Shkrimtarja kanadeze Alice Munro, është fituesja e çmimit nobel për letërsinë për vitin 2013. Ky çmim iu dha shkrimtares 82 vjeçare me motivacionin si mjeshtre e prozës kontemporane.
Alice Munro është njëkohësisht edhe fituese e çmimit Man Booker Prize në vitin 2009.
Shumë prej librave të Munro përqendrohen në vendlindjen e saj, kontene Huron të Ontarios, në Kanada, teksa fokusimi i saj rajonal është një prej aspekteve kryesore të rrëfimeve të saj.
Shumë kritikë e krahasojnë peisazhin që ajo përshkruan me atë të shkrimtarëve të pjesës jugore të Shteteve të Bashkuara.
Alice Munro, shkrimtarja 82-vjeçare kanadeze, është fituesja e çmimit Nobel në letërsi/ Në vitin 2005, ajo shkroi një tregim kushtuar femrave shqiptare “Virgjëreshat shqiptare”
Alice Munro, shkrimtarja kanadeze, është fituese e çmimit Nobel në letërsi për vitin 2013. 82-vjeçarja është bërë kështu gruaja e 13 që fiton këtë çmim të madh letrar. E tërhequr vitet e fundit nga të shkruarit, për shkak të moshës dhe humbjes së të shoqit, për Munro, ky çmim ishte një rikthim në gjënë që kishte dashur më shumë në jetë, të shkruarin. Peter Englund, sekretar i përhershëm i Akademisë Suedeze, e quajti atë një “mjeshtre të shkurtër bashkëkohore”. Shkrimtarja nuk e priste këtë vlerësim. Kur ishte e re, e kishte ëndërruar kaq herë çmimin Nobel, por në këtë moshë, nuk e di ç’të bëjë me të. Megjithatë ishte diçka tepër e bukur. Ajo u shpreh e lumtur dhe nuk reshte së falënderuari Akademinë Suedeze, kur e bija i tha se ishte fituesja e çmimit të madh. Munro nuk ndodhej në shtëpinë e saj por kishte shkuar tek vajza për vizitë, e cila e zgjoi në orën katër të mëngjesit për t’i dhënë lajmin. “Më duket e pabesueshme. Më duket një gjë e mrekullueshme, nuk mund ta përshkruaj, është më shumë se ç’mund të them. Vërtet do të dëshiroja që kjo t’i shtyjë njerëzit ta konsiderojnë tregimin e shkurtër si art të rëndësishëm, e jo vetëm si diçka për të eksperimentuar derisa ta shkruani romanin tuaj”, tha Munro. Çmimi ka vlerën prej 8 milionë koronash, ose rreth 900 mijë euro.
Në vitin 2002, vajza e saj Sheila botoi një libër me kujtime nga jeta e saj pranë një mamaje shkrimtare.
Alice Munro ka qenë gjithnjë një figurë interesante për kritikët. “Unë nuk kam mbajtur asnjëherë ditar. Thjesht kujtoj ngjarjet dhe njerëzit që kam takuar në jetën time”, shprehet ajo në një intervistë të dhënë vite më parë. Mamaja e saj ka qenë një frymëzim i përhershëm për Munro. “Mamaja ime është një figurë e rëndësishme në atë çfarë unë jam sot. Jeta e saj kaq e vështirë dhe e trishtë shpeshherë dhe forca e saj për t’ia dalë mbanë më kanë frymëzuar. Nuk ishte e lehtë për të të më rriste”, shprehet Munro. Shkrimtarja e preferuar e saj dhe që ka ndikuar në librat që ka shkruar është Eudora Welty me librin “Mollë të arta”. Edhe pse në letërsinë e saj është një zë për të mbrojtur gruan, Alice është shprehur se nuk ka dashur asnjëherë të kthehet në një feministe. “Nuk më duket e vështirë të jesh një burrë, – shprehet ajo, por nuk kam dashur të kthehem në një feministe, thjesht të tregoj gjërat ashtu siç janë dhe përmes punës sime të kem mundësi të mbaj familjen dhe dëshirat e mia”. Në letërsinë e Munro-s takon gra, të cilat takojnë në jetë dashuritë e gabuara dhe Munro thotë se nuk i ka shpikur këto histori, por thjesht i ka riprodhuar.
No comments:
Post a Comment