2013-08-09

Vejusha e dëshmorit

Luan Belegu
Luan Belegu
Marlena Belegu
Marlena Belegu
Në fillim të viteve ‘90, zonja Sojli austriakja kishte sjellë në familjen e shkrimtarit Ismail Kadare ndryshime të mëdha. Sipas kujtimeve të së shoqes, Elena, së pari kishte ndodhur që në shtëpi të përdorej fjala zonjë në vend të shoqe, që përdorej rëndom asokohe, pastaj vajza e tyre, asokohe e vogël Gresa, kishte nisur të belbëzonte fjalët e para në gjermanisht. Pastaj duket se familja Kadare është zënë në hall. Sapo kishte nisur periudha e “luftës kundër liberalizmit” dhe e “qarkullimit të kuadrit”. Pasja e një dadoje mund të merrej si një shenjë e “degjenerimit borgjez”, kështu që zonja Sojli u detyrua të kthehej sërish në shtëpinë e saj në rrugën “Bardhyl”. Dimë fare pak gjëra për zonjën Sojli. Nipërit e mbesat e saj të shumta e mbajnë mend si një grua autoritare, që komandonte në një familje të madhe, ku bashkëjetonin vëllezër, nuse, motra, kunata, fëmijë, e pleq. Por nuk dinë të thonë detaje të mëtejshme të jetës së saj. Kjo edhe për faktin se gjyshi i tyre, Xhemal Sojli, u pushkatua nga milicia pronaziste në masakrën e 4 shkurtit në Tiranë. Kemi në dorë dëshminë e dëshmorit të Luftës Nacionalçlirimtare, në të cilën shkruhet: “Xhemal Avdulla Sojli. Lindur në Strugë më 1893. Në një familje patriotike. Punonte si mësues në Normalen e Elbasanit. Për veprimtarinë revolucionare pushohet nga puna më 1943. Pas formimit të PKSH-së familja Sojli u lidh me Lëvizjen Nacionalçlirimtare në Strugë. Në shtëpinë e tij bëheshin mbledhje. Kanë strehuar anëtarë të Komitetit Qendror të Rinisë Komuniste. Më 1942 ka mbajtur lidhje me çetën e Mokrës për krijimin e bazave të para partizane. Është arrestuar dhe dërguar në Burgun e Tiranës. Në verën e 1943 shkoi në çetën e Mokrës. Qëndroi tre muaj në zonën e lirë për të zhvilluar propagandë për demaskimin e Ballit Kombëtar. Ka marrë pjesë në Brigadën I në luftën e Gjyrës. Kthehet në Tiranë. Arrestohet dhe u pushkatua më 4 shkurt 1944 nga pushtuesit gjermanë dhe tradhtarët e brendshëm. Është varrosur në varrezat e dëshmorëve të atdheut në Tiranë”. Kur u pushkatua, Xhemal Sojli ishte 51 vjeç. Nga një foto e mbërthyer mbi dokumentin e dëshmorit na “sheh” një portret i lodhur me flokë të rënë, me shikimin e trishtë pas syzeve. Duket shumë më i moshuar sesa ishte në të vërtetë. Kështu zonja Sojli mbeti vetëm me tre djemtë e saj, Galipin, Mentorin, Asllanin. Zonja për të cilën po shkruajmë është Greta Bruha, e bija e Antonit dhe Betit, e lindur në Vjenë më shkurt 1897. Në gazetën “Kuvendi” të 13 majit 1919 botohet një shkrim, i cili bën fjalë për 30 bursistë gjimnazistë shqiptarë, të cilët po ktheheshin nga Welsi, pranë Linzit, në Shqipëri nëpërmjet Italisë, sepse tashmë Austria e mundur në Luftën e Parë Botërore, nuk mund t’i mbante më me bursë. Mes tyre figuron edhe emri i Xhemal Sojlit. Pikërisht asokohe duhet të ketë ardhur në Shqipëri dhe Greta, e cila më pas, mbase për t’u bërë qejfin njerëzve të burrit, u bë nënshtetase shqiptare me një emër tipik mysliman, Jegjane. Pas vrasjes së të shoqit, duket se krejt jeta e Gretës nga Vjena u përqendrua te familja. “Ishte gjithnjë prezente dhe vendoste për gjithçka”, kujton Vladimir Sojli, djali i Mentorit. “Ishte aq e dhënë pas familjes, saqë neve shpesh na bënte çudi. Në shtëpi është folur shqip. Gjyshja kishte mësuar shqip qysh herët. Në fakt gjermanishten nuk e mësuam edhe disi prej neglizhencës sonë….” Zonja Sojli mbylli sytë më dhjetor të 1979-s.

Ago Nezha, Papagajtë e politikë

Libri është i ndarë në pesë rubrika, apo pesë pjesë që i bashkon një fill i vetëm: dëshira për të pasur një politikë ndryshe, më të mirë, më rezultative, një politikë që do moral, larg interesave meskine dhe retorikave makiaveliste të luftës për pushtet me çdo çmim e me çdo mjet.


 Libri rrezaton optimizëm, sepse shqiptarët nuk mund të lejojnë gjatë një politikë që nëpërkëmb vlerat dhe krenarinë tonë kombëtare, sepse edhe integrimi në BE nuk është as asimilim, as lëmoshë, por integrim popujsh që sjellin me vete edhe vlerat e tyre më të mira

Amik Kasoruho, Pa mëri

Amik Kasoruho (lindur më 1932) në Tiranë. Është autor i disa librave: "Një ankth gjysmëshekullor" (1997), "Çmimi i një ëndrre" botuar në Itali (2000), "Midis qiellit dhe burgut" dhe romanin autobiografik "Ikje nga trilli i perëndive". Amik Kasoruho ka përkthyer në shqip vepra nga Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O'Brian, John Selby etj. Është fitues i çmimit special të jurisë në konkursin Eks & Tra për shkrimtaret emigrantë në vitin 1999. Në 2000 ka marrë çmimin "Civitas - Arberia 2000 Calabria" për mirëmbajtjen e revistës italo-shqiptare të arbëresheve "Katundi Ynë". Jeton ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Jeta e një njeriu, e ndërprerë nga një regjim dhe e rinisur shumë kohë më vonë, pasuria shpirtërore e mohuar, e ndaluar për një “biografi të keqe”, por e ringjallur sërish. 

Prezantim---Kasoruho---Pa-meri-(2)-1

Një përmbledhje shkrimesh dhe intervistash të botuara në shtyp që prej ditës kur heshtjes thuajse gjysmëshekullore mundi t’ia hiqte prangat që i ndrynë fjalën e lirë. Një libër i ndarë në tri pjesë: shkrime letrare e publicistikë, intervista dhe fjala e të tjerëve.

Preç Zogaj, “Fundi, një fëmijëri tjetër”

“Fundi, një fëmijëri tjetër” është një përmbledhje e poezive të shkruara nga Zogaj gjatë dy-tre viteve të fundit. Tepër të ndjera, poezitë sjellin një dimension tjetër të krijimtarisë së autorit.

Untitled-4

 Në vëllim gjejmë vargje të bukura për dashurinë, marrëdhëniet njerëzore, njerëzit e dashur, siç është nëna apo fëmija, e nuk mungon as Shqipëria. “Shqipëria më rrëzon çdo ditë”, është një varg i Zogajt, që përmbledh gjithë situatën kaotike në të cilën shpesh përfshihet vendi i tij. Për Zogajn “Vetëm dashuria është bota tjetër”, ngjyra që ai kërkon t’i japë jetës.

Siri Hustvedt, “Një verë pa burra”

Një ditë, papritur, pas tridhjetë vitesh martesë, bashkëshorti i Mias, një neuroshkencëtar me famë, i kërkon të bëjnë një “pauzë”. Kjo kërkesë e vrazhdë e shkund atë nga themelet dhe ajo përfundon në një pavijon psikiatrik. Në qershorin pasues të daljes nga spitali, ajo kthehet në qytezën lëndinore të fëmijërisë së saj, ku e ëma jeton në një shtëpi për të moshuar.


6661_490911264312841_927901535_n
 E mbetur vetëm në një shtëpi me qira, Mia shkumëzon, turfullon dhe qan fatin e saj të mjerë. Megjithatë, ngadalë, ajo tërhiqet nga jetët e njerëzve përreth saj: të së ëmës dhe shoqeve të saj të ngushta, “pesë mjellmat”; të fqinjës së saj të re me dy fëmijë të vegjël dhe një burrë të zhurmshëm e nevrik; të vajzave adoleshente të grupit të poezisë në të cilin ajo jep mësim.

Nasi Lera, Të gjallë dhe të vdekur

“Të gjallë dhe të vdekur” është ndër romanet më të bukura dhe më serioze që kam lexuar deri më sot. Dramaciteti që mbart ai është i natyrshëm e kësisoj, i besueshëm. 
Nasi

Mbyllja e romanit sjell një fllad besimi dhe mirësie, por njeriu i mirë shqiptar jeton përballë një force të papërballueshme të së keqes, e cila do të shkatërrojë çdo gjë, Njeriun dhe Natyrën, kafshët dhe peizazhet, madje do të përdhunojë edhe vetë vdekjen dhe të vdekurit. Pohimi i njërit prej personazheve se “të gjithë e ndiejmë veten të dënuar duke qenë të lirë të shkojmë ku të duam”, është edhe piktura më e hidhur, por dhe më e vërtetë e realitetit të sotëm”, shprehet për këtë libër Rudolf Marku

L. J. Smith, Ditari i vampirit 4 – Mesha e zezë

ditari_1
Nuk ka më asnjë gjurmë të Stefanit dhe të Dejmonit që kur është zhdukur Elena e bukur, dashuria që i ka ndarë dhe i ka bashkuar të dy vëllezërit vampirë. Ndërkohë, Karolina ka vendosur që të rifitojë zemrën e mikeshave të saj të vjetra: Bonit, që ka fuqi të mbinatyrshme dhe Mereditit të vendosur dhe të pakapshme. Por Boni e di se diçka ka për të ndodhur së shpejti. E ndien se forca e ligë që ka mbjellë aq shumë tmerr, po bëhet gati për t’u kthyer. Një fatkeqësi tjetër ka për të rënë mbi Fell’s Çërçin dhe banorët e tij, një fatkeqësi e rrallë: Fuqia tjetër po përgatitet të korrë të tjera viktima dhe heronjtë tanë të rinj do të marrin pjesë në një betejë të furishme, në të cilën për të ndaluar në kohë të ligën, duhet të jenë të gatshëm për gjithçka. Edhe për të vënë mënjanë pasionet e tyre personale, kaq përvëluese dhe kaq shkatërruese.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...