2013-08-05

Arrestohet Ardit Maxhuni, sulmuesi i familjes Nasradini


Nëse nuk do të zbuloheshim nga ana e policisë, do vijonim grabitjet gjatë gjithë muajit gusht 2013, pasi tani pritej edhe fluks më i madh i kosovarëve”. Kështu ka deklaruar ndërsa është marrë në pyetje 21-vjeçari Ardit Maxhuni, i cili akuzohet për dy grabitje të ndodhura në autostradën Rrëshen-Kalimash, e fundit mëngjesin e së shtunës.

Mbikëqyrja në Rrugën e Kombit është rreptësuar përgjatë gjithë gjatësisë së saj.
Mobilizimi i forcave të rendit ka ardhur pas ngjarjes së fundjavës kur babë e bir nga Ulqini u grabitën nga persona të maskuar në aksin Milot-Morinë.

Raportimet për tentativa grabitjeje në këtë autostradë janë të rralla, por aktet vandale të kohëve të fundit të paktën nuk të bëjnë të mendosh se ato do të mbeten në këtë nivel apo nuk do të ndodhin më.
Persona të paidentifikuar herë pas herë hedhin gurë në rrugë, duke arritur ngadalësimin e lëvizjes së mjeteve. Kjo rrit mundësinë për grabitje.

Në sezonin turistik fluksi i udhëtarëve prek kulmin. Garantimi i sigurisë kërkon forcë të shtuar dhe të mirëorganizuar policore dhe siç është bërë zakon në ndihmë vijnë edhe kolegët kosovarë.
Por kontrollet rutinë të automjeteve të caktuara, qoftë për transportin që bëjnë apo edhe nëse lëvizin në kufirin e duhur të shpejtësisë nuk mund të përballojnë rreziqet që vijnë nga probleme që tani janë bërë të vjetra përgjatë Rrugës së Kombit.

Trafik ndarësi vazhdon të pritet në segmente të ndryshme. Pasojat që vijnë nga lëvizje të tilla mund të imagjinohen lehtë.

Siguria e udhëtarëve do të ishte më e garantuar nëse aktet vandale do të parandaloheshin dhe Rruga e Kombit të ruante parametrat e mirëfillta të një autostrade.
Është thënë shpesh se një kompani do ta merrte me koncesion mirëmbajtjen e saj. Ende nuk ka ndodhur.


|

.
Krimineli shqiptar Ardit Maxhuni ka rrëfyer para bluve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë të gjithë planin që së bashku me bashkëpunëtorin e tij, 21-vjeçarin Anton Nikolli i cili është shpallur në kërkim, bënin para grabitjeve.

Ndërkaq, burime zyrtare nga Policia, pohojnë se gëzhojat e gjetura në vendin e grabitjes dy ditë më parë në Reps të Mirditës dhe arma e cila i është kapur grabitësit Ardit Maxhuni do i nënshtrohen ekspertizës balistike në Tiranë.

Kjo, pasi dyshohet që të njëjtët persona të jenë autorë edhe të grabitjes dhe plagosjes së 5 personave, mes tyre, 2 fëmijë në Qafë-Qelë në Pukë, më 14 korrik 2013 .



Arma dhe gëzhojat do t’i nënshtrohen ekspertizës, për të provuar edhe autorësinë e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet të jenë kryer nga ana e Ardit Maxhinit dhe Anton Nikollit. Në orët e para të së shtunës, 2 kosovarë, F.Ahmeti, 51 vjeç dhe O.Cakiqi, 55 vjeç u grabitën me armë në autostradën Rrëshen-Kalimash. Pas denoncimit të dy kosovarëve, forcat e policisë prangosën si autor 21-vjeçarin Ardit Maxhuni nga Fushë-Arrëzi, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij Anton Nikolli

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...