2013-10-13

Njeriu në pasqyrë, Chris Hedges


Në kulturën e famës ne shkatërrojmë atë që adhurojmë. Shfrytëzimi komercial i vdekjes së Majkëll Xheksonit u orkestrua nga forcat korporative që e shndërruan Xheksonin në një të çmendur. Xheksoni, me fëmijëri të grabitur dhe i rrethuar nga grabitqarë, preja e të cilëve ishte frika dhe dobësia e tij, ndihej aq i konsumuar nga neveria ndaj vetvetes sa vendosi ta shndërrojë fytyrën e tij afro-amerikane në një maskë vdekjeje kaukaziane në ndryshim të përhershëm, dhe të fshihte pedofilinë e tij të dukshme pas iluzionit piterpanas të fëmijërisë së përherëshme. Ai nuk arrinte të ndante jetën e tij publike nga ajo private. Ai u shndërrua në një mall, në një produkt që mund të shitej, përdorej dhe manipulohej. Ai u infektua nga nihilizmi moral dhe shpërbërja personale, dy tiparet themelore të kulturës sonë korporativiste.
Shërbimi i tij funeral – një show i larmishëm me arkivol – vlerësohet se u ndoq nga 31.1 milionë teleshikues. Ceremonia që përfshinte performancat dhe homazhet e kryera nga Stevie Wonder, Brooke Shields dhe njerëz të tjerë të famshëm u transmetua ‘live’ nga 19 rrjete televizive, përfshi mediat më të fuqishme në botë. Ishte episodi i fundit i serialit të gjatë “Majkëll Xhekson”. Episodi u mbyll me vajzën e Xheksonit, Parisin, që u detyrua të qëndronte përballë një mikrofoni për të folur rreth babait të saj. Xhenet Xheksoni, përpara se vajza të arrinte të lidhte dy fjalë, i kërkoi Parisit që të thoshte diçka. Ndërkohë që vajza shpërtheu në lot, të rriturit përreth saj rregulluan mikrofonin që ne të dëgjonim sa më mirë ngashërimat e saj. Turma duartrokiti. Ishte jehona përndjekëse që shkatërroi babain e saj.
Historitë që na pëlqejnë më shumë janë ato të ‘jetës së vërtetë’ – të famës së menjëhershme, suksesit të egër, të shoqëruar më pas nga një rrënim i gjatë, i çuditshëm dhe makabër. O.J. Simpson ofron një version më të butë të të njëjtit komplot. Po ashtu edhe Britney Spears. Xheksoni, në fund të jetës së tij ishte i mbytur në borxhe dhe kishte pranuar një marrëveshje jashtëgjyqësore me vlerë 22 milionë dollarë në dobi të Jordy Chandlerit, pa harruar shtatë akuzat e ngritura për abuzim me të miturit dhe dy akuzat e tjera për nxitjen e një agjenti të intoksikuar drejt kryerjes së një krimi. Ne u ushqyem me shpërbërjen e tij fizike dhe psikologjike, veçanërisht në kohën kur shumë amerikanë po luftojnë kundër tatëpjetës ekonomike, humbjes së pozitës shoqërore dhe shpërbërjes personale.
Drama e përflakur e jetës personale të Xheksonit u ingranua përsosmërisht me dramat që shikojmë në televizione dhe filma, apo dëgjojmë në lajme. Lajmet lulëzojnë me histori të ‘jetës së vërtetë’, veçanërisht ato që përfshijnë njerëzit e famshëm. Raportimet në lajme janë mini-drama që realizohen falë një ylli, një batakçiu, një trupe mbështetëse, një prezantuesje hirplotë dhe një fundi dramatik ose shpeshherë të papritur. Publiku konsumonte me babëzi ‘lajmet’ rreth Xheksonit, që në të shumtën e herëve tejkalonin çdo trill të shkruar mbi letër, veçanërisht gjatë ekzilit dhe zvetënimit të tij. Në “Fahrenheit 451,” novelën e Ray Bradbury mbi distopinë e të ardhmes, njerëzit shpenzojnë pjesën më të madhe të ditës duke parë ekrane gjigantë që shfaqin skena të pafundme ndjekjesh policore dhe frike ndaj krimit. Jeta, siç Bradbury e kuptoi, pasi ambalazhohet, inskenohet dhe filmohet, shndërrohet në formën më imponuese të argëtimit. Dhe Xheksoni ishte një show gjigant. Ai e meritonte një fund madhështor.
Ata që krijuan personin publik të Xheksonit dhe e shndërruan në një pronë, fillimisht si fëmijë dhe përfundimisht si një kufomë të mbyllur brenda një arkivoli me pllakëza ari dhe vlerë 15.000 dollarë janë agjentët, publicistët, punëtorët e marketingut, skenaristët, producentët e filmave dhe të televizioneve, kostumografët, makiazhatorët, trajnerët e fitnesit, prezantuesit dhe personalitetet televizivë që krijojnë një gamë të gjerë njerëzish të famshëm për qëllime përfitimi. Ata janë mjeshtrit e padukshëm. Askush nuk mund të arrijë statusin e të famshmit, dhe asnjë iluzion kulturor nuk mund të gëlltitet si realitet pa ndihmën e kësaj ushtrie ndërmjetësish dhe orientuesish kulturorë. Producentët në Staples Center, Los Angelos, u siguruan që 18.000 të pranishmit dhe audienca televizive (edhe BBC-ja i kushtoi tre orë të programacionit të saj homazheve) të shikonin një funeral të shndërruar në një tjetër formë qaravitjeje që synonte ekzaltimin dhe argëtimin popullor.
Shërbimi përkujtimor ndaj Xheksonit ishte kremtim i famës. Ishin edhe shikimet e trazuara të grupeve të fëmijëve, përfshi edhe fëmijët e tij që këndonin mbi arkivol. Xhonsoni i Magjishëm shfrytëzoi rastin t’i bënte reklamë restorantit Kentucky Fried Chicken. Shields-i, duke fshirë lotët, risolli në kujtesë sesi ajo dhe Xheksoni 33-vjeçar – që gjithmonë deklaronte se ishte heteroseksual – u futën fshehurazi në dhomën e Elizabeth Taylor-it një natë përpara martesës së saj të fundit për t’i hedhur një shikim vjedhurazi përpara çdokujt tjetër fustanit të saj. Shields-i dhe Xheksoni, në dasmën e Taylor-it bënin shaka duke thënë se ishin “nëna dha babai i nuses”.
“Po, atyre që e dëgjojnë këtë histori mund t’iu duket shumë e çuditshme,” tha Shields-i, “por ne u argëtuam me të vërtetë.”
U shfaqën fotomontazhe në të cilat fotoja e Xheksonit duke rrokuar duart me Nelson Mandelën shoqërohej menjëherë nga një foto e tij me bretkosën Kermit. Fama i zbret të gjithë të famshmit në të njëjtin nivel. Fama është vlera e vetme. Dhe të gjitha anekdotat me sa duket konfirmojnë faktin se kur e kalon jetën si njeri i famshëm, nuk ke asnjë ide se kush je në të vërtetë.
Ne e matim jetën tonë duke përdorur si etalon këta të famshëm. Ne kërkojmë të jemi si ata. Ne imitojmë pamjen dhe sjelljen e tyre. I arratisemi çorodisë së jetës së vërtetë përmes fantazisë së aktrimit të tyre. Ne, gjithashtu, jemi të dëshiruar të tërheqim audienca admiruese për filmin madhështor dhe në xhirim e sipër të jetës tonë. Përpiqemi ta shikojmë veten duke lëvizur në jetë ashtu siç kamera do të na shikonte, të kujdesshëm për mënyrën si vishemi, si qëndrojmë dhe çfarë themi. Shpikim filma që luhen brenda kokëve tona, me ne si aktorët kryesorë. Vrasim mendjen si do të reagonte audienca. Kultura e famës, pothuajse në mënyrë të pandërgjegjshme, na ka mësuar si të prodhojmë skenarë të brendshëm personalë. Kemi mësuar mënyra të foluri dhe menduari që shfytyrojnë thellësisht lidhjen tonë me botën dhe njerëzit që kemi përreth. Neal Gabler, që ka shkruar me urtësi mbi këtë çështje, argumenton se kultura e famës nuk është edhe aq konvergjencë e kulturës së konsumizmit me fenë saç është gllabërim i fesë nga kultura e konsumizmit.
Njeriu në pasqyrë, Chris Hedges

Xheksoni ndihej dëshpërimisht i frikësuar nga fakti që po rritej. Ai besonte se mund të kontrollonte racën dhe seksin. Ai e shndërroi veten, përmes ndërhyrjeve kirurgjikale dhe ndoshta hormoneve femërore, nga një mashkull afro-amerikan me lëkurë kaf në një vampir hermafrodit me fytyrë të bardhë pa identitet të qartë seksual. Ndërsa preku ekstremet, ai bëri thjesht atë që shumë amerikanë të tjerë bëjnë. Vitin e kaluar në SHBA u kryen 12 milionë ndërhyrje kirurgjikale kozmetike. Këto ndërhyrje u kryen sepse në Amerikë, shumica e qenieve njerëzore, të varfër dhe të pasur, të famshëm dhe të panjohur, janë kushtëzuar ta shikojnë veten si objekte të tregtueshëm. Ata janë objekte, produkte konsumi. Ata nuk kanë vlerë të brendshme. Ata duhet të duken përrallorë dhe të gjallë mbi skena mahnitëse. Ata duhet të mbeten të rinj. Ata duhet të arrijnë famë dhe para, ose iluzionin e tyre, për të qenë të suksesshëm. Dhe nuk ka aspak rëndësi sesi arrijnë deri aty.
Nihilizmi moral i kulturës tonë licencon një vuajerizëm të errët mbi poshtërimin, dhimbjen, dobësinë dhe tradhtinë e të tjerëve. Edukimi, ndërtimi i komuniteteve, ndershmëria, transparenca dhe ndarja e të mirës me të tjerët janë cilësi që në këtë shtrembërim demokracie dhe moraliteti përqeshen dhe nuk marrin asnjë votë në çdolloj ‘reality show’. Ata që konkurrojnë për famë dhe para nëpër ‘reality show’, me votën e tyre vendosin të ‘zhdukin’ të padëshiruarit. Në çastet e fundit të ‘reality show’-ut “Top Modelja e Ardhshme Amerikane”, pamja e vajzës së përjashtuar gjatë episodit zhduket nga fotografia në grup që shfaqet në ekran. Ato që flaken jashtë, të paktën për audiencën televizive, bëhen jopersona. Të famshmit që nuk arrijnë të prodhojnë publicitet, për mirë ose për keq, zhduken. Jeta, siç këto show na mësojnë, është një botë brutale konkurrence të pandershme dhe kërkim i vazhdueshëm për famë dhe vëmendje. Dhe jeta shërben vetëm për poshtërimin personal të atyre që na kundërshtojnë. Ata që fitojnë janë më të mirët. Ata që humbasin meritojnë të fshihen. Ata që dështojnë, ata që janë të shëmtuar apo të varfër, nënvleftësohen ose përqeshen. Qeniet njerëzore përdoren, tradhtohen dhe hidhen në kosh në kulturën e konsumizmit. Kjo është pak a shumë historia e jetës së Xheksonit, megjithëse ai përjetoi ekuivalenten e ringjalljes si i famshëm që ishte. Vdekja e tij duhet të ketë qenë diçka e mirë për shitjen e muzikës së tij dhe ndoshta edhe për kompaninë e re diskografike të hapur nga babai i tij, të cilën Xho Xheksoni nxitoi të reklamonte publikisht pas vdekjes së të birit. Dhembshuria, zotësia, inteligjenca dhe solidariteti janë asete të kota kur qeniet njerëzore shndërrohen në mallra. Ata që nuk arrijnë të bëhen të famshëm, që nuk fitojnë dot çmime ose që nuk fitojnë miliona në kompanitë e Wall Street-it e meritojnë fatin e tyre.


Nacionalizmi shqiptar ne kuadrin ballkanik

Churchill thosh që Ballkani është fuçi baruti, ndërsa kancelari gjerman Oto van Bismark e ashtëquante Shqipërinë si ‘shprehje gjeografike’.
Po të ndërlidhesh dy lartpohimet, arrihet vetëvetiu në përfundimin se edhe nocionet e liderëve të mëdhenj bien poshtë.
‘Shprehja gjeografike’ e Bismark po godet themelet e shteteve të rajonit tonë, ‘shprehja gjeografike’ e Bismark është shndërruar në fuçi baruti që ‘vret’ dinjitete popujsh të tjerë ballkanikë.
Shqipëria në politikën ballkanase ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm, e aq më i rëndësishëm ka qenë roli i shqiptarëve në trojet e tyre brenda hapësirës së Gadishullit Ballkanik.
Ismail Kadare, në një reagim të tijin publik lidhur me nacionalizmin në Ballkan, është shprehur se tre popuj e bluajnë dhe gatuajnë politikën në Gadishull: grekët, serbët dhe shqiptarët.
Lidhur me referencat e ndryshme që e shpërfaqin nacionalizmin shqiptar dhe ‘frikën’ ndaj saj, do më duhet të përmend edhe një ndër hulumtuesit më të mëdhenj të shqiptarëve, Lord Bajron, që lidhur me popullin tonë tregonte se ‘Nuk ka popull në botë që fqinjët tia kenë frikën më së tepërmi sesa populli shqiptar’.
Shqiptarët janë të lindur në vetvete me brumin nacionalist, e kanë ndërtuar vetë sistemin e atillë që çdo shqiptari i lë në shpirt pakëz copë patriotizmi, pakëz copë nacionalizmi.
Shumë persona i konsiderojnë si nocione të ngjashme, si sinonime fjalët ‘nacionalizëm’ dhe ‘patriotizëm’, por janë nocione variable në thelb të tyre.
Patriotizmi është dashuria ndaj vendit, duke mos ushqyer kurrfarë urrejtje ndaj kujtdo populli tjetër, ndërsa nacionalizmi shpreh definicionin e urrejtjes së popullit tjetër, e kllapimit të kombasit ‘fqinj’ si armik.
Praktikisht, shqiptarët çdo fqinj të tyre në kuadrin e konfiguracionit kufitar kombëtar e kanë shqyrtuar si armik, përfshi këtu serbë, malazezë, grekë e maqedon.
Duke vëzhguar situatën, duke vështruar deklaratat plot vrull e pasion nacionalist të liderëve tanë politikë, është e thjeshtë të arrihet në konkluzionin: Shqiptarët janë nacionalistë, prodominohen nga elementi nacional.
Madje, kjo shpërfaqje ka prekur edhe qelizat e popujve ‘fqinjë’ (fqinjë në kllapa, i kemi konsideruar dhe ashtu na kanë dhe po na konsiderojnë), duke reaguar nga nacionalizmat e pafrè shqiptarë.
Nëse lidhja ‘nacionalizëm – zgjedhje elektorale’ në Shqipëri është në proporcion të drejtë, atëherë politikanët tanë, kushdo që e promovon elementin kombëtar për arsye zgjedhjesh, është shpërfytyrimi më i madh i vlerave dinjitoze të shqiptarit.
Nëse brenda deklaratave ‘Shqipëria ndër kufi shtrihet nga Bujanovci në Medvegjë, e gjer në Prevezë’ ka projekte reale, qoftë edhe politike, atëherë motivimi lejohet dhe definicioni konkludohet në ndjenja të sinqerta ndaj një flamuri dhe një kombi.
Nisur nga premisat e referencave të mësipërme, po dua të ndërtoj një objektiv diplomatik dhe një qëndrim ndaj këtij nacionalizmi tonit të flaktë.
Vatra nacionaliste nuk ka vetëm Shqipëria, ka edhe Greqia, Serbia e Maqedonia, tre armiqtë tanë të përjetshëm, që duket se quhen të tillë kryesisht nën vulën e fesë së kundërt me dominimin e fesë islame ndër shqiptarë.
Ndër këta vatra, përjashtim bën partia ekstremiste ‘Agimi i Artë’ në Greqi, e cila para së gjithash është formësuar si antivlerë me kryfjalë krizën, por që po përpiqet me çdo kusht të mposhtet e të mos shpërfaqej një ‘Republikë e Dytë e Vajmarit’ në ‘Evropën Juglindore’.
Athina duket se është e kënaqur dhe nuk e do në këtë moment nacionalizmin shqiptar, sepse sot nuk e cënon, pasi politikën e saj diskriminuese e raciste nën emër të një populli të pastër ndaj popujve të huaj ‘barbarë’ e ka realizuar dhe predikon moralin se ‘nacionalizmat sëmurin demokracinë’.
Nacionalizmi shqiptar sëmur, nacionalizmi grek ndaj Maqedonisë lidhur me çështjen e emrit është i pastër.
Këtë thotë Athina, e cila paçka vërejtjeve gëzon një status të veçantë nga çdo shtet tjetër ‘fqinj’, është pjesë e Bashkimit Evropian dhe nacionalizmat kundrejt saj mund të konsiderohen edhe ‘naive’.
Nacionalizmi ‘i sëmurë shqiptar’ që ‘po sëmur’ ëndjet e një Ballkani ka rrezik të rrëmojë demokracinë ‘e shëndoshë’ që ne disponojmë dhe të ndërlikojë marrëdhëniet tona në Gadishull, gjë që do kishte pasoja edhe në qasjen ndaj Unionit Evropian.
Vëllai i Faik Konicës, Mehmet Konica, një ndër përfaqësuesit e Shqipërisë në Konferencën e Londrës e ka lënë një amanet në kryqytetin britanik: ‘Ballkani nuk do gjejë rehat pa u zgjidhur çështja shqiptare’.

Dionis Xhafa:Shqipëria e heronjve evropianë!

Shqipëria, ky vend i vogël mesdhetar me përplot bukuri natyrore, në zemër të Evropës dhe e lëkundur me historinë e saj të gjatë dhe shumëshekullore.
Vendi ynë është bërë “fli” për të qenë pjesë e progresit të përbashkët të Evropës përmes heronjve dhe figurave më të shndërritura të saj, duke nisur që nga heroi ynë kombëtar, mbrojtësi i krishtërimit mbarëveropian kundër hordhive turke që e cënonin kulturën dhe madhështinë e kontinentit të lashtë.
Pas Skëndërbeut, heroit tonë kombëtar, në panteonin e figurave të kombit shqiptar vjen shpirti altruist dhe paqedashës i Nënë Terezës, gruas që bëri të besojë se shpirti i Zotit ishte mishëruar edhe tek njeriu, tek zemra e madhe e një shqiptareje me gjak si Gonxhe Bojaxhi.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Evropa duhet të dijë se në një pjesë të bregdetit të saj shtrihet një komb i lashtë me rrënjë të thella gjuhësore dhe kulturore nga familja e saj.
Ndër të tjera, ambsador yni në mbarë botën e qytetëruar është edhe pena e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, që përmes penës është shndërruar në figurën më të shquar shqiptare me parime thellësisht evropiane.
Ne, shqiptarët jetojmë mbi një tokë të pasur dhe në një situatë të varfër, jemi pjesë të Evropës dhe jashtë politikës elitare të saj dhe një faj i madh për këtë bie mbi shpinën e politikës hakërruese dhe inatçore, faj ky jo vetëm i klasës politike, por e gjithë sistemit në tërësi.
Shqipëria ime është evropiane. Unë kam lindur në një vend evropian dhe jam shtetas i nje vendi pjesë e një kontinenti të lashtë e me histori me rrënjë të thella.
Unë besoj se ka ardhur koha e lënies pas të hakërryerjes politike dhe urrejtjeve që përçajnë njerëzit në ndasi politike për një aspiratë të përbashkët, Evropën e dëshiruar.
Unë besoj se jemi në një stad të pastranzicionit 23 vjeçar që Evropën jo vetëm ta dëshirojmë, por ta shohim dhe ta prekim më tepër si realitet!

nga Flori Bruqi-Luftat Ballkanike deri në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Sllavizëm-helenizmi përballë shqiptarizmit në Shpalljen e Pavarësisë!
Po shfletoja këto ditë me shumë ëndja disa revista e shkrime elektronike që hedhin dritë për periudhën e Luftës Ballkanike e deri në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ekzistenca e popujve ekstremistë të urryeshëm në mes tyre në Ballkan e ka bërë të vështirë shpërfaqjen e elementit të vetëvendosjes së popullit shqiptar, kryesisht nën tutelën e dy rrymave, që shpesh janë bërë edhe një, sllavizmi nga njëra anë dhe helenizmi nga ana tjetër.
Fillimisht, po tregojmë me ngdalë rrjedhën e historisë së Luftës së Dytë Ballkanike, përgjatë vitit 1912-të.


Në këtë vit pati një pakënaqësi të tepruar të popujve ballkanikë kundrejt Perandorisë Osmane dhe këta të fundit kërkonin modoemos vetëvendosje kombesh në territoret e tyre.
Pas marrjes së notës austro-ruse, për ruajtjen e një status-quoje, më 8 tetor 1912 shteti më i dobët sllav i Ballkanit, Mali i Zi i shpall luftë Perandorisë Osmane.
Fill pas kësaj note malazeze, iniciativës për çlirim i bashkohen edhe Greqia, Bullgaria dhe Serbia, duke formuar kështu Aleancën Ballkanike.
Pas shumë përpjekjesh dhe fushatash ushtarake të ndërmarra nga ana e Aleancës Ballkanike, Fuqitë e Mëdha do të shtronin çështjen e ndarjes së territoreve në mes popujve ballkanas.
Serbia përballë Fuqive të Mëdha mban qëndrimin e kundërshtisë së formimit të një shteti autonom shqiptar, dalje në Adriatik përmes portit të Durrësit, si dhe kërkimin e territoreve që ajo i ashtëquante “Serbi e Vjetër”.


Për ta bërë planin e saj edhe më të prekshëm dhe sa më tepër të prekshëm, Serbia dhe Bullgaria nënshkruajnë një traktat të fshehtë për copëtimin e Shqipërisë nga shtetet aleate në luftën kundër Perandorisë Osmane, në mes Malit të Zi, Greqisë dhe Serbisë vetë dhe kjo u bë për të eleminuar fuqinë e kohës, Austro-Hungari, e cila donte një Shqipëri sa më të madhe.
Synimet helene nga ana tjetër ishin viset jugore shqiptare, por Greqia në vetvete për hir të përfitimit të këtyre tokave nuk ishte kundër ndërtimit të një shteti autonom shqiptar, por të kufizuar vetëm në saxhakët e Beratit dhe të Elbasanit.


Pretendimet greke përfshinin territore shqiptare si Vlora, Manastiri, , deri në zonën liqenore Ohër – Prespë. Një pozicionim i tillë lidhej ngushtësisht edhe me frikën ndaj Austro-Hunagarisë.
Superfuqia e kohës evropiane, Austro-Hunharia në programin politik të saj, ndër të tjera kishte edhe Memorandumin e vitit 1907-të dhe që në thelb ishte politika strategjike “Shqipëria për shqiptarët!”.
Mbretëria e Dyfishtë kërkonte një dobësim të pansllavizmit në arenën ballkanike dhe po përpiqej me vegla diplomatikë të krijojë një Alenacë në mes Shqipërisë, Rumanisë dhe Greqisë, për të patur edhe një supermaci në Detin Adriatik.
Mirëpo, nga këta shtete, Greqia ishte e vetmja që nuk mund të tërhiqej drejt vetes, për shkak se ajo ishte pjesë e Aleancës Ballkanike dhe ishte e vështirë shkëputja nga ajo aleancë.
Pikësynimi grek ishte dhe mbetej jugu i Shqipërisë dhe llogaritë e shtetit helen bëheshin vetëm për aneksimin e kësaj pjese të trojeve shqiptare.
Për ta bërë realitet këtë synim të kahershëm, më 20 tetor 1912 nis bashkëpunimi sllavo-helen për të copëtuar Shqipërinë, ku serbët kërkonin aneksimin e Veriut, ndërsa grekët kërkonin të aneksonin jugun.
Kryeministri i kohës grek, Koromilas do të guxonte në Athinë ti thoshte ministrit të Austro-Hungarisë se copëtimi i Shqipërisë është zgjidhja ideale.

Në këtë situatë, ministri i Jashtëm fuqiplotë i A-Hunagrisë, Berchtold më 17 nëntor 1912 kërkoi zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, duke i bërë thirrje edhe Italisë për këtë gjë.
Përgjigja fillestare e homologut italian, San Guiliano e cilësoi Shqipërinë si “vend primitiv, që e meriton të copëtohet në katër anët”.
Por, Roma dhe Vjena ishin në një “luftë” për të predominuar Ballkanin në sferën diplomatike mbi Detin Adriatik dhe në këtë rast, Roma zyrtare në mes luftës dhe paqes me A-Hunagrinë zgjodhi paqen.
Më datë 26 nëntor të vitit 1912-të San Giuliano mbështet përkrahjen austriako-hungareze për çështjen shqiptare.
Një aleancë e superfuqive të Mesdheut, bëri që Greqia dhe Serbia të rrisin bashkëpunimin në mënyrë të beftë, duke ndërmarrë veprime luftarake përpara se të arrihej armëpushimi nga ana e Fuqive të Mëdha dhe përpara se të mblidhej Konferenca e Londrës.
Ofensiva e parë nisi nga ana e Greqisë. Ajo i konsideroi tokat shqiptare si treva osmane, përderisa shqiptarët nuk ishin bërë pjesë e Aleancës Ballkanike. Greqia bën bllokadë në det në portet më të rëndësihme të Mesdheut , nga Gjiri i Artës në Igumenicë dhe fillon operacionet ushtarake me flotë detare.
Aleanca greko-serbe synonte që Greqia të arrinte të merrte qytetin bregdetar të Vlorës, gjë që nuk u lejua nga Roma dhe Vjena, pas një takimi diplomatik në mes tyre dhe Athinës zyrtare.
Si rrjedhojë, qeveria greke hoqi dorë nga Vlora dhe “i vuri syrin” Himarës për ta pushtuar, ose thënë sipas palës helene, “për ta çliruar”.
Për ta marrë në një mënyrë “më të drejtë” Himarën, Athina po përpiqej të krijonte përshtypjen se vendasit hiamariotë kishin një revoltë të brendshme.

Për një strategji të tillë, Athina zyrtare i la detyrën e “çlirimit të Himarës”, nacionalistit grek, Spiros Spiromilos të çlironte Himarë Qendrën, Kudhën, Pilurin, Qeparonë, Palasën, Vunonë dhe Dhërmiun.
Pas këtij “çlirimi”, në Himarë ngrihet një flamur me ngjyrat e flamurit kombëtar grek brendashkruar me 7 flamuj, të cilët simbolizojnë 7 fshatrat e krahinës së Himarës.
Spiromollos nuk po ia dilte mbanë me ushtrinë që posedonte ndaj ofensivave ushtarake shqiptare të herëpashershme dhe për këtë arsye kërkon nga Athina të sulmojë Vlorën për të ndalur veprimet ushtarake të shqiptarëve.


Megjithatë, zëri i majorit të Vlorës u ndje shumë pak në kryeqytetin grek, Athinë, kjo për shkak se kryeministri grek i kohës, Venizellos pavarësisht se e lakmonte së tepërmi Vlorën, nuk agresoi drejt saj dhe shkaku ishte frika nga Italia përtej Adriatikut, e cila kishte synimet e veta në bregdetin jonian.
Perandoria Osmane tashmë kishte marrë fund dhe thyerja përfundimtare e saj u bë më Burgas, shumë pranë Stambollit, ku forcat Aleate Ballkanike, Greqi, Serbi, Mal i Zi arritën të fitojnë përballë Perandorisë deri më atëhershme aq të madhe dhe të plotfuqishme.
Në këtë kohë, Ismail Qemali, një lider politik dhe ish-zyrtar i lartë i Perandorisë Osmane, me një shërbim të jashtëzakoshëm në zona të ndryshme të saj shkon në Rumani për një lidhje tjetër ballkanike në mes shtetesh, ku përpiqet të krijojë një aleancë të re, Shqipëri – Rumani – Greqi, këtë herë në rrafshin diplomatik.


Për çështjen e pavarësisë, plaku i Vlorës bën bashkëbisedime me zyrtarë të lartë përveçse në Bukuresht, edhe në Budapest, Romë, Vjenë e Athinë.
I.Qemali besonte në një aleancë shqiptaro-greke për një Shqipëri të pavarur, madje përmes saj dëshironte të përmbushte një politikë kundër sllavëve.
Duke u nisur nga kjo ide, Qemal Bej Vlora vendosi raporte me Athinën zyrtare dhe me të ra dakord për një Shqipëri të pavarur, e ndërsa për çështjen e kufijve u la të flitet pas luftës.
Një rrymë pro-shqiptare në një farë mënyre ishte ajo e Andreas Santuris, një zyrtar i lartë grek me origjinë arvanitase dhe në rolin e drejtorit të Çështjeve Politike pranë ministrisë së Jashtme greke.
Santuris ishte për qëllime helene në territoret jugore të Shqipërisë, por për një mëvetësi të shtetit të pavarur shqiptar.
Një qëndrim i tillë mbahej pak a shumë edhe nga ana e qeverisë greke dhe më në fund ajo dha dakordësinë për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Edhe pse në Durrës zbarkonin forcat ushtarake serbe, në Vlorë arritën delegacione nga të gjitha trevat shqipfolëse për të ngritur më datë 28 nëntor 1912 flamurin kombëtar shqiptar me dy krerë në Vlorën e Pavarësisë!

nga Flori Bruqi-Kosova nëpër histografi!


Kosova nëpër histografi!

Kosova është një trevë shqipfolëse mjaft e diskutuar nëpër histografi dhe qëndrimet për historitë e ndodhura në këtë tokë.
Më poshtë po iu sjellim sesi trajtohen problemet historike në tekstet e historisë në shtetin e Kosovës, në Shqipëri dhe mandej edhe në Serbi.



Në një vështrim të një shkrimi në Revista Përpjekja, Shkëlzen Gashi hedh dritë mbi të vërtetat e histografisë dhe si shkruhet historia në Shqipëri, Kosovë e Serbi.
Disa nga ngjarjet që vlejnë për tu shqyrtuar në mënyrën e trajtesës në tekstet që mësojnë shkollarët në tre shtete tashmë janë si më poshtë:

KRYENGRITJA E SHQIPTARËVE, 1912!
Përgjatë vitit 1912 shqiptarët kryejnë kryengritje kundër turqëve të Perandorisë Osmane nën komandën e Hasan Prishtinës për të kërkuar autonomi brenda Perandorisë.


1. Në tekstet shkollore serbe, kryengritjet shqiptare as që gjejnë kurrfarë pasqyrimi, ata mënjanohen.
2. Në tekstet e historisë në Kosovë, kryengritjet e shqiptarëve pasqyrohen dendur, por ka raste kur përpjekjet e shqiptarëve dhe përmasat e këtyre kryengritjeve ekzagjërohen.
3. Në tesktet e historisë në Republikën e Shqipërisë, kryengritjet gjejnë pasqyrim si përpjekje për autonomi të shqiptarëve brenda Perandorisë Osmane.


KATËRMBËDHJETË PIKAT E HASAN PRISHTINËS PËR AUTONOMI TË SHQIPTARËVE, EDHE PSE KËTA TË FUNDIT NË KRYENGRITJE ISHIN TË PËRÇARË.


1. Kërkesat e H.Prishtinës nuk ishin për një territor të pavaur shqiptar, por për politika në fusha të ndryshme, ekonomike, politike, bujqësore etj., është ajo që gjendet në historinë e shkruar nga historianët serbë.
2. Historia në Kosovë paraqitet krejtësisht ndryshe, teksa autonomia shfaqet si kërkim i Pavarësisë, gjë që nuk ishte në këtë periudhë, por pak më vonë këtë do ta kërkonte I.Qemali.
3. Histografia shqiptare gjithashtu nuk e paraqet se kërkesat në thelb nuk ishin territoriale.

PRONËSIA E TERRITORIT TË KOSOVËS

1. Ndërhyrja e ushtrisë serbe në Kosovë më 1912 nga ana e historisë serbe përshkruhet si një moment i një nacionalizmi
ofensiv.
2. Depërtimi i ushtrisë serbe në Kosovë përshkruhet në tekstet e historisë së Shqipërisë si nacionalizëm pasiv, ndërsa tekstet e Kosovës e paraqesin si një okupim atë që serbët e ashtëquajnë “çlirim”.


KRIMET E LUFTËS
1. Krimet e ushtarëve serbë në Kosovë, nga ana e histografisë serbe as që përmenden fare, ndërsa në shtetin e Kosovës krimet kualifikohen duke u quajtur si krime monstruoze, e ndërsa në Shqipëri thjesht theksohet numri i viktimave nga ana e ushtrisë serbe, pa dhënë kualifikime.

2. Asnjë nga palët, as historianët serbë, as historianët shqiptarë të Shqipërisë dhe as ata në Kosovë nuk i referohen përsa i përket krimeve shkrimeve dhe dokumentave ndërkombëtare të Leon Trocit që ka qenë korrespondent lufte, apo të historianëve social-demokratë serbë të kohës, duke nisur nga Navakoviç, Popoviç, Lepleviç etj.


BASHKËPUNIMET SHQIPTARO-SERBE NUK PËRMENDEN NË ASNJË RAST
As në Serbi, as në Kosovë dhe as në Shqipëri nuk përmenden për asnjë rresht marrëveshjet e fshehta në mes shqiptarëve dhe qeverisë serbe, ku kjo e fundit ka pajisur shqiptarë me armë për të luftuar kundër Perandorisë Osmane.

SECILA PALË MBRON INTERESAT E VETA NACIONALË

1. Tekstet në Kosovë e hiperbolizojnë situatën, teksa luftën për autonomi e quajnë si një luftë për pavarësi.
2. Shqipëria dhe Kosova kanë një pakënaqësi ndaj Evropës në vendosjen e kufijve, pasi besohet se vendimet e saj kanë përçarë kombin shqiptar, ndërkohë po ashtu edhe Serbia ka pakënaqësi ndaj Evropës, për shkak se Serbia zhvilloi një luftë të gjatë dhe nuk arriti të dalë në det.
- See more at: http://medialajm.al/2013/06/kosova-neper-histografi/#sthash.kQNNXf6M.dpuf

Projekti m për e “Shqipërinë Natyrale” i arritshëm!

Bashkimi kombëtar në Shqipëri shihet si një drejtësi e një populli për të vënë në vend një padrejtësi të bërë nga Fuqitë e Mëdha në Traktaktin e Londrës të vitit 1913-të.
Një divizë politike e tillë është ngulitur fort tek shqiptarët, të cilët edhe sot pas fiks 100 vitesh vijojnë ta kenë si një bosht kryesor për të ngritur lart dinjitetin dhe luftën e tyre të parreshtur për të vënë në vend një padrejtësi të tillë.

Për “Shqipërinë Natyrale” të Koço Danajt si ideologji!
Lajmi që u bë i ditur dhe që më la një përshtypje të thellë ishte ai për këtë çështje, ku hartuesi për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj u shpreh në Munih për mbledhjen e 1 milionë firmave për të realizuar projektin e “Shqipërisë Natyrale”.
Ajo që më bëri akoma më tepër përshtypje është fakti se z.Danaj u cilësua në Munih, nga ambjenti intelektual gjermanë si një ideolog me këtë shprehje dhe gjermanëve iu tingëlloi si një ide e veçantë, e beftë dhe mbi të gjitha mjaft konkrrete, aq sa e përshkruanin K.Danajn si një ideolog për vendin e tij.
Nën kushtet e jashtme, pa e mbështjellë me atmosferën shqiptare entuziaste mjaft për këtë problem, çështja nuk është thjesht një politikë, por merr një dimension akoma edhe më të gjerë, një dimension ideologjik.
Është mjaft e vështirë që sot të jetë e thënë të përmbushet aspirata e popullit tonë për bashkim, por nyja lidhëse për mendimin tim mbetet trajtimi në rrafshin e një ideologjie të pastër, duke i përveshur sigurisht edhe elementë kombëtarë, por sa më pak të dukshëm në një Evropë që gjithnjë e më shumë e anashkalon nacionalizmin dhe tenton drejt ideologjive “në modë” për modernitetin, si patriotizmi, por edhe kozmopolizmi.
Aq më tepër, një tjetër suport mbi projektin e përgatitur si terren nga ana e Danajt, paçka kundërshtisë nga ana e ‘botës evropiane’ vjen nga aleati më i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Danaj mund ta fitojë sfidën e tij për një “Shqipëri Natyrale” mbështetur në ideologjinë e parimit të vetëvendosjes së popullit shqiptar, por me një përkrahje, e cila nuk mungon dhe po ashtu ka një devotshmëri popullore pozitive lidhur me këtë hap për vetëvendosjen e bashkimit të popullin tonë!
- See more at: http://medialajm.al/2013/07/per-shqiperine-natyrale/#sthash.FuIYoNOi.dpuf

Mes tezave hungareze dhe atyre osmane!


Historia e Shqipërisë në të gjithë rrafshin e saj mund të përmblidhet në dy rryma influente, njëra nga “sundimi i gjatë” i Perandorisë Osmane dhe tjera nga influenca e ndjeshme e fuqisë së kohës në Evropë, Perandoria Austro-Hungareze.

Historia e Shqipëisë Mes tezave hungareze dhe atyre osmane!
Ndërsa historia është një shkencë që përpiqet të gjejë të vërtetën, në rastin konkrret kjo e fundit duket senuk gjendet dot, pikërisht për faktin se dokumenta të ndryshme japin versione të ndryshme të histografisë.
Dy perandoritë e mëdha deri diku kanë patur këndvështrime të kundërta me njëra-tjetrën, jo aq diametarlisht sa Perandoria Osmane me Rusinë, por mund të thuhet se kishin etje për zotërime apo okupime të sa më shumë territoreve të mundshme.
“Përplasje për Shqipërinë” ose më mirë të thuhet për territoret e një shteti relativisht të vogël si Shqipëria këta dy perandori kanë patur që në kohën kur ka jetuar heroi ynë kombëtar, Skëndërbeu.
Nga njëra anë, Perandoria Osmane ishte një perandori e fuqishme e ku ne u bëmë pjesë e saj, dhe shumë shqiptarë, nisur dhe nga fakti se “pushtimi i gjatë” ishte i butë e përkrahën atë dhe nga ana tjetër, sa herë që shqiptarët merrnin iniciativa kundër osmanëve dhe kundër revansheve për sundim nga fqinjët, mbrojtjen më të madhe e kishin pikërisht nga Perandoria Dyshtetase e asaj kohe, Austro-Hungaria.
Në njëfarë mënyre, Austro-Hungaria nuk është se kishte dëshirën e mirë për ndihmë ndaj një shteti si Shqipëria, por më së shumti kërkonte një shtet shqiptar sa më të madh gjatë gjithë rrjedhës historike pikërisht për shkak të urrejtjes së kësaj perandorie ndaj përparimit osman e si rrjedhojë islamit në botën perëndimore dhe nga ana tjetër urrejtjen ndaj sllavëve, urrejtje tëzhvilluara në kohë të ndryshme.
Për rastin e parë, mjafton të kujtojmë faktin se në territorin e sotëm të Serbisë, është zhvilluar lufta e Beogradit, ajo betejë ku u ndeshën përballë njëra-tjetrës ushtria e madhe e osmanëve me ushtrinë e bashkuar evropiane, për ta penguar depërtimin osman në Evropë, e ku u bënë bashkë hungarezë, polakë, gjermanë, italianë, e popujt e Ballkanit, por ndalesa qe e pamundur, e 500 vitet e robërisë ballkanase pllakosën një pjesë të Evropës dhe “u ndanë” nga ajo.
Tjetër fakt “i dashurisë” së kësaj perandorie me emrin Austro-Hungari ndaj nesh është urrejtja ndaj sllavëve, dëshmuar kjo në mënyrën më të pastër në vitin 1914-të, kur edhe Lufta e Parë Botërrore shkak kishte vrasjen e artidukës së Perandorisë në Sarajevë nga një i ri serb.
Si rrjedhojë e kësaj urrejtje ndaj racës sllave, Austro-Hungaria do ta mbronte Shqipërinë në sy të Evropës, madje në vitin 1913 në Konferencën e Londrës propozimi më ideal dhe ku përfshiheshin gjithë qytetet ku banojnë sot shqiptarët do të ishte nga kjo Perandori, ndërsa më i cungëti vetëkuptohet nga Rusia, si “promotorja e sllavizmit”.
Sot edhe historianët janë “të ndarë” nëse historia e Shqipërisë vërtetësinë më të madhe e ka nën vëzhgimin e histografisë hungareze apo asaj osmane, dy Perandori të dikurshme të mëdha që në njëfarë mënyre, diku më pak apo diku më shumë “kanë dashur të kemi në vijimësi si popull.”
Ajo që dihet është se Austro-Hungaria na përkrahu fuqimisht për të na njohur ndërkombëtarisht si komb, lidhur kjo me interesa të saj strategjikë në Ballkan, e ndërsa Perandoria Osmane, përjashto disa kryengritje të segmentuara në kohë, gjithmonë ka ndjekur një politikë të butë kundrejt “popullit si vëlla shqiptar”.
Problematika më e madhe e historianëve shqiptarë sot qëndron në faktin se disa historianë e dëshmojnë historinë e popullit tonë sipas arkivave të Stambollit dhe disa nisur nga arkivat dhe të dhënat e Vjenës, e duket se paasnjëanësia është vështirë të gjendet.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...