Vilhelme Vranari Haxhiraj
U bënë tri ditë që mediat vizive apo të
shkruara kanë shprehur dhembjen e humbjes së një artisteje të madhe, Drita
Pelingu Kripa.
Dikush
ngushëllon ndarjen nga jeta të njërës prej Ikonave të Skenës dhe Ekranit, Drita
Pelingu;
Dikush shpreh dhembjen për humbjen e
Artistes, "Nder i Kombit" Drita Pelingu.
Dikush e quajti aristokratja vlonjate, dikush
tjetër tha se nuk do ta dëgjojmë më Mjeshtren e Madhe të fjalës Artistike.
Drita Pelingu Kripa, kjo grua, kjo zonjë, kjo
nënë e helmuar, kjo gjyshe mbushur me dhembje, që edhe në çaste të atilla kur
mendonte se askush nuk mund të jepte asnjë ngushëllim nga fjala shpresëdhënëse,
nga dora e ngrohtë dhe bujarija e shpirtërave njerëzor, kurse ajo Artiste e
gjeti veten dhe e shkriu dhembjen në skenë, duke iu dhuruar shikuesve të
panumërt kënaqësinë shpirtërore. Për hir të artit që ajo e adhuronte, kishte
mohuar veten, doli jashtë qenies së saj ndoshta për dy orë apo mbase, mbase
edhe më gajtë për xhirimin e një filmi, vetëm për të realizuar ëndrrën e saj
dhe të shëronte shpirtrat e plagosur e të dhembur të shikuesëve të panumërt.
Drita,
kjo grua vitale ishte mësuar me dhembjen e shpirtit të plagosur, për heqjen e X
roli, apo dhënien e një roli që denigonte shtresën prej së cilës ajo kishte
dalë, gjë që ishte fyerje dhe sfumim i asaj që ajo ishte. Që të vërtetosh se sa
e vrarë shpirtërisht ishte artistja e madhe, mjafton vetëm një përgjigje e saj
pasi zbriti në ShBA, në aeroport gazetarët e pyetën Artisten e Madhe:
-Zonja Pelingu, si ndiheni tani pas rënies së diktaturës
komuniste? Dhe ajo u mjaftua vetëm me fjalët: -"Vonë, tepër vonë..."
Artistja e Madhe e dinte se në kushte të tjera social-politike emri i saj do të
njihej në botë si i shumë artisteve që dolën pas Luftës së Dytë Botërore.
Ç'kishin vallë më shumë ato nga Drita: elegancën, sjelljen aristokrate,
karizmën, artin e mbrujtur në çdo ind e qelizë, dashurinë për artin dhe skenën
të endur në gjak e në shpirt apo mjeshtërinë e fjalës artistike? Asgjë, madje
shumë syresh prej tyre kishin shumë më pak nga Drita dhe u bënë të famshme.
Nëse do të zhvillohej një takim kushtuar
jetës artistike, veprimtarisë skenike, kinematografike apo regjisoriale,si dhe
pedagogeje të Mjeshtres së madhe, Drita Pelingu, nuk do të mjaftonin dy orët e
një filmi, apo të një shfaqjeje teatrale, as një simpozium, ku të merrnin pjesë
kolegët e saj artistë, regjsorët, studentët e saj pa marrë parasysh adhuruesit e
panumërt që ajo ka, pasi koha do të ishte e pamjaftueshme.
Mjafton të kujtojmë se kur analizohet një
film, apo zhvillohet një bisedë në studio ose në ambiente ku merret në analizë
vetëm një vepër letrare apo një dramë dhe koha nuk lejon që të thuhen të gjitha.
Po për 120 role, po për sa e sa vepra
teatrale të vëna në skenë, sa dhjetëra e qindra diploma të studentëve, ku ka
qenë kontributi i saj si Pedagoge e Institutit të Lartë të Arteve dhe e
mjeshtërisë së fjalës artistike, a do të mjaftonte koha vallë? Natyrisht që jo.
Në kujtimet e mija ,E Madhja Drita Pelingu ,do
të ngelet një Ikonë, ashtu e brishtë me fustanin e bardhë siç e kam njohur unë,
vajza e vogël 11 vjeçare, aty te lulishtja e Vlorës, në Sheshin e Flamurit në
vitet 1956-57, kur Teatri kombëtar bënte një turne dhe luheshin kryeveprat
botërore. Kurse mirënjohja ime për Zonjën e Madhe Drita Pelingu, lidhet me
pjesmarrjen e saj në 10 vjetorin e krijimtarisë sime, më 6 maj 2007. Që kjo
zonjë 80 vjeçare të vinte për një promovim në qytetin e Vlorës, në qytetin e
saj të lindjes, për mua ishte nder dhe privilegj.
Vlonjatët kurrë nuk do t'i harrojnë fjalët e
saj si bijë e Vlorës, e cila mikpritjen dhe mallin për vendlindjen e pagëzoi me
citimin e vargjeve të Rilindasit të madh Naim Frashëri, "Kur e le qengji
kopenë" (poema "Bagëti e Bujqësia") Më pas asaj Zonje i tërhoqi
vëmendjen një poezi në ballinën e pasme të romanit tim "Ringjallur si
Krishti" që titullohet "Drejtësia" dhe përfundoi me fjalët :
"Të nderuar bashkëqytetar, zgjodha këtë poezi se për
drejtësi ka pasur dhe ka nevojë shqiptari. Kjo e drejtë legjitime na ka munguar
në shekuj dhe më e keqja është se vazhdon të na mungojë i komb..." Pas një dite të ngjeshur me aktivitet letrar, ajo
u largua nga qyteti bregdetar, qyteti ku lindi duke marrë me vehte durtrokitjet
e sinqerta të bashkëqytetërve të saj si dhe mirënjohjen tonë.
Eh, Yje të tillë që kanë lënë pas shkëlqimin
e tyre, nuk shuhen kurrë. Drita Pelingu vdiq fizikisht, por drita e shpirtit të
saj bujar, jehona e fjalës së saj të artë dhe ndërgjegja e saj prej artisteje,
do të vazhdojë të jetojë në përjetësi. Ajo për gjithë ata që e njohën, që
punuan me të, që morën mësim prej saj, që e ndoqën në rrugën e saj artistike do
të ngelet "Artistja e Pavdekshme që rrezaton e do të rrezatojë
në botën humane si një yll që nuk shuhet kurrë!"
Le të të prehet
shpirti në paqe, mikja ime!