2013-08-09

Raymond Khoury, “Shenja”

Në Antarktidë ankorohet një ekspeditë shkencore, e cila ndjek nga afër shpërbërjen e bregut prej akulli. Në kohën kur gazetarja Grejs Logan nis kronikën nga vendngjarja, papritmas në qiell shfaqet një lëmsh i stërmadh, vezullues drite, i cili e mbështjell anijen në një shkëlqim lëbyrës, mandej zhduket në mënyrë po aq të mistershme sa shfaqet, ndërsa bota mbarë mban frymën teksa ndjek ngjarjen drejtpërdrejt. Në majë të një mali në Egjipt, një prift fillikat kundron madhështinë e krijesës së Zotit që shtrihet në luginën përpara syve të tij. Prania e tij në këtë vend të shenjtë mbetet mister edhe për atë vetë. Ai është i sigurt veç për fuqinë e parrokshme të prirjes së brendshme që ndien bashkë me nevojën shtrënguese për të hedhur në letër – dhe për të zografisur – një vegullim që i fanitet pareshtur.

Raymond Khoury Shenja
Klientët e një lokali të pluhurosur diku, aty pranë, ngrijnë në vend kur shikojnë simbolin e shndritshëm që shfaqet në televizor. Një burrë bën kryqin disa herë dhe del turravrap jashtë lokalit, duke mërmëritur nëpër dhëmbë veç një fjalë të vetme: E pamundur…

Moikom Zeqo, “Miscellanea”

“Besoj te pavlefshmëria e sahateve, se poezia e Moikom Zeqos nuk është kohë e matur. E nisur nga ardhmëria duket akoma e palindur. Nga të tjerët krejt ndryshe… si e këtillë është edhe mungesë zie. E çuditshme poezia e M. Zeqos, i ka ngrënë të gjitha fjalët dhe uria përparon.

Untitled-1
 Mjegulla dhe drita rriten të pashpjeguara në këtë Shimban poetik. Krijime si ekspozita të së padukshmes. Është padurim i miljeve në nxitim. Kjo poezi ‘është baras me të pavërtetën’”, ka thënë për poezinë e Zeqos, Abdyl Alushi.

Yasmina Khadra, “Ëndrra e ujqërve”

Ëndrrat e ujqërve rrëfen një itinerar të pakuptimtë e megjithatë të zakontë, në Algjerinë e viteve ‘80. Nafa Ualid, një djalosh algjerian nga shtresa e varfër e shoqërisë, ëndërron të bëhet aktor kinematografie me famë botërore. Përpjekjet e tij për të trokitur në dyert e filmit, fillimisht premtuese, mbeten iluzion i një bote të paarritshme. 

Ëndrrat e ujqve (1)

Ky roman tejet tronditës, njëherësh, zbulon universin kryekëput të korruptuar të shoqërisë ku jeton, ku ligji për të pasurit nuk funksionon e njeriu i thjeshtë është viktimë e sistemit. Një roman rrëqethës, një jetë e trazuar, një rendje pa kthim drejt ferrit, këtë na rrëfen përmbledhtazi Yasmina Khadra. Po përse, për ç’shkak, për ç’arsye? Cili është ai ingranazh që e merr me vete Nafan drejt rrokullimës së pafund? Yasmina Khadra ka shkruar një libër të guximshëm.

Susanna Tamaro, “Përgjithmonë”

“A ekziston ‘përgjithmonë?’ – më kishte pyetur. Të kisha shtrënguar pas vetes me më shumë forcë. Nën shtresën e bluzave, pulovrave dhe xhupit, kisha ndier të gjallë dhe të ngrohtë trupin tënd të hajthëm. “Ekziston vetëm ‘përgjithmonë’, të isha përgjigjur.

1004429_533444340024384_486472948_n
 Ky ishte pakti i dashurisë dhe jetës, filli i pazgjidhshëm mbi të cilin kishin ndërtuar intrigën e ditëve të tyre. E megjithatë kanë kaluar pesëmbëdhjetë vjet që kur Nora është ndarë nga jeta dhe Mateoja kujton çdo ditë pikëpyetjet që kanë shënuar rrugëtimin e tij dhe që shënojnë rrugëtimin e çdo njeriu: nga sa dhimbje përbëhen jetët tona? Po kur marrin fund? Si dilet nga ferri? Po kush është Zoti?…

Ryunosuke Akutagava, Frikërat e bukura të një burri

625_ryūnosuke_akutagawa
Alda Bardhyli
“Njeriu me kimono të mëndafshtë blu, pasi më detyroi t’i jepesha, u tall me qesëndi tek vështronte tim shoq të lidhur. Sa i tmerruar duhet të ketë qenë. Nuk kish rëndësi sesa përpëlitej. Pa marrë parasysh veten time, vrapova me vështirësi në qoshen ku ishte, ose të paktën u përpoqa të shkoja, sepse njeriu pa pritur më rrëzoi përdhe. Pikërisht në atë çast i pashë një dritë të papërshkrueshme në sy. Ata sy më rrëqethin ende. Vështrimi i menjëhershëm i tim shoqi, që nuk fliste dot asnjë fjalë, më kallëzoi gjithë zemrën e tij. Shkreptima në ata sy nuk ishte zemërim e as mërzi, vetëm një dritë e ftohtë, vështrim neverie. Kishte më shumë therje nga ata sy sesa nga thika e hajdutit….” Kështu e nis rrëfimin në tregimin “Gruaja që erdhi në tempullin Shimizu”, Ryunosuke Akutagava. Gruaja japoneze, e cila ishte përdhunuar në sy të të shoqit, tashmë nuk kishte zgjedhje tjetër veçse të vriste veten dhe të shoqin. “Takejiro, meqenëse gjërat shkuan kështu, nuk mund të jetoj dot me ty. Kam vendosur të vdes, por dhe ti duhet të vdesësh. Ti pe turpin tim. Nuk mund të të lë të gjallë…” Në Tokio e 1920-s, një grua nuk mund të merrte më frymë me këtë turp. Në vetëm pak rreshta, Akutagava jep dramën e madhe të kësaj gruaje, e cila mes lotësh e ngjeshi thikën përmes kimonosë lejla drejt e në gjoks. Tregimet e Akutagava përfundojnë shpejt dhe rrinë gjatë në mendjen tënde. Ashtu si në jetë, dhe në letërsi Ryunosuke Akutagava donte të shihte shpejt fundin e një ngjarjeje. “Dukej sikur frymëmarrja ime ndalet kur gjërat zgjasin në kohë”, do të shprehej ai. I lindur më 1 mars 1892 ai është i pari shkrimtar modern japonez që fitoi vlerësimin e botës letrare perëndimore. I konsideruar si “babai i tregimit të shkurtër”, Akutagava është fitues i një sërë çmimesh të rëndësishme letrare brenda dhe jashtë Japonisë. Emri i tij mban sot në Japoni një prej çmimeve më të njohura letrare në vend. Ryunosuke jetoi po aq shpejt sa një tregim i shkurtër, pasi vrau veten në moshën 35-vjeçare. Në vitin 1910, ai ndoqi studimet e larta për letërsi në një klasë nga e cila do të dilnin personalitete të tjera letrare në Tokio. Kur ishte ende student, ai i propozoi për martesë mikeshës së tij të fëmijërisë Yayoi Toshida, por familja e tij do ta kundërshtonte këtë dëshirë. Pas një periudhe jo të lehtë ndarjeje nga kjo dashuri, ai martohet në vitin 1918 me Fumi Tsukamoto, me të cilën pati tre fëmijë. Në vitin 1914, bashkë me miqtë e tij të shkollës Akutagava hapi një revistë letrare që e quajti “Shinshicho”, ku u botuan mendimet letrare të kohës, por dhe përkthime nga autorë të njohur si William Butler, Anatole France etj. Në këtë revistë Akutagava botoi dhe tregimin e tij të parë të shkurtër.
Akutagawa_Ryunosuke_photoKy tregim do të vihej re nga shkrimtari i njohur Natsume Soseki, i cili menjëherë do të evidentonte talentin e ri që dukej në ato rreshta, duke shkruar një opinion për shkrimtarin e ri. Akutagava filloi të frekuentonte dhe orët e tij letrare, ku mësoi mbi mjeshtërinë e të shkruarit. Të gjitha tregimet e shkruara në këtë periudhë i botoi në vëllimin “Hana”, një libër i bazuar në rrëfime historike. Ajo çfarë i bënte historitë e shkruar nga Akutagava si tërheqëse, ishte dhe fakti se ato ishin histori që një lexues mund t’i kishte dëgjuar, që kishin ndodhur në të shkuarën në qytetin e tij, por Akutagava dinte t’i vishte personazhet me ngjyra dhe të nxirrte në pah shpirtin e tyre… Në vitin 1921, Akutagava kalon disa muaj në Kinë si reporter i “Osaka Mainichi Shinbun”. Ky udhëtim do të ishte i suksesshëm në karrierën e tij si shkrimtar, pasi nga këta muaj do të lindnin histori të mrekullueshme, por, nga ana tjetër, shëndeti i tij do të përkeqësohej nga një sërë sëmundjesh. Akutagava ishte një kundërshtar i fortë i natyralizmit, dhe pse tregimet e tij dukeshin shpesh si të tilla. Autor i 150 tregimeve, ai është bërë i famshëm në Japoni me tregimet e veta më të hershme, të cilat tashmë janë bërë klasike. Dy janë tregimet më të njohura të tij: “Rashomon” (1915) dhe “Në korije” (1922), të cilat regjisori Akiro Karusaua i ka bashkuar në filmin “Rashomon” (1950), fitues i çmimeve të ndryshme ndërkombëtare. Për kritikët, vepra e tij më e mirë është “Rrota e dhëmbëzuar”, një tregim autobiografik i shkruar fare pak ditë para vetëvrasjes së autorit dhe i botuar pas vdekjes më 1927-n. Si një lexues elektrik i Akutagava, shpesh kombinonte ide nga burime të ndryshme letrare në tregimet e tij. I joshur nga psikologjia shpesh rrëfente në veprat e tij mbi personalitetin që ndriçonte mendjen dhe shpirtin njerëzor. Me një vështrim depërtues, Akutagava pa anën e errët të virtyteve dhe sjelljen heroike, duke shtrirë realitetin psikologjik në një varietet stilesh letrare. Pas moshës 30 vjeçe, shëndeti i tij do të përkeqësohej si ai fizik dhe mendor. Pjesa më e madhe e veprave të shkruara në këto vite janë autobiografike, të marra nga ditari që ai shkruante vazhdimisht. Ryunosuke Akutagava nuk ishte i qetë. Trupi dhe mendja e tij ishte e pushtuar nga frika dhe e vetmja gjë që donte në ato momente ishte të shpëtonte. Për gati pesë vjet Akutagava u end mes pasigurisë dhe halucinacioneve, duke e përshkruar këtë gjendje në shkrime. Ashtu si në personazhet që përshkruante dhe vetë, Akutagava ishte tepër i ndjeshëm. Ai u përpoq të ishte ndryshe, por ashtu siç shkruante edhe vetë, “zemra nuk mund të ndryshohet”. Në vitin 1927 ai kreu vetëvrasje duke i dhënë fund jetës, ashtu si në tregimet që shkroi. Një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XIX, i krahasuar me Uajldin, Niçen, Bodlerin, Akutagava zgjodhi vetëvrasjen si një vendim praktik, por edhe estetik. Ashtu si i preferuari i tij, dramaturgu gjerman Heinrich von Kleist, ai zgjodhi këtë rrugë për t’i shpëtuar botës ku e kishte zhytur pasioni për letrat. “Përtej saj kishte vetëm errësirë… panjohje dhe e panjohur”, shkruante ai në fund të tregimit “Rashomon”.

Richard Carlson, Më lehtë nga se mendoni

Ndryshime të vrullshme janë shpesh tema të vështira për të folur në një grup të madh, pasi për një pjesë të audiencës mund t’i dukem pesimist.


36524_532775556769866_245989757_n
Unë ju siguroj që nuk jam i tillë. Është shumë kritike të kuptojmë që në çdo moment jeta jonë mund të ndryshojë. Realisht, do të vijë një ditë që jeta jonë e përditshme do pësojë ndryshim të menjëhershëm. Ne vetëm nuk e dimë se kur do të ndodhë. Shumë prej nesh do marrin telefonatën e jetës, apo lajmin më të keq të mundshëm. Ndoshta, do t’ju marrë doktori duke ju thënë që keni diçka që nuk shkon me shëndetin tuaj, apo të humbisni papritur punën. Ndryshimi mund të jetë si për mirë dhe për keq…

Prof. Lindita Aliu Tahiri, Gjuha dhe lufta e ideve

Gjuhë, ide dhe luftë. Në tri fjalë të vetme, Lindita Aliu-Tahiri ka shprehur gjithë thelbin e kërkimeve shumëvjeçare të saj në gjuhësinë kritike, një nëndisiplinë nga më të rejat të filologjisë së sotme të tekstit, botërore e vendëse. Libri u referohet dukurive që gjuha e sotme i ka shoqëruar me konflikt jo për faj të saj, po për shkak të keqpërdorimit të qëllimshëm të saj.

75019_468885976512408_1670621909_n

 Në më shumë se gjysmën e parë të tij trajtohen çështje që i takojnë përdorimit ndërmjetësues të gjuhës. Pjesa tjetër e librit u kushtohet dukurive, personaliteteve, rrjedhave dhe zhvillimeve letrare në botën e sotme shqiptare, duke u fokusuar tek botimet e këtyre 20 vjetëve të fundit të autorëve si I. Kadare, Xh. Spahiu, Z. Çela, S. Hamiti, E. Shukriu, B. Blushi, B. Shehu etj.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...