Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/10/09

Regjisorja Morea Raça merr çmim ndërkombëtar

Regjisorja Morea Raça merr çmim ndërkombëtar
Regjisorja Morea Raça ka marr çmimin special të jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fano, për filmin e metrazhit të shkurtë të Amel Sinopsisi.
Filmi bënë fjalë për aktorën Amel e cila e provon fatin në një audicion filmi të një produksioni ndërkombëtar. Ajo arrin të kualifikohet dhe të marr një rol në këtë film por më vonë I shfaqen pengesat në rrugëtimin e saj.
Në film luajnë aktorët: Makfire Miftari, Bekim Mulaj,Veton Osmani,Hazir Haziri, Shengyl Ismajli, Arvanit Krasniqi.
Skenari dhe regjia është bërë nga Morea Raca. Fano Film Festival ka për qëllim të promovojë artistët e rinj dhe filmat inovativ që shprehin ide, tema dhe subjekte te reja.
Festivali organizohet nga institucionet dhe organet publike,në mesin e tyre Këshilli i qytetit të Fanos,Ministria e Trashëgimisë Kulturore, Universiteti i Bolonjës,Asociacioni Italian i Filmit.
Vecantia e tij qëndron në faktin se shumë artistë janë bërë të famshëm pas pjesëmarrjes në këtë festival si Janne-Pierre Cassel, Alessandra Mastronardi, Salvatore Cantalupo.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...