2013-08-09

Siri Hustvedt, “Një verë pa burra”

Një ditë, papritur, pas tridhjetë vitesh martesë, bashkëshorti i Mias, një neuroshkencëtar me famë, i kërkon të bëjnë një “pauzë”. Kjo kërkesë e vrazhdë e shkund atë nga themelet dhe ajo përfundon në një pavijon psikiatrik. Në qershorin pasues të daljes nga spitali, ajo kthehet në qytezën lëndinore të fëmijërisë së saj, ku e ëma jeton në një shtëpi për të moshuar.


6661_490911264312841_927901535_n
 E mbetur vetëm në një shtëpi me qira, Mia shkumëzon, turfullon dhe qan fatin e saj të mjerë. Megjithatë, ngadalë, ajo tërhiqet nga jetët e njerëzve përreth saj: të së ëmës dhe shoqeve të saj të ngushta, “pesë mjellmat”; të fqinjës së saj të re me dy fëmijë të vegjël dhe një burrë të zhurmshëm e nevrik; të vajzave adoleshente të grupit të poezisë në të cilin ajo jep mësim.

Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

                          Nga Flori Bruqi,PHD  Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpë...