2013-10-07

Minotauri i trancicionit shqiptar nё skanerin e autorit Spartak Ngjela

imageMinella Aleksi

Krokodili ynё Sali Berisha do e quanin para disa ditёsh nё parlament ish tё pёrndjekurit politikё.
Ndrojtja se, mbi veprёn e mёparshme voluminoze tё Spartak Ngjelёs i ke thёnё disa opinione e mund tё ripёrsёritёsh, vjen e fashitet kur i shkon drejt fundit analizёs mbresёlёnёse qё autori i bёn njё periudhe historike 1991-1996 me plot kthesa e tё papritura politiko-shoqёrore. Fashitet sepse sё pari, me shkrim S. Ngjela di tё tregojё nё njё mёnyrё shumё tёrheqёse, tё krijon situatё tё gjallё, tё imponon vёmёndje si ai qё nё njё rreth tё madh shoqёror dёgjohet e ndiqet me gojё hapur sepse, si njё aktor i talentuar, si asnjё tjetёr di tё tregojё mjeshtёrisht pёr ngjarjet politike. Sё dyti, i ke vёzhguar ngjarjet nga jashtё, ke qёnё bashkёkohёs i ngjarjeve qё analizohen nё libёr dhe ke pasur plot pandehma mbi ato. Nga brenda qёndrёs sё zhvillimeve Ngjela i zbulon ato, ua heq mbulesat e ngjeshura tё mosnjohjes, tё keqinterpretimeve pёrgjatё viteve, t'i jep tё qarta shkaqet dhe pasojat e veprimeve tё personazheve historikё, rrethanat qё i kanё influencuar kёto zhvillime. Sё treti, mbas dy volumeve tё para me nga 600 faqe ёshtё e natyrshme qё te i treti tё shkon mёndja se mund tё gjesh njё rёnie tё nivelit, ndoshta pёrsёritje e zgjatje tё panevojshme. Tё befason e kundёrta, ndoshta akoma mё shumё tёrheqёs sesa dy tё tjerat, prandaj tё treja kёto arsye, plus faktit që nuk e njoh autorin personalisht, por vetëm veprën e tij mё bёn qё t'a kapёrcej ndrojtjen e fillimit nё parashtrimin e disa opinioneve mbi kёtё vepёr.
Me interes kam pritur tё lexoj opinione tё njerёzve tё letrave mbi kёtё vepёr. Tek e fundit edhe pёr tё kontrolluar mendimet e mia mbi veprёn. Ka mbizotёruar heshtja. Mbase njerёzit e kanё humbur durimin tё lodhur prej atmosferёs mbytёse e çoroditёse tё jetёs sё pёrditёshme. Rendin pas artikujve tё shkurtёr tё gazetave, ndjekin jehonёn e lajmeve surpriza sekretesh befasisht tё zbuluara dhe i lodh mendimi se mund tё ulen e tё lexojnё njё vepёr tё gjatё. Sadoqё mё pёrforёcohet mendimi se libri pёr tё cilёn flasim ёshtё njё vepёr unike pёr historinё e diktaturёs e tё tranzicionit shqiptar.
Spartak Ngjela vazhdon me nivel shumё tё lartё arsyetimi debatues, i prononcuar nё kohёn qё kanё ndodhur ose para se tё ndodhnin fenomene tё caktuara historike, shumё bindёs pёr tё vёrtetat qё parashtron, bёhet gjykatёs ekselent i tyre. Si lexues ndodhesh pёrpara njё autori tё formuar me dije shumё tё thella e tё gjera, i cili di se çfarё kёrkon nё shoqёrinё ku jeton.
Duke e lexuar, Ngjela tё bind se e di mirё qё, nё jetёn e pёrditёshme njohja e thellё dhe referencat nga grekёt antikё tё shpien logjikisht e detyrimisht nё kёrkim tё faktorёve, tё principeve dhe tё arsyetimeve demokratike, referencat nga romakёt antikё tё kultivojnё e tё frymёzojnё entusiazmin e sakrificёs dhe tё dashurisё pёr atdheun, ndёrsa studimet e bashkёkohёsve tё dinastisё Severiane dhe tё mbretёrimit tё Caracallas tё shtyjnё qё tё njohёsh thellё deri nё urretje tё pakthyeshme apologjetёt e pushtetit absolut. Kjo atmosferё medituese tё krijohet kur arsyeton mbi vlerat e spikatura tё kёtij libri.
 
Kur ke ktheyr faqen e fundit tё volumit tё tretё tё “Pёrkulja dhe rёnia e tiranisё shqiptare” tё shkon nёpёrmend njё definicion qё e ka dhёnё filozofi francez Jean Baptist d’Alembert pёr elitёn e njerёzve tё librit. Ai i ka ndarё ata nё erudite, nё filozof dhe nё artist. Iluministi francez sqaron se, duke u nisur nga arsyetimi qё mёndja e njeriut zhvillon tre funksione esenciale, d.m.th. memorizon, arsyeton dhe imagjinon-fantazon, atёhere memorien e pёrcakton si talent tё tё parёve-eruditёve, arsyetimin logjik si talent i tё dytёve-filozofёve, ndёrsa tё tretёt kanё tё zhvilluar shpirtin e artistit dhe artet.
Te Ngjela autor gjen tё harmonizuar edhe eruditin, edhe njohёsin e thellё tё filozofisё aq sa edhe shpirtin e letrarit qё tregon e analizon me stil artistik tё veçantё. Kjo e bёn qё tё jetё shumё i qartё nё atё qё shikon e qё analizon, tё jetё i pa lёkundur nё qёndrimin qё mban ndaj fenomenit shoqёror .
Te ky autor njohja shumё e mirё e historisё dhe e filozofisё shёrben si njё bankё-provё ku testohen, ku tё krahasuara me eksperiencat e vёndeve tё tjera konfirmohen tё vёrtetat e fenomeneve tё veçanta tё shoqёrisё ku jeton. S. Ngjela nuk ёshtё njohёs dijesh nё teori pёr teori. Tё kujton oratorёt latinё qё me stilin e oratorisё polemizuese tё hedh pёrpara argumentat, tё jep gjykimin e tij pro ose kundёr njё argumenti duke tё pёrfshirё nё kёtё mёnyrё nё lojёn e madhe tё gjykimit tё fakteve historike.
Minotaurin e Pablo Picasso-s e bёn symbol tё vetin nё udhёn e luftёs me forcat retrograde tё tranzicionit, si dikur Guernikёn nё qelinё e burgut.. Njёlloj si artisti qё mbasi e ngjyen penelin nё shpirtin e tij, fillon tё hedhё nё pikturё natyrёn e vet, atё tё emocionit tё tij shpirtёror.
E interpreton Minotaurin bazuar nё atё se çfarё emocionesh ndjen, se çfarё i thotё vetes zёri i ndёrgjegjes nga ajo qё shikon nё pikturёn e Picasso-s. Simbolet e vlerave artistike qё ka krijuar shoqёria njerёzore i ka bёrё tё vetat nё pёrpjekjet e pёrditёshme pёr tё kuptuar kohёn qё jeton.
 
Monstrёn, Minotaurin me trup njeriu e kokё demi e ndjen si njeriun e dominuar nga instiktet, njё mёndje kafshe qё administron njё trup njeriu, qё lejon pasionet instiktive tё eklipsojnё arsyen. Labirintin qё pёrshkon Theseu e imagjinon si shtegun e gjatё me dredha qё çdo person ka pёrpara nё jetё, si itinerar tё pёrmbushjes sё njё misioni. Pushteti absolut qё rrёnon individualitetin, personalizmin e individit ishte nё diktaturё dhe vazhdon tё jetё nё tranzicion deviza e luftёs dhe e pёrpjekjeve si mision historik i autorit. Nga analizat e studimet Ngjela konkludon me logjikё tё ftohёt se pёrderisa nё shoqёrinё ku jeton sistemi shtetёror zhvillohet nё funksion tё pushtetit personal absolut tё Sali Berishёs dhe jo nё funksion tё sistemit demokratik, atёhere kolapsi ekonomik shoqёror shqiptar ёshtё i pashmangshёm. Tё njёjtёn eksperiencё, tё njёjtёn kolerё pёrjetuam nё sistemin e Enver Hoxhёs, pohon autori nё libёr. Sa herё qё historia pёrsёrit veten, sa herё qё gabime tё mёdha pёrsёriten aq herё jeta jonё pёrkeqёsohet, aq herё rritet shkalla e rrёnimit qё njerёzit e thjeshtё paguajnё, aq mё i rёndё ёshtё dёmi moral e material qё vuan shoqёria.
 
Pёrshkon faqet e librit dhe ke ndjesinё sikur je duke parё njё film neorealist italian. Qё nё kapitullin e parё tё librit aq i gjallё tё jep takimin me njё prostitutё shqiptare nё njё lulishte tё Milanos, si sekuencat nё lёvizje tё njё filmi. Mёnyra sesi e interpreton bisedёn me kёtё vajzё, t'a rrit figurёn e kёsaj qёnieje njerёzore nё nivelet mё tё larta tё imazhit femёror. Mё tej ke ndjesinё se je edhe ti vet, lexuesi, qё po shkon sёbashku me grupin e personazheve historikё nё njё takim pёrcaktues rrjedhash historike, po pёrshkon njё bulevard apo ndodhesh nё mesin e njerёzve real nё bankinёn e portit ku pritet tё niset anija e eksodit masiv.
Nё analizёn e ngjarjeve dhe tё njerёzve protagonistё nё kёto ngjarje bёhet shumё i qartё njё fenomen i shёmtuar, tipik i tranzicionit shqiptar, Naiviteti i tёmerrshёm me tё cilin shumica e njerёzve e konfondojnё pjesёmarrjen nё PD me tё qёnurit demokrat. Njё naivitet i autosugjestionuar si shprehje e injorancёs shqiptare. PD-ja nisur nga emёrtimi, shёrbeu dhe shёrben si kostum firmato i markёs “Demokracia” qё, edhe pse je njё kriminel mjafton qё tё bёhesh anёtar i PD-sё duke dhёnё para e duke kryer aksione tё stilit banditesk tё urdhёruara nga shefi i madh dhe automatikisht quhesh dhe je demokrat. Edhe pse je njё halabak, njё kontrabandist apo njё pasanik me burime tё pista parash pa asnjё ide e princip demokratik, edhe pse s'e ke fare haberin nga principet e demokracisё, por paguan kuotat financiare, ke njё teser partie, futesh nё PD dhe je demokrat. PD-ja mbeti nё gjithё periudhёn e tranzicionit si “rifuggio peccatorum” (strehё e mёkatarve) e tutorёve tё drogёs dhe prostitucionit, e spiunёve tё sigurimit, e njerёzve tё lidhur ngushtё me krimin, e qeveritarёve mashtrues tё pa principtё e gёnjeshtarё tё pёshtirё tё cilёve u mungon nё radhe tё parё respekti pёr veten e tyre, e banditёve mercenarё qё bllokojnё rrugёt me maska, etj, dhe qё u quajtёn dhe vazhdojnё me naivitet tё quhen demokratё ngaqё janё anёtarё tё PD-sё. Tё tillё vulg shoqёror qё nuk e ka idenё se çfarё ёshtё e majta ke sa tё duash edhe te tё majtёt. Me njё teser tё PS-sё notojnё tё lumtur nё ujra tё turbullta.
Mund tё jesh i majtё dhe me formim e maturi prej demokrati shumё mё tё avancuar sesa shumё nga kёta lloj PD-istash. Sikurse shumё demokratё tё vёrtetё, idealistё por qё me qёllim janё mёnjanuar nga lidershipi i gjen jo pak nga radhёt e fillimeve tё PD-sё. Nё libёr kёsaj marrёzie konceptuale, abuzuese deri nё neveri i jepet njё shpjegim i shkёlqyer nga autori.
Ndonjё lexues mund tё mё drejtojё pyetjen: Pёrse je kaq i sigurtё se ato qё ka shkruar Ngjela nё libёr janё tёrёsisht tё vёrteta? Kam kёtё pёrgjigje: Ngjela ёshtё inteligjent dhe me kulturё. Ai e kupton shumё mirё se çfarё figure e diskredituar ёshtё sot, nga mё tё neveritshmit ish Ministri i Mrojtjes Arben Imami. Mirёpo kur flet pёr ngjarjet e viteve 91-96, Ngjela e pёrshkruan dhe e vlerёson duke i qёndruar besnik mendimeve qё ka pasur nё atё kohё pёr Arben Imamin. D.m.th. Ngjela e vlerёson qartёsinё, kontributin, ia lёvdon Imamit pёrpjekjet pro instalimit tё demokracisё nё ato vite. Ndёrkaq ёshtё kaq skrupuloz me tё vёrtetёn e kohёs qё pёrshkruan saqё pёr hir tё opinionit tё keq tё sotёm pёr Imamin nuk i tradhёton mendimet e tij tё asaj kohe. I qёndron tё vёrtetave tё asaj kohe pёr Imamin, kur ky nuk kishte as se çfarё tё shiste dhe as se çfarё tё vidhte. (ky pohim vёrtetësie pёr Arben Imamin e asaj kohe qё nuk e quaj lajthitje tё autorit le tё shёrbejё si test arsyetimi i drejtё ose jo nga ana ime mbi gjykimin qё do i bёj Ngjela aktivitetit tё mёvonshёm tё tij kur tё kemi nё dorё volumin e katёrt, sikurse ka premtuar qё do e shkruaj).
 
Ngjela ёshtё njё i dashuruar me dijen, i ftohёt nё arsyetime, gozhdues nё operimet e tij analitike, nuk gёnjehet nga entusiazmi i çastit. Si lexues analizat e zhvillimeve nё libёr tё gjitha i kupton dhe prapёseprapё ke nevojё qё t’u rikthehesh, pёr t’i individualizuar nё specifikat, nё logjikёn e tyre arsyetuese. Njёlloj si mbas njё vizitё nё njё muze arti shumё tё pasur me vepra origjinale. Nё njё vizitё tё parё tё gjitha i pёlqen, por nuk tё mbeten tё sistemuara nё kokё, ndien nevojёn shpirtёrore imponuese qё tё rikthehesh disa herё tё tjera, nё ditё tё caktuara sipas ndarjes nё departamente, tё ndalesh nё gjёra tё veçanta qё t’i admirosh veças nё madhёshtinё e tyre.
Njё analist i hollё i epokёs e i sistemit shtypёs ku jeton Ngjela ka kapur thelbin e mёnyrёs sesi ёshtё administruar jeta e shqiptarёve nё diktaturёn Hoxha e si po vazhdon njёlloj me Berishёn, nё funksion tё njё qёllimi tё vetёm, pushtetit absolut tё diktatorit.
Diktaturat janё armiq tё egёr tё individualiteteve iluminuese. Autori na thotё se kёtё armiqёsi e bёri nё mёnyrёn mё antishqiptare Ahmet Zogu, e pasoi barbarisht Enver Hoxha e Ramiz Alia, pёr tu kurorёzuar nё mёnyrёn mё tё dёmshme, mё pro sllavo-aziatike te Sali Berisha.
Opinionet e specialistёve tё fushave tё ndryshme pohojnё njёzёri se dёmi, shkatёrrimi qё i ka bёrё vendit, relievit tё tij gjeografik, pronёs private, kulturёs shoqёrore, konceptit komunitar unik shqiptar, florёs dhe faunёs, ёshtё shumё mё i madh sesa dёmi qё para ardhёsiti kanё shkaktuar gjatё sundimit tё tyre.
Kёtё fenomen shqiptar studjuesi modern Spartak Ngjela e pasqyron nё mёnyrёn mё tё qartё. Me njё punё tё palodhur sistematike nёpёr vite ka prodhuar njё punё madhore historie duke analizuar motivet e aktorёve historik qё pёrshkruan. Narracionin objektiv e ndёrton mbi metodёn çfarё ndodhi, pёrse ndodhi, pasojat historike. Pёr Ngjelёn historia nuk ёshtё thjeshtё njё pёrshkrim i asaj qё ka ndodhur nё tё kaluarёn. Eshtё njё provё e shkёlqyer sesi ajo duhet kuptuar.
Nё libёr argumentohet historikisht sesi thelbi antiperёndimor i formimit tё personalitetit tё tё dyve, E. Hoxhёs dhe S. Berishёs, dёshira e tyre pёr pushtet absolut, diktoi lёvizjet retrograde nё dёm tё popullit shqiptar. Nё kёtё rrugё sёbashku me rrethin e tyre tё afёrt kёta individё nё krye tё pushtetit s’kanё bёrё gjё tjetёr veçse kanё mbajtur tё gjallё frymёn orientale antiperёndimore mes shqiptarёve, tendencёn pёr vetaziatizimin, atё frymё qё shumё vite mё parё nё mёnyrёn mё tё shkёlqyer konceptuale letraro-filozofike e ka trajtuar nё novelёn “Lamtumira e sё keqes” shkrimtari i madh Kadare.
Ja sesi shkruan te kjo novelё: “Bota e lindjes orientale e ёndёrronte dhe e kishte gjetur njeriun e duhur pёr vetaziatizimin e shqiptarёve. Prijёsi i ardhёshёm duhej tё ishte njё njeri qё duhej tё kishte diçka pёr tё mbuluar, diçka tё keqe, tё padurueshme pёr tё fshirё nga e kaluara e vet. Kёshtu ikte vera dhe vinte dimri pёr shqiptarёt. Tё jetё njё njeri qё mund tё bёj atё qё nuk e bёn dot as ushtria, as hoxhallarёt dhe as vezirёt turq. Njё njeri qё tё jetё i kundёrt me Gjergj Kastriotin. Njё Hoxhё i zi, njё dashnor i vogёl i Azisё, qё na do, na adhuron neve turqve aziatikё mё shumё nga sa e duam ne veten tonё. Kёshtu duke qёnё e shkёputur Shqipёria pёrfundimisht mbahej afёr orientit”.
Duket qartё qё me kohё Ngjela nё sajё tё formimit tё tij intelektual e ka bёrё tё vetin konceptin social filozofik properёndimor tё shkrimtarit Kadare nё lidhje me fatin e shqiptarёve. Te Ngjela, si emisar i frymёs properёndimore ka zёnё vend njё herё e pёrgjithmonё koncepti social-filozofik “Kastriotizёm”, simbol i orientimit properёndimor shqiptar.
Gjithёçka nё libёr ёshtё analizё me kompetencё tё lartё profesionale e ndeshjes pёr mbijetesё midis dy rrymave nё shoqёrinё shqiptare, asaj orientale aziatike dhe asaj properёndimore, tё cilёn Naim Frashёri e kishte pёrcaktuar me shprehjen: “Drita vjen andej nga perёndon”. Kastrioti e kishte bёrё 400 vjet pёrpara “largimin historik” nga bota aziatike, nga ajo botё ku nё kohёt moderne Hoxhёt e Berishёt kёrkojnё ta rrёshqasin barbarisht popullin shqiptar pёr tё keqen e tij.
Tranzicioni shqiptar ёshtё shprehje e pamohueshme e qёndrimeve retrograde tё klasёs politike shqiptare me Berishёn nё krye. Kur e ke lexuar librin tё mbetet e ngulitur nё kokё ideja se Sali Berisha qёndron si mishёrimi, si shёmbёlltyra mё shprehёse, si besniku i paepur i projekti tё Katovicёs.
Autori Njela me vizionin e tij tё gjerё e tё thellё nuk e shikon analizёn e tranzicionit shqiptar tё shkёputur nga ecuria dhe sfidat qё pёrmbajnё zhvillimet nё vёndet fqinjё tё rajonit, posaçёrisht Serbia e Milosheviçit. Autori bёn fjalё nё libёr pёr takimet me funksionarёt e lartё nё Beograd dhe ballafaqimin politik pёr çёshtjen e Kosovёs. Ështё shumё i qartё pёr politikёn rajonale, dhe personazhet historikё qё veprojnё brenda kёtij rajoni.
Vetvetiu tё kalojnё nё mёndje dy krahasime. Ngjela e bashkёpunёtorёt e tij e refuzojnё me vetёdije takimin me Milosheviçin nё Beograd, ndryshe nga takimi kokё mё kokё midis Fatos Nanos dhe Slobodan Milosheviçit kohё mё parё. Nano nё takim i çfaqur me papion, si njё xhentёllmen butaforik, asnjёherё nuk u tha shqiptarёve dhe kosovarёve se çfarё bisedoi, çfarё bёlbёzoi i ngrefosur dhe çfarё pranoi pёrulshёm nё atё takim me Milosheviçin. Qёndrim krejt i papёrgjegjshёm pёrpara historisё e popullit tё tij, krejt e kundёrta e qёndrimit tё mbajtur e tё shpjeguar nё libёr nga S. Ngjela. Periudha e Fatos Nanos mendoj realisht se mund tё pёrmblidhet me dy fjalё- e degradoi rёndё sistemin demokratik shqiptar, dhe me plot vullnet prej vagabondi historik ia dorёzoi Berishёs, i cili me vullnet tё paepur i nxori themelet godinёs sё shtetit shqiptar, e fundosi akoma mё thellё nё kёtё degradim. Dokrrat e nostalgjikёve tё Fatos Nanos qё e cilёsojnё atё si emancipues i politikёs shqiptare mendoj se janё çfaqja mё tipike e mёndje ngushtёsisё sё mendimit shoqёror shqiptar.
Me pёrshkrimet dhe argumentimet qё bёn autori mbi figurat politike tё kohёs si G. Pashko, S Berisha, A. Meksi, A. Hajdari, N. Ceka, A. Imami, etj.(njё pjesё vegla tё bindura tё Ramiz Alisё), tё krijohet njё ndjenjё keqardhjeje nё pazotёsinё e tyre pёr tё frenuar dekadencёn gjatё tranzicionit shqiptar, pёr pa aftёsinё e tyre nё shtrimin e rrugёs sё pёrparimit dhe integrimit europian. Ngjela sjell shёmbuj tё pakundёrshtueshёm mbi lёvizjet politike retrograde tё S. Berishёs si president, tё njerёzve pranё tij (B. Gazidede, A Shehu, etj) instrumenta me tё cilёt diktonte vullnetin e tij diktatorial. Nё tё kundёrt tё tyre, tё bёn tё ndihesh krenar arritja e njё klasi kaq tё lartё interpretuesi tё historisё bashkёkohore si autori Spartak Ngjela. Vepra e tij “Pёrkulja dhe rёnia e tiranisё shqiptare” pёrbёn njё kontribut unik nё kulturёn shqiptare, tregues eloquent i aftёsisё gjeneruese vlerash humane tё racёs shqiptare.

Sugjerim per prejardhjen e emerit Alban -Arber

From: Vedat Shehu <ved_shehu@yahoo.com>
To: "ymerieshref@gmail.com" <ymerieshref@gmail.com>; "Sterkala@yahoogroups.com" <Sterkala@yahoogroups.com>; "floribruqi@yahoo.com" <floribruqi@yahoo.com>; "anuro@albemigrant.com" <anuro@albemigrant.com> 
Cc: "alb-shkenca-request@alb-net.com" <alb-shkenca-request@alb-net.com>; "cameria@yahoogroups.com" <cameria@yahoogroups.com> 
Sent: Sunday, 6 October 2013, 18:16
Subject: [Sterkala] Fw: Alb-Shkenca Digest, Vol 132, Issue 1


Te nderuar dhe te dashur kolege
E konsideroj shume te rendsishme ceshtjen e unitetit kombetar prandaj ju ve ne dijeni, shkurt se Alb-Shkenca : Per here te trete Albshkenca riboton pseudo shkencen qe mbeshtet percarjen fetare dhe jo argumentimin e kunderte shkencor te praqitur nga une ne numurin e saj te meparshem 131.
Veshtrojeni vete ne materialin qe po ua ripercjell juve te arsyetimit dhe logjikes shkencore. Shpresoj ne qendrimin tuaj qe te mos mohohet shkenca nga “Alb-shkenca”.
Me respekt
Vedat Shehu.
Shenim komenti im i bllokuar eshte ne vjolce.

Alb-SXhkenca”nuk publikoi komentin tim te argumentuar shkencerisht.
From: Vedat Shehu< ved_shehu@yahoo.com>
To: "alb-shkenca@alb-net.com" <alb-shkenca@alb-net.com> 
Sent: Saturday, October 5, 2013 1:34 PM
Subject: Re: Alb-Shkenca Digest, Vol 132, Issue 1


Sugjerim per prejardhjen e emerit Alban -Arber


Në shekullin e 2, Ptolemeu, gjeografi dhe astronomi nga Aleksandria, hartoi një hartë, ku tregohet edhe qyteti Albanopoli (i vendosur verilindje të Durrësit, mbase ne Kruje). Ne tekst, Ptolemeu përmend edhe fisin ilir me emrin Albanoi, qe shtrihej ne nje treve të kosiderueshme rreth qytetit Alban (“-oi” eshte mbares e perngjashme me shqipen e sotme “–aj“ qe tregon fiseri, qe mbahet edhe sot si mbiemer, si psh. “Perkolgjinajt” ne te shquaren). Fakt ështe që Ilirët e asj epoke, të atj territori i thoshnin vetes ne dy dialekte: Arban dhe “Arbën”dhe“Arbër” . Per veshin e nje te huaji shpesh “r”-ja degjohet si “l”.Rrjedhimisht“Alban” te huajte kane quajtur popullin e shqiperise se mesme qe veten e quante ne dy dialekte “Arban dhe “Arbër”. Konkluzioni: emeri “Arbër”cileson banorin e vendit para se te behet kristian, pra banorin e një epoke prakristiane dhe s’ka asgje te perbashket me banorin qe u be i krishter disa shekuj më vonë. Shpiegimi i emërit arbër si gjoja i banorit të krishter nuk mbeshtet ne të pakten n jë argument te vetem. Ka shume mundesi qe emeri“shqiptar” e vjen prej banorit qe flete shqip, te jete perdorur fillimisht per ata qew flisnin gegerisht qe e cilsonin veten sipas te folmes dhe jo sipas shqipfolesve të territorit që shtrihej në jug dhe përfshinte tërë mbiz Toskerinë. Eshte nje hamendje pa asnje argument. Sic me duket mua, eshte hamendje e te krishtereve ortodoks fundamentaliste per te ngritur emerin e te qenurit i krishter mbi ate te te qenujrit myslyman dhe mbeshtet, si ideologji, ndarjen ne turq e grek te shqiptareve. Per mua kjo ide eshte percarese dhe si e tille antishqiptare.
Për më shumë vështroni këtu:






Prof. Asoc. Dr. THANAS L. GJIKA

SQARIM PER EMRIN SHQIPTAR

Ne shkencat albanologjike per sqarimin e emrit SHQIPTAR ka mbizoteruar shpjegimi qe kane dhene prof. Eqerm Cabej, Osman Myderizi, Shaban Demiraj dhe tani se fundi Kristo Frasheri. Sipas tyre emri SHQIPTAR u krijua nga fundi i shekullit te XVII-te dhe dokumentohet per te paren here ne fillim te shek XVIII ne vepren Kuvendi i Arberit me 1703, ku shkruhet: ?JEMI MBLEDHUR ARBER DHE SHQIPETARE?. Me fjalen ARBER quheshin, si dhe me pare, banoret e krishtere te Arberise, kurse me fjalen SHQIPETARE quhen per te paren here, me sa dihet deri me sot, arberoret e konvertuar ne myslimane. Nga fundi i shek XVIII ose nga fillimi i shek XIX, kur arberoret qe kishin ruajtur besimin e krishtere perbenin pakicen e popullsise se Arberise, dhe jetonin jo ne nje territor kompakt, por te shperndare disa fshatra, disa fise, ose disa lagje (mehalle) ketu e disa atje ne mes te arberoreve myslimane, te cilet e quanin veten SHQIPETARE, pranuan ta quanin veten edhe ata SHQIPETARE. Keshtu gjate shek. XVIII-XIX u perhap fjala SHQIPETAR / SHQIPTAR per te emeruar gjithe banoret e Arberise, myslimane dhe te krishtere bashke. Kurse vendi ku ata banonin u quajt SHQIPERI. Keshtu humben fjalet Arber, ARBERISHT dhe ARBERI, te cilat u zevendesuan me fjalet SHQIPTAR, SHQIP,
SHQIPERI.
Persa i perket fjaleformimit te fjales SHQIPETAR / SHQIPTAR studjuesit e lartpermendur shpjegojne se ajo u krijua per te nenkuptuar banoret qe flisnin shqip, qe flisnin gjuhen e vendit, gjuhen e kuptueshme per te gjithe vendalinjte. Kete fjale e krijuan SHQIPTARET myslimane per te treguar se ata vertet e nderrruan fene dhe nuk mund te quheshin me ARBER per shkak te besimit te ri, por ishin po ata banore te vendit qe flisnin po ate gjuhe, gjuhen e perbashket qe e kuptonin te gjithe vendasit. Pra fjala SHQIPETAR / SHQIPTAR u krijua per te nenkuptuar te gjithe perdoruesit e gjuhes SHQIPE. Gjate shek XVIII-XIX prej rrenjes SHQIP (GJUHA SHQIPE) u krijua emri SHQIPTAR, per te nenkupotuar banorin qe fliste gjuhen SHQIPE; dhe fjala SHQIPERI per te nenkuptuar emrin e vendit ku flitej gjuha SHQIPE.
Mirepo, z. Aristotel Mici, pa njohur keto shpjegime, pa pyetur asnje historian a historian te gjuhes shqipe, shkroi e botoi me vrap ne kuadrin e 100-vjetorit te pavaresise nje permbledhje me disa esse, ku
vendin qendror e ze esseja MBI EMRIN SHQIPTAR. Ne kete esse ai shpjegon sipas mendimit te vet origjinen e fjales SHQIPETAR /
SHQIPTAR sikur ajo eshte krijuar per te emeruar banoret e vendit tone me qe ata mbanin shqiponjen si simbol ne gjokset e tyre dhe ne flamur. Pra sipas tij SHQIPTAR do te thote, jo perdorues i gjuhes SHQIPE, por mbajtes i shqiponjes. Mirepo dihet se kjo fjale u krijua ne fund te shek. XVII-te kur flamuri dhe shqiponja si simbole te te pareve tane ishte shdukur prej pushtuesve osmane.
Ne rast se z. Mici do te kishte kerkuar nje opinion prej studjuesve te Tiranes per ta botuar si parathenie te vepres, ose si vleresim ne kapakun e prame te vepres se tij, do te kishte marre pergjigjen e
duhur dhe nuk do ta kishte botuar vepren me kete shpjegim vulgar te sajuar prej hamendjes se tij.

Yjet nuk shuhen kurrë (Kushtuar Artistes së Madhe"Nder i Kombit" Drita Pelingu)

Vilhelme Vranari Haxhiraj       

     

  U bënë tri ditë që mediat vizive apo të shkruara kanë shprehur dhembjen e humbjes së një artisteje të madhe, Drita Pelingu Kripa.
Drita Pelingu.jpg

  Dikush ngushëllon ndarjen nga jeta të njërës prej Ikonave të Skenës dhe Ekranit, Drita Pelingu;
  Dikush shpreh dhembjen për humbjen e Artistes, "Nder i Kombit" Drita Pelingu.
  Dikush e quajti aristokratja vlonjate, dikush tjetër tha se nuk do ta dëgjojmë më Mjeshtren e Madhe të fjalës Artistike.
  Drita Pelingu Kripa, kjo grua, kjo zonjë, kjo nënë e helmuar, kjo gjyshe mbushur me dhembje, që edhe në çaste të atilla kur mendonte se askush nuk mund të jepte asnjë ngushëllim nga fjala shpresëdhënëse, nga dora e ngrohtë dhe bujarija e shpirtërave njerëzor, kurse ajo Artiste e gjeti veten dhe e shkriu dhembjen në skenë, duke iu dhuruar shikuesve të panumërt kënaqësinë shpirtërore. Për hir të artit që ajo e adhuronte, kishte mohuar veten, doli jashtë qenies së saj ndoshta për dy orë apo mbase, mbase edhe më gajtë për xhirimin e një filmi, vetëm për të realizuar ëndrrën e saj dhe të shëronte shpirtrat e plagosur e të dhembur të shikuesëve të panumërt.
Drita, kjo grua vitale ishte mësuar me dhembjen e shpirtit të plagosur, për heqjen e X roli, apo dhënien e një roli që denigonte shtresën prej së cilës ajo kishte dalë, gjë që ishte fyerje dhe sfumim i asaj që ajo ishte. Që të vërtetosh se sa e vrarë shpirtërisht ishte artistja e madhe, mjafton vetëm një përgjigje e saj pasi zbriti në ShBA, në aeroport gazetarët e pyetën Artisten e Madhe:
-Zonja Pelingu, si ndiheni tani pas rënies së diktaturës komuniste? Dhe ajo u mjaftua vetëm me fjalët: -"Vonë, tepër vonë..." Artistja e Madhe e dinte se në kushte të tjera social-politike emri i saj do të njihej në botë si i shumë artisteve që dolën pas Luftës së Dytë Botërore. Ç'kishin vallë më shumë ato nga Drita: elegancën, sjelljen aristokrate, karizmën, artin e mbrujtur në çdo ind e qelizë, dashurinë për artin dhe skenën të endur në gjak e në shpirt apo mjeshtërinë e fjalës artistike? Asgjë, madje shumë syresh prej tyre kishin shumë më pak nga Drita dhe u bënë të famshme.
  Nëse do të zhvillohej një takim kushtuar jetës artistike, veprimtarisë skenike, kinematografike apo regjisoriale,si dhe pedagogeje të Mjeshtres së madhe, Drita Pelingu, nuk do të mjaftonin dy orët e një filmi, apo të një shfaqjeje teatrale, as një simpozium, ku të merrnin pjesë kolegët e saj artistë, regjsorët, studentët e saj pa marrë parasysh adhuruesit e panumërt që ajo ka, pasi koha do të ishte e pamjaftueshme.
 Mjafton të kujtojmë se kur analizohet një film, apo zhvillohet një bisedë në studio ose në ambiente ku merret në analizë vetëm një vepër letrare apo një dramë dhe koha nuk lejon që të thuhen të gjitha.
   Po për 120 role, po për sa e sa vepra teatrale të vëna në skenë, sa dhjetëra e qindra diploma të studentëve, ku ka qenë kontributi i saj si Pedagoge e Institutit të Lartë të Arteve dhe e mjeshtërisë së fjalës artistike, a do të mjaftonte koha vallë? Natyrisht që jo.
 Në kujtimet e mija ,E Madhja Drita Pelingu ,do të ngelet një Ikonë, ashtu e brishtë me fustanin e bardhë siç e kam njohur unë, vajza e vogël 11 vjeçare, aty te lulishtja e Vlorës, në Sheshin e Flamurit në vitet 1956-57, kur Teatri kombëtar bënte një turne dhe luheshin kryeveprat botërore. Kurse mirënjohja ime për Zonjën e Madhe Drita Pelingu, lidhet me pjesmarrjen e saj në 10 vjetorin e krijimtarisë sime, më 6 maj 2007. Që kjo zonjë 80 vjeçare të vinte për një promovim në qytetin e Vlorës, në qytetin e saj të lindjes, për mua ishte nder dhe privilegj.
 Vlonjatët kurrë nuk do t'i harrojnë fjalët e saj si bijë e Vlorës, e cila mikpritjen dhe mallin për vendlindjen e pagëzoi me citimin e vargjeve të Rilindasit të madh Naim Frashëri, "Kur e le qengji kopenë" (poema "Bagëti e Bujqësia") Më pas asaj Zonje i tërhoqi vëmendjen një poezi në ballinën e pasme të romanit tim "Ringjallur si Krishti" që titullohet "Drejtësia" dhe përfundoi me fjalët : "Të nderuar bashkëqytetar, zgjodha këtë poezi se për drejtësi ka pasur dhe ka nevojë shqiptari. Kjo e drejtë legjitime na ka munguar në shekuj dhe më e keqja është se vazhdon të na mungojë i komb..." Pas një dite të ngjeshur me aktivitet letrar, ajo u largua nga qyteti bregdetar, qyteti ku lindi duke marrë me vehte durtrokitjet e sinqerta të bashkëqytetërve të saj si dhe mirënjohjen tonë.
  Eh, Yje të tillë që kanë lënë pas shkëlqimin e tyre, nuk shuhen kurrë. Drita Pelingu vdiq fizikisht, por drita e shpirtit të saj bujar, jehona e fjalës së saj të artë dhe ndërgjegja e saj prej artisteje, do të vazhdojë të jetojë në përjetësi. Ajo për gjithë ata që e njohën, që punuan me të, që morën mësim prej saj, që e ndoqën në rrugën e saj artistike do të ngelet "Artistja e Pavdekshme që rrezaton e do të rrezatojë në botën humane si një yll që nuk shuhet kurrë!"

 Le të të prehet shpirti në paqe, mikja ime! 


TË KUJTOJMË TË KALUARËN DHE TË SHOHIM TË SOTMEN



Kanë kaluar njëzetetre vjet në këtë te quajtur demokraci, të ardhur nga lart, ku po zbatohet me përpikmëri platforma e Ramiz Alisë. Në Tetor te vitit 1989, Ramiz Alia në byronë politike lëshoi platformën e tij, cila është ndjekur me përpikmëri nga dy partitë kryesore PS dhe PD. Sot ne vigjiljen e ardhjes ne pushtet te PS-së, kur Çamëria është inekzistente për greket dhe kur në parlamentin shqiptar është emëruar nënkryetar Vangjel Dule, i cili përfaqëson një shifër të popullsisë prej 0.87 %, lihen mënjanë të papërfillur deputetët çam, që përfaqësojnë sot në Shqipëri pothuajse një gjysmë milioni shtetas.
I dashur lexues, le të hedhim një sy mbi platformën e Ramiz Alisë në këtë artikull:
Me strategjinё e Ramiz Alisë, regjimi komunist nuk u pёrmbys, por ndryshoi me marrëveshje. Pra, kjo mënyrë bëri që të dёshtoj dekomunistizimi i vendit, të dёshtoj krijimi i shtetit ligjor, të dёshtoj konsolidimi i ligjeve tё ekonomisё sё tregut, pёrderisa nuk u njohёn pronat e ligjёshme, përfundimisht të dёshtoj edhe integrimi i shtresёs antikomuniste dhe viktimave tё pafajshme të regjimit të kaluar. Me njё fjalё, vetëm sa u shpall me bujё "fitorja kundёr komunizmit" por pa fitues. U shpall "humbja e sistemit komunist", por pa humbje! Sepse ish kapitalistёt nuk u bёnё pronarёt e ligjshëm, qё komunizmi "i mundur" i kishte grabitur pa tё drejtё, por u bёnё komunistё dhe bijtё e tyre.
Nё situatёn e sotme, zhvillohet një luftё e hapur midis dy partive për karrige, e cila nuk paraqitet ndonjё rrezik për ish pushtetitin komunist, se tё dy partitё kryesore janё tё ngrehura po nga Ramizi dhe brёnda strategjisё sё Ramizit. Ёshte kjo strategji qё me pushtetin e padukshёm Ramiz - Nexhmije - Janullatos - Nano e tj, vazhdojnё ta ruajnё dhe ta kenё tё fortё pushtetin komunist. Duke ushqyer figura, anti-Shqiptare, Anti-UCK, Anti-NATO, Anti-BE, bile nё rast rreziku tё pushtetit tё tyre, ata thёrresin dhe armiqtë tanё shekullorё (veri & jugё) qё i bashkon ideologjia komuniste: shqiptaro-greko-sёrbe.
E. Zaloshnja thotё: "..qё nga vizita e pare e familjes Shtraus, shansin pёr tё realizuar njё hop tё tillё (hop tё madh tё ecjes pёrpara) e kanё patur katёr njerёz: Ramis Alia, Ismail Kadare, Fatos Nano dhe Sali Berisha. Ky shans iu dha nё vitin 1985. Nё atё vit, pas vdekjes sё Enver Hoxhёs u ndodhën para udhekryqit: "Ose tё ndiqnin shёmbullin e Ten Siao Pinit, ose tё vazhdonin rrugёn e Enverit". Fatkeqёsisht, zgjodhёn kёtё tё fundit. Arsyeja: sepse për këtë ishin të trajnuar (Gazeta "Ilyria", "Alia, Kadare, Nano, Berisha", 21-XII- 2006, f.12).
Nё gazetёn "Komsomolskaja Pravda" nё mesin e viteve 80-tё, është botuar një shkrim ku thuhej: "Shtrausi kishte refuzuar tri ftesa tё njёpasnjёshme pёr tё vizituar BRSS-nё pёr tё investuar atje. Shkurt fjalët. Atje e ftuan dhe nuk vajti, tek ne erdhi vetё, dhe ne nuk e deshёm!...Sikur tё ishte aprovuar ajo marrëveshje atёherё, sot Shqipёria do tё ishte nё njё nivel shumё tё lartё politik dhe ekonomik (grekёt do tё vinin tё punonin nё Shqipёri, do tё ishte ndёrtuar "koridori 8" etj. etj.). Kjo ёshtё tradhtia mё e madhe e Ramiz Alisё dhe pasuesve tё tij, qё i ka shkaktuar dёm tё madh Atdheut dhe ka penguar hyrjen tone qё atёherё nё B.E. Por krerët tanë u lidhёn me Greqinё mjerane dhe e vunё nё krye tё vendit, për të pergatitur ketё katrahurё bashkё me tё padeshiruarin Janullatos.
Prof. Dr. Esheref Imeri thotё: "Asgjё nuk shkon pёrpara nё Shqipёri, deri sa tё jetё Janullatosi aty."
Tani le t'i kthehemi sërish strategjisё sё Ramiz Alisё:
Nё tetor tё vitit 1989 Ramiz Alia foli pёr strategjinё: "Do tё arrijmё qё nga klasa komuniste tё krijojmё klasёn kapitaliste, e cila do tё na pёrjetёsojё nё pushtetin politik tё sё ardhmes, qё e kemi planifikuar dhe po e pёrgatisim vetё. Sistemi ynё ka kapitulluar pёrballё atij kapitalist, ndaj jemi tё detyruar tё ndryshojmё strategji. Kjo strategji do tё ndryshojё në dy drejtime:
1 - Nё respektimin e tё drejtave tё njeriut.
2 - Nё krijimin e pluralizmit politik.
Kundёrshtaret tanё do t'i nxisim qё tё krijojnё parti sa tё duan, tё majta, tё djathta dhe tё qendrёs, por gjithsesi kёto parti do tё duhet tё kontrollohen dhe tё drejtohen nga ne. Programet e themelimit tё kёtyre do t'i formulojmё ne. Nё krye tё kёtyre partive, duhet tё nxirren njerёzit, qё tё pёrkrahin strategjin tonё. Partia qё do tё marrё pushtetin, do tё shajё komunizmin, me themel e me çati. Nё kёtё mёnyrё do tё fitojmё simpatinё e Perёndimit, dhe tё disidencёs antikomuniste"... Mё tej Ramis Alia vё kujdes se: tё burgosurit dhe tё persekutuarit, do tё flasin pёr ne, dhe do tё na shajnё. Dhe kёta dihet qё e urrejnё komunizmin, por do tё na afrohen dhe do tё na pёrkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre, kёta do t'i afrojmё dhe do t'u japim punё tё parendёsishme, por kurrё nuk do t'i lёmё tё na marrin pushtetin, sepse ata sa tё marrin fuqinё, do tё fillojnё tё hakmerren, dhe ne kёshtu do tё bёheshim hyzmeqarёt e tyre.
Tё sekuestruarve dhe tё shpronёsuarve do t'u japim njё letёr nё dorё qё t'u njihet prona, por asnjёherё nuk do t'u japim pronёn e tyre dhe nё forma tё ndryshme do t'i ngatёrrojmё me njёri-tjetrin. Ata do tё kalojnё nёpёr gjykata, ku do tё zbatohen nga gjykata e shkalles sё parё nё tё dytёn etj, dhe pёr difekte teknike, do tё kthehen pёrsёri nё tё parёn.
Tё burgosurit dhe tё persekutuarit, janё tё moshuar dhe nuk kanё fuqi, dhe janё tё parrezikshёm. Duhet tё kemi kujdes nga fёmijёt e tyre, por kёta duke iu dhёnё nga njё pasaportё dhe duke iu bёrё presion, do tё largohen nga Shqipёria. Ata qё dotё pretendojnё, të kundёrshtojnё apo tё kёmbёngulin, do tё lёndohen e do tё ndёshkohen. Pasuria e tyre na pёrket neve, sepse ne e bёmё.
Ne kemi kuadro pёr shtatё Komitete Qёndrore, ndaj nuk ka asnjё arsye qё tё kemi frikё. Ne kemi studime dhe platforma gati pёr zbatim...
Kosova ёshtё nё pragun e shpalljёs sё kushtetutёs. Le tё bёjnё si tё duan, sepse ne kemi platformёn tonё, cdo gjë e kemi tё programuar. Strategjinё e kemi tё gjithё tё qartё. Nё pёrputhje me kёtё strategji, kemi pёrcaktuar edhe rrugёt pёr zbatimin e qёllimit dhe tё misionit tonё. Nё njё prapagandё ekstreme, kundёr komunizmit dhe me disa ndёshkime tё vogla, sa pёr sy e faqe, ndaj nomeklaturёs sё lartё komuniste.
Ne komunistёt reformatorё, do tё zbatojmё strategjinё tonё nё ekonomi, sipas sё cilёs kapitalistёt dhe pronarёt e ardhshёm, nё njё vend socialist, tё jemi Ne dhe njerёzit tanё. Me kёtё strategji, brёnda 2-3 legjislaturash, do tё arrijmё qё nga klasa komuniste, tё krijojmё klasёn kapitaliste, e cila do tё na pёrjetёsojё nё pushtetin politik tё sё ardhmes, qё e kemi planifikuar dhe po e pregatisim vetё.
Tё jemi tё sigurt, qё e ardhmja do tё jetё e jona.Kurrё nuk do tё lejojmё restaurimin e pushtetit politik tё armiqёve tanё. E ardhmja e fёmijve tanё do tё jetё e mrekullueshme, pёr kёtё kemi derdhur gjak, dhe do tё derdhim pёrsёri, po tё jetё nevoja. Shqipёrinё do ta gёzojmё ne dhe fёmijёt tanё. Nёse ndodh, që tё na e marrin pushtetin, dhe tё na rrezikojnё, atёhere harram na qoftё, nёse nuk dimё tё mbrojmё fitoret e arritura, qoftё edhe me grykёn e pushkёs,... Ne kemi organet tona tё dhunёs, dhe njerёz tepёr tё vendosur. Mjerё ata qё do tё guxojnё tё na dalin pёrpara e tё na kundёrvihen!
Nёse lind nevoja, do tё kemi edhe mbёshtetjen e aleatёve tё jashtёm ideologjikё nё pushtet...me të cilët na bashkon kauza jonё e pёrbashkёt, qё ёshtё pushteti i komunistёve, pavarёsisht nga nuancat dhe diskordancat e pёrkohshme".
Strategjia e kësaj kupole, gjate këtyre 20 vjetëve, ka aq shume ngjarje tragjike, sa vështirë të kenë plagosur ndonjë vend e ndonjë popull tjetër ne Europe si: mbytjet masive ne Otranto, vrasje për qëllime politike, vjedhje masive te popullit nëpërmjet piramidave, protesta me zjarrvënie e përgjakje, Gerdeci, varfëri ekstreme dhe këto dy parti akuzojnë njëra-tjetrën për "Qeveri kusare, qeveri tradhtare".
Ju, Z. Ramiz keni lënë lidhje të padukshme me këto parti qe keni krijuar, kjo duket se emri i juaj nuk zihet në goje nga mediat dhe nga populli i shumëvuajtur. Le të dalin nga prapaskena njerëzit e tu, që të mos bëhemi një katund kriminelesh e banditesh në brinjë te Evropës, e cila s'ka pse te na pranoje as si vend kandidat, pa ndërruar rrugë e të bëhemi një shtet normal duke e kthyer faqen e historisë.
Sot kёto dy parti, me tё njëjtёn ideologji komuniste, vjellin vrer kundra njёra-tjetrёs duke sharё siç thotё Ramizi "me themel e çati". Duke ndarё partitё me njё urrejtje tё pashёmbёllt anё e kёnd vendit, sa qё dhe vdekja nuk i bashkon pёr ngushёllim PD & PS. Kur Evropa dëshiron t'i bashkojё, ata mё tepёr shtyjnё urёt e zjarit. Vallё kujt i shёrben kjo mё shumё?
Dihet qё demonstratat e vitit 1997 u organizuan nga grekёt dhe ajo e 21 janarit 2011 ёshtё organizuar po nga grekёt. P.S. e degёs sё Athinёs me urdhёr tё Edi Ramёs rekrutoj njё grup të madh shqiptarёsh me ndihmёn e qeveris greke, pёr ti vёnё flakёn Shqipёrisё, ata lёviznin me nga njё leje tё posaçme pёr kalimin e kufirit. Konflikti me Greqinё ёshtё shtuar mё tepёr pёr arsye se Shqipёria ishte rёnditur pёr vitin 2011nё top listën e 10 vёndeve të globit që duhej vizituar pёr turizmin dhe bukuritё pёrrallore tё saj.
Ёshtё fatkeqёsi, qё njerёzit nё Shqipёri e hedhin vёshtrimin nga SHBA dhe BE pёr zgjidhjen e problemeve tё tyre. Kur fakti qё njё vёnd i NATOs, dhe njё vёnd qё aspiron tё hyjё nё BE, nuk ёshtё nё gjёndje tё kryejë hetime tё tilla, tё thjeshta. Kujdes nga zjarri qё po ndezni, kujdes se po digjeni vete Kurse ne, si popull, do të lindim prapё nga hiri.

Rasim Bebo

Vepër me vlera të mëdha gjuhësore

(Mendime rreth “Fjalorit sinonimik të gjuhës shqipe”, (EDFA)

Skifter Këlliçi


Nga Skifter Këlliçi, Boston,SHBA

Fjalori Sinonimik I Gjuhes ShqipePër ata që kanë qenë të lidhur ngushtësisht me letërsinë, artet dhe shkencën shqiptare, mërgimi, veç të tjerash, ka dhe të keqen e madhe, sepse, në një mënyrë a në një tjetër, jo vetëm i ka shkëputur nga lidhjet e drejtpërdrejta me këtë botë,por edhe sepse edhe vetë libri, si dhe informacionet rreth botimit të tij, janë edhe më të rralla.

Këtë përvojë të hidhur e kam provuar dhe po e provoj edhe unë që prej më shumë se 14 vjetësh jetoj në Amerikë. Si pasojë, nuk jam në dijeni të shumë librave që janë botuar dhe vazhdojnë të botohen. Kjo sepse edhe vetë mediat, jo gjithmonë i kushtojnë vëmendjen e duhur botimit të librave të autorëve shqiptarë, qofshin këto letrare dhe aq më shumë shkencore.

Por, kur është fjala për një libër të karakterit gjuhësor, si “Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe, ”botuar për herë të parë në 2001 dhe ribotuar në 2007 nga EDFA, shtëpi botuese e drejtuar nga dr.Fatmir Xhaferi, i njohur, veç të tjerash edhe për botimin e shumë fjalorëve shqip – në gjuhë të huaja, fjalor për të cilin deri tani është shkruar vetëm një artikull recensional nga shkrimtari dhe diplomati i njohur Mehmet Elezi, (dhe duhet thënë një artikull shumë i goditur), kuptohet se mërgimtarët, ndër të cilët edhe unë, nuk kanë si të mësojnë për botimin dhe ribotimin e këtij libri me ripunime, ose, siç e quajnë autorët “botimi i rivështruar” dhe njëkohësisht të librave të tjerë të këtij lloji. Po kështu nuk kanë si të dinë që më 2004, krahas tij ka dalë në dritë edhe një fjalor tjetër sinonimik, botim i Akademisë së Shkencave,dukuri që dëshmon për kahjen e publikut tonë për libra të tillë.(Pa dashur të bëj krahasim midis këtyre fjalorëve,aq me tepër që botimin e Akademisë së Shkencave nuk e kam në duar,fakti që fjalori për të cilin po shkruaj, është ribotuar me ripunime, dëshmon për interesin më të madh të lexuesit ndaj tij).

Por është për t’u habitur se edhe vetë autorët e këtij libri, që mbi të gjitha, janë miq të mi, pr.dr.Ali Dhrimo, specialist i gjuhës gjermane,i cili u nda nga jeta para vjetësh, autor studimesh në fushën e gjuhës shqipe dhe të disa fjalorëve të tjerë, sidomos me bazë gjermanishten, as.pr.dr. Edmond Tupja, specialist i gjuhës frënge, shkrimtar, përkthyes nga shqipja në frëngjisht, publicist, (kush nuk kujton esetë e tij me humor të hollë), dhe Eshref Ymeri, specialist i gjuhës ruse, përkthyes nga shqipja, në rusisht, publicist i njohur për çështjen kombëtare dhe të marrëdhënieve shqiptaro-ruso-sovjetike gjatë dy shekujve të fundit,pra pikërisht këta të tre, qoftë gjatë takimeve me ta në Tiranë, por sidomos në këmbimet e letrave me e-maile, nuk ma kanë zënë në gojë “Fjalorin sinonimik të gjuhës shqipe”,vepër e tyre e përbashkët, që pa më të voglin ngurrim hyn në fondin e artë të gjuhës shqipe.

Dhe ja,pas kaq vjetësh kjo vepër është më së fundi edhe në duart e mia, pra të një shkrimtari mërgimtar. E theksoj fjalën “shkrimtar”,sepse, në qoftë se për një vepër të tillë ka nevojë ta këtë ndokush në bibliotekën e tij, i pari nga të tërë është shkrimtari, pastaj gazetari dhe pastaj, siç theksohet në pjesën e prapmë të mbulesës së librit ata,

-të cilëve nuk u bie ndërmend një fjalë e caktuar,

-që nuk e dinë me përikmëri kuptimin e një fjale,

-që nuk duan të bëhen të mërzitshëm me përsëritje fjalësh të njëjta,

-që kërkojnë larushi shprehjeje dhe larmi stilistike,

-që dëshirojnë të zgjerojnë fjalorin e tyre aktiv,

-që duan t’i shprehin mendimet e tyre me përpikëri, forcë dhe bukurinë më të madhe.

Kur merr në dorë këtë libër ,bindesh edhe njëherë se sa e pasur është gjuha jonë, vërtet e një populli të vogël, të pushtuar prej gati pesë shekujsh nga pushtuesit otomanë,por që mbijetoi duke ruajtur zakonet dhe traditat e tij më të mira – mbi të gjitha gjuhën, pra fjalën, kuptimi së cilës shprehet në këtë fjalor me sinonime që arrijnë deri në 35 mijë të tilla.

Në gjuhën e përditshme ne përdorim shpesh mbiemrin ”i mërzitur”, por një shkrimtari nuk do t’i lejohej kurrë që këtë fjalë ta përdorte shpesh në veprën e tij.

Në këtë fjalor krahas kësaj fjale gjejmë:

-i ngrysur, i vrenjtur, i zymtuar, ballëngrysur, ballulur, ballënxirë, i trishtuar, buzëlëshuar, buzëvarur, gjithë buzë, qejfmbetur, çehrevrarë, vetullarënë, vetullagremisur, hundëvarur, fytyrëvrarë…

Për foljen shikoj në fjalor jepen këto sinonime:

-vështroj, sodis, këqyr,kundroj, vërej, kullos sytë, ngjis sytë, ajgëtoj, dalloj, hetoj, ma zë syri…

Ja dhe disa shembuj të tjerë:

Tejendanë:

tejembanë, tejefund, tejmatanë, tejtej, përmes, mespërmes, nëpërmes, brinjë më brinjë, fund e krye, ngado,qoshe më qoshe, tutje-tëhu…

I tronditur:

-I trandur, i nëpërhedhur, i trazuar, i dërmuar, i leqendisur,i mallëngjyer, i lemerisur, i lebetitur…

Një krijues,sidomos një shkrimtar,publicist ,gazetar, kur shkruan,në qoftë se i ka vënë vetës si qëllim të krijojë një vepër të pasur edhe nga ana gjuhësore, në çaste frymëzimi, mund të mos gjejë sinonimin e duhur. Më kujtohet se kur po ripunoja romanin “Atentat në Paris”, që u ribotua me ripunime më 2011, desha të gjeja një sinonim tjetër të foljes rraskapitem. Dhe mëgjithë përpjekjet e mia nuk gjeta veçse foljen tepër të përdorur dërrmohem. Po të kisha pasur në dorë këtë fjalor, do të kisha zgjedhur folje të tilla të barazvlefshme si:stërmundohem, robtohem, sfilitem, këtutem, kapitem, ronitem, shkrehem, shkallmohem, handakosem, shkordhem, topitem,lëmekem, batërdisem,ligështohem, më bie bretku, shembem, leqendisem, capërlohem, drobitem…

Kur lexoj ndenje vepër letrare,sidomos të autorëve të hershëm shqiptarë, por edhe të përkthyesve tanë, qofshin edhe të rinj, mbaj shënim fjalë që nuk i kam dëgjuar, ose për më tepër të hulumtuara ose krijuara nga vetë përkthyesit. Dhe më vjen mirë kur shoh që një pjesë e mirë e tyre është përfshirë edhe në këtë fjalor, që dëshmon për punën e madhe, për mua deri në rraskapitje të autorëve të mësipërm, për t’i përshirë ato në veprën e tyre,natyrisht pa harruar “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe”, (1980, 2002, botim i Akademisë së Shkencave). Po përmend disa prej tyre, të nxjerra nga vepra të Kutelit, Koliqit, Kadaresë, të përkthimeve të Sotir Cacit, Vedat Kokonës, Petro Zhejit, Lili Bares, Jorgji Dhoksanit, etj:

I shogët, (tullac flokë,) shamatar, (që bën shamatë), çapëlej, (shqyej, murrash (i murrmë), kruspulloj (kruspullohem, strukem, tulatem), hajdutërisht,(vjerudhazi), oborrësi, (mirësjellje, fisnikëri) mrol, (vrenjt), mrolan, (i vrenjtur), hundak, (hundor), poshtanik, (i poshtër), mbrëmësor, (mbrëmor), curkajë, (rreke), pikalor, (me pika), durimtar, (i durueshëm), i humnershëm, (i tmerrshëm), hamgjitje, (mashtrim), hamgjitës, (mashtrues), mashtrim, përhosh, përkëdhel, ledhatoj), mustakoc,(me mustaqe), thashethemnajë, (thashetheme), ëmblas, (ëmbëlsisht), ndezulli, (zjarrmi) e shumë e shumë të tjera si këto.

Në parathënien këtij fjalori një ndër hartuesit dhe njëkohësisht drejtues dhe redaktues i tij, pr.dr. Ali Dhrimo, për të cilin pas vdekjes në tetor të vitit 2011 u shkrua vetëm një shkrim, kurse Akademia e Shkencave, siç më njofton një ndër miqtë e tij, heshti, midis të tjerash, duke iu drejtuar lexuesve, shkruan: “Ne presim dhe mirëpresim me gatishmëri të madhe vërejtje, sugjerime për përsosjen e mëtejshme të kësaj vepre…”.

Eshtë e natyrshme. Jam i sigurtë që botimi i dytë më 2007 pas botimit të parë më 2002 ka përmirësime. Dhe një botim i tretë, vite më pas, do të ketë përmirësime të tjera,jo vetëm nga kërkesat e vetë autorëve, të lexuesve, por dhe vetë zhvillimit dhe pasurimit të gjuhës shqipe,nga ata që e shkruajnë dhe në radhë të parë nga shkrimtarët dhe përkthyesit.

Nga shënimet e mia po përmend vetëm disa fjalë sinonime që kam hasur në veprat letrare në gjuhën shqipe, të cilat në të ardhmen mund të përfshihen në një botim të ri të këtij fjalori: culit, (culit, ngre veshët) me prapashtesën –osh: fatmirosh, ëmbëlosh, (ëmbëlak, i ëmbël), e ploctë, (e sheshtë- fytyrë e ploctë), i tufantë, (mot me kohë me shtrëgatë), sëritet, (vihet në radhë), i përpushtë, (i trazur, i shprishur…), i përdhuntë, (i egër, mizor), kacagjelosem, (grindem, kërleshem), nazetohem, (bëj naze), diellsohem, (marr diell), i diellsuar, (i ndritur, me diell), vetënak, (i vetmuar), squparak, (me squp), qelqnajë,(me qelq, me xhama), trokëron,(vrapon me trok, me trokëllimë), ikurak, (i shpërngulur) e të tjera…

Këto janë vetëm disa sugjerime ose, që të bëjmë një krahasim, janë tek-tuk vetëm disa retushime me penelin e piktorit në balloren dhe brendësinë e një ngrehine shumëkatëshe, që ngërthen pasuri kaq të vyera të gjuhës shqipe.

Dhe kur vjen puna për këtë fjalor, (nuk di ç’është shkruar për fjalorin tjetër sinonimik të Akademisë së Shkencave), vetëm në të largëtën datë 2 tetor 2002 Mehmet Elezi, që përmenda në fillim të këtyre përshtypjeve, e ka quajtur për detyrë qytetare të shkruajë një recension, ose, më saktë, një ese, pamflet, ku me nota shpotitëse nënvizon një të vërtetë të hidhur: që ata që janë atje …lart, ata që udhëheqin, domethënë që qeverisin popullin,shtetin,pra edhe kulturën, artin, shkencën, të cilat, të gjitha bashkë sendërtohen vetëm me gjuhën dhe nuk mund të ekzistojnë pa të, ata të kenë më shumë kujdes për vepra të këtij lloji ose më saktë, siç nënvizon ai:

“Do të mjaftonin paratë e një simpoziumi, prej te cilit në kujtesën kolektive nuk mbetet gjë përveç kronikave të fryra televizive, që kultura shqiptare të pasurohej me botime cilësore të veprave si kjo”.

Dhe prapa kësaj vepre shkencore, dhe të tjerave si kjo, qëndron një njeri i heshtur dhe fisnik, si botuesi Fatmir Xhaferi i EDFA-s,i cili meriton,në mos një dekoratë të lartë,të paktën një falënderim publik nga qeveritarët tanë dhe sidomos nga drejtuesit e asaj ministrie që mbulon edhe… shkencat.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...