Libri i ri: Nga një projekt i shkollës së gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” deri tek formatimi i një libri interesant për shkrimtarët nga Fiona Kopali
Por protagonistja e kësaj nisme, Fiona Kopali, tashmë studente për jurisprudencë, synoi që ky projekt të shndërrohej në libër si një dëshmi publike jo vetëm e asaj që bënë shokët dhe shoqet e saj dikur, por duke i dhënë nismës dhe projektit vlera e prurje të reja. Pas shumë muaj pune, kërkimi dhe pasurimi të projektit fillestar, më në fund libri u formatua në përmasat që është publikuar sot. Një numër shkrimtarësh dhe njerëz të letrave shqipe si Faik Konica, Fan Noli, Gjergj Fishta, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Luljeta Lleshanaku, Matteo Mandalà, Shaban Sinani por edhe përfaqësues të letërsisë botërore si Ernest Heminguej, Gabriel Garsìa Markez, Rudyard Kipling u bënë pjesë e këtij albumi përmes relikeve si fotove, shkrimit të dorës apo intervistave të tyre me autoren. Ja, një fragment nga përshkrimi i takimit me Kadarenë në shtëpinë e tij:
Por një nga gjetjet më interesante në libër është zbulimi i jetës së poetit Xhevahir Spahiu në një moment delikat, kur u kritikua nga Enver Hoxha për prirjet “moderniste”. Në libër publikohet me këtë rast një dokument antologjik për raportet e shkrimtarit me diktaturën, hartuar nga policia e fshehtë e asaj kohe. Është fjala për të famshmin “simpozium shkencor me temë: Klasikët e marksizëm-leninizmit dhe rakia”, i formuluar si shaka e hidhur e poetit për ideologjinë totalitare. Në një copë letër, Xhevo kishte shkruar: “Simpozium për rakinë”, dhe rreshtoheshin disa “tema” e “kumtesa”, si :
1) Ç’kanë thënë klasikët e Marksizëm-leninizmit për rakinë;
2) Lufta kundër ideologjisë borgjeze që nënvlerëson rolin e rakisë në revolucion…
3) Etimologjia e fjalëve “raki” e “zamzane”;
4)Recitim nga Omer Khajami…;
5) Vërejtje mbi projekt buxhetin e rrethit; …
6) Përshëndetje e pionierëve…;
7) Detyrat e kontrollit punëtor për zbatimin e detyrave…
No comments:
Post a Comment