Të dështuar në pranimin për fakultet në Itali, qindra të rinj kaluan Adriatikun dhe konkurruan në fakultetet e Tiranës për Mjekësi, Stomatologji, Infermierë. Fundja jetesa është më e lirë se në Itali, sic shprehen shumë prej tyre, shkruan sot prestizgjozja Corriere Della Sera.
''Prisja gjithçka në këtë jetë, përveç faktit për të sjellë vajzën timë për të studjuar këtu në Shqipëri''.
Në mes dhjetëra pallatesh dhe i mbytur nga një trafik i çmendur, ja ku duket edhe kufiri i ri për ata që shpresojnë të veshin këmishat e bardha italiane: universiteti privat dhe me juridiksion shqiptar ''Zoja e Këshillit të Mirë''.
Pikërisht këtu, në këtë mori godinash të reja dhe në ristrukturim, 596 të rinj u paraqitën dje për testin e pranimit në fakultetin e Mjekësisë dhe të Stomatologjisë dhe protezave dentare.
Të paktën 60 pyetje nga shkenca për një orë kohë. Asnjë pyetje nga kultura e përgjithshme. Mesatarja e diplomës vlen dhe madje shumë: deri në 30 pikë nga 90 të tilla.
Javën e ardhshme do të bëhet testi për Fizioterapi dhe Infermieri. Jashtë, për të pritur mjekët e ardhshëm që kanë pasaportë italiane, por një cikël shqiptar studimesh, gjenden prindërit.
Në ankth më shumë se fëmijët dhe përballë një realiteti që për ndonjë është i vështirë për t'u përtypur.
''Por, duhet ta durojmë sepse kjo është mundësia e fundit''.
Daniela, e mbërritur nga Napoli së bashku me djalin i cili kërkon të bëhet dentist, nuk gjen qetësi.
''Ky është një turp, pasi shteti italian po i detyron fëmijët tanë të largohen'', thotë Daniela.
Të dështuar në pranimin për fakultet në Itali, qindra të rinj kaluan Adriatikun për t'u regjistruar në ''Zojën e Këshillit të Mirë'', i vetmi institucion që jep diploma të barazvlefshme me disa prej universiteteve të Italisë, veçanërisht me atë të ''Tor Vergata''-s.
''Funksionon kështu: regjistrohesh në Tiranë, merr provimet dhe në fund ke një diplomë që është edhe një diplomë italiane dhe nuk ka nevojë për ekuivalentim'', shpjegon rektori Paolo Ruatti.
Sigurisht, më parë duhet kaluar testi, edhe pse nuk dihet numri i saktë i atyre që do të pranohen.
Shifra e dhënë në rrugë zyrtare është rreth 150-160.
Qendra akademike, e frekuentuar vitin e kaluar nga 1 700 studentë shqiptarë dhe 300 italianë, administrohet nga një institut fetar me të drejta papnore.
Tarifat vjetore janë rreth 7-8 000 euro. Të cilave u shtohen edhe paratë për qera dhe ushqim.
''Por, të paktën kostoja e jetesës është e ulët'', thonë me qetësi Luigi Lisi, 20-vjeçar nga Terlizzi dhe Tommaso Cassano, 22 vjeç nga Frosinone.
Edhe këta të dy kanë dështuar në testin e pranimit në Itali.
Por, pas atyre që dëgjuan, Lisi dhe Cassano janë tashmë në Shqipëri.
''Këtë javë agjencia jonë e udhëtimeve ka sistemuar në hotelet e Tiranës të paktën 800 italianë të ardhur posaçërisht për testin'', thotë Armela Memaj nga ''Europa Travel & Tours''.
Luca Spagnolo, 19 vjeç, nga Lecce, hipi në traget pasi kishte marrë vetëm 36,8 pikë në testin e Mjekësisë në Chieti.
''Por, jam diplomuar me mesatare 100 dhe, po të mos më kishin hequr bonusin e mesatares, nuk do të isha këtu'', ankohet ai.