2013-10-07

SKANDALOZE :Arrestohet filloristja që rrahu shoqen në Mitrovicë, Policia nis hetimet




Video shokuese: Filloristja nga Mitrovica duke e rrahur shoqen

Rrahje e vajzës në Kosovë!

Rrjetet sociale janë pushtuar nga një video shokuese e një rrahje mes dy nxënësve filloriste nga Mitrovica.

Protagonistja me emrin Duda shihet duke e rrahur shoqen e klasës, pasi që kjo e fundit i paska thënë “nuk po të shkon shkolla”.

Video është incizuar nga nxënësit e shkollës “Musa Hoti” në Mitrovicë.

“Kujt po i thu k*rvë...kujt po i thu nuk po i ec shkolla...”, këto janë vetëm disa prej fjalëve që nxënësja agresive Duda i drejtohet shoqes së saj bashkë me dhunën fizike që është shokuese, ashtu sikurse edhe fjalët fyese që nuk i kanë hije një vajze të mitur.

Më poshtë mund ta gjeni videon shokuese të cilën Duda më vetëdëshirë e kishte porositur të incizohet.







Sipas informatave të pakonfirmuara ende zyrtarisht, mësohet se, pas publikimit të videos dhe pas përhapjes së saj në masë të madhe, Policia e Kosovës ka arrestuar protagonisten e këtij rast, Duda M.,

Policia në Mitrovicë ka filluar hetimet përkitazi me videon shokuese e cila po bënë gjiron në internet.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në Mitrovicë, ka deklaruar për Indeksonline se, policia ka filluar hetimet për videon e publikuar dhe sot në mëngjes ka bërë identifikimin e kryesve të këtij akti.

Nxënësit në video janë të mitur nga shkollat fillore të Mitrovicës.

Policia në këtë rast është dytësore, pasi që sipas ligjit me ketë rast duhet të merret Qendra për Punë Sociale, Drejtoria e Arsimit Komunal, shkollat dhe prindërit.




Reagon drejtori i shkollës: Nxënësja problematike nuk është e shkollës sonë





Pas publikimit të videos ka reaguar shkolla fillore "Musa Hoti" në Mitrovicë. Nëpërmjet një komunikate për media, Drejtori i shkollës Iset Beka ka sqaruar se viktima në video është nxënëse e shkollës të cilën ai e drejton, derisa nxënësja tjetër është nga një tjetër shkollë.

Më poshtë po e sjellim reagimin e plotë të shkollës.

"Në emër të Bordit të shkollës `Musa Hoti` në emër të Këshilli të arsimtarëve dëshiroj të dënoj aktin e dhunës të shprehur në mes të nxënësve në një video të publikuar në rrjetin social Facebook. Në këtë video shihet një nxënëse duke shkaktuar dhunë ndaj një kolege - nxënëse. Ne si shkollë njoftojmë opinionin e gjerë se nga akterët e kësaj ngjarje vetëm viktima është nxënëse e shkollës sonë: D. U., nxënëse e klasës së VII, ndërsa shkaktarja e kësaj dhune është nxënëse e një klase më të lart nga një shkollë tjetër e qytetit. Rasti ka ndodh ditën e diel dhe ka qenë jashtë procesit mësimor afër urës së Ibrit. Organet kompetente hetuese janë duke u marrë me rastin".

Policia në Mitrovicë ka filluar hetimet përkitazi me videon shokuese e cila po bënë gjiron në internet, e ku shihet një vajzë e mitur duke rrahur një tjetër vajzë të shkollës fillore.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në Mitrovicë, i ka thënë Klan Kosovës se policia ka filluar hetimet dhe ka bërë identifikimin e kryesve të këtij akti. 

Meqë nxënësit janë të mitur, policia në këtë rast është dytësore, pasi që sipas ligjit me të duhet të merret Qendra për Punë Sociale, Drejtoria e Arsimit Komunal, Shkollat dhe prindërit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...