2013-10-12

Gjuha shqipe, Shezai Rrokaj: Domosdoshmëri redaktoret në institucione



Nisur nga gabimet e shumta që administrata bënë në shkresat zyrtare, Dekani i Fakultetit Histori-Filologji Profesor  Shezai Rrokaj mbështet nismën e Kryministrit Edi Rama për punësimin e korrektoreve në institucione pasi gjuha shqipe është gjuha e shtetit dhe duhet shkruar saktë.

Akademiku Shezai Rrokaj mbështet idenë e Kryeministrit Rama për vendosjen e redaktorëve , madje ai e quan domosdoshmëri. Gjithashtu Rokaj kërkoi që të bëhet e detyrueshme dhënia e provimit të gjuhës shqipe i ndarë në maturën shtetërore.

Nisur nga debatet e fundit për ndryshimin e standadrit të gjuhës shqipe Rrokaj shprehet se kjo nuk duhet të ndodhë. Sipas tij duhet që Gjuha dhe ky standard duhet të zgjerohen dhe përmirësohet brenda potencialit të tij dhe jo të bëhen ndryshime nisur nga krahinat apo rreshtimet politike.


Në ambientet e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë u përkujtuan profesori i Gjuhësisë Menella Totoni në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...