2013-07-09

Hapësira të pakta për artin në vend


    Editore në Filozofia Urbane


Esmeralda Stafa, regjisore e re, flet per eksperiencat e saj lidhur me artin ne vend, hapesirat dhe mundesite e pakta qe kjo fushe ka ne vend. E cila ka pak vite qe eshte diplomuar prane Akademise se Arteve si regjisore Teatri. Pasi ka kryer studimet, si fillim ka ushtruar profesionin per pak vite ne nje shkolle jo publike ne te cilen organizonte venimentet vjetore artistike te shkolles dhe gjithashtu jepte ore mesimi per Aktrim. Ka vene disa shfaqje ne skene nder te cilat theksohet shfaqja e vene ne Teatrin Kombetar Shfaqja “Sherebetoret” e Jean Jenet. Gjitashtu dhe disa te tjera ne Akademine e Arteve. Ajo eshte duke u pregatitur per shfaqjen e rradhes te cilen ka ne plan te kete premjere ne fund te prillit ne teatrin Metropol,nje komedi Italiane kjo e cila eshte nje Drame moderne Kontemporanene me teme universale,ne te cilin eksploron me disa mediume te ndryshme brenda saj.

Por ajo qe duhet te flasim tani dhe theksuar shkon pertej kesaj: Ajo pervec teatrit gjate jetes se saje artistike ka hyre dhe ne boten e filmit ne te cilen duket se po provon te hyj suksesshem ne treg. Pasi ka qen protagoniste ne disa filma me metrazh te shkurter dhe te gjate si aktore gjithashtu edhe as regjisore. Ku ka luajtur ne role ne filmin me metrazh te shkurter;”Monedha” e Julia Hajdinit; Ne filmin me metrazh te gjate film ky Shiptaro Amerikano Grek me Titull “Out Of Touch” Me regji te Andi Delianes i cili parashikohet te kete nje premjere se shpejti ne fillim te Prillit ne te cilin ka qene protagoniste si Aktore dhe as e dyte regjisore.

“LET ME FREE”, filmi i realizuar gjate ëork shoopit film ky i realizuar ne Fesivalin e filmit “First SteP Film Festival 2010″. Per te mos e zgjatur duke qene se dolem tek kjo e fundit.

Ne bashkepunim me shoqaten “First Step Asociation” ka provuar se fundmi te paraqitet si skenariste ne nje konkurs nderkombetar ne France. Nepermjet organizates “European Short Pitch” Nisi Masa. Ku fiton konkursin nder 500 skenariste te rinj dhe perzgjidhet ne 30 skenaret me te mire.Edhe pse kjo ishte hera e pare per te dhe per Shoqaten “First Step” qe aplikojne ne te tilla konkurse per skenariste.

Pas kesaj ftohet per te prezantuar projektin takim (meeting) me producente te njohur ne botene ne Strasburg me 03/03/2011.

Per cfare flet skenari:

“Filcker Life” eshte titulli i skenarit i cili ne Anglisht ka kuptim “Jeta nje perplasje qepallash”.

Qe nga titulli intrigant edhe vete permbajtia e ketij skenari ka si qellim per shperqendroj audiencen ne nje ngjarie qe serviret si realiste por qe ndodh ne nje dimension surealist.

Kjo ngjarie pershkruhet ne ane te nje mesazhi shume domethenes.Duke dashur ti kujtoj audiences te ciles i terheq vemendien me nje tematike universale,sic eshte ajo e Dashurise,mardhenies ne mes nje cifti te dashuruarish. Por cfare ndodh ne mes ketij cifti? Regjisorja shprehet:

Nuk do doja te pershkruaj me detaje ngjarien ne kete skenar sepse nese do te fitoja vemendien producenteve ne takimin e Strasburgut,realizimi i keti filmi do te bej te mundur qe audienca Shqiptare te kete mundesine vet ta shijoj vizualisht subjektin e ketij filmi pa ja shuar kuriozitetin paraprakisht. Por do doja te pershkruaja per lexuesit arsyen dhe qellimin qe ka ky subjekt. Duke vijuar si me siper; Ndodh qe ne jete te gjithe ne te jemi te prirur per t’u bere te varur nga dicka (addicted ), nga gjera te ndryshme,si persh: Dikush nga drograt te ndryshme,dikush nga mania per shum dashuri, dikush nga ushqimi,etj.

Por personazhi yne kryesor eshte nje kumarxhi i cili sic ndodh rendom,rrezikon te humbas gjithcka ka me te dashur ne jete duke i kushtuar ter kohen e tij lojes se pokerit ne kazino.

Nje histori shum e thjeshte e cila trajtohet ne nje menyre te vecante e cila ka si qellim ti japi nje paralajmerim personazhit tone,para se ai te humbe gjithka.Nepermjet nje parandjenje e cila i tregon atij nje imazh te cilin,I kujton atij se cfar mund te ndodhi nese ai vazhdon ne kete ritem jeten e tij.

Brenda kesaj drame sarkazma qe perdoret brenda saje eshte “Deus De makina” e cila sjell nje zgjidhje shume te kendshme dhe happy end te personazheve tane. Gjithashtu brenda saje pershkruhet shum bukur konflikti dhe temperamenti i te rinjve shqiptar ne te tilla situata. Duke dashur te ruaj surprizen e ketij skenari dhe mos shuaj kuriozitetin e audiences.

Kush është Alma Lama?





Alma Lama ka lindur në Krujë. Ajo është diplomuar në vitin 1999, në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë, Universiteti i Tiranës.
Që prej asaj kohe ka qenë e angazhuar si gazetare dhe reportere ne një numër të madh mediash vendore dhe ndërkombëtare. Në vitin 2000 u angazhua në Gazetën Shqiptare në Tiranë, si reportere që mbulonte sistemin gjyqësor. Në tetor të vitit 2002 vjen në Prishtinë, ku kontribuon ne disa media te huaja si, IWPR, Osservatorio Sui Balcani, si korrespondente nga Kosova per 5 vite, United Press International, Washington Times, Transition Online etj. Gjatë kësaj periudhe ka publikuar artikuj në mediat më të rëndësishme vendore në Kosovë dhe Shqipëri. Znj. Lama u angazhua në televizionin Publik të Kosovës RTK në vitin 2003, si gazetare në departamentin e lajmeve, si dhe të Informacionit. Gjatë kësaj periudhe zhvilloi disa debate televizive të cilat u shquan për guxim dhe profesionalizëm. Në shkurt të vitit 2006 u angazhua në tv Shqiptar TOP CHANNEL, si korespondente nga Kosova. Ajo themeloi zyrën e këtij televizioni në Prishtinë dhe për më shumë se tre vite me radhë mbuloi gjithë proceset politike dhe shoqërore nëpër të cilat kaloi Kosova, duke dëshmuar integritet të lartë profesional në përgatitjen e lajmeve si dhe dokumentarëve nga Kosova dhe rajoni. Në shtator të vitit 2010, në bashkëpunim me gazetën Kosova Sot implementoi projektin e gazetarisë investigative INVESTIGIM. Në këtë gazetë gjithashtu u angazhua si analiste për ceshtje politike që prej vitit 2009. Gjatë kësaj periudhe ka bashkëpunuar herë pas here edhe me televizionin britanik BBC për përgatitjen e dokumentarëve me tema nga Shqipëria. Zonja Lama ka zhvilluar një numër të madh trajnimesh profesionale në lidhje me gazetarinë dhe rolin e medias në shoqëri. Në vitin 2005 u trajnua për Gazetari Ndërkombëtare, Media dhe Komunikim në Greqi nga The Dewitt Wallace Centre for Communications and Journalism, Duke University. Në vitin 2009 përfundoi me sukses Trajnimin në shkollën e integrimeve Evropiane, në Prishtinë, ndërsa në vitin 2010 u trajnua për lidership, në Prishtinë dhe Washington, si pjesëmarrëse në programin Hope Fellowship. Përvec fushës së medias, Zonja Lama ka treguar interes edhe në sferën e shoqërisë civile, vecanërisht në cështjet që kanë të bëjnë me transparencën dhe rritjen e rolit të femrës në institucione.
Është larguar kohë më parë nga Lëvizjavetëvendosje.

Eksperimentet dhe era e re e CIA-s

944180_619834518041089_334195935_nCIA ka kryer shpeshherë eksperimente apo projekte, të cilat më pas janë hapur për publikun. Disa janë projekte që kanë dalë në shtyp në kohën kur kanë ndodhur, të tjera janë dosje të hapura pasi ka kaluar numri i caktuar i viteve për deklasifikim. Një prej tyre është eksperimenti “MKULTRA”. Projekti “MKULTRA” ishte emri i koduar i një programi kërkimor të CIA-s për kontrollin e mendjes, i zhvilluar nga Zyra e Inteligjencës Shkencore. Programi nisi në fillim të viteve ’50 dhe përdori qytetarët amerikanë si subjekte testimi.
Të dhënat e publikuara dëshmojnë se ky projekt përfshinte përdorimin e shumë drograve, si dhe metodologji tjetër për të manipuluar gjendjet mendore të individëve apo për të ndryshuar funksionin e trurit. Por nuk janë vetëm operacionet e CIA-s ato që janë bërë publike.
Shumë sekrete janë hapur për publikun pas një numri të caktuar vitesh. Një prej sekreteve të hapur, mjaft interesant, nuk vjen nga SHBA, por nga Britania e Madhe. Shënimet e sekretarit të kabinetit dëshmojnë se Churchill kishte në plan ta ekzekutonte Hitlerin, nëse ky i fundit binte ndonjëherë në duart e forcave aleate.
Është ky një prej sekreteve të zbuluara shumë vite më vonë. Dokumente të zbardhura zbulojnë se Churchill ishte kundër planeve të aleatëve për gjyqet e luftës. Sipas dokumenteve, ai donte të ekzekutonte të gjitha figurat udhëheqëse naziste, duke përfshirë këtu dhe Hitlerin, të cilin e konsideronte si “zembereku i së keqes” dhe një “gangster”.
Faktet për urrejtjen e thellë të Churchill ndaj Fyhrerit janë shfaqur nga disa dokumente që janë bërë publike nga Arkivat Kombëtare në Britani. Në shënimet e sekretarit të kabinetit, Norman Book, shfaqen mendimet dhe diskutimet gjatë takimeve më të rëndësishme në kohën e luftës. Kryeministri më pas thekson metodën e tij të preferuar për ekzekutimin e Hitlerit: karrigen elektrike. Ai madje dhe bën shaka me kolegët e kabinetit, duke u shprehur se një të tillë mund ta merrnin hua nga SHBA.
Një brez i ri analistësh, i vendosur për t’i tërhequr kolegët e tyre të kohës së Luftës së Ftohtë në botën e shkëmbimit të informacionit me anë internetit, ka krijuar “Intellipedia”, një version i klasifikuar i “Wikipedia”. Sipas këtyre analistëve, Intellipedia po transformon mënyrën se si agjencitë sekrete amerikane trajtojnë informacionet sekrete duke nxitur kështu bashkëpunimin nga Uashingtoni në gjithë botën. Intellipedia u krijua fillimisht në vitin 2006 para syve skeptikë të veteranëve në ndërtesën e CIA-s në Lenglei. Sot Intellipedia ka arritur 900 mijë vepra spiunazhi, rreth 100 mijë përdorues dhe deri në 5 mijë redaktime faqesh në ditë, sipas CIA-s dhe Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Përkrahësit e kësaj nisme pretendojnë se Intellipedia nuk është vetëm shenjë e ndryshimit në agjenci, por gjithashtu po jep rezultate. Për herë të parë kur u përdor klor në një eksploziv të improvizuar në Irak, dikush krijoi një faqe duke pyetur se çfarë duhet të bëjnë oficerët e inteligjencës për të mbledhur të dhëna nga përdorimi. “23 vetë nga 18 apo 19 lokalitete të botës dhanë përgjigje dhe ne morëm një sërë instruksionesh të përdorueshme brenda dy ditësh”, thotë Tom Fingar, i cili drejtoi Këshillin e Inteligjencës Kombëtare nga viti 2005-2008.

Fenomeni Meta !



Blendi Fevziu


Berisha humbi! Rama nuk fitoi! PD ra 10%; PS u shtua 0.6%. Forca e vetme politike që tronditi Shqipërinë e 23 qershorit ishte pa dyshim LSI e Ilir Metës. Po çfarë ka ndodhur me LSI? Ç‘ka ndodhur me votuesit shqiptarë? Si shpjegohet që forca politike për të cilën u shpik një sistem zgjedhor që supozohej se do ta linte jashtë, e futi brenda duke e bërë në një farë mënyre partinë që përcakton pushtetin në Shqipëri? Si shpjegohet që nga peng i marrëveshjes zgjedhore PD – PS të prillit 2008, LSI ia arriti të mbajë peng të dyja partitë e mëdha bashkë?! Që më shumë se sa nga forca dhe organizimi i tyre, këto dy grupime varen tani nga lëkundjet e LSI dhe qëmtojnë me ankth humorin politik të Ilir Metës?! I dha pushtetin PD më 2009-n duke bashkuar votat me të dhe ia riktheu pushtetin PS, së cilës po ashtu ia kishte humbur falë votave të saj më 2005-n dhe 2009-n! Përtej këtyre konfirmoi se pushteti në Shqipëri do të varet ende dhe për shumë kohë nga pozicionimi i partisë që sot vetëm parti e vogël s’mund të quhet më.



Si shpjegohet që kasandrat politike dështuan në parashikimet për të? LSI mori më 2009-n po aq vota sa më 2005-n. Nuk ra dhe nuk u zhduk; LSI u bashkua me PS më 2007-m dhe PD më 2011-m në zgjedhjet lokale, dhe të dyja fituan. Që në këto zgjedhje, kur të gjithë besonin se do të rrudhej nga pesha e akuzave dhe nga morali i thyer i marrëveshjes me PS, fitoi 200%!? Dhe tashmë është një realitet politik 10-vjeçar. Më i fortë dhe më triumfues se kurrë.




Natyrisht që në këtë situatë, që shumë veta s’i japin dot përgjigje dhe ku shpjegimi nuk është kaq i thjeshtë; në këtë gjendje ku asnjë nga ne nuk thotë dot një argument bindës, një gjë është e sigurt: të pretendosh se LSI i ka blerë votat është të justifikosh një humbje dhe të thjeshtëzosh një fenomen që shkon shumë përtej kësaj. Natyrisht, në Shqipëri ka votë klienteliste; ka votë të blerë dhe votë të trafikuar. Si kudo në Ballkan. Por të kalosh nga 72 mijë vota në 185 mijë, do të thotë të mos shohësh një fenomen që kërkon shpjegim realist.



Tabloja nuk është e plotë dhe analiza s’mund të jetë krejtësisht e saktë, por një seri problemesh mund të nënvizohen që tani.
E para, këto qenë zgjedhjet e para në 22 vitet e pluralizmit në Shqipëri ku dy forcat kryesore politike hynin pa asnjë kartë morale. PS e rrënoi kartën e saj të opozitarizmit falë bashkimit me LSI, pjesë e pushtetit dhe të cilën e kish akuzuar jo pak; PD e humbi moralin që mund të ndërtonte pas ikjes së LSI duke qëndruar në pushtet me votat e 3 socialistëve të zhgënjyer dhe me përfshirjen e tyre në listat e saj elektorale. Madje shkoi në ekstrem kur jo vetëm i përfshiu duke lënë jashtë demokratë, por tentoi t’i reklamonte edhe si një hapje. Një hapje e ngjashme me atë që e çoi Sarkozinë në katastrofë në zgjedhjet lokale të 2009-s, pas përfshirjes në qeveri të Kushnerit.
Në këtë mungesë të kartës morale, aq e domosdoshme për partitë e mëdha, përfitoi LSI, parti e organizuar dhe pragmatiste. Ku morali vdes, fillon pragmatizmi, dhe LSI është më pragmatiste dhe më e kujdesshme se çdo forcë tjetër politike.



E dyta, vota e 23 qershorit qe një votë kundër arrogancës së qeverisjes. Kjo nuk do të thotë thjesht arroganca e disa ministrave. Jo, flitet për një arrogancë më të gjerë, më piramidale. Për arrogancën që shfaqej në sportelet e legalizimeve; në ato të hipotekave; në sjelljet e drejtorëve me mësuesit e nxënësit nëpër shkolla; në arrogancën e deklaratave mediatike e më gjerë. Meta nuk ka qenë kurrë një lider arrogant. Ka shumë gjëra për të cilat mund ta kritikosh, por historia e tij është ajo e një njeriu politik të rritur falë dëgjimit dhe begenisjes së gjithkujt, një dimension që shumë veta e humbasin në Shqipëri në momentin që ngjiten në pushtet. LSI ka punuar shumë me klientelizmin dhe klientelizmi është në thelb e kundërta e arrogancës.
E treta, Ilir Meta përfitoi nga fushata e shurdhët e PD ndaj tij dhe as vetë nuk e acaroi atë. Meta ishte i vetmi që u shfaq si një lider i vërtetë, paqësor dhe i gatshëm për të ndërhyrë mes palëve dhe për t’i paqtuar ato në interes të Shqipërisë, siç ndodhi me miratimin e tri ligjeve. Tensionet qenë një dimension i munguar i tij dhe me gjasë këto luajtën jo pak rol.


E fundit, Ilir Meta e krijoi dhe e nguliti idenë që LSI do të jetë sërish në pushtet; me të majtën apo të djathtën, dhe me këtë mënyrë u dha një justifikim pragmatist të gjithë atyre që donin një strehë për të qëndruar sërish pranë pushtetit.
Dyzetekatërvjeçar; me një karrierë brilante që nis ende pa mbushur 24 vjeç, kur u zgjodh nënkryetar i PS (me kryetarin në burg); Kryeministër në moshën 30-vjeçare; disa herë zv.kryeministër dhe ministër; Meta ishte i vetmi njeri politik që ia doli të krijojë një formacion të vetin dhe të suksesshëm. Ai nuk u reduktua si gjithë shizmat e tjera dhe mbi të gjitha ka rrëfyer që gjithçka në politikë e ka fituar vetë. Kjo ishte karta e tij e besimit, që e ka bërë sot, pa dyshim, njeriun politik më të rëndësishëm në vend. A do të dijë ai ta mbajë këtë peshë dhe ta çojë më tej? Me gjasë po! Edhe pse raporti i tij me Ramën në këta 15 vjet ka qenë problematik. Por sot ai e di që është njeriu kyç i politikës, dhe kjo i jep më shumë qetësi!

Garë brenda PD apo?…


Besnik Mustafaj

Partia Demokratike do të nisë këto ditë fushatën për të zgjedhur kryetarin e vet të ri sipas parimit “një anëtar, një votë”. Për ne demokratët kjo është ngjarja më e rëndësishme pas asaj të Dhjetorit 1990, që shënoi themelimin e Partisë Demokratike. Për herë të parë në historinë më shumë se 23-vjeçare të formacionit tonë politik, të gjithë demokratët, pa asnjë përjashtim, do të marrin pjesë në zgjedhjen e kryetarit. Së paku të gjithë demokratët, pa asnjë përjashtim, do të kenë të drejtën të shprehen për kryetarin e ri. Pjesëmarrja në votim është, sigurisht, në dëshirën e secilit. Megjithatë, do thënë se niveli i pjesëmarrjes së demokratëve në këtë votim do të përcaktohet kryesisht nga niveli i besimit që anëtarët e Partisë Demokratike do të kenë në ndershmërinë dhe drejtësinë e këtij procesi. Ky besim do të jetë jetik për të ardhmen e afërt të Partisë Demokratike.
Është plotësisht e vërtetë se Partia Demokratike, duke kuptuar këtu si anëtarësinë, ashtu edhe strukturat drejtuese, nuk ishte e përgatitur për një fushatë të tillë. Në kalendarin e saj të zakonshëm ishte i parashikuar një Kuvend Kombëtar në vjeshtë, kur edhe do të zgjidhej kryetari. Por, deri mbrëmjen e 23 qershorit, ishte e paravendosur që kryetari të ishte përsëri Berisha. Kjo e bënte ekzistencën e Kuvendit të ardhshëm një ngjarje thjesht rutinore. Po ashtu, nuk ishte dhënë asnjë shenjë se do të vendosej më në fund parimi i votimit “një anëtar, një votë”. Në këtë kuptim, Partia Demokratike është zënë në befasi të plotë nga fushata që pritet të fillojë nga dita në ditë.
Duke nënvizuar se Partia Demokratike nuk ishte e përgatitur për të hyrë në një fushatë të tillë, pyetja duhet shtruar nëse formacioni ynë politik është i pjekur për të përballuar një fushatë të tillë? Këtu përgjigjja nuk mund të jetë pohuese e as mohuese en bloc. Mungon çdo lloj përvoje për të zhvilluar zgjedhje të vërteta brenda partisë. Mungon krejtësisht kultura politike për të cilën kanë nevojë zgjedhjet brenda familjes politike. Kam parasysh kulturën politike të ballafaqimit të alternativave të ndryshme nga kandidatët për postin e kryetarit të ri, i cili do t’i udhëheqë demokratët gjatë katër viteve të ardhshme, kur edhe do të zhvillohen dy beteja të mëdha elektorale: zgjedhjet për në pushtetin vendor në vitin 2015 dhe ato parlamentare në vitin 2017.
Në një përpjekje të sinqertë për t’iu përgjigjur pyetjes së mësipërme, do të thosha se anëtarësia demokrate më duket përgjithësisht e pjekur. Gjatë ditëve që pasuan dorëheqjen e Berishës kam marrë afro dy mijë mesazhe nga demokratët anembanë Shqipërisë. Shumica e tyre dërrmuese shprehen të kthjellët si për rëndësinë që ka zgjedhja e kryetarit të ri të partisë, ashtu edhe për nevojën që gara të jetë e hapur dhe e ndershme midis kandidatëve. Ky sigurisht nuk është një sondazh sipas kritereve metodike që nevojiten për një sondazh. Por, në gjykimin tim, është një masë krejt e mjaftueshme aktivistësh politikë, që më lejon të arrij në përfundimin se anëtarësia demokrate është përgjithësisht e pjekur për ta zgjedhur kryetarin e ri dhe për të ushtruar në vazhdim mbi të një presion pozitiv.
Ndryshe paraqiten gjërat me strukturat drejtuese në detyrë, përfshirë këtu edhe Berishën, të cilat morën përsipër, edhe pse moralisht nuk u takonte, organizimin dhe drejtimin e procesit zgjedhor. Veprimi i Berishës për ta futur menjëherë partinë në zgjedhje ishte i drejtë jo vetëm pse nuk ka kohë për të humbur, por edhe se kjo është mënyra më e mirë për t’i nxjerrë demokratët nga topitja e disfatës së thellë. Po ashtu, vendimi i Berishës që zgjedhjet të bëhen sipas parimit “një antar, një votë”, sado që në kundërshtim me statutin në fuqi, mbetet parimisht më i përshtatshmi për ta mobilizuar mbarë anëtarësinë. Ne kishim mbetur e vetmja parti në gjirin e Partisë Popullore Europiane që nuk e zbatonte këtë parim. Edhe thirrja e tij që kjo periudhë të mos shndërrohet në një periudhë gjahu ishte me vend. Asnjë demokrat nuk është i tepërt.
Më tej nisin shqetësimet, të cilat po nuk u kuruan qysh tani, mbartin rrezikun ta komprometojnë rëndë procesin. Po ndalem vetëm në tri prej tyre, që i vlerësoj si më të dëmshmet.
Berisha njoftoi në mbledhjen e Kryesisë së partisë se gjatë fushatës nuk do të bëhet analiza e zgjedhjeve parlamentare që sollën katastrofën e 23 qershorit për Partinë Demokratike dhe të djathtën në përgjithësi. Këtë analizë, tha ai, do ta bëjë kryetari i ri. Kjo do të thotë se nuk do të bëhet as analiza e qeverisjes tetëvjeçare të PD-së. Berisha vendosi kështu një tabu, e cila rrjedhimisht i heq palcën një fushate zgjedhore. Të gjitha gjasat janë se anëtarët e Kryesisë në detyrë, ku përfshihen edhe dy nga kandidatët e paralajmëruar deri tani, do t’i përmbahen ad literam këtij urdhri. Po çfarë do të na thonë ne demokratëve ata, për të fituar besimin tonë dhe për të ngjallur shpresën tonë? Ndoshta atyre individualisht kjo censurë e Berishës u përshtatet, ua lehtëson punën. Por partisë nuk i bën aspak mirë. Përkundrazi. Serioziteti i një formacioni politik matet me cilësinë e saj për vetëkritikë. Partia Demokratike nuk e ka njohur ende këtë shkollë. Ky do të ishte rasti më i përshtatshëm për ta filluar. Në qoftë se kandidatët për kryetarin e ri vijnë te ne vetëm për të na premtuar një të ardhme të ndritur, ata do të jenë thjesht në një garë gjuhësore kush zgjedh fjalët më të bukura. Ne demokratëve kjo nuk na mjafton për të na ringjallur shpresën. Doktori e di më mirë se kushdo tjetër se pa një diagnostikim të saktë, nuk ka shërim. Partia Demokrate është e sëmurë rëndë.
Njëri nga personalitetet me përkushtim të gjatë dhe koherent në Partinë Demokratike, Roland Bejko, është shprehur të hënën nëpërmjet rrjeteve sociale se listat e anëtarësisë demokrate në Gjirokastër po manipulohen. Nuk kemi parë ende asnjë reagim nga Kryesia, që do të ishte edhe angazhim për t’u dhënë garanci demokratëve se nuk do të preken listat. Të paktën katër vitet e fundit Partia Demokratike nuk ka ekzistuar si organizëm i gjallë politik. Është krejt logjike që listat e anëtarësisë të jenë në rrëmujë të madhe e fort të pluhurosura. Si çdo gjë e braktisur, zaten! Sepse PD u kthye në parti nëpunësish. Prandaj ndershmëria e këtij procesi zgjedhor fillon te qëndrimi ndaj listave “të votuesve” për kryetarin e ri. Jemi në vëzhgimin e mbarë shoqërisë shqiptare. Në qoftë se do të fillojnë të manipulohen listat, morali i demokratëve do të njolloset rëndë, aq sa do të jetë e vështirë t’u kërkojmë besimin shqiptarëve pas dy vjetësh. Si mund të shpresojmë të na ndjekë shumica e shqiptarëve po qe se udhëheqësit tanë të rinj damkosen qysh në pagëzimin e tyre si hileqarë?
Dëgjova zotin Patozi t’i ndërsehej publikisht me një fjalor të shëmtuar njërit prej kandidatëve që nuk bën pjesë në Kryesinë aktuale. Unë e dëgjova me vëmendje Berishën kur paralajmëroi nisjen e një fillimi të ri me këtë fushatë. Më erdhi mirë dhe e mora si një shenjë reflektimi nga ana e tij. Ai e di më mirë se kushdo dobinë që pati Partia Demokratike në periudhën 2003-2004 me fillimin e ri. Partia u hap ndaj të gjithë atyre që kishin ikur apo i kishte përzënë. Në PD gjeti vend deri edhe Arben Imami, fama e të cilit në vitin 1997 ishte ende e gjallë në kujtesën e të gjithë demokratëve, e posaçërisht të Berishës. Dhe mirë u bë. Ndryshe nuk mundej dot Fatos Nano, përveç se duke pasur përballë një familje demokrate të bashkuar. Nisur nga kjo përvojë, unë e çmova, bie fjala, si të drejtë vullnetin e Aleksandër Biberajt për t’u përfshirë në këtë fushatë. Dhe me të njëjtën parimësi do të gëzohem për çdo kandidaturë, i bindur se nëse gara mbyllet midis kolltukëve të Kryesisë, ajo nuk është më garë. Ky qëndrim është në thelbin e tij parimor nga ana ime dhe nuk do të thotë aspak se mbështes njërin apo tjetrin kandidat. Unë për veten time prej vitesh nuk jam më kandidat për asnjë funksion drejtues në politikë. Por gjykoj me sinqeritet se kjo gjendje rehatie nuk më jep të drejtë të jem një soditës indiferent i agonisë së PD-së. Rrjedhimisht, nisur nga vullneti i mirë, nuk dua të shoh te deklarata nervoze e plot mllef e Patozit një simptomë më të përhapur se tek ai vetë. Patozi nuk është aq i ri në politikë sa të mos dijë ta përmbajë veten, pavarësisht rrethanave veçanërisht të pakëndshme në të cilat gjendet sot. Të gjithë ne demokratëve na mundi Partia Socialiste. Patozin e mundi personalisht Koço. Ky realitet është i vështirë të tretet, por Astriti duhet ta tretë me dinjitet, ndryshe bëhet me ulçer.
Kryesia e PD-së nuk po e bën punën që mori përsipër për organizimin e fushatës brenda partisë. Të paktën do thënë se nuk e ka nisur ende. Do të duhej të ekzistonte tashmë një rregullore e përkohshme, ku të sqarohej kuadri brenda të cilit do të zhvillohet kjo fushatë. Fjalën nuk e kam vetëm për administrimin korrekt të listave të anëtarësisë. Ky kuadër nënkupton disa piketa të domosdoshme, të tilla si: do të shkojnë apo jo kandidatët në takim me anëtarët? Nëse po, kush do t’i thërrasë mbledhjet e anëtarësisë nëpër rrethe? Vajtja nëpër seksione do të bëhet veç e veç për secilin, apo do të organizohen debate me dy a më shumë kandidatë për të ballafaquar platformat? Sallën e madhe në seli do ta përdorin të gjithë kandidatët, apo vetëm disa? Po faqja zyrtare e partisë në internet si do ta paraqesë këtë fushatë? Janë një mori rregullash shumë të thjeshta, pa të cilat cenohet parimi themelor i barazisë në garë për të gjithë kandidatët. Dhe një garë pa barazi prodhon një lider me legjitimitet të kufizuar. Ose edhe pa legjitimitet fare. Edhe Flamuri e ka mësuar kaq gjë.

Përse Lulzim Basha kryetar


Nga Artur Zheji

Është vërtet një situatë e çuditshme kjo që jetojmë këto ditë. Duket sikur Partia Demokratike është ende në pushtet dhe sikur ende Kryeministër është po ai, Berisha.
Kjo lodërti gati gazmore që sjell si pasojë intervali dymujor, që kushtetutshmërisht duhet të kalojë derisa të institucionalizohet vota e qartë popullore e 23 qershorit, kjo hapësirë kohore pra, po mbushet me një palë zgjedhje të tjera.
Zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike. Dy figura simpatike dhe eficiente të demokratëve. Olldashi dhe Basha. Dy për Një. Dhe diku më tej Berisha. I dorëhequr, por ende me dorën e tij të fortë politike brenda në parti. Krijesë nga e cila nuk do të dorëhiqet kurrë. Kjo tashmë është e qartë.
E megjithatë, në PD duket sikur ka realisht zgjedhje. Kjo buron jo vetëm nga fakti formal dhe i proklamuar publikisht i procesit zgjedhor, por edhe nga tensionet dhe lobimet realisht elektorale, që duket se të dy kandidatët kanë vënë në lëvizje.
Sokol Olldashi është, pa dyshim, një figurë simpatike dhe në kontrast me mjaft prej personazheve skematike që lëvrijnë në PD. Improvizues e me sens mase, dhe pa dyshim në stilin e tij komunikativ, ndihet influenca e Berishës, por edhe e Fatos Nanos në mënyrën si i thotë apo nuk i thotë gjërat që ka për të thënë. Me batutë të hidhur dhe me pipë të ndezur, hokatar dhe agresiv sa s’ka kundrejt kundërshtarit, kur të qenit i tillë lypset vërtet. Në mungesë të Lulzim Bashës, pa dyshim që do të ishte më i favorizuari. Edhe sepse ka qenë një pd-ist i kohëve të vështira dhe i kohërave të sakrificave jo të vogla.
Ndërsa Basha, për hir të së vërtetës, shfaqet më vonë në jetën publike dhe politike të demokratëve, krejt në fund të vitit 2004. Në kohën kur dialektika politike dhe përçarja e të majtës po e çonte në perëndim pushtetin e socialistëve dhe në ngjitje të pashmangshme Partinë Demokratike. Mirëpo që në shfaqjen e tij të parë, ai koordinoi Komitetin e Orientimit të Politikave, KOP-in e famshëm pra.
Një fytyrë e re dhe pa armiq të vjetër.
Dhe kjo nuk ish pak. Sepse duhej implementuar procesi i pajtimit të madh dhe historik të asaj kohe, të segmenteve të djathta apo pseudo të tilla (por kjo është një temë tjetër), për të cilin Berisha, më në fund kish rënë dakord. Dhe këtë “pajtim” politik dhe këtë pajtim interesash nuk mund ta bënte kurrkush më mirë se sa një personazh si Basha. Pa xhepa mllefesh apo xhepa inatesh në kostumin e tij të ri holandez politik.
Ata që e sulmojnë dhe madje shumë, nuk i “falin” lidhjen e tij speciale me familjen Berisha, a thua se ky është një fenomen i ri botëror, dhe jo një premisë për politikën, e vjetër sa vetë bota.
Çështja është tjetër. Tanimë ata që nuk duan Berishën, për motivet e tyre, ndoshta edhe të arsyeshme, edhe të kuptueshme, edhe të besueshme, nuk duan më, ndonëse nuk ia pohojnë dot as edhe vetes së tyre, nuk duan pra, as edhe Partinë Demokratike. Parti e cila, për hir të së vërtetës, është e mbushur me lëndë berishiste nga themeli në çati të saj.
E pra, antiberishistët do të donin një rithemelim antiberishist të kësaj partie, në emër të frustimit të tyre personal, por jo në optikën e objektivitetit racional të proceseve. Merrni po të doni në analizë cilëndo parti europiane dhe shikoni me vëmendje racionale diagramën e raportit të liderit themelues dhe profilin politik dhe psikologjik të pasardhësit. Shumë pak ose aspak ndryshim ka në çka ndodh sot në Partinë Demokratike.
Largimi i Berishës sot vërtet lexohet objektivisht si i pjesshëm, porse procesi i mohimit dialektik sapo ka filluar. Edhe sikur vetë djali biologjik të kandidonte dhe të zgjidhej kryetar i Partisë Demokratike të babait, shumëçka do të ishte ndryshe. Kjo është vërejtur në eksperiencën mijëravjeçare të njerëzimit, në periudhat monarkike, të mbushura me atvrasje reale, ndërsa mohimi dialektik ka qenë kurdoherë i pranishëm.
Kapërcyer ky ngërç iluzor, pra berishizmi i tepërt në PD dhe berishizmi i tepërt në CV politike dhe personale të Lulzim Bashës, mbetet veçse për t’u analizuar konkurrimi spektakolar i Bashës në fushatën e vitit 2011. Pak muaj pas ngjarjeve të rënda dhe të përgjakshme të 21 janarit.
Vetëm Basha shqiptoi dhe mundej të shqiptonte në Partinë Demokratike konceptin politik se “Edi Rama nuk është armiku ynë…”.
Mund të hidhen e të thonë se vetë Berisha e dha licencën dhe autorizimin elektoral për t’u prononcuar kësisoj, e pra nuk qenka autentike. Edhe në ka ndodhur kështu, kjo ishte një formulë fituese që Basha ia shkëputi Berishës atëherë kur nuk mendohej se dikush mund ta bënte.
Dhe nëse PD i intereson rimëkëmbja dhe shqiptarëve një opozitë e fortë, kush tjetër mundet të implementojë një stil të ri të konceptit politik dhe të komunikimit politik? Qoftë edhe me miratimin e Berishës?
Kush mundet tjetër, sepse kostumi holandez i Bashës duket ende pa xhepa mllefesh politike ndërpartiake, të krijojë një rithemelim të butë dhe paqësor të Partisë Demokratike, mbi bazën e eksperiencës së KOP-it dhe, pse jo, duke e çuar më tej atë? Kontrolloni po deshët fjalimet, intervistat apo batutat e tij publike. Dhe nënvizoni po mundët një rast kur ai ka prononcuar një herë një fjalë të hidhur ndaj “renegatëve” të djathtë apo ndaj fraksionistëve potencialë.
E pra, edhe nëse dikush apo disa janë të bindur se Lulzim Basha nuk është më i miri, të gjithë në brendësi e dinë se Lulzim Basha është më i duhuri!
Për një Pajtim të Ri në të djathtën shqiptare, apo për një Fillim të Ri, si dhe ai nënvizoi disa herë në fjalën e tij debutuese si kandidat për të kryesuar Partinë Demokratike.
Dhe fakti që thuhet apo stërthuhet se ai, Basha pra, ka besimin e plotë të Berishës për këtë proces, nuk është thjesht dhe sipërfaqësisht një minus, por një premisë. Një premisë më shumë që ai dhe Partia Demokratike ka për të evoluar përmes kompromisit, dhe jo konfliktit të brezave në këtë parti.
Konflikt brezash që në Partinë Socialiste prodhoi në absurd dhe në kundërshti të numrave, pushtetin tetëvjeçar të Sali Berishës, si dhe një përçarje të gjatë e të thellë majtas.
Kuptueshëm në të majtën aktuale, mençurisht dhe logjikisht do të donin që Basha të mos zgjidhej kryetar i Partisë Demokratike. Që lufta e brezave dhe hatërmbetjeve të bënte kërdinë. Dhe një implozion i brendshëm ta hidhte në erë këtë ngrehinë të “rrezikshme” politike kundërshtare. Gjë që ka gjasa edhe të ndodhë. Por, në të njëjtën kohë, ka gjasa të përgënjeshtrohet nëse demokratët zgjedhin Lulzim Bashën. Me të gjitha “nëqoftëse”-të apo “por”-et përkatëse.
Ndonëse Sokol Olldashi, në të njëjtën kohë mund të themi se është pa dyshim një politikan sojli.

2013-07-08

Nga Flori Bruqi: Jeta letrare dhe artistike e studiuesit të mirënjohur shqiptar Mr. Sci .Kadrush Radogoshi


kadrush
    Kadrush Radogoshi lindi në Gjakovë më 15 Shtator 1948. Shkollën fillore dhe gjimnazin I kreu në Gjakovë, ndërsa Fakultetin Filozofik (Dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe) e kreu ne Prishtinë, ku I kreu edhe studimet pasuniversitare te letërsisë dhe mori graden “Magjistër I shkencave filologjike” duke mbrojtur tezën “Poetika e romanit bashkëkohor shqiptar me tematikë të shekullit të XV”.
kad1
 Prej vitit 1969 e deri në vitin 1981 punoi në arsim, kur e burgosën dhe e akuzuan në bazë te nenit famëkeq 133 alinea 1 të Ligjit penal të ish Jugosllavisë për vepër penale “propagandë armiqsore”, që nënkuptonte sankcionim te lirise së mendimit dhe fjalës së lirë.
kad 2
 Pas daljes nga burgu u ekskomunikua dhe iu mor e drejta e ushtrimit te profesionit të profesorit për 18 vjet me rradhë. Persekutimi i tij politik nga burokracia politike e Gjakovës shpesh herë mori permasat e linçit publik. Ishte fajtori kujdestar politik në Gjakovë.
kad 4

Argumenti më domethënës për këtë është fakti se ishte i vetmi gjakovar  në mesin e 237 izolantëve shqiptarë, kryesisht intelektualë, te arrestuar më 28 Mars 1989 e të dërguar fillimisht në Burgun e Leskovcit e pastaj te shpërndarë nëpër burgjet tjera të Sërbisë.
kad 5

Në rastin konkret Kadrushi u dërgua në Burgun e Prokuples. Motivacioni i këtij arrestimi ishte dyshimi se këta intelektualë, te cilët ishin shquar në kundërshtimin e rrënimit të autonomisë së Kosovës, mund të ishin të rrezikshëm për rendin kushtetues të ish Jugosllavisë.
kad 3
 Ky arrestim nuk ishte bërë me ndonjë vendim gjykate,por me vendim policie të sugjeruar nga komitetet komunale te Lidhjes së Komunistëve të ish Jugosllavisë.

kad 9
 Duke qenë “i papërshtatshëm moralo-politikisht” për “sistemin e vetqeverisjes socialiste jugosllave” qe i papërshtashëm për t’u pranuar në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës nga viti 1981 gjer në vitin 1990.I tillë ishte edhe për redaktorët e të vetmes Shtëpi Botuese “Rilindja” (Libri i tij “Nekrologji për Sodomën” u censurua 7 vjet me radhë).
kad 6
 I papërshtatshëm “moralo-politikisht” ishte edhe për dy tre hartuesit hartuesit e antologjive ,të cilët e kishin monopolizuar të drejtën për hartimin e antologjive me pëkrahjen direkte të politikës.
kad 8
 Në vitet 90 të shekullit XX ishte njëri ndër themeluesit e Sindikatave te Pavarura të Kosovës dhe njëri ndër udhëheqësit e tyre, në mesin e të cilëve pos Prof.Dr. Hajrullah Goranit ishin edhe Hamëz Jashari ( hero i kombit), Agim Hajrizi (dëshmor i kombit) e shume të tjerë. Në vitet 1992 – 1997 ishte kryetar i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës. Gjithashtu ka qenë redaktor i Revistës letrare “Shtigje” të botuar nga ky klub.
kad 10
Ka shkruar poezi, prozë (tregime dhe romane), dramë, ese, kritikë letrare, artikuj studimorë për letërsinë dhe publicistikë. Ka fituar shumë çmime letrare për poezi e tregim në konkurset letrare të gazetave dhe revistave letrare të Kosovës. Në vitin 2003,me librin “Nëpër universin letrar” fitoi Cmimin “Pjetër Bogdani”, i cili jepej për veprën më të mirë letrare të botuar gjatë vitit në Kosovë.
kad 11
 Në vitin 2004 fitoi Cmimin Special të Festivalit “Sofra poetike Ymer Elshani”, ndërsa në vitin 2009 me librin poetik “Cabrat Antologjia” fitoi Cmimin për libër më të mirë poetik në Kosovë të botuar brenda dy Mitingjeve poetike, që mbaheshin në Gjakovë.
kad 12
 Deri tash ka botuar 15 libra letrarë të zhanreve të ndryshme letrare .Vlerat e veçanta të krijimtarisë letrare te Kadrush Radogoshit i kane vënë në spikamë keta shkrimtarë, kritikë e studiues të letërsisë: Akademik Prof Dr. Pajazit Nushi, Abdullah Konushevci, Rushit Ramabaja, Dr. Arben Hoxha, Mr. Sci. Hajdar Salihu, Mr. Sci. Kadri Rexha, Vasil Vasili, Prend Buzhala, Ismail Syla, Pal Ndrecaj, Mr.sci.Flori Bruqi  etj.

kad 17

 Për vlerat e veprimtarisë letrare të këtij autori, në letra të veçanta dërguar autorit, janë shprehur edhe dy personalitete te veçanta: Ismail Kadare dhe Ukshin Hoti. Disa poezi të tij janë përkthyer ne gjuhën angleze, suedeze,rumune.

kad 13
Në periudhën mars 2005 – mars 2007 ishte nënkryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ndërsa në periudhën mars 2007 – mars 2009 ishte kryetar i saj.
kad 15

 Në këtë periudhë, si përfaqsues i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ishte anëtar i Këshillit të Librit (organ profesional) në Ministrinë e Kulturës së Kosovës.
kad 16
 I zhgënjyer me rrjedhat negative në Kosovën e pasluftës, së bashku me familje, emigroi në Kanada në vitin 2010.


Një letër e pnajohur e Mr.Ukshin Hotit 


nga burgu




http://flori-press.blogspot.com/2006/07/nj-letr-e-pnajohur-e-mrukshin-hotit.html

Në vend të përkujtimit:



Publicisti dhe shkrimtari gjakovarë Mr.sci.Kadrush radogoshi ruan me dashuri të madhe një letër të politologut tone të ndjerë Mr.sci. Ukshin Hotit,të shkruar në Burgun e Qarkut në Prizren,më 7 gusht 1994,qelia numër 20(vetmi).

Letra është shkruar në faqën e fundit të zbrazët,të romanit “Jeta artistike e Ilir Shkretës” të Magjistrit tonë të mirënjohur Kadrush Radogoshi.

Letra i dërgohet një të burgosuri politik,i cili i kishte dërguar romanin për ta lexuar.Ky i burgosur ishte Deli Haxhosaj nga Gjakova(Kosovë),i cili pas daljes nga burgu,e kryen porosinë e Mr.sci.Ukshin Hotit duke ia dhënë letrën shkrimtarit dhe publicistit të romanit Mr.sci.Kadrush Radogoshi.

Teksti i letrës së panjohur për lexuesin është ky:

“Deli,
Më pare nuk e njihja këtë shkrimtar.Ky libër i tij-më bëri përshtypje për pjekurinë me të cilën e ka kuptuar thelbin e një procesi.

Do të dalësh më herët se unë nga burgu.Do të kesh mundësi ta takosh shkrimtarin.Të lutëm,përcjellja përgëzimet e mia dhe lutjet që t’i thellojë edhe më tutje shkrimet e veta rreth procesit në fjalë.

Përdorimi i figures së Laokontit është madhëshjtore,por nuk duhet të mbetët më aq.

Le të vazhdojë.Besoj se do të behët shkrimtar i madh, po qe se do të dijë t’i shmangët kurthës se zëvendësimit të një urrejtjeje(ndaj komunizmit p.sh)me një dashuri të tëpruar(ndaj demokracisë formale p.sh).

I shpëtuar nga kjo kurthë,një shkrimtar si ky,do të dijë ta begatojë demokracinë me vlera që i përkasin kombit.Të lutem uroje në emrin tim,duke ia transmetuar këto fjalë pike për pike.
Ukshini
Burgu i Qarkut
PZ.7.08.’94
çelia 20(vetmi)


Kjo letër e Mr.sci.Ukshin Hotit është më interes për disa arsye,të cilat do të përpiqemi t’i vemë në spikamë sot(28 korrik 2006).

Është letër e panjohur për lexuesit e forumeve virtuale(art-café;floart,flori-press) e të ndjerit Ukshin Hoti,njerit prej intelektualëve më të ndritur të kombit tonë,të cilin pa asnjë ngurrim se mund të gabojmë,mund ta quajmë Promethe shqiptar.

Gjykimi i tij,2300 vjet pas atij të Sokratit,u bë në Prishtinë,në Gjykatën e Qarkut.Largësia kohore dhe vendore e gjykimit nuk mund të zbehë ngjajshmërinë e çuditshme me gjykimin e Sokratit,thotë shkrimtari dhe publicisti i njohur prishtinas Abdullah Konushevci.

Gjykimi i Ukshin Hotit e ka edhe një përmasë të veçantë,sepse fati i tij është i trishtë,sublime,vuajtje dhe mjerim…

Romani “Jeta artistike e Ilir Shkretës” i Kadrush Radogoshit është lexuar në burg,në vetmi,në çelinë numër 20 të Burgut të Qarkut të Prizrenit,prandaj edhe letra-nxitur nga ky lexim u shkrua në rrethana,të cilat i dijnë vetëm ata që kanë kaluar në për istikamet e burgjeve mesjetare në bastilën serbosllave.

Lexuesi i romanit dhe shkruesi i letrës,e cila nuk shpreh vetëm mbresa,por ka edhe vlerësime interesante,nga Mr.sci.Ukshin Hoti,i cili nuk ishte letrar,por politolog,megjithatë e këshillon shkrimtarin Radogoshi,për një çështje më rendësi siç është urrejtja dhe dashuria,të cilat nëse nuk shprehen nga largësia e domosdoshme e vlerësimit objektiv krijojnë një kurth për shkrimtarët,publicistët dhe gazetarët shqiptarë.

Vlerësimi i lartë i romanit nga Ukshin Hot ii bashkohet kritikës sonë letrare në mënyrë dinjitoze.

Vlerësimi i tillë ndesh me fushatën e organizuar ku këtij romani dhe autorit të tij Kadrush Radogoshit nga ithtarët dhe kritikët policor të djeshëm dhe të sotëm si tutorë kulturorë sulmojnë dhe përsekutojnë edhe sot e kësaj dite Mr.Kadrush Radogoshin.

Letra e Ukshin Hotit dëshmon se sa ishte gjallë ky martir i kombit,ishte më të vërtetë intelektual i madh …

Por çfarë bënë shokët e burgut ,apo shteti i tashëm i Kosovës ,për të zbardhur fatin dhe eshtrat e tij kanë mbetë në mëshirën e kohës! …

Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...