Nga Flori Bruqi
Tribunali i Hages me se paku mund te quhet gjykate e te drejtes. Politika e njeanshmeria qysh moti e kane shprish balancin e peshores - gjakataret moren denime simbolike e viktimat moren denime te pabesueshme. Megjithate une arrita te shkepus disa te dhena statistikore qe flasin mbi numrin e te denuarve per krime (dhe vitet e burgut te marra gjithsejt):
Nga 89 të dënuar, me gjithsej 1380 vjet burg, të dënuar janë:
67 serbë, me 1125 vjet burg;
14 kroatë, me 183 vjet burg;
5 boshnjakë, me 41 vjet burg;
2 shqiptarë, me 19 vjet burg;
1 maqedonas, me 12 vjet burg
Pavaresisht disponimit anti-shqiptar te prokuroreve te ketij Tribunali (ku serbofilja Carla del Ponte eshte mbase rasti me i shquar), ne aspektin statistikor lufta e shqiptareve rezulton te jete me e pastra. Ne fakt - lista e mesiperme permban nje gabim meqe shqiptaret e akuzuar nuk jane denuar me 19 vjet, por vetem me 13 meqe Lahi Brahimaj eshte shpallur i pafajshem (i cili paraprakisht ishte denuar me 6 vjet). Megjithate ketu kemi te bejme me nje proces paradoksal. Megjithese shqiptaret dalin si me te pastrit, propaganda ruse e ajo serbe kane krijuar permasa te frikshme te imazhit shqiptar, i cili tani na del si fajtor per gjithcka. Ky Tribunal Serbise fajin kolektiv ia individualizon, por shqiptareve fajin individual (i cili edhe ashtu eshte i padukshem si perqindje) ua kolektivizon, duke fajesuar shqiptaret e forcen e tyre kryengritese UCK-ne per gjoja pogrome ndaj serbeve. Diplomacia serbe, sipas mendimit tim, ka ditur mire te shfrytezoje konjukturen nderkombetare e vecmas disponimin anti-amerikan gjithandej botes. eshte per keqardhje qe nje pjese e se majtes kudo ne bote vazhdon te mbeshtese verberisht Serbine - e cila nga ta pandehet si viktime e agresionit amerikan. Nderkohe, kjo logjike e prapte i sheh shqiptaret si konfliktuoz, malicioz e luftenxites, qe paskan gjetur perkrahjen e nje fuqie imperialiste, per t'ia dhunuar sovranitetin nje shteti. Po kaq shqetesues eshte fakti se ndaj shqiptareve jane ngritur edhe akuza sikur te jene te dala nga skenari i nje horrori. E kam fjalen per raportin e serbofilit, Dick Marty, i cili shpiku te ashtuquajturen Shtepi te Verdhe. Ai si duket u nis nga e thena 'genje - genje se dicka mbetet ne fund' - meqe edhe pse te gjitha hetimet e paanshme nuk provuan asgje nga ato qe tha Marty, ne opinionin boteror ngriti krye dyshimi se megjithate shqiptaret jane marre me tregti te tilla. Pra ekziston nji perpjekje asisoj qe shqiptaret te dehumanizohen - e rrjedhimisht edhe te denohen me lehte. Per faqe te zeze, kjo propagande gjen menyrat qe te perkrahet edhe nga deshmitare shqipfoles - te cilet miratojne keto akuza.