2013-10-08

Tre shkencëtarë kanë fituar çmimin Nobël për mjekësi pasi zbuluan saktësisht se si qelizat transportojnë material.

 








James Rothman dhe Randy Schekman, të dy nga SHBA-të dhe Thomas Sudhof, nga Gjermania do të ndajnë këtë çmim.
Zbulimi i tyre ka të bëjë me transportin e proteinave dhe materialeve të tjera nga qelizat. Ata zbuluan mënyrën se si “fshikëza” vepron si anije për transportimin e të mirave në një vendndodhje ekzakte. Kjo është kritike për mënyrën e komunikimit të trurit, në prodhimin e hormoneve dhe pjesë të sistemit të imunitetit.
Në komentin e komisionit thuhet se ky zbulim ka një ndikim të madh për të kuptuar se si ngarkesa përshkuan një rrugë me saktësi në qelizat e brendshme dhe të jashtme. “Pa këtë organizim të mrekullueshëm preciz, qelizat do të përfundonin në kaos”. Një problem në koordinimi ka lidhje me sëmundjen e diabetit dhe çrregullimet mendore.
Rothman është profesor në Universitetin Yale në SHBA, ndërsa Schekman është profesor në Universitetin California po në SHBA. Kurse Suedhof është profesion në Universitetin Stanford prej vitit 2008.
Nobeli për mjekësin është i pari çmim Nobel që jepet për këtë vit. Çmimet për fizikën, kiminë, letërsinë, paqen dhe ekonominë do të jepen këtë javë dhe javën e ardhshme. Çdo çmim ka vlerën e 1.2 milionë dollarëve.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...