S
Sperma ka shumë "armiq", mirëpo më të rrezikshmet janë ato të cilat nuk duken shumë të dëmshme, dhe për to shumica e meshkujve nuk e dinë se janë të dëmshme.
Në qoftë se dëshironi të krijoni familje, duhet të keni spermatozoide të shëndetshme. Ja cilët ushqime duhet të evitohen:
Ushqimet e konservuara - Është e vërtetë se ushqimi brenda konservave nuk është i dëmshëm, por pjesa ku rri ushqimi përbën rrezik. Kënaqja përmban një shtresë e cila është shumë e dëmshme për spermën.
Kozmetika - Një numër i madh i shampove, sapunëve, deodorantëve si dhe kremave të rrojës përmbajnë materiale të cilat dëmtojnë spermën. Zgjidhni produktet të cilat nuk përmbajnë ftalate.
Cigaret - Për cigaret dihet se janë të dëmshme në çdo aspekt të shëndetit, mirëpo po ashtu përbëjnë rrezik edhe për spermën.
Cigaret - Për cigaret dihet se janë të dëmshme në çdo aspekt të shëndetit, mirëpo po ashtu përbëjnë rrezik edhe për spermën.
Marihuana - Sikurse te cigaret, po ashtu është vërtetuar se sperma e burrave të cilët konsumojnë marihuanë është më e dobët. Spermatozoidet te këta persona lëvizin më ngadalë dhe janë në numër më të vogël.
Stresi - Stresi është tepër i dëmshëm për spermën. Posaçërisht ndikon te testosteroni dhe zvogëlon sekretimin e tij.
Alkooli - Edhe alkooli është i dëmshëm për spermën. Është vërtetuar se alkooli zvogëlon ri-prodhimin e spermës dhe zvogëlon numrin e spermatozoideve.
Abstenimi - Më herët është besuar se abstenimi nga seksi është i dobishëm për spermën, mirëpo hulumtimet e fundit kanë hedhur poshtë këto pohime. E vërteta është se duhet një ose dy ditë që sperma të ripërtërihet, mirëpo abstenimi i gjatë mund të shkaktojë ndryshim në lëvizjet e spermatozoideve si dhe të ndryshojnë formën.