2013/10/08

Marrëveshje e Titos dhe Menderezit !



Sot, qyteti i Manastirit i emërtuar Bitolë, është në gjendje tmerrësisht të rëndë. Kjo qendër e Vilajetit që dikur kishte rreth 90 % shqiptarë , sot me mezi 5% shqiptare .
Dhe, sot (pas 105 vjetësh nga Kongresi i Manastirit) me dhimbje të thellë themi se, në këtë qytet ku u vunë bazat e alfabetit shqip, nuk flitet shqip!

Pas Luftës së Dytë Botërore, edhe pas kësaj periudhe vazhdon spastrimi etnik dhe dyndjet e mëdha të shqiptarëve nga Manastiri dhe rrethina e tij. Ata, gjatë viteve të pasluftës hasin në shtypje të mëdha duke ua uzurpuar pronat dhe pasuritë e patundshme, por edhe arin, duke ua ndaluar veshjen tradicionale, dhe më pas me planin dhe marrëveshjen e Titos dhe Menderezit nga pala turke, shqiptarët u shpërngulën për në Anadoll, duke i detyruar ata që të deklaroheshin turq.

Që nga viti 1951 e deri vitin 1968, nga Manastiri dhe rrethi i tij janë shpërngulur për në Turqi, SHBA, Itali, Kanada, Australi dhe Evropë, mbi 38 000 shqiptarë. Por nuk mbeti me kaq. Shqiptarët nga këto anë vazhduan të emigronin në vendet e lartpërmendura akoma, përmes martesave, dhe mënyrave të ndryshme.

Nga këto dyndje, pasojat janë të parapara dhe tronditëse. Disa fshatra nuk ekzistojnë më dhe si struktura urbanistike. I ka ngrënë dhëmbi i kohës. Fshatrat Snegovë, Armatush, Drevenik, Zllakuqan nuk kanë më asnjë banorë.

Image

Shpërngulja e Shqiptarëve nga Manastiri me dhune !

No comments:

Post a Comment

Historia e trishtë e Malësisë së Madhe nën okupimit osman , jugosllavë dhe tash me malazezë

Flori Bruqi, me grup autoresh.  – Në të kaluaren përfshinte pjesën veri-përëndimore të Shqipërisë veriore që nga Shala deri te Shpella e Ber...