Zhvlerësimi dhe degradimi i poezisë në trojet shqiptare
Mbijetesa e poezisë dhe poetëve
Duket se sikur qëllimisht botohen libra pa vlerë
Shkruan: Reshat Sahitaj
Në ditët e sotme, poetët duke e parë që poezia është në zhdukje e sipër, kanë themeluar shoqata të ndryshme për mbijetimin e poezisë dhe të poetëve. Secila shoqatë ka grumbulluar rreth tyre nostalgjikët e poezisë dhe organizojnë mbrëmje letrare duke i lexuar vargjet e tyre për një rreth tepër të ngushtë miqsh, shokësh, dhe aty këtu ndonjë dashamirë të poezisë. Qe poezia të mos zhduket kurrë, këto shoqata, organizojnë takime letrare kombëtare dhe internacionale, sepse kudo në botë ende gjendën poetë nostalgjikë. Nga kjo, poetët tanë nuk duhet të nënkuptojnë se poezia ka vdekur dhe se nuk duhet të shkruajnë, sepse ka gjasa që pas një shekulli, apo më shumë poezisë dhe poetëve t’i rikthehet fama e dikurshme.
Shqiptarët dhe poezia
Nëse kudo në botë është duke u zhdukur poezia dhe poetët, në viset shqiptare ky zhanër letrar është në lulëzim më shumë se kurrë më parë. Në asnjë vend të botës nuk ka më shumë poetë dhe libra poetikë, se sa ka Kosova dhe Shqipëria. Të gjitha libraritë e Francës bashkë, nuk kanë libra me poezi sa ka në libraritë shqiptare.
Kam bindje të thellë, se shqiptarët në sistemin monist nuk kanë pasur mundësi t’i publikojnë krijimet e tyre, sepse në krye të çdo reviste, gazete etj shteti monist kishte vë njerëzit e tij për të censuruar ideologjikisht çdo shkrim letrar. Pavarësisht masave shtetërore komuniste, krijuesit e kuptuan dobësinë e sistemit dhe një poezi ia kushtonin kryetarit e tjerat përmbanin mesazhe kombëtare, te dashurisë etj. Kemi shumë raste në Kosovë ku poeti ka pritur me vite të tëra që t’i botohet një libër, ose poezia e tij t’i botohej në ndonjë revistë letrare apo në gazeta të përditshme javore. Ky akumulim i energjisë artistike i ndrydhur me dekada dhe hapja e mundësive të reja për të publikuar pa asnjë censurë, ka ndikuar që tani të kemi shumë poetë. Ky katarzis ka bërë që në Kosovë dhe kudo në trevat shqiptare të prodhojmë poetë të mirë dhe poetë që nuk vlejnë asgjë. Botimi i librave pa asnjë censurë, e ka devalvuar dhe degjeneruar skajshmërisht jo vetëm poezinë, por edhe dinjitetin e krijuesve shqiptarë. Kur flitet për censurë nuk është fjala të censura politike, por të vlerësimi i krijimeve të cilat lëshohen për botim pa asnjë kriter.
Në Kosovë dhe viset shqiptare , kriteret për të botuar një libër janë:
a ) të jesh femër e bukur
b) të kesh para
c) të ke post që tjerët kanë interesa.
a) Pika e parë është më e përhapura, sepse numri i vajzave që shkruajnë poezi është në rritje. Është krejt e natyrshme që adoleshentet dëshirojnë t’i shprehin sentimentet e tyre përmes vargjeve, mirëpo këto/këta nuk mund të depërtojnë nga disa çuna të plakur që i hulumtojnë “talentet” e reja. Këta çuna të plakur, nëse viktima është djalë i pasur i kërkojnë pare të mira që t’ia botojnë një fletushkë që nuk i përngjan as librit e as librezave partiake. Kur viktima është vajzë, natyrisht që asaj i kërkohet tjetër gjë, e nëse ajo është e lehtë i botohet libri me një vonesë. b) Pika e dytë është pak më lehtësuese. Krijuesit e rinj që i kanë prindërit e pasur, nuk e kanë vështirë t’i botojnë shkrimet e tyre. Prindi i djalit apo vajzës vetë shoqërohet me çunat e plakur në krijimtarinë artistike. Prindi e hap bisedën se djali ose vajza e tij kanë talent dhe tërë natën rrinë pa fjetur duke shkruar poezi. Çuni i plakur ne krijimtarinë artistike i rrëfen se është mëkat që ato poezi te mos botohen e t’i lexojë bota. Është edhe një kategori e viktimave që vinë nga diaspora. Posa të vijnë në Kosovë, këta takohen me krijuesit e Kosovës dhe u tregojnë se kanë shkruar poezi në Facebouk ku kanë pasur shumë “Like-a”, çunat e plakur ne poezi që janë në kërkim të viktimave ua mbushin mendjen atyre se vërtet janë poetë shumë te talentuar dhe se duhet t’i botojnë poezitë. c) Pika e tretë është pak më e komplikuar, sepse kemi të bëjmë me njerëz intelektual të rangut të lartë dhe të “lartë”. Shumë poetë e poetesha të dështuara në rininë e tyre tani kanë arritur që të emërohen në poste të ndryshme dhe të rëndësishme. Disa të tjerë janë bërë profesorë, disa drejtorë në fusha të ndryshme, disa zyrtarë ku prej tyre varën subvencionet për botimin apo organizimin e manifestimeve kulturore. Kjo shtresë nuk japin asnjë cent për botimin e librave te tyre, e madje kritiket tanë u thurin lëvdata më të pameritueshme për librat që ata kanë shkruar. Në fakt këta nuk japin asnjë cent nga xhepi i tyre , por gjejnë mundësitë që t’i keqpërdorin postet e tyre dhe fondin e qeverisë në favor te atyre që shkruajnë apo ua botojnë librat . Këta janë shtresa më e ulët dhe kriminelët e shoqërisë sonë si ne aspektin e keqpërdorimit te fondeve qeveritare edhe ne aspektin e rritjes se rrejshme te famës së tyre. Në këtë kategori kemi edhe pseudo luftëtarë të cilët dëshirojnë të jenë përfaqësues të letrave shqipe më dhunë intelektuale. Këtyre pseudo luftëtarëve askush nuk guxon t’ia thotë realitetin edhe pse të gjithë e dinë se disa prej tyre nuk janë në gjendje të shkruajnë pa gabime emrin Kosovë. Siç kanë hyrë disa ditë në luftë për të spiunuar, tani dëshirojnë të hyn në letërsi për ta zhvlerësuar. Mos të harrojmë se në Kosovë kemi edhe luftëtarë që luftuan denjësisht dhe e meritojnë të jenë në antologjinë e poezisë shqipe. Në mesin e poetëve luftëtarë e kemi Dibran Fyllin i cili edhe gjatë luftës kontribuonte në kulturë. Fjala është vetëm për pseudo luftëtarët.
Degjenerimi i poezisë në Kosovë
Dikur krijuesit ishin të respektuar, sepse krijonin art të mirëfilltë si: Adem Demaçi, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Din Mehmeti, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Fahredin Gunga, Sabri Hamiti, Flora Brovina, Gani Xhafolli, Agim Vinca e shumë të tjerë. Krijuesit e asaj kohe ishin idole të rinisë shqiptare, që secili i ri kishte dëshirë t’ua lexonte veprat e tyre e për t’u takuar as ëndërr nuk kanë parë. Kur ndonjë të riu i botohej një poezi apo tregim ishte kënaqësia më e madhe në jetë. Më kujtohet kur në vitin 1973 u botua një tregim im, “Rilindjen” ua tregoja të gjithë nxënësve të normales dhe disa net faqen e gazetës e mbaja afër jastëkut deri sa u shkatërrua nga lagështia dhe shpalosja e shpeshtë. Kënaqësia ishte e trefishtë: së pari botimi konfirmonte se ke talent, së dyti të gjithë shokët gëzoheshin bashkë me ty, së treti u pëlqeje vajzave më shumë. Ky ishte një realitet i secilit të ri të asaj kohe.
Vetëshkatërrimi i krijuesve
Kudo në viset shqiptare letërsia zhvillohet me parametrat e cekura më lartë. Askujt nuk i intereson zbulimi i talenteve të reja, por sikur qëllimisht lëshojnë botime pa vlerë. Mendoj se zbulimi i talenteve i frikëson disa pseudo letrar , të cilët dëshirojnë ta ruajnë tërë jetën famën dhe emrin, që vetës t’ia sigurojnë përjetësinë. Për t’ia siguruar vetës më mirë përjetësinë në letërsi, këta në mesin e të rinjve krijojnë kritikët personal, apo të rrethit te ngushtë të tyre. Në këto vitet e pasluftës, në orët letrare paraqitën poetë e më shumë “poetesha”, që nuk kanë lidhje me poezinë dhe kurrë ne jetën e tyre nuk e kanë lexuar një libër. Çuditërisht këto farë “poetesha” arrijnë të përbirohen dhe të fotografohen me personalitete të larta politike dhe letrare, e të marrin poza sikur te ishin yje pa të cilat nuk lind dielli. Madje në Kosovë janë krijuar edhe organizime speciale letrare të poeteshave. Në asnjë vend të botës nuk bëhet dallimi në mes gjinisë. Me themelimin e klubit të poeteshave, vetë femrat krijuese po tregojnë dobësinë, se ato janë të dobëta dhe nuk mund të matën me meshkujt krijues. Hapja e shoqatave të tilla ku promovohen vetëm femrat është gjest provokativ për meshkuj. Dikur shumë dekada më herët për ditën e Shën Gjergjit të gjitha vajzat visheshin dhe promovoheshin duke vallëzuar rrugëve të fshatrave e të qyteteve, e ne si të rinj mezi prisnim Shën Gjergjin, sepse ato ditë krijoheshin lidhjet e dashurisë. Në këto ditë, meshkujt mezi presin ditën e orëve letrare të poeteshave, nga se dikujt i del nafaka. Një pjesë tjetër e poetëve, reklamohen në televizione dhe gazeta si poetët më të përkthyer dhe më të çmuar në botë duke e mashtruar opinionin tonë pa i treguar se ata u përkthyen vetëm në Rumani nga një shoqatë kulturore, dhe atë me para të tyre personale, ose me përkrahje të Ministrisë sonë të Kulturës apo fonde tjera që vetëm ata e dinë se si dhe ku i marrin ato pare.
Pas eliminimit të këtyre vetive dhe tanimë shprehive që janë shndërruar ne fenomen, mund të krijojmë poezi dhe t’i kthehet dinjiteti i poetit dhe poezisë, në të kundërtën jemi duke shkuar drejt një degjenerimi dhe degradimi të poetit dhe poezisë.