Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/08/09

Yasmina Khadra, “Ëndrra e ujqërve”

Ëndrrat e ujqërve rrëfen një itinerar të pakuptimtë e megjithatë të zakontë, në Algjerinë e viteve ‘80. Nafa Ualid, një djalosh algjerian nga shtresa e varfër e shoqërisë, ëndërron të bëhet aktor kinematografie me famë botërore. Përpjekjet e tij për të trokitur në dyert e filmit, fillimisht premtuese, mbeten iluzion i një bote të paarritshme. 

Ëndrrat e ujqve (1)

Ky roman tejet tronditës, njëherësh, zbulon universin kryekëput të korruptuar të shoqërisë ku jeton, ku ligji për të pasurit nuk funksionon e njeriu i thjeshtë është viktimë e sistemit. Një roman rrëqethës, një jetë e trazuar, një rendje pa kthim drejt ferrit, këtë na rrëfen përmbledhtazi Yasmina Khadra. Po përse, për ç’shkak, për ç’arsye? Cili është ai ingranazh që e merr me vete Nafan drejt rrokullimës së pafund? Yasmina Khadra ka shkruar një libër të guximshëm.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...