2013-10-08

Libri më i vjetër i lutjeve të hebrenjve?





Teksti në gjuhë hebraike është kopja më e hershme e njohur e Toras me katër shekuj

Një tekst i rrallë hebraik, që daton nga shekulli i nëntë, është zbuluar nga një koleksionues i artefakteve biblike dhe besohet të jetë libri më i vjetër në botë i lutjeve të hebrenjve. Dosja me 50 faqe u gjet në Jerusalem dhe në bazë të testeve me karbon të ekspertëve dhe studiuesve, besohet se libri mund të jetë shtypur diku rreth vitit 840. Koleksioni i Gjelbër, që lajmëroi këtë zbulim, deklaron se libri është Tora më i hershëm që është gjetur në 400 vitet e fundit dhe mund të jetë një lidhje e rëndësishme mes kohës së Testamentit të Vjetër dhe judaizmit mesjetar. Dr Xheri Petengejl, drejtori ekzekutiv i Iniciatives ‘Studiuesit e Gjelbër’, që është degë hulumtuese e Koleksionit të Gjelbër, tha: ‘Ky zbulim është një dëshmi historike që mbështet boshtin e jetës religjioze hebraike. Ai ndihmon në mbulimin e një zbrazëtie mes Testamentit të Vjetër dhe zbulimeve të tjera të teksteve të hebrenjve nga shekulli i nëntë dhe i dhjetë’.

description
Shkrime hebraike arkaike

Pergamena e plotë përmban shkrime hebraike aq arkaike, sa zbuluesit e saj thonë se ‘ajo përfshin zanore babilonase’ të ngjashme me anglishten e vjetër ose të mesme, krahasuar me gjuhën e sotme angleze. Ishin pikërisht këto zanore që i bënë hulumtuesit të dyshojnë se ky libër lutjesh daton nga koha e udhëheqësve geonimë, babilonianë dhe talmudikë, që ekzistonin gjatë kohës së Mesjetës. Libri është me ngjyrë bezhë, me madhësi 10 cm i gjerë dhe 11 cm i gjatë. Dorëshkrimet më të vjetra të njohura të Toras të studiuara nga studiuesit italianë, kanë origjinën diku mes shekullit të 12-të dhe të 13-të, që është 300 përkatësisht 400 vite pas këtij libri të zbuluar së fundi. Hulumtimet për këtë libër lutjesh, për të cilin Koleksioni i Gjelbër beson se mund të jetë ekuivalenti i botimit të parë të Librit të Përbashkët të Krishterë të Lutjeve, do të zbulojnë rezultatet në fillim të vitit 2015. Lëshimi në treg i këtij libri do të jetë si pjesë e serisë së teksteve dhe dorëshkrimeve të hershme hebraike të redaktuara nga Petingejl dhe Dr. Emanuel Tov. Kjo seri do të përfshijë një ekzaminim të plotë të disa prej teksteve më të vjetra dhe më të rralla të teksteve biblike, duke përfshirë edhe pjesë nga Libri i Gjenezës, Eksodit, Nehemias, Libri i ‘Jeremiah’-s, ‘Jonah’-s, ‘Ezekiel’-it, ‘Micah’-s, ‘Daniel’-it dhe libri i psalmeve.

Dorëshkrimi antik

Sipas Petingejlit, në intervistën e tij për ‘Huffington Post Religion’, dorëshkrimi antik duhet të jetë krijuar së pari, duke vazhduar më pas edhe me tekstin e brendshëm. Brendësia e librit është e ndarë në gjashtë sektorë, që diskutojnë çështjet e ndryshme duke përfshirë Fundin e Kohës dhe Ritualin e Pashkëve. Sektori i parë përfshinë rreth 100 bekime hebraike. Dr. Stiven Pfan, një studiues me Koleksionin e Gjelbër dhe president i Universitetit të Tokës së Shenjtë në Jerusalem, bëri zbulimin fillestar mes objekteve të tjera që zbuloi nga Koleksioni i Gjelbër. Hulumtimi i bërë nga studiuesit e këtij instituti do të sjellin dritë mbi përmbajtjen e teksteve të hershme hebraike nga Dorëshkrimet e Detit të Vdekur, të cilat janë ende duke u studiuar’, tha Petingejl.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...