Kush ka mbijetuar një masakër, është njëlloj sikur të ketë vdekur. Tabloja e pushkatimit në oborrin e një shtëpie, ulërimat, sharjet, breshëria e automatikëve, ngrohtësia e gjakut, frika, tmerri... të gjitha këto janë gjëra që nuk do të vdesin kurrë në shpirtrat e dy vajzave shqiptare nga Podujeva, Saranda dhe Jehona Bogujevci, dy fëmijët e mbijetuar nga pesë gjithsej që kishte kjo familje e që shpëtuan për mrekulli gjallë, kur lagjen e tyre e sulmuan dhe bastisën shtëpi më shtëpi, duke kryer krimet nga më mizoret kundër banorëve shqiptarë të saj, bandat e grupit paraushtarak famëkeq serb “Skorpionët”, të armatosur deri në dhëmbë. Të dyja vajzat, tani të rritura, kanë ardhur nga Mançesteri i Anglisë, ku jetojnë, në Beograd, duke kërkuar nga shteti serb dëmshpërblim për dhimbjet e përjetuara. Por, pasi bënë më shumë se 1000 km, duke ardhur nga qyteti i largët anglez, megjithëse u ishte caktuar edhe data e dëgjimit të çështjes së tyre në gjykatë, ato në Beogradin e Serbisë “demokratike”, qysh në fillim, ndeshën pengesën e parë: gjykatësi përkatës ishte ndërruar dhe seanca dëgjimore ishte shtyrë, sepse i riu ende nuk ishte njohur me çështjen në fjalë! Sidoqoftë, vajzat thonë se nuk e kanë hallin aspak te dëmshpërblimi. “Për ne nuk ka shumë rëndësi, nëse na e japin ose jo dëmshpërblimin. Rëndësi ka e vërteta dhe për ne është e rëndësishme që të gjithë ta marrin vesh për atë masakër të tmerrshme”, thotë Saranda. Por çfarë ndodhi atë ditë, më 28 mars 1999, në atë lagje të Podujevës. Ja çfarë i tregoi Saranda, në atë kohë 13-vjeçare, gazetës së përditshme serbe “Blic”:
Familjaret e Sarandes qe u vrane ne kete masaker.
“Ishte herët në mëngjes, rreth orës 7. Para shtëpisë sonë ndaluan dy kamionë ushtarakë. Ditë më parë, qëkur kishin filluar bombardimet, bandat paraushtarake serbe kishin shkatërruar e thyer dyqanet dhe xhamat e tyre në lagjen tonë, por kësaj here siç duket kishin ardhur të bastisnin shtëpitë tona. Një grup prej 20 grash dhe fëmijësh, me lidhje farefisnore njëra me tjetrën, u përpoqën të fshiheshin në një plevicë të oborrit të madh të një shtëpie. Të gjithë u futëm në këtë plevicë. Nuk shihnim asgjë, por veçse dëgjonim britmat e fqinjëve tanë, duke kuptuar se ata po i nxirrnin me forcë nga shtëpitë e tyre.
Dëgjoheshin sharje të rënda, ulërima, thirrje më zë të lartë dhe të shtëna armësh automatike. Në një moment e kuptuam se paraushtarakët serbë na zbuluan. Afrohen te ne dhe na kërkojmë që të dalim që andej ku ishim fshehur dhe që torbat që kishim marrë me vete, me shpresë se do arrinim të iknim, t’i linim mbrapa. Na kontrolluan një për një dhe, më pas, na nxorën në rrugë në kolonë njësh, të gjitha gra dhe fëmijë, më i vogli 21 muajsh. Na futën në një oborr tjetër, në atë të familjes Gashi, dhe nënat tona, pasi e kuptojnë qëllimin e ushtarëve serbë, fillojnë të bërtasin në serbisht: ‘To su samo deca!’ (Këta janë vetë fëmijë). Një nga ushtarët qëllon me grusht Fezrijen (21 vjeçe), e cila bie sipër Jehonës (11) që ishte pranë saj, ndërsa pastaj të gjithë neve na rreshtojnë para një muri. E para e pësoi Shefikatja (42), nëna ime dhe e Jehonës. Ushtari e qëlloi drejt në kokë.
Familjaret e Sarandes qe u vrane
I biri i saj gjashtëvjeçar, vëllai im, Genti, thërret nënën, duke qarë. Kurse ushtari që vrau Shefikaten, i mori automatikun një ushtari tjetër dhe me breshëri i kositi të gjithë ata që ndodheshin pranë tij.
U mbështeta pas murit, m’u këputën gjunjët dhe ula dalëngadalë në tokë, duke parë para vetes vetëm kokën e vëllait tim të vogël që kishte rënë para meje. Pas të shtënave, ra një heshtje varri e frikshme. Ndjeva në anën e majtë të trupit tim një ngrohtësi, kështu që e kuptova se edhe mua më kishte kapur një plumb. Më pas, erdhi një grup tjetër ushtarësh serbë, kështu që u bëmë njësh me tokën. Duke u përpjekur që të mos merrnim frymë dhe që të na kujtonin për të vdekur. Sidoqoftë, këta ushtarë u treguan më të mëshirshëm dhe ne, pesë fëmijët që i mbijetuam masakrës, na çuan në spitalin e Prishtinës”.
Në masakrën e asaj dite në Podujevë banditët serbë vranë shtatë gra të moshave nga 21 deri në 69 vjeçe dhe shtatë fëmijë nga dy deri në 14 vjeç. Saranda dhe Jehona humbën në atë masakër nënën, një vëlla dhe një motër. Vetë ato kanë plagë të ndryshme të bëra me armë zjarri dhe secila prej tyre është operuar tri herë. Saranda pothuajse nuk e lëviz dot dorën e majtë.
Gjendja fizike dhe shpirterore kur Saranden e gjejne doktoret britanik kur kane hyre ne spital,pas terheqjes se serbeve nga Kosova dhe hyrjes se trupave te Natos.
Sasha Cvjetan dhe tjetri eshte Dejan Demiroviq i cili pas 4 viteve qendrimi ne Kanada ku edhe kishte kerkuar strehim eshte ekstraduar ne serbi ne tetor te viti 2005,per tu gjykuar.
Ndersa me poshte eshte komandanti i tyre Sllobodan Mediq i ashtuquajturi Boca., qe kryen maskarat e familjes se Sarandes :
Zheljko Gjukiq.........................me 20 vite burg
Dragan Mediq........................me 20 vite burg
Dragan Borojeviq.................me 20 vite burg dhe
Miodrag Sholaja..................me 15 vite burg.
Ndersa me poshte eshte komandanti i tyre Sllobodan Mediq i ashtuquajturi Boca., qe kryen maskarat e familjes se Sarandes :
Zheljko Gjukiq.........................me 20 vite burg
Dragan Mediq........................me 20 vite burg
Dragan Borojeviq.................me 20 vite burg dhe
Miodrag Sholaja..................me 15 vite burg.