Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/08/09

Guillaume Musso, Shpëtomë

Kur, në një natë të ftohtë dimri, Zhylieta dhe Semi këmbehen në zemër të Broduejit, lind dashuria me shikim të parë. Ajo, franceze e bukur 28 vjeçe, kryen shumë punë të vogla duke ushqyer ëndrrën për t’u bërë aktore. Ai, 30-vjeçar, është pediatër i ri njujorkez i përkushtuar trup e shpirt pas punës, qysh prej vetëvrasjes së të shoqes.

shpetome
Të bindur që më në fund i kishin gjetur një kuptim jetës, ata do të dashurohen intensivisht gjatë një fundjave sa magjike aq dhe të paharrueshme. Por Zhylieta është e detyruar të kthehet në Paris. Po Semi? Ç’duhet të bëjë për të penguar kthimin e saj? Me gjithë përpjekjet marramendëse ai nuk mund ta bindë vajzën për ta mbajtur pranë vetes. Të paktën, jo në atë moment të vështirë dhe delikat. Sapo avioni i gruas së re shkëputet nga toka, shpërthen në fluturim e sipër…

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...