Vlera në treg e këtij “thesari” nuk dihet, por Shqipëria ka rifituar një thesar vlerash të paçmueshme. Policia ka sekuestruar më shumë se 1 mijë vepra arti dhe objekte kulti të shekullit XV deri në mesin e shekulli XX. Dy grabitësit synonin t’i shisnin ato jashtë vendit.1 077 ikonat, afresket dhe pjesë të tjera janë marrë nga kishat dhe qendrat kulturore në juglindje të Shqipërisë dhe Maqedoni. “Janë dashur tre furgonë për të trasportuar veprat e artit të vjedhura” - bëjnë të ditur burimet për A1 Report. Burimet saktësojnë se shumica e veprave murale janë të dëmtuara. Vjedhje janë kryer gjatë disa viteve në Korçë, Voskopojë e Maqedoni. Pritet të ngrihet një grup ekspertësh për të analizuar një nga një të gjithë veprat për të zbuluar origjinën. Policia arrestoi Arben Spaho nga Pogradeci dhe Gjergji Thimo nga Korça, i cili ishte dhe restaurator i veprave të artit.
Veprat e artit të sekuestruara mbrëmjen e djeshme gjatë operacionit për shkatërrimin e një kupole të trafikantëve të veprave të artit u ekspozuan sot në mesditë në ambjentetet e Galerisë së Artit.
Vetë kryeministri Edi Rama shkoi në Galeri për të inspektuar veprat e vjedhura, por dhe për të falenderuar policinë për operacionin e përkufizuar "të jashtëzakonshëm", si nga kryeministri, por dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.
EDI RAMA: OPERACIONI MË I MADH ANTITRAFIK
"Jemi këtu për t'i dhënë rëndësinë që ka ky operacion i jashtëzakonshëm. Operacioni më i madh atintrafik në këtë fushë i zhvilluar në gjithë këto vite batërdie, rrënimi dhe shkatërrimi. Faleminderit për ata që e mundësuan kapjen e kësaj bande apo e kësaj bërthame banditësh të veprave të artit.
Është e domodoshme të thuhet se kjo betejë sapo ka nisur, sepse trashëgimnia jonë kultore është në rrezik si askund tjetër", tha Rama pasi pa nga afër ikonat e sekuestruara.
“Fakti që një thesar i këtyre përmasave i barabartë me një muze deri mbrëmë ishte në duar të keqbërësve dhe rrezikonte fatin e shumë thesareve të tjera që tanimë kanë dalë nga kufijtë e Shqipërisë flet vetë për gjëndjen alarmante, skandaloze dhe të papranueshme për jetën e njerëzve dhe sigurisë jo vetëm për pronën e qytetarëve por për këtë pasuri të pamuar që nuk zëvendësohet dot me asgjë. Jam sinqerisht mirënjohës të gjithë atyre që morën pjesë në operacion. Pavarësisht se marrin një rrogë shumë modeste e punojnë në kushtet të vështira nuk janë tunduar përpara këtyre veprave marramëndese monetare, por i kanë shërbyer misionit të tyre."- nënvizoi më tej kryeministri.
EDI RAMA: NA NDIHMONI TE MOS ZHDUKET TRASHEGIMIA
Rama premton se do të vazhdojë intensivisht lufta për të mbrojtur thesarin e trashëgimisë kulturore si dhe bëri apel qytetarëve të ndihmojnë për të luftuar këtë krim.
“Në vijim do të vazhdojmë intensivisht luftën për ta mbrojtur. Është rrënqethëse si janë shkulur muret e kishave dhe të kesh këtu dëshmi nga këto shkulje.
Tregojnë nga njëra anë çfarë barbarie përjeton tarshëgimia kulturore dhe thika e krimit ka vajtur në kockë. Tashmë edhe muret po zhduken sepse shumëçka tjetër është zhdukur. Jemi këtu për të përcjellë një mesazh shumë të fortë që prek të dyja skajet, atë të kulturës dhe të rendit e sigurisë për tju kërkuar qytetarëve solidaritetin maksimal në kushtet e kësaj lëngate të madhe të trashëgimisë kultorore dhe të kësaj shoqërie që thuaje ka harruar prej kohësh që Shqipëria është vendbanimi ynë i përkohshëm, por është i përjetshëm për fëmijët e brezat që vijnë të cilët ne u detyrohemi atdheun që na kanë lënë të parët tanë. Atdheun e këtyre thesareve që duhet me patjetër të mbrohen. Çdo qytetar është i lutur të sinjalizojë policinë e shtetit për cdo rast e cdo dyshim lidhur me veprimtarinë kriminale në dëm të kësaj vepre. Jemi shumë të vegjël e shumë të varfër në krahasim me të tjerët, por nëse ne lejojmë që ky thesari i madh të shkojë duke u tretur dhe të shuhet fare, ne do të jemi askushi në mes të Europës”
MINISTRI SAIMIR TAHIRI: AKSION I SHKELQYER
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e quajti “aksion të shkëlqyer .” ”Shumë sinqerisht para jush zoti kryeministër të falenderoj të gjithë oficerët për këtë operacion spektakolar”
MIRELA KUMBARO: RREZIKU I MADH
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se një operacion i tillë tregon sesa i madh është rreziku dhe se do të vazhdojë bashkëpunimin me policinë për të ndalur këtë trafik të veprave të trashëgimisë kulturore.
“Ky operacion i jashtëzakonshëm tregoi bashkëpunimin e menjëhershëm të forcave të policisë dhe strukturave të tjera. Ky është një nga operacionet e para për të ndërtuar ura bashkëpunimi të sektorit të trashëgimisë kulturore, dhe për të ndalur luftën kundër trafikut të trashëgimisë kulturore. Janë një sërë veprash të tjera që vazhdojne të jenë të rrezikuara dhe ministria e Kulturës ka nisur një fushatë sensibilizimi."