Index Kosova i është përgjigjur kritikave të AAK-së dhe AKR-së për sondazhin e publikuar një ditë më parë për Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Visar Berisha gjatë debatit në Klan Kosovës, deklaroi se sondazhi ka qenë i realizuar sipas të gjitha parametrave profesionale.
“Sondazhi ka qenë profesional dhe ai paraqet disponimin e respodentëve për muajin qershor. Index Kosova nuk ka arsye që të mashtrojë ose të ndikohet politikisht. Ne e kemi paraqitur përgjigjen e të anketuarve për partinë politike dhe gjithçka mund të ndryshojë kur të caktohen kandidatët”, ka thënë Berisha.
I ftuar në Klan Kosova, analisti politik Ardian Arifaj deklaroi se nuk ka arsye që të kundërshtohet anketa e Index Kosova.
Sipas Arifajt, partitë politike duhen të merren seriozisht me këto të dhëna.
“Nuk kam arsye të mos i besoj këtij hulumtimi. Unë mendoj se kjo paraqet një fotografi reale, të një fotografie të çastit për kryeqytetin. I kuptoj reagimet e partive politike, por them se ka ende kohë deri në 3 nëntor. Ato duhet të merren me 35 për qindëshin që sipas anketës nuk u kanë besuar asnjërës. Aty duhet ta kenë fokusin”, theksoi analisti Arifaj.
AAK dhe AKR e kanë quajtur sondazhin mashtrim, joprofesional dhe tendencioz.
Partia e Haradinajt sipas Index Kosova doli me mbështetje 4.2 % derisa AKR kishte 3.4 për qind.
E para u radhit LDK me 28.8 % e pasuar nga Vetëvendosje me 17.2 %. PDK sipas anketës kishte mbështetje prej 11.2 %.
Sipas sondazhit te Index Kosovës , partitë në Prishtinë kanë ketë përkrahje:
LDK - 29%
VV - 17%
PDK - 11%
AAK - 4%
AKR - 3%
Partitë e tjera 1%.