Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/08/09

Sonia Topazio, Nusja e virgjër

Sonia Topazio ka lindur në Potencë më 8 shtator 1969. Në vitin akademik 2000-2001 u diplomua për letërsi moderne pranë Universitetit të Romës “La Sapienza”. Gjithashtu ka kryer kurse menaxhimi në Universitetin Politeknik të Milanos, si dhe për gazetari investiguese. Aktualisht është shefe e zyrës së shtypit e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV). 
sonia
Është gjithashtu drejtore e revistës online “Njoh, mësoj, parandaloj”, si dhe drejtuese e “INGVNewsletter”-it. Nga viti 2004 deri në vitin 2009 ka ndjekur për gazetat “Il Tempo” dhe “Il Messaggero” Protokollin e Kyoto-s, duke nënshkruar faqet e para të gazetës “Il Messaggero”-s për temën e mjedisit; është kujdesur për dy vjet për rubrikën shkencore të përjavshme “Fjalët e Tokës” për gazetën “L’Avanti”; është ideuese dhe prezantuese e emisionit “Katër elementet”, program shkencor i përjavshëm për kanalin televiziv “UnoSat”. Ajo është  autore e librave “Prerja e shpirtit” (2005) “Agjenda e Tokës” (2008), “Nuk dua dokrra” (2008), “Jo tamam ashtu” (2011), “Atë ditë në një çast” (2011).

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...