2013-08-06

Shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Shqipëri, PS 83 - PD 57 mandate



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë paraditen e së martës ndarjen e mandateve të procesit zgjedhor të 23 qershorit në Shqipëri, duke e deklaruar atë zyrtarisht të mbyllur.

Ka qenë vetë kryetarja Lefteri Lleshi që ka komunikuar vendimin për ndarjen e mandateve dhe që ka bërë pasqyrimin e tyre, të ndara sipas koalicioneve Aleanca për Shqipërinë Evropiane dhe Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim.

Kështu, sipas Lleshit, ndarja në qarqe është e tillë: Elbasan 8-6; Fier 11-5; Gjirokastër 4-1; Korçë 7-5; Kukës 1-3; Lezhë 6-4; Durrës 6-5; Tiranë 19-13; Vlorë 8-4.

Ndërsa ndarja e mandateve në rang vendi, po sipas kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është: ASHE 83, APMI 57.

Para shpalljes së mandateve, në mbledhjen e KQZ janë vënë re tensione të vogla mes përfaqësuesve të mazhorancës së re dhe opozitës.

Përfaqësuesi ligjor i PS, Genc Gjonçaj akuzoi trupën e KQZ-së se është përpjekur që të vonojë sa më shumë shpalljen e rezultatit.

“Jemi në 6 gusht dhe po shpallim rezultatet e 23 qershorit. Qëndrimi i Parlamentit detyroi KQZ të marrë vendime me 4 anëtarë. Ndarja e mandateve nga Kolegji i dha fund përpjekjeve për të shtyrë mbledhjen e Kuvendit të ri”, ka deklaruar Gjonçaj.

Ndërsa nga ana tjetër, përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso është shprehur: “KQZ bëri çdo përpjekje për zgjedhje sipas standardeve”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...