"Shqipëri-Austri reflektim historiografik" është ndër botimet e fundit të Qendrës së Studimeve Albanologjike, i promovuar sot në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Ky botim, në bashkëpunim me Institutin Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, përmban kujtimet e pedagogut të Universitetit të Vjenës, Karl Kaser, si e shihte ai ndryshimin e sistemeve në Shqipëri, sa gjasa kishte që të derdhej gjak si në Rumani, turmat e të rinjve që kërkonin të iknin dhe i luteshin t’u rregullonte një vizë, etj.
Në vitin 1987, Karl Kaser, historian i ri asokohe i Europës Juglindore, shfrytëzoi një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Austrisë, si dhe ngurrimin e gjithë kolegëve të tij për të ardhur në vendin e vetëm komunist e ateist në botë. Gjithçka pa gjatë ditëve të qëndrimit të tij në Shqipëri ai i hodhi në ditar. Socializmi që gjeti në Shqipëri, ishte makth. Nuk u besonte dot syve, kur shihte një vend në varfëri ekstreme. Njerëz të veshur keq, që nuk guxonin t'i flisnin, pasi kishin frikë se dënoheshin, mungesa e etikës, hotelet, restorantet, rrugët, pallatet, gjithçka dukej si një kthim pas në kohë.
Sipas Kaser, të paktën gjysmë shekulli më pas. E megjithatë, Kaser u kthye edhe në vitin '88, '89 deri në '92-shin, çdo vit nga 2-4 javë, duke parë nga afër ndërrimin e sistemeve në Shqipëri. Shënimet e tij, të mbajtura më shumë se 20 vjet më parë, ai i ka botuar tashmë në librin “Shqipëria njëzet vite më parë- kujtimet e një historiani austriak”.
Këto kujtime janë përfshirë në botimin më të fundit të Qendrës së Studimeve Albanologjike “Shqipëri-Austri: Reflektim historiografik”.

O.Univ.-Prof. Dr.phil. Karl Kaser
Position:
- researcher@UniGraz
Phone:
+43 (0)316 380 - 2352
Email:
Biography:
Karl Kaser is professor for Southeast European History at the Karl-Franzens-University of Graz/Austria, where he received his PhD in 1980, was promoted to professor 1985 and appointed to full professor 1996. His major work and research projects have been focussing on historical-anthropological fields such as history of family, kinship, and clientelism as well as gender relations in the Balkans.
CV:
Discipline:
Country expertise:
Research interest:
Languages: