Serbia nuk do të heqë dorë nga pasuritë e veta në osovë, e kjo do të thotë as nga Trepça dhe as nga Liqeni i Gazivodës, ka thënë drejtori Zyrës për Kosovën Aleksandar Vulin, njoftojnë medie të Beogradit ."Shteti i Serbisë nuk do të heqë dorë nga asnjë pjesë e pasurisë së vet në Kosovë e Trepça është nga pjesët e pasurisë më të rëndësishme të Serbisë Kosovë. Çdo marrëveshje e ardhshme, e unë pres që marrëveshja e ardhshme të jetë ajo për pasurinë, do të niset nga fakti se Serbia në Kosovë ka investuar deh se është pronar i të gjitha pasurive në hapësirën e Kosovës , ndaj edhe të Trepçës", ka thënë Vulin gjatë kremtimit të festës së minatorëve në Leposaviq
Sipas fjalëve të tij, pos njerëzve që kanë mbetur në Kosovë, Trepça dhe Gazivoda janë resurset më të rëndësishme të Serbisë në Kosovë.
Trepça, ka thënë ai, është ruajtur dhe u mundëson një numri të madh njerëzish të mbajnë familjet e veta dhe tani është koha për investim në bashkëpunim me të huajt.
Kur bëhet fjalë për Gazivodën, Vulin ka thënë se Prishtina edhe më tej insiston në të drejtën për çdo gjë edhe pese, sipas tij, realiteti është tjetër një e treta e liqenit ndodhet në territorin e Novi Pazarit.