, rroftë Amerika,/ Presidenti i saj Wilsoni/, Me katëmbëdhjetë pika/ i tha botës qëndroni…

Tani jemi në NATO, së shpejti dhe në familjen europiane, ku na takon, jemi truall i saj, histori dhe shpirt dhe nuk mund të zhbëhet, por do të desha ta mbaroj fjalën time prapë me një statujë amerikane me cilindër, këtë radhë prej ere, e Uollt Uitmanit, poemat e të cilit më kanë shoqëruar gjithë jetën, edhe në burg e kam patur librin e tij, që nuk u ndalua, se falë titullit “Fije bari” (Leaves of grass), e dinin libër bujqësor. Jam i lumtur që ndodhem në qytetin e tij tani, pranë lagjes së tij. Ai është poeti i madh i demokracisë, i Amerikës dhe parandjellës i Europës së Bashkuar. Më dukej sikur më mërmëriste, kujdes, se ka turma njerëzish që venë pas atyre që nuk besojnë në njerëz. Madje që vrasin, shtoj unë dhe prandaj jam thirrur në këtë gjyq moral të Nju Jorkut Dhe. dua të përsëris këtu vargje të tij: O sa të rronj të jem zot i jetës – jo skllav i saj…/ Të jesh me të vërtetë Perëndi! (O while I live to be the ruler of life, not a slave…/To be indeed a God!)

E meritojmë shoqërinë me perënditë e mira! Patjetër mes tyre dhe me perëndinë e drejtesisë. Faleminderit.( FOTO:Shkrimtari Visar Zhiti duke folur në atë që u cilësua si “Gjyqi i New Yorkut”)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...